Celentano 82 vjeç, Gëzuar ditëlindjen, Maestro. Ishe, je e do jesh i papërsëritshëm

 

Nga Sokol Topi

Celentano 82 vjec. Uau!!!

Mund te shkruaj pa fund per kete Mjeshter te paarritshem te muzikes italiane, me mese 60 vjet karriere ne skene, kengetarin qe le pa fryme cdo adhurues te muzikes nga 20 deri 80 vjec, qofte edhe thjesht per faktin qe jam rritur me tingujt e kengeve tij, tekstet e te cilave i kam te gjitha ne kujtese. DVD e koncertit te tij ne Arenen e Verones eshte nder materialet qe ruaj me shume xhelozi ne arkivin tim personal te muzikes.

Adriano Celentano

Por do te shkruaj vec qe ndjehem me fat, sepse mund t’iu them brezave te ardhshem “Po, edhe une jetova nje pjese te mire te jetes ne nje kohe me Adriano Celentanon, me muziken e tij, me kenaqesine e paperseritshme te atij zeri e atyre teksteve te mrekullueshme”.

Grazie Adriano che sei Celentano.

Gezuar ditelindjen, Maestro. Ishe, je e do jesh i paperseritshem/Naishtedikur.info

Mënyra më fantastike për të nisur vitin 2020, Ronaldo vjen i pamëshirshëm me një “Hat-Trick” të tij (Video)

 

Cristiano Ronaldo e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2020.Portugezi ka kompletuar 3 golëshin e tij përballë Cagliarit duke fiksuar shifrat 4-0 për bardhezinjtë.

Cristiano Ronaldo Cr7

Ky është ishte goli i 13 në Serinë A për portugezin.Juventusi mund pastër Cagliarin në “Alianz Stadium” me rezulatin 4-0.

Heroi i bardhezinjëve rezultoi Cristiano Ronaldo i cili shënoi një tregolësh në pjesën e dytë, pasi 45-minutat e para nuk prodhuan gola.

Java e 18-të e Serie A vijon të prodhojë  rezultate befasuese

Në takimet e tjera,Milani nuk ja shkuar më shumë se një barazim 0-0 kundër Sampdorias. Edhe pse kuqezinjtë dominuan këtë takim në fund u mjaftuan me një pikë. Zlatan Ibrahimovic luajti pas minutës 55-të, dhe pati një mundësi të mirë me kokë por nuk e dërgoi sferën në rrjetë.Higuain shënoi golin tjetër për ekipin e Maurizio Sarrit. Atalanta mundi me shifrat 5-0 Parmën në shtëpi.

Dua Lipa – Duhet të vija në Bronx për qebapin më të mirë shqiptar në Nju Jork

 

Dua Lipa e mbyll vitin në restorantin shqiptar në Nju-Jork, te “Çka ka qëllu”

Nga Beqir SINA – New York City

“Duhet të vija në Bronx për qebapin më të mirë shqiptar në Nju Jork”, shkruan Dua në foton e publikuar në Instagram, ndërsa më pas përmes një fotoje familjare falenderon fotografin Fadil Berisha që i ka sugjeruar pikërisht rstorantin shqiptar “Çka ka qëllu” për të ngrënë ushqim tradicional.

Dua Lipa

BRONX NY : Dua Lipa një këngëtare tekstshkruese\shqiptare, që jeton dhe vepron në Londër, Angli një Yll i muzikës botërore, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare, me rekomandimin e mikut të saj – fotografit shqiptaro amerikan Fadil Berisha, ka zgjedhur të drekojë këtë fund-viti me disa miq të saj dhe babain Dugagjin Lipen, në restorantin e famshëm shqiptar në Bronx New York, “Çka ka qëllu”, të bashkatdhetarit Ramiz Kukaj, që vetëm pak javë më parë se të vizitohej edhe nga artistja me fame botërore, u shpall një nga 10 restorantet e reja më të mira njujorkezë, nga “The New York Times”.

Dua Lipa

Kënaqësinë, që i ka sjellë kjo vizitë tepër e këndëshme, nuk ka mundur që t’a fshehë edhe vet këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila e para ka publikuar në Instagramin e saj një foto nga Nju Jorku, duke ngrënë, gatimet tradicionale të Kosovës, në Amerikë, flije, speca turshi, qebap, në restorantin tradicional shqiptar “Çka ka qëllu”.

“Duhet të vija në Bronx për qebapin më të mirë shqiptar në Nju Jork”, shkruan Dua në foton e publikuar në Instagram, ndërsa ajo më pas përmes një fotoje familjare falenderon fotografin Fadil Berisha që i ka sugjeruar pikërisht restorantin shqiptar “Çka ka qëllu” për të ngrënë një ushqim të gatimit tradicional të Kosovës.

Në fakt, restoranti “Çka ka qëllu” është ndër restorantet më të famshme shqiptare i hapur në Nju Jork, këto pesë vitet e fundit nga një emigrantët shqiptarë, që ka bërë emër tashmë, duke e futur atë edhe në hartën e gastronomisë njujorkeze, me një gatim e shërbimin 100 përqind shqiptar në Amerikë.

