Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku një protestues i paidentifikuar është gjetur i shtrirë pa ndjenja në tokë. Sipas pamjeve nga vendngjarja që shikoni, efektivët e Policisë së Shtetit i janë afruar personit të shtrirë duke tentuar t’i flasin, por qytetari nuk ka dhënë asnjë reagim,
gjë që ka ngritur shqetësime mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Rrethanat e sakta se si qytetari ka përfunduar pa ndjenja mbeten ende të paqarta, ndërsa ngjarja ndodhi gjatë aksionit operativ të forcave të rendit për ndjekjen dhe shoqërimin e protestuesve që u futën në ambientet e katedrales.
