All posts by korcablog.com

KorcaBlog.com

“La pas një fëmijë 8 muajsh”/ Solidaritet për Enea Mekollin, hapet GoFundMe për familjen e policit të vrarë në krye të detyrës

Të afërmit e Enea Mekollit, Dëshmor i Atdheut, i mbetur i vrarë para dy ditësh në një operacion në Maliq kanë çelur një fushatë në GoFundMe, ku kanë kërkuar ndihmë financiare për familjen Mekolli për shkak të kushteve që ata gjenden.

Enea Mekolli la pas një fëmijë 8 muajsh, bashkëshorten, nënën dhe babain e tij ndërsa më parë vëllai i tij, polic, ndërroi jetë nga një sëmundje e pashërueshme.

Të afërmit kërkojnë ndihmë nëpërmjet shqiptarëve anë e mbanë kufijve, për tu gjendur afër sadopak në këto ditë të vështirë familjes së policit të rënë në krye të detyrës, Enea Mekolli

Linku ku mund të kontribuoni: GoFundMe

Përplasen dy makina në aksin Pogradec–Qafë Thanë, ka të lenduar…

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë. Sipas informacioneve të para, mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur fort me njëra-tjetrën.

Si pasojë e kësaj përplasjeje, kanë mbetur të lënduar dy persona.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, ende nuk ka të dhëna zyrtare lidhur med gjendjen e tyre shëndetësore apo identitetin e personave të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti

Zhduket pa gjurmë 34-vjeçari, familja ngre alarmin …

Personi që po shikoni në foto është Eglant Koçi, 34-vjeçari i cili ka humbur kontaktet me familjarët e tij ditën e sotme. Për herë të fundit ai është parë reth orës 11:20, pranë Sheshit Wilson, ndërsa po lëvizte me automjetin e tij me targa CT969.

Në videot e marra nga zona, shihet 34-vjeçari i cili ndodhej në lëvzje, por më pas ka humbur çdo gjurmë.

Familjarët janë shumë të shqetësuar, ndërsa kërkojnë ndihmë nga qytetarët për çdo informacion i cili mund të ndihmonte në gjetjen e tij.

Ata mund të kontaktojnë në numrin e telefonit: 068 506 1619. Policia është vendosur në kërkim të tij, ndërsa ka shpërndarë informacionin për të ndihmuar në gjetjen e 34-vjeçarit.

Të rinjtë treguan se mund të organizojnë protesta masive edhe pa parti, pa liderë dhe pa militantë.

Nga: Lutfi Dervishi

E çfarë po fiton nga protesta?

Për ata që thonë “protesta nuk ka arritur asgjë”, ndoshta duhet të kujtojmë se ka kaluar vetëm një javë.

Në shtatë ditë ka ndodhur më shumë sesa shumë protesta të organizuara me parti apo me administratë.

  1. Të rinjtë treguan se mund të organizojnë protesta masive edhe pa parti, pa liderë dhe pa militantë.
  2. Në fillim u hoqën telat me gjemba në Zvërnec, pastaj u hoq gardhi. Kur një protestë arrin të lëvizë edhe tela e beton, vështirë të thuash se nuk ka lëvizur asgjë.
  3. Njerëzit që u sollën si “shteti” në Zvernec u identifikuan dhe u ndaluan. Drejtuesi policise humbi postin dhe kjo nuk do të ndodhte pa presion publik.
  4. Zverneci nxori edhe një herë në pah krizën e mediave tradicionale. Mungesa e raportimit u bë vetë lajm.
  5. Protesta po tregon se në epokën e rrjeteve sociale, një meme e zgjuar mund të ketë më shumë ndikim sesa 10 fjalime dhe një qind shishe molotovi.
  6. Detyroi Kryeministrin të flasë publikisht për projektin. Deri më tani, debati zhvillohej sikur qytetarët duhej ta shihnin vetëm pasi të ishte bërë fakt i kryer.
  7. E ktheu një çështje lokale në temë kombëtare dhe ndërkombëtare. Media të huaja, organizata dhe opinionistë filluan ta ndjekin nga afër.
  8. I kujtoi qeverisë dhe opozitës se ekziston edhe një publik jashtë militantëve dhe jashtë sondazheve.
  9. Riktheu protestën si mjet qytetar. Për vite me radhë mantra ishte se pa parti nuk mblidhen njerëz. Rezultoi se ndonjëherë njerëzit mblidhen pikërisht sepse nuk ka parti.
  10. Është protesta e parë në dekada që vazhdon ditë pas dite me të njëjtin intensitet, pa strukturë klasike politike dhe pa financime të dukshme.
  11. Është ndoshta protesta e parë ku shumica dërrmuese e folësve nuk janë figura publike. Mikrofonin nuk e kanë pushtuar profesionistët e politikës, por qytetarët.
  12. Ka prodhuar një brez të ri aktivistësh, emra që një javë më parë nuk i njihte askush dhe që sot dëgjohen nga mijëra njerëz.
  13. Ka thyer monopolin e interpretimit politik. Për herë të parë pas shumë kohësh, ngjarjen nuk po e shpjegojnë vetëm partitë, analistët dhe studiot televizive.
  14. Ka krijuar një pyetje që para një jave
    dukej e paimagjinueshme: po sikur ndryshimi të mos vijë nga partitë, por nga qytetarët?
  15. Ka deshmuar se ka ende rini në këtë vend dhe po shqiptaret ngrihen.