Çka ka qëllu

Për çka u shpall fund-vitin 2019 edhe një nga 10 restorantet e reja më të mira njujorkezë, nga gazeta më e madhe në botë “The New York Times”, duke marrë edhe një vlerësim prestigjoz nga kritiku i gastronomisë dhe redaktori kolonës ‘Gatimi’ i ‘New York Times Magazine’, Pete Wells.

Çka ka qëllu

Pronari i restorantit ‘Çka ka qëllu’, Ramiz Kukaj, i cili me anën e këtij lokali që është bërë mjaft i njohur dhe i frekuentuar në New York, po kërkon me shumë dëshirë e passion që të ruajë kulturën gastronomike të vendit prej nga vjen, duke hapur në këtë local dhe vendosur në muret e saj një Muzeum Etnografik, që do ta kishin zili dhe Prishtina e Tirana.Ai ka qenë i suprizuar nga vizita e këngëtares së famshme Dua Lipa dhe familjes së saj .

Çka ka qëllu

Pronari dhe ideatori i “Çka Ka Qëllu” në Bronx New York, Ramiz Kukaj, shkruajti në kartolinën e tij për Vitin e ri, mbas vizitës së Dua Lipes, me familje, :

Çka ka qëllu

“Thank you to Dua Lipa and her amazing family for their visit to Cka Ka Qellu today! What an amazing thing it is to be nothing short of a worldwide star and so humble and sweet at the same time! It was truly an honor. @ Çka Ka Qëllu”

Çka ka qëllu

Nga Beqir Sina – New York/Naishtedikur.info

138 vjetori i lindjes së Nolit

 

 

Më 6 janar 1882, u lind shkrimtari Fan Stilian Noli, me emrin Theofanes Stylianos Mavromatis në fshatin İbriktepe, në Trakinë Lindore.Më 1901 u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë në kryeqytetin grek. Më tej, meqë kishte prirje për aktor, punoi si kopist, sufler e aktor me një trupë teatri me të cilën u end nëpër Greqi për gati dy vjet.

F.S.Noli

Pastaj, më 1903 shkoi në Egjipt, ku gjeti punë si mësues i greqishtes dhe po atë vit përktheu në greqisht traktatin e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”.Nga 21 dhjetori 1915 deri më 6 korrik 1916, u bë përsëri kryeredaktor i “Diellit” të Bostonit, tashmë gazetë e përditshme. Në korrik 1917 u bë edhe një herë kryetar i Federatës Vatra. Në shtator të vitit 1918 Noli drejtoi organin The Adriatic Review (Revista e Adriatikut) gjashtë muajt e parë të saj, të cilën e botonte si shtojcë “Dielli” i Vatrës.

F.S.Noli

Vepra e parë e Nolit është drama “Isreilitë e Filistinë”, e botuar në Boston 1907. Kjo dramë qe shkruar qysh më 1902, bazuar në historinë e Samsonit dhe Dalilës në Dhjatën e Vjetër. Duke ndjerë nevojën e besimtarëve për të mbajtur meshë në shqip, ai përktheu ritualet dhe liturgjinë ortodokse në dy vëllime “Librë e shërbesave të shënta të kishës orthodoxe” dhe “Libre é te krémtevé te medha te kishes ortodokse”.

F.S.Noli

Më 1921 u botua vepra “Historia e Skënderbeut (Gjerq Kastriotit), mbretit të Shqipërisë 1412-1468”. Kurse më 1947 botoi përpunimin që i bëri George Castrioti Scanderbeg (1405-1468), pastaj atë “Bethoveni dhe Revolucioni francez”. Vëllimi me vjersha Albumi u botua më 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjershat e fundit origjinale dhe disa shqipërime vjershash të poetëve të njohur.

Kontributi më i gjerë i Nolit qe në fakt ai i stilistit, siç shihet në përkthimet e tij. Bashkë me Faik Konicën mund të vlerësohet si ndër stilistët më të mëdhenj të dialektit Toskë. Noli përktheu autorë amerikanë e evropianë të shek. XIX. Ai vdiq në Fort Lauderdale, më 13 mars 1965, ndërkaq u varros në Forest Hills Cemetery, të Bostonit.

F.S.Noli

Në një postim të tij në rrjetin social “Facebook”, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka përkujtuar eruditin shqiptar.

“Fan Noli nuk ishte vetëm burrë shteti, prift e dijetar. Ai ishte ideolog kombëtar e strateg, vepra kolosale e të cilit u bë udhërrëfyese për të gjithë shqiptarët. Në 138 vjetorin e lindjes së tij, këshillat e idetë e tij, janë më aktuale se kurrë”, ka shkruar Haradinaj.

