Me zë dhe figurë, Eduart Ndocaj deklaron se ofron shpërblime në para për këdo që hedh në koshin e mbeturinave një deputet, ministër apo kryeministër dhe ia dërgon veprimin të filmuar. Eduart Ndocaj vjen me një deklaratë të fortë dhe provokuese, duke vënë në qendër të vëmendjes klasën politike shqiptare.
Sipas deklaratës së tij, ai ofron 5.000 euro për këdo që hedh në koshin e mbeturinave një deputet dhe e dokumenton veprimin me video.
Oferta, sipas pretendimit të bërë në video, shkon edhe më tej 10.000 euro për këdo që kryen të njëjtin veprim ndaj një ministri apo kryeministri.
Deklarata përdor një gjuhë ndaj përfaqësuesve të politikës dhe mund të interpretohet si shprehje e pakënaqësisë ndaj mënyrës se si funksionojnë institucionet dhe ndaj figurave që drejtojnë vendin.
