“Pavarësisht gjithçkaje unë besoj akoma që njerëzit kanë zemër të mirë” – Anne Frank

Ditari i Ana Frankut u bë një ndër librat më të lexuar në botë dhe u përkthye në dhjetëra gjuhë. Shtëpia ku ishte fshehur familja Frank në Amsterdam, sot është e hapur për vizitorët. Aty gjendet edhe ditari që shkroi Ana, i cili ka vlerën e një dokumenti unik njerëzor.

Shumë fëmijë dhe prindërit e tyre që jetonin në vende të cilat ishin pushtuar nga gjermanët, u burgosën dhe u vranë për shkak se ata ishin hebrenj.

Vërtetë është për t’u habitur se si nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia sepse duken shumë absurd dhe të pamundur për t’i realizuar. Megjithatë nuk tërhiqem nga ato, përkundër të gjithave edhe më tutje besoj se njerëzit janë të mirë.

Njerëzit mund të të thonë mbylle gojën, por kjo nuk të ndalon e as nuk të pengon që të kesh mendimin tënd.

Kujto të gjitha bukuritë rreth teje dhe bëhu i lumtur.

Ditëlinda e 10-të e Anne Frank. E dyta nga e majta.

Madhështia e njeriut nuk bazohet në pasuri dhe forcë, por në karakter dhe mirësi. Njerëzit janë vetëm njerëz dhe të gjithë njerëzit kanë mangësi dhe veti, por të gjithë ne lindim të mirë.

Mund të jesh i vetmuar madje edhe atëherë kur shumë njerëz të duan, nëse për askënd nuk je një dhe i vetëm.

Thellë në vetvete, të rinjtë janë më të vetmuar se të moshuarit.

Pse disa njerëz duhet të durojnë urie, përderisa ne viset tjera të botës ka tepricë? Oh, pse njerëzit janë ashtu të çmendur.

Nuk dua të jetoj kot, si shumica e njerëzve. Dua të jem e dobishme dhe t’u sjellë kënaqësi të gjithë njerëzve, madje edhe atyre të cilët kurrë nuk i kam njohur. Dua të vazhdoj të jetoj edhe pas vdekjes.

Dhoma e gjumit e Anne Frank

Kam kuptuar se bukuria gjithmonë diku ekziston-në natyrë, në rrezet e Diellit, në liri, në ty; e gjithë kjo mund të të ndihmojë.

Prindërit mund të japin këshillë të mirë ose ta orientojnë fëmijën në rrugë të drejtë, por përfundimisht formimi i karakterit të ndokujt qëndron në duart e tij.

Është vetëm një rregull që duhet mbajtur në mend: qeshu për gjithçka dhe harro të gjitha të tjerat! Tingëllon shumë egoiste, por ky është ilaçi i vetëm kundër vetëkeqardhjes (dëshpërimit).

Megjithëse jam 14 vjeçe, e di mjaft mirë se çfarë dua, e di çfarë është e drejta dhe çfarë është e gabuara.

Secili që është i lumtur do ti bëjë edhe të tjerët të lumtur.

Pavarësisht gjithçkaje unë besoj akoma që njerëzit kanë një zemër të mirë.

Nuk e mendoj kurrë mjerimin, por bukurinë që ka ngelur ende.

Jashanica: Skënderbeu është një klub i madh, premtojmë se do ta mbyllim lart

Priti pa fund dhe duroi gjithçka… Ishte vetëm një gabim njerëzor dhe aspak faji i tij, por u pezullua dhe u “degdis” jashtë ekipit si pasojë e atij vendimi drastik të komisionit të dopingut. Por më në fund ia doli. Bajram Jashanica ia doli të ishte sërish në fushë, me atë fanellë që kishte derdhur djersë e gjak. Ia doli të ishte sërish ai kolosi i mbrojtjes që edhe para 740 ditësh drejtonte prapavijën korçare. Humbi shumë, dy sezone të plota thuajse dhe një transferim në elitën europiane që ato kohë ishte gati, por fitoi shumë më shumë:

Fitoi besimin te vetja, që pas pezullimit ndoshta ishte fshehur diku në karakterin e tij të fortë. Në një intervistë të dhënë pas ndeshjes, Jashanica tregon gjithçka, që nga rikthimi pas dënimit dhe ndjesia e të qenit kapiten te Skënderbeu.

Jashanica mirë se u kthyet te Skënderbeu…

Faleminderit, realisht kisha shumë kohë që e prisja këtë ditë. Kam numëruar çdo ditë që kalonte nga fillimi i atij vendimi e deri ditën që u riktheva.

Sa kohë ishte pritja për ty?

Shumë e gjatë, nuk më ka ndodhur kurrë më parë të pres kaq gjatë. Ishte një makth që nuk dua ta mendoj më se çfarë kam përjetuar gjithë këtë kohë.