F.S.Noli

Pjesë nga fjalimi i Nolit në Lidhjen e Kombeve, në Asamblenë e Pestë të Lidhjes, më 10 shtator 1924

Kam frikë se më i nxehti paqedashës, po t’i hedhë një sy veprës së kryer nga Lidhja e Kombeve gjatë këtyre 5 vjetëve, do t’i ngrejë duart drejt qiellit nga dëshpërimi dhe do të bërtasë : “ Oh! Më mirë luftë sesa të gjitha këto llomotitje të mërzitshme për paqen!” Ç’kemi bërë për paqen? Çfarë bëjmë tani në këtë çast në këtë Asamble? Ajo që është bërë këta 5 vjet të shkuar pushon qetë-qetë në paqen e përjetshme, mbyllur fort, varrosur në dosjet e vdekura të Sekretariatit, të ruajtura me kujdes prej atij fort të ndershmit e të shquarit xhentëlmen, që është Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve. Është e vërtetë që Lidhja e Kombeve ka bërë disa shërbime të vogla për paqen në përgjithësi dhe në veçanti nuk lejoi copëtimin e Shqipërisë, duke siguruar kështu paqen dhe rendin në Ballkan.

F.S.Noli

Siç e dini, Shqipëria ishte një kaçkë e fortë për t’u thyer dhe më e rëndë për t’u ndarë, kështu që Lidhja e Kombeve me mençuri vendosi ta lërë Shqipërinë të qetë, të lirë, të lagur nga valët e Adriatikut.

Por, ju lutem, zoti Sekretar i Përgjithshëm, përse refuzoni t’i jepni Shqipërisë një hua që do t’i lejonte të ecte vetë? Ne nuk na duhen më tepër se 300 milion fr. ar. Apo më shumë?

Atëherë po bëj gjestin elegant të zbres në shumën modeste prej 200 milionësh. Ju tundni kokën. E po jam gati të hyj në bisedime për një shumë më të vogël, p.sh., për 100 milionë. Më falni, mos pretendoni se nuk më keni takuar kurrë dhe, pra, nuk jeni i predispozuar të më jepni asnjë dhjetësh? Atëherë merreni këtë kërkesën time dhe varroseni në dosjet e vdekura të Sekretariatit, kyçeni mirë dhe mbyteni fort përpara se ta futni nën akropolin tuaj, sepse mund t’ju dalë nga varri.

Ndoshta, Sekretari i Përgjithshëm ka dashur të thotë se ai nuk dëshiron që të hyjë në bisedime për një hua me një qeveri kryengritëse, që nuk ka parlament, një qeveri si ajo që kryeson i përunjuri prift që po ju flet.

Po a e dini ju se ç’është parlamenti?

Pa dyshim e dini. Por do të keni një ide më të qartë kur t’ju them ç’mendoj për të. E, pra, parlamenti është një sallë ku mblidhen politikanë pa shpirt për të bërë prova operate (vivisectionner) në trupin e gjallë të racës së tyre, një sallë plot me gazra helmuese, gazra mbytëse, gazra që shkaktojnë lot dhe të qeshura dhe gjithë gazrat e tjera që u përdorën gjatë luftës së fundit për t’u dhënë fund gjithë luftërave e për të vendosur paqen, atë paqe për të cilën po flasim.

Zhytje në -3 gradë për të kapur kryqin në Liqenin e Pogradecit

 

7 te rinj nga Pogradeci kane sfiduar te ftohtin ne temperatura qe shkojne deri ne -3 grade dhe kane hyre ne ujrat e liqenit te Pogradecit per te kapur kryqin ne diten e ujit te bekuar.Andi(Klemente) Mitllari pasi ka hyre ne uje se bashku me nje grup te rinjsh ka dale nga uji se bashku me kryqin duke e ekspozuar ne mijera qytetare te besimeve te ndryshme te cilet moren pjese ne kete ceremoni.

Pogradec

Ashtu sic eshte tradite pas kapjes se kryqit qytetaret jane afruar drejt liqenit per te marre ujin e bekuar.

Eli Fara – Sonata

 

Eli Fara  kendon kengen popullore me shume korrektesi dhe embelsi, gje e cila e ben ate te jete nje kengetare e madhe. Pasi eshte nga Korça, ajo kendon kengen korçare me shume krenari. Kendon qe nga vitet ’80 nga ku ka realizuar shume albume dhe shume kenge.Nje nga hitet qe shumekush e pelqen eshte kenga melodioze me nje super tekst .

Sonata….!

Rruges I Trishtuar, Dikush Po Ecen,
Nje I Dashuruar Dhe Fare Vetem,
Dashurine Qe Humbi Duke Kerkuar
Si I Erdhi Fundi,
Iku Dhe E La..

Eli Fara

Vajzen Qe E Donte, Sa Donte Jeten
E Braktisi Sonte Dhe E La Vetem
Endrra Qe Perkuli, Sa Shpejt U Shua,
Erresires Fundi
Iku Dhe E La..

Ndoshta Rri E Fshehur, Diku Ne Pyll,
Apo Rri E Ndezur, Atje Me Yjet
Dhe Per, gjon Atje,
Djalin Qe Kerkon..

Kushedi Ku Dehet, A Perqafohet,
Apo Do Te Kthehet Dhe Do Pendohet
Djali Ne Vetmi,
Vajzen E Kerkoi..