Nga Ardit Qirici:
Në çdo vend ku jetojmë, shkojmë apo vizitojmë, ndeshemi me monumentet e qytetit. Ato janë si pika orientimi, të vendosura në vendet kyçe të qytetit. Duke njohur historinë e tyre, kuptojmë çfarë kanë dhënë ata për vendin dhe qytetin e tyre. Kur shohim pamjen e bustit, fillojmë të bëjmë lidhjen me atë që ata kanë bërë, për atë që vlerësohet me monumente, duke u bërë pjesë e historisë së tij.
Monumentet përfaqësojnë liderë, luftëtarë, njerëz të shquar në art, shkencë, udhëheqës që kanë dhënë për popullin e tyre. Janë monumente të njerëzve që lanë gjurmë në histori dhe që u vlerësuan për ato që u nderuan ,me mirënjohje.
Sot nuk ka më shumë monumente;
kanë ngelur vetëm ato të vjetrit dhe disa të fshehura, diku tek ish-tualetet e Pallatit të Kulturës. Themistokliu është bërë gjith glasa nga pellumbat mbi kokë dhe ne ditën e përvjetorit , pallton e pa larë, këpucët e mbuluara me baltë. Më tej, “Ushtari i Panjohur”, me pushkën e tij të thyer, tani në lokalet përreth njihet si vend takimi, i quajtur “Në ky Burri me pushkë”.
Ky qytet ka nevojë për zhvillim.
Me ritmet që po ecën, zhvillimet e sotme kërkojnë buste të reja, që tregojnë se historia e këtij qyteti nuk mbaron vetëm me ato monumente të vjetra, të cilat njihen pak nga brezat e rinj. Korça ka pasur monumente që koha i ka prishur, i ka rrëzuar ose janë shitur për bronx, por dy monumente që i kanë rezistuar këtyre viteve janë dy: Themistokli Germenji dhe “Ushtari i Panjohur”.
Sot, Korça njihet si vend turistik për atë që ofron.
Kjo rritje ekonomike dhe mirëqenie është falë bujtinave, hoteleve, lakrorëve, kernackave, misrave të pjekura, festës të birrës, asaj të mollëve dhe shumë aktiviteteve të tjera të ngjashme. Gjithçka këto meritojnë një monument, që të mbetet në histori dhe të njihet nga brezat e rinj, për të treguar çfarë ka përfaqësuar qyteti në ato kohë të lavdishme.
Boll me bustet e vjetra;
ato duhet të restaurohen, sepse askush tani nuk i njeh më. Duhet të ketë figura të reja që bëjnë këtë qytet një vend që lulëzon në çdo aspekt. Me këtë rast, hapet edhe një pjesë për tenderim investimesh në buste apo monumente. Por, për të qenë më ekonomikë dhe kursimtarë, sic na karakterizon ne në Korçë, do të ishte më e udhës që në dy pika kyçe të vendosen monumente me personazhet e rinj që do të mbahen mend për të mirat që i dhanë këtij qyteti.
Këta janë njerëz që i sollën qytetit investime pa fund, hapën vende pune, krijuan universitete që nuk përballojnë dot kërkesat, spitale të reja, aeroporte, stadiume, parqe te reja, pista ski, investitorë te huaj, filiale të firmave më prestigjose,OJQ nga te cilat ndihmuan bujqërit,te tjera me projekte nga më fantastiket, të gjitha për të mirën e qytetit. Ata bënë kaq shumë gjëra për qytetin e tyre, sa emigrantët mezi presin të kthehen në qytetin që ëndërronin, duke parë lulëzimin dhe mirëqenien që sot ekziston falë disa njerëzve që bëmë zgjedhjen e duhur, t’i nderojmë me monument.
Këta njerëz jo vetëm që nuk shkatërruan atë që gjetën, por i dhanë qytetit një tjetër dimension.
Ata përdorën taksat dhe të ardhurat vetëm për mirëqenien tonë; nuk shfrytëzuan qindarkën e qytetit, duke u sakrifikuar dhe jetuar në shtëpi me qira. Nuk vodhën asgjë, nuk u bënë pjesë e tenderave, nuk kërkuan përqindje nga asnjë investim. Çdo investim që ndodhte ishte transparent dhe u jepte mundësi të gjithëve të konkuronin,nuk u perfolën asnjëherë për abuzime as që lejuan produkte helmuese, as për përvetësime pronash publike dhe nuk u bënë asnjë herë aksionerë, sakrifikuan të gjitha për qytetin.
Po këta njerëz,
që qytetarëve u qanin hallin, i ndihmonin, u qëndronin pranë dhe i mbështesnin edhe për votimet kur ata ishin të pasigurt, janë modele të rralla për qytetin. Me njerëzit e lumtur që çdo ditë shohim në qytetin që lulëzon, pikërisht këtyre njerëzve duhet t’u ngrihen monumente, sepse do të mbahen mend nga të gjithë dhe historia do t’u tregojë brezave se në çfarë duarsh te pastra ra ky qytet.
Tre bustet që sot ky qytet meriton janë, këto dy fytyra të vërteta të njerëzve që e dhanë gjithçka për qytetin ,njërit në “Themistokliu”,tjetrit në “Ushtari i panjohur” dhe qytetarve te Korcës, një monument tek “Lëndina e lotëve” që fatkeqësisht sot janë monumentet e munguara në vëndet e duhura që ju takon.