A do të fitojë? Askush nuk e di.

Por të thuash se nuk ka arritur asgjë, pasi ka lëvizur gardhe, ka detyruar reagime, ka sjellë dorëheqje, ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare dhe ka mbajtur sheshin plot për shtatë ditë rresht, është pak a shumë si të thuash se nuk po bie shi ndërsa je lagur deri në palcë.

‘Hapur deri në 17:30’/ Bizneset e Korçës mbyllin dyert: “Shihemi në protestë!”

Një numër biznesesh në Korçë pritet të mbyllin aktivitetin e tyre më herët gjatë ditës së sotme për t’iu bashkuar protestës qytetare të paralajmëruar në qytet. Në hyrje të lokaleve dhe dyqaneve janë vendosur njoftime ku shkruhet:

“Hapur deri në 17:30, shihemi në protestë”, duke shprehur hapur mbështetjen për tubimin dhe pakënaqësitë e tyre ndaj situatës ekonomike.

Përfaqësues të biznesit shprehen se taksat e larta, rritja e kostove të operimit dhe ulja e fuqisë blerëse kanë vënë shumë sipërmarrje përballë vështirësive serioze financiare. Sipas tyre, protesta është një mënyrë për të ngritur zërin dhe për të kërkuar më shumë vëmendje ndaj problemeve që po përballen çdo ditë.

“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë të mbash biznesin hapur. Shpenzimet rriten, ndërsa fitimet bien. Kjo protestë është një thirrje që institucionet të dëgjojnë shqetësimet tona”, shprehen disa prej tyre.

Protesta pritet të zhvillohet në qendër të Korçës, ku qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të biznesit do të mblidhen për të shprehur kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre lidhur me situatën ekonomike dhe sociale në vend.

Me mbylljen simbolike të dyerve të bizneseve dhe pjesëmarrjen në protestë, sipërmarrësit korçarë synojnë të japin një mesazh të qartë se sfidat me të cilat po përballen kërkojnë zgjidhje konkrete dhe të menjëhershme.

Korça ngrihet sërish! Qytetarët thërrasin protestë masive në zemër të qytetit

Qytetarët korçarë kanë bërë thirrje për një tjetër tubim qytetar ditën e sotme, duke ftuar të gjithë banorët dhe bizneset e qytetit t’u bashkohen në shenjë solidariteti dhe angazhimi qytetar.

Tubimi do të zhvillohet në orën 18:00, te Kulla në fund të Pedonales së Korçës. Organizatorët bëjnë thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht.

“Ngrije zërin për qytetin, për të ardhmen dhe për çdo shqetësim që prek jetën e përditshme”, thuhet në thirrjen drejtuar qytetarëve.

📍 Kulla e Pedonales, Korçë
🕕 Ora 18:00

Shokuese/ Hetimet zbulojnë vajza e ka vr*rë nënën me th*kë…

Një ngjarje e rëndë dhe e mbytur në fshehtësi është zbardhur nga strukturat e Policisë së Shtetit në fshatin Fushë-Mamurras të Kurbinit. Përmes një operacioni të koduar “Enigma”, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka zbuluar një vrasje brenda familjes, e cila fillimisht ishte tentuar të kalohej si vdekje natyrale.

Në pranga ka përfunduar Viola Shpani 57-vjeçare, e cila dyshohet se ka ekzekutuar me thikë nënën e saj të moshuar Dave Shpani, 85 vjeçe, ndërsa në gjendje të lirë po ndiqet penalisht edhe mjekja që lëshoi kartelën e vdekjes pa raportuar krimin në polici Anila Lleshi.