Kjo sepse do të mendoni këtë rikthim të bukur?

Kjo ishte pjesa më e lumtur dhe më e bukura në të gjithë këtë kohë. Ishte diçka që më dha besim dhe shpresë për të bërë akoma më shumë përpara. Për më tepër kur kthehesh me një fitore të tillë siç ishte ajo në Shkodër, është një motiv më shumë për të qenë i lumtur.

“Jasha”, jeni rikthyer sërish kështu, i kujdesshëm, i saktë në hapësirë dhe kohë dhe diktues në prapavijë. A patët frikë mos kjo periudhë ju ndryshonte?

Të them të drejtën, ka qenë shumë e vështirë. Ka qenë e vështirë të ruash atë profil lojtari që isha dikur. Ka qenë e vështirë të mbash përqendrimin pas gjithë asaj që kalova. Por karakteri im më bën të jem ky, i fortë dhe stoik para këtyre problemeve. Jam i bindur se do të kthehem më i fortë. Për këtë kam punuar pa fund edhe në stërvitje individuale me orare të zgjatura.

Keni ndaluar kur Skënderbeu ishte i madh, tani gjeni një tjetër ekip apo…?

Skënderbeu ka qenë gjithmonë i madh dhe vazhdon të jetë po ashtu, ai ekip që ka stofin e diktuesit, pavarësisht se gjërat këtë sezon nuk ecën siç duhej në fillim.

Por tani jeni në vendin e gjashtë…

E di, por sezoni nuk ka përfunduar. Jemi ende në lojë dhe tani jemi më të fortë se kurrë. Diferenca është e vogël dhe ne premtojmë se do ta mbyllim lart.

Shumë persona janë befasuar kur ju kanë parë si titullar në Shkodër. Ju vetë e prisnit një gjë të tillë?

Prandaj e thashë më sipër që Skënderbeu është një klub i madh, sepse veç të tjerash di të vlerësojë edhe çështjet humane. Besimi i trajnerit Ilir Daja ka qenë i madh tek unë dhe kjo më bëri që të kem më shumë presion në fillim të ndeshjes sepse nuk doja ta zhgënjeja. Kam qenë i frikësuar se s’kam luajtur dy vite, por ia dola. Me ndihmën e shokëve, ia dola.

Në momentin që prekët topin e parë në fushë, çfarë ndjetë?

E thashë dhe më sipër: frikë. Kisha frikë se ishte një periudhë e gjatë pa luajtur dhe nuk e dija se si do ta përballoja një ngarkesë të tillë. Por më pas doli në fushë ai shpirti i një karakteri të fortë. Kujtova gjithçka, përkrahjen e familjes, ngrohtësinë e klubit, mbështetjen e trajnerëve dhe të Ilir Dajës veçanërisht. U mblodha dhe i thashë vetes që unë mund t’ia dal.

Tani nga vendi i tretë lëvizin vetëm tri pikë…

Duhet të bëjmë mirë ndeshje pas ndeshjeje. Tani radha është e Luftëtarit në një takim në shtëpinë tonë. Duhet të marrim maksimumin në këtë sfidë dhe të shohim më pas ndeshjen e radhës. Nuk e shohim klasifikimin dhe as kalendarin. Ky është çelësi ynë i suksesit.Panorama Sport

 

 

Adele dhe zëri i saj magjik

Nga Qendrim Badalli

Këngëtarja Britanike Adele ka sjellë dhe vazhdon të sjell vazhdimisht super hite në skenën botërore të muzikës. Ajo ka filluar të këndoje vetëm pasi ishte divorcuar nga burri i saj, dhe një nga gazetat britanike me sartirë shkruante se nëse Adele nuk do të divorcohej ajo do të mbetej një shtëpiake dhe bota e muzikës do ta kishtë një yll më pak.

Adele njihet për performancat e saj live të cilat rëndom nuk janë të bazuara krejtësisht në performanca pompoze dhe të zhveshura, por në zërin e saj magjik.

“Somone like you” është një nga këngët e saj të pavdekshme e cila ka mare miliona klikime dhe vazhdon të dëgjohet edhe sot.

“Hello” është një hit tjetër i lançuar së fundmi, ku Adele me zërin dhe thjeshtësinë e saj i ka dhururar botës artistike edhe një vepër të mrekullueshme.

“Set fire to the rain” është një hit i hershëm i Adeles, njëra nga këngët më të vlerësuara që ka realizuar artistja britanike e cila ka qenë ndër këngët më të dëgjuara të kohës.

Adele vazhdon të jetë produktive në jetën artistike si një nga artistet e rralla me famë botërore që nuk njihet për skandale seksuale apo për varësi nga substanca narkotike, siç ndodh zakonisht me këngëtare të niveleve të tilla.