‘Do përfundosh në burg’/ Shehaj shpërndan videon, Rama: Për çfarë të dal unë para drejtësisë? 

Kreu i Partisë Mundësia u përplas ashpër në Kuvend me Kryeministrin Edi Rama, të cilit i shkoi në foltore dhe i tha se do të përfundojë në burg pasi ka vjedhur shqiptarët, popullin më të varfër në Europë. Përplasja nisi pasi Edi Rama erdhi në Kuvend  për të votuar amnistinë penale.

“Të doli boja keq! U pasurove në kurriz të qytetarëve!

Vodhe popullin më të varfër në Europë! Je banal dhe qesharak!

E kishe menduar se do përfundoje në burg? E mendoje ndonjëherë që do të të nxirrnin para drejtësisë? E kishe menduar ndonjëherë? Jo! Se po ta kishe menduar s’do kishe bërë atë që bëre!”, u shpreh Shehaj, ndërkohë Rama iu përgjigj: “Për çfarë të dal unë përpara drejtësisë?”.

Ti nuk dije gjë për Belindën? Ti nuk dije gjë për Veliajn? Ti nuk dije gjë për Ahmetajn? Ti nuk dije gjë për Beqajn? Ti nuk di asgjë! Ti s’di asgjë! Ti je viktimë! U i shkreti ti. Po të paskemi rënë në qafë!”, tha ai.

Do ikësh si çdo autokrat banal që ka parë ky vend! Është rrethuar parlamenti! Nuk do dalësh dot! Pse s’jep dorëheqje? Pse s’jep dorëheqje? Me dhjetëra mijëra duan dorëheqjen tëndë! Të duan në burg!

Do ikësh siç ka ikur çdo autokrat! Do përfundosh në burg! Do ikësh edhe i urryer madje! Do përfundosh në burg! Do përfundosh në burg! Do japësh llogari ta dish! Do i japësh llogari qytetarëve ta dish! Do japësh llogari bashkë me këta këtu, ja të gjithë! Shi si e katandise Parlamentin shiko!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.