Policia zbulon krimin përmes rrugëve operative

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 30 prill 2026, ditë kur ndërroi jetë shtetasja Dave Shpani, 85 vjeçe. Në atë kohë, familjarët pretenduan se e moshuara kishte vdekur për shkaqe natyrale dhe trupi i saj u përcoll për në banesën e fundit pa asnjë njoftim ndaj autoriteteve të rendit.

Megjithatë, Policia e Lezhës arriti të siguronte të dhëna në rrugë operative se pas vdekjes së të moshuarës fshihej një skenar kriminal. Mbi bazën e këtyre dyshimeve të arsyeshme, u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, i cili nisi verifikimet e thelluara.

Autore vajza me probleme të shëndetit mendor

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera së fundmi, rezultoi se 85-vjeçarja nuk kishte vdekur nga shkaqe natyrale, por kishte humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta të marra nga goditjet me një mjet prerës (thikë).

Si autore e dyshuar e këtij krimi makabër rezulton vajza e saj, shtetasja Violeta Shpani, 57 vjeçe, e cila jetonte në të njëjtën banesë me viktimën. Sipas të dhënave zyrtare nga policia, kjo shtetase vuante prej kohësh nga probleme të shëndetit mendor. Ndaj saj është ekzekutuar masa e ndalimit për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Në cilësinë e provës materiale, ekspertët kanë sekuestruar thikën e përdorur në krim, si dhe prova të tjera të vlefshme që lidhen me ngjarjen.

Procedohet mjekja, plotësoi aktin si “vdekje natyrale”

Pjesë e dosjes hetimore është bërë edhe shtetasja Anila Lleshi, me profesion mjeke. Ndaj saj ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Mjekja akuzohet se ka plotësuar dokumentacionin zyrtar duke e cilësuar vdekjen e 85-vjeçares si natyrale, pavarësisht shenjave të dhunës apo plagëve të thikës, dhe ka shmangur detyrimin ligjor për të njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit për një vdekje të dyshimtë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën intensive për dokumentimin e plotë ligjor të të gjithë dinamikës dhe për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në fshehjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Enigma”.

Zbardhet një ngjarje kriminale, vrasje në familje, e ndodhur në fshatin Fushë Mamurras, Kurbin. Dyshohet se ka vrarë nënën e saj me mjet prerës (thikë), vihet në pranga 57-vjeçarja. Procedohet penalisht edhe një shtetase (mjeke), e cila ka plotësuar aktin si vdekje natyrale dhe nuk ka raportuar në Polici rastin.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë siguroi të dhëna në rrugë operative se në fshatin Fushë Mamurras kishte ndërruar jetë një 85-vjeçare më datë 30.04.2026, duke u pretenduar vdekje natyrale dhe pa u raportuar në Polici.

Nga të dhënat e siguruara nga Policia lindën dyshime të arsyeshme për një ngjarje kriminale.

Bazuar në informacionet e siguruara, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në bashkëpunim me Prokurorinë nisi menjëherë veprimet verifikuese dhe hetimore në lidhje me rastin.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale ka rezultuar se shtetasja D. Sh., 85 vjeçe, ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me mjet prerës (thikë), ndërsa si autore e dyshuar e ngjarjes rezulton vajza e saj, shtetasja V. Sh., e cila jetonte në të njëjtën banesë me viktimën dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetases V. Sh., 57 vjeçe, banuese në Fushë-Mamurras, e dyshuar si autore e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), si dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.

Gjithashtu, janë referuar materialet procedurale në gjendje të lirë për shtetasen A. Ll., mjeke, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, e cila ka plotësuar aktin e vdekjes, duke e cilësuar si vdekje natyrale dhe duke mos e raportuar në Polici vdekjen e 85-vjeçares.

Në bashkëpunim me Prokurorin vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe, nëse ka persona të tjerë të përfshirë, për identifikimin dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Vajza shtatzënë në protestë: Jam këtu për gocën që pres, për të ardhmen e Shqipërisë

Një qytetare shtatzënë ka përcjellë një mesazh emocionues gjatë protestës së zhvilluar në bulevard kundër projektit që ka nxitur debat dhe reagime të shumta publike.

Ajo tha se zgjedhi të merrte pjesë në protestë për vajzën që pret të vijë në jetë, si dhe për të ardhmen e brezave të rinj në Shqipëri.

Jam shumë krenare sot. Unë jam Anxhi dhe jam këtu për gocën që do të vijë në jetë dhe për të ardhmen e Shqipërisë”, u shpreh ajo para protestuesve.
Në fjalën e saj, Anxhi theksoi se Shqipëria u përket qytetarëve të saj dhe brezave që do të rriten në këtë vend, duke kundërshtuar projektin që sipas protestuesve rrezikon interesat publike në zonën e Zvërnecit.

