Elvana s’e uron Arilenën për fitoren në Festivalin e RTSH-së

 

Elvana Gjata është larguar e zhgënjyer nga Festivali i RTSH-së. Këngëtares ia rrëmbeu fronin Arilena Ara, duke e kaluar atë në vend të dytë.Zhgënjimi në sytë e saj u shfaq që në momentin kur emri i Elvanës u thirr si fituese e vendit të dytë, duke kërkuar nga prezantuesit t’ia konfirmojnë për herë të dytë.

Elvana Gjata

Ajo raportohet të mos i ketë dorën fitueses së festivalit, Arilenës dhe nuk mori pjesë në emisionin post-festival.E pyetur nëse ia dha dorën Elvana pasi u shpall fituese, Arilena tha se në atë moment iu errën sytë dhe se nuk ka takuar akoma as mamin e saj.Ndërsa shtoi se e vlerëson jashtë mase Elvanën dhe se ka respekt për të.

“Akoma nuk kam takuar mamin tim. Në atë moment të erren sytë, nuk e di as kë takon, as kë duhet të takosh. Kam respekt, e vlerësoj jashtë mase. Jam e lumtur për të gjithë kolegët e mi”, tha ajo.Kujtojmë se kënga e Elvana Gjatës, “Me Tana”, është vlerësuar nga shumë si kënga më e mirë e festivalit, dhe pretendente për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Arilena Ara

Fitorja e Arilena Arës duket se ishte surprizë për të. Elvana nuk mori pjesë në Post Finalen e drejtuar nga Eni Shehu, ku përveç fitueses, e vetmja nga këngëtaret që mori pjesë ishte Sara Bajraktari, e cila fitoi çmimin e tretë. Kjo duket edhe ne nje video që ka postuar gazetari Shehu në Instastory.“Iconstyle.al” ka publikuar një foto të gazetarëve duke pritur Elvanën të dalë nga dhoma.

Pasi u shpall fituesja, Elvana qëndroi në skenë deri kur Alketa mbylli festivalin, por më pas ajo iu drejtua prapaskenës dhe u mbyll në dhomë.

https://www.instagram.com/p/B6ZH4lxnF5v/?igshid=zdultnbuiyj0

Nga publikimi në Youtube i këngëve zyrtare pjesëmarrëse në festival (9 dhjetor), “Me tana” ka mbi 3.5 milionë shikime, në krahasim me këngën e Arilenës “Shaj” që ka mbledhur “vetëm” pak mbi 700 mijë shikime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: