Policia greke ndalon makinën në Kostur, zbulon 18.8 kg dr*gë në dy çantat e udhëtimit(Video)

Një shqiptar 38-vjeçar dhe një shtetase greke 34-vjeçare janë arrestuar në Kostur të Greqisë, pasi u kapën duke transportuar 18.8 kilogramë marijuanë. Operacioni policor u zhvillua mbrëmjen e 10 nëntorit, pas informacioneve për lëvizjet e dyshimta të një automjeti privat.

Gjatë kontrollit, policia zbuloi dy çanta udhëtimi me 18 pako kanabis të papërpunuar, me peshë totale 18 kilogramë e 800 gramë. Gjithashtu, u sekuestruan automjeti, dy telefona celularë dhe dy karta SIM.

Dy të arrestuarit akuzohen për trafik narkotikësh dhe pritet të dalin para Prokurorisë në Kostur.

Sipas mediave greke, gjatë 15 muajve të fundit autoritetet kanë sekuestruar mbi 1.3 ton marijuanë në operacione të ndryshme në disa zona të Greqisë, duke përfshirë Igumenicën, Janinën, Kosturin, Follorinën dhe Selanikun.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.