“Të gjithë ata që e kanë promovuar ndër vite Shqipërinë, nuk do të lejojmë që ajo të shitet. Shqipëria është e imja dhe e jona, e fëmijëve që kemi dhe e atyre që do të vijnë në jetë”, deklaroi ajo.
Në përfundim të fjalës së saj, qytetarja bëri thirrje për anulimin e projektit, duke kërkuar ndalimin e zbatimit të tij.

Anulo projektin!”, ishte mesazhi i saj drejtuar institucioneve përgjegjëse.

Po i bëjnë protestat me AI , Rama : “Fshihet Irani, ka penetruar në disa xhami !

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët e Zvërnecit u ndal edhe te protestat dhe ajo që ai e quajti “luftë hibride”. Sipas tij, videot që sot qarkullojnë në mediat ndërkombëtare janë të krijuara me AI dhe kanë si qëllim të prishin imazhin e Shqipërisë.

Sipas Ramës, janë identifikuar grupe të caktuara që në disa xhami përhapin informacion të gabuar, sipas të cilit në Shqipëri do të sillen palestinezë të dëbuar nga Gaza.

Rama tha se pas gjithë kësaj qëndron Irani dhe se kjo, sipas tij, mbështetet edhe nga raporte dhe institucione ndërkombëtare.

“Ishte një skandal i vërtetë rrethimi me ato telat, që është një përgjegjësi e madhe e atyre shqiptarëve që janë caktuar atje. Me atë gardhin me tela me gjemba është bërë një gjë me AI, ku shkruhej ‘STOP kufiri i Izraelit’. Është hedhur në mënyrë intensive gjithandej që këtu do të vijnë palestinezët që do të shkulen nga Gaza.

Kjo është bërë me një sistem shumë të qartë nga ne në disa xhami, nga njerëz që janë penetruar në atë sistem është hedhur kjo ide te të tjerë që e kanë marrë duke e besuar. Gjëja ka marrë përmasa botërore dhe është shumë e thjeshtë për ta kuptuar pse Irani është i interesuar për këtë narrativë.

Kjo narrativë fillon duke shkatërruar një nga pikat më të forta të shqiptarëve në botë, që është fakti se myslimanët shqiptarë, bashkë me të krishterët, shpëtuan hebrenjtë. Kjo është një medalje ari që na e kanë dhënë ata që nuk rrojnë më.

Të bësh me AI protesta që nuk ekzistojnë, buzë detit, miliona njerëz, dhe të gjitha mediat në Lindjen e Mesme, në Izrael dhe në SHBA të nxjerrin atë protestë dhe të thonë që është përpjekje për t’i bërë gropën, kjo është një skemë që është bërë nga ata që janë armiq të Shqipërisë, Irani.

Janë bërë ata armiq me ne. E dyta, nuk e them unë janë një sërë raportesh publike të instituteve të ndryshme, që nga suedezët e të tjerë, që kanë vërtetuar se vende kundër Evropës dhe SHBA-së kanë strategji të përdorin çështje mjedisore për të krijuar rrëmujë.

E treta, ne kemi hyrë në një territor ku duhet të matemi shumë mirë dhe duhet të jemi shumë të përgatitur; kemi hyrë në territorin e një konkurrence të pamëshirshme. Nëse gjithë mediat greke, nëse gjithë burimet kryesore të kësaj lufte hibride jo vetëm greke në mediat sociale, hidhen para të mëdha për të bërë këto lloj luftërash.

Ikja e një investimi nga Shqipëria në vitin 2009, që shkoi në Mal të Zi, tregoi çfarë ndodhi me turizmin në 20 vjet. Ky investim nga Shqipëria, sa të jem unë këtu, nuk do të ikë.

Nëse ky investim mund të shkojë në Greqi apo në Mal të Zi, por të ikë nga Shqipëria është si të hedhim poshtë diçka që e kemi ndërtuar me vite. Kur thoshin “5 kushte, jep dorëheqjen”, po të jap dorëheqjen unë, si do t’i bëj katër të tjerat? Nuk bëj negociata, thonë, por unë nuk bëj negociata. Në të gjithë procesin kemi qenë shumë striktë,” tha Rama.

Rama komenton 5 pikat e protestuesve “Nëse iki unë, si do realizohen kërkesat?

