Një sherr i dhunshëm ka ndodhur ditën e sotme mes disa të rinjve në një servis makinash në Korçë ku mësohet se ka mbetur i plagosur njëri prej tyre. Burimet bëjnë me dije se është goditur me gërshërë Renaldo Xhixho i cili ka pësuar dëmtime e për rrjedhojë është nisur drejt spitalit me urgjencë. Ai është pronar i një servisi për shërbim tapicerie në lagjen 10.
Ngjarja ka shpërthyer pasi tre klientët kanë sjellë makinën për të ndryshuar ngjyrën dhe, sipas pretendimeve të tyre, nuk ishin të kënaqur me rezultatin. Për më tepër, ata nuk kishin kryer pagesën për shërbimin, gjë që ka tensionuar situatën dhe ka çuar në një konflikt fizik me përdorim të një mjeti të mprehtë (gërshërë).
Gjatë përplasjes, Xhixho është plagosur me një mjet prerës, konkretisht gërshërë, dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Të lënduar kanë mbetur gjithashtu edhe Ergys Themelko, Erion Demolli dhe Lidi Meno. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet marrja në pyetje e personave të përfshirë dhe dëshmitarëve.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, ka ndodhur një konflikt fizik midis disa shtetasve. Si pasojë e konfliktit, janë dëmtuar 3 prej tyre (njëri prej të cilëve me mjet prerës gërshërë) të cilët u dërguan për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në ambientet e Komisariatit ndodhet i shoqëruar një shtetas, për veprime të mëtejshme procedurale” thuhet në njoftimin e policisë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