Kryeministri Edi Rama ironizoi kërkesat e protestuesve gjatë takimit me banorët në Vlorë, duke komentuar një nga kushtet e artikuluara në protestat e fundit kundër qeverisë.

“Po kur thonë pesë kushte: ‘Jep dorëheqjen’. Mirë, po jap dorëheqjen, por katër të tjerat si do t’i bëj?”, u shpreh Rama.

Por cilat janë kërkesat e hedhura në protestë?

Dorëheqje e qeverisë

Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë;

Shfuqizim i Paketës së Maleve;

Anulim i ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;

Anulim i ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Duke iu referuar debatit për projektin e investimit në Zvërnec, Kryeministri hodhi poshtë pretendimet lidhur me vlerën e investimit, duke deklaruar se janë përhapur informacione të pasakta.

“Është e sigurt që gjatë gjithë procesit ne kemi qenë shumë strikt. Është thënë se investimi është 27 milionë euro, por i janë referuar një lejeje që është kthyer mbrapsht”, tha Rama.

Deklaratat u bënë në kuadër të diskutimeve mbi projektin e investimit në Zvërnec, i cili ka shkaktuar reagime dhe protesta nga një pjesë e qytetarëve dhe aktivistëve.

‘Dogjët rininë, revolucion /Korça flet qartë: “Rama në burg, Berisha në burg – mjaft më!

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën pasditen e sotme në pedonalen e Korçës në mbështetje të protestës në Tiranë, me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.

Pjesëmarrësit kërkuan anulimin e projektit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, si dhe shfuqizimin e Paketës së Maleve, ndërsa një pjesë e mesazheve u fokusuan te nevoja për reagim qytetar dhe mbrojtjen e pasurive natyrore të vendit.

Mes pankartave që tërhoqën vëmendjen ishin ato me mbishkrimet “Qoftë e bekuar pika që mbush gotën” dhe “Ti dogje rininë, sot të djeg rinia ty!”, të shoqëruara me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për ndryshim.

Gjatë tubimit u mbajt edhe një minutë heshtje në kujtim të efektivit të policisë Enea Mekolli, ndërsa pjesëmarrësit lidhën protestën me zhvillimet e fundit që kanë nxitur reagime në mbarë vendin.

Qytetarët e pranishëm theksuan se protesta për Zvërnecin nuk është më një çështje lokale, por një kauzë që po gjen mbështetje në qytete të ndryshme të vendit.

Ata bënë thirrje për pjesëmarrje më të madhe në protestat e ardhshme, duke paralajmëruar vijimin e mobilizimit qytetar edhe në ditët në vijim.

‘Tre gjëra nuk parashikohen dot’ Rama në Mal të Zi :“Zoti, seksi dhe BE-ja(Video)

Pasi mori votat duke premtuar Shqipërinë 2030 në Europë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Mal të Zi se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian është i vështirë për t’u parashikuar. I pyetur për perspektivën e integrimit, ai përdori një shprehje me nota humori për të përshkruar situatën.

“Tre gjëra nuk mund t’i parashikosh: Zotin, seksin dhe BE-në”, tha Rama, duke iu referuar pasigurive që shoqërojnë procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe ritmit të tij të ngadaltë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Deklarata e tij u bë pjesë e diskutimeve në samit dhe u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, duke reflektuar debatet e vazhdueshme mbi të ardhmen e zgjerimit të BE-së dhe marrëdhëniet me vendet e rajonit.

Mes trishtimit, dhimbjes e revoltës për shtet të drejtë! Kortezhi gjigand i jep lamtumirën e fundit Enea Mekollit !

Enea Mekolli, efektivi 34-vjeçar i Policisë së Shtetit, rënë në krye të detyrës, u përcoll për në banesën e fundit mes lotëve, dhimbjes dhe revoltës së familjarëve.

Homazhet u zhvilluan pranë Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci”, ku morën pjesë Presidenti Bajram Begaj, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita, drejtues të lartë të policisë, autoritete vendore, kolegë dhe qindra qytetarë.

Dyshohet se dy policet qe u qelluan nga Bracellari ishin derguar ne aksion pa jeleket anti-plumb…

Lantumirë Enea Mekolli🕊️ Përcillet me nderime për në banesën e fundit Dëshmori i Atdheut, polici i vrarë nga dora e zezë e një krimineli të regjur. Djali i tij vetëm 9 muajsh do të rritet pa të atin pranë, por gjithmonë do të mbajë me vete krenarinë për babain që i shërbeu Shqipërisë me uniformën e Policisë së Shtetit🇦🇱 I përjetshëm kujtimi i tij! 🙏