Italia shifra rekord, 969 vdekje në 24 orët e fundit

Itali ka shënuar sot shifrën më të lartë të viktimave në 24 orë, që nga fillimi i e pandemisë.Ditën e sotme kanë humbur jetën 969 persona, duke e çuar numrin total të viktimave në 9134 në vend.

Kjo është dita me më shumë vdekje e regjistruar deri më tani.Rastet janë shtuar me 5909 duke e çuar në 66414 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 10950.

Numri i përgjithshëm i njerëzve aktualisht pozitiv është 66.414 persona, nga të cilët 26.029 të shtruar në spital ku 3732 janë në gjendje kritike.

Nuk është ende kulmi 

Presidenti i Institutit Superior të Shëndetit në Itali, Silio Brusaferro, duke iu referuar raportimeve të ndryshme në media dhe diskutimeve në publik, siguroi se “Nuk e kemi arritur akoma kulmin. Nuk e kemi kaluar. Fakti që ka pak ngadalësim na bën të mendojmë se mund të jemi afër kulmit, mbase e arrijmë këto ditë. Masat po japin efekt dhe duhet të vazhdojnë. Dhe kur të nisë zbritja, gjithçka do të varet nga sjellja jonë”.

Vdekja e mjekëve 

Ditë pas dite lista e mjekëve që humbën jetën në detyrë, duke luftuar për pacientët n në 46 vetë. Kjo listë dramatike publikohet nga “Fnomceo”. Janë 6,414 punonjës shëndetësorë të infektuar në Itali.

Të ndara sipas rajoneve

Toskana, në magjinë e natyrës piktoreske, shkëlqimin e gotikut dhe elegancën e Rilindjes

Qytetet kodrinore të Toskanës janë krijuar në kohë të turbullta ndërsa sot rrugët e tyre mesjetare, kishat e mbushura me afreske dhe pejsazhi i mrekullueshëm i fshatrave toskanez janë trashëgimia e këtyre rivaliteteve

Toskana-Itali

Për të nisur një udhëtim në “parajsën” tokësore italiane merr shkas në Pienza, një trashëgimi kulturore e mbrojtur nga UNESCO, me dizajnin e mrekullueshëm mesjetar që i detyrohet Papa Piu II. Katedralja dhe rezidenca e vjetër papale në Pallatin Piccolomini qëndrojnë kryelarta në sheshin kryesor të qendrës. Një tjetër vend miqësor është edhe Montepulciano, i njohur për verën Vino Nobile, prodhimin e mjaltit, djathit dhe pastave. Arkitektura gotike është hijeshuar nga ajo e Rilindjes, dhe kjo vihet re në Biagio di San Tempio. E ndërtuar në shekullin e 16 nga një gur i artë i zbehtë, kjo kishë është pasqyrimi i përsosur i idealeve të gjeometrisë së Rilindjes.

Ngritur në një derdhje vullkanike, rrethuar nga gryka nga të tre anët, Pitigliano duket sikur është rritur e jo ndërtuar. Shkallët gjarpëruese zhduken në kthesa dhe rrugicat me kalldrëm qëndrojnë joshëse nën harqe.
Fshati gjithashtu është quajtur “Jeruzalemi i vogël” për shkak se dikur ka qënë strehë e komunitetit më të madh hebre në Itali. Ndërtesat e vjetra të lagjies mbijetojnë ende, përfshirë këtu edhe një sinagog i mbuluar me luks. Rajoni toskanez meriton një udhëtim më vete, për të parë mrekullitë që e përfshijnë atë, duke mos lënë në harresë Firencen, qytetin e Rilindjes, dhe qendrat historike të saj, të cilat tërheqin mijëra vizitorë cdo vit.

Verë pa pesticide në Toskana

Toskana

Në Toskanë të Italisë, prodhuesit e verës po heqin dorë nga përdorimi i pesticideve, duke e vendosur rajonin në qendër të skenës biodinamike të Italisë. Bujqësia biodinamike përjashton kimikatet dhe mbështetet tek përdorimi i plehrave natyrore dhe tek cikli i hënës. Në zonat e fshatrave të Toskanës në Itali shihen kodra të shumta të gjelbëruara buzë luginave mjaft të hijshme. Toskana është gjithashtu rajoni ku prodhohen disa prej verërave më të mira të Italisë. Por kjo industri shekullore po fillon të ndryshojë disa nga rregullat e saj.
Prodhuesit e verës po heqin dorë nga pesticidet për të përqafuar një mënyrë biodinamike të zhvillimit të bujqësisë. Vreshti La Maliosa në Mançano është një sapo ka hyrë në skenën biodinamike. Rrushi në të rritet mes luleve si Calendula dhe Phacelia, ndërsa insektet kanë përreth një mjedis shumë të përshtatshëm. Varietetet e rrushit Alicante dhe Ciliegiolo lulëzojnë këtu pa ndihmën e asnjë pike pesticidesh. Pronarja e La Maliosa-s, Antonella Manuli është një sipërmarrëse nga Milano.

Ajo hyri në botën e verës biodinamike në vitin 2005, me blerjen e këtij vreshti dikur të braktisur. “Toskana është veçanërisht e përshtatshme për vreshtari biodinamike, sidomos për shkak të relievit së terrenit. Me gjithë këto kodra që ndahen në ngastra të vogla, krenaria e këtij rajoni nuk mund të jetë bujqësia intensive. Në fakt, lloj i bujqësisë që ne zhvillojmë ruan më së miri bukurinë e peisazhit.\” Zonja Manuli punësoi specialistin e aftë të verave, Enrico Bachechi, për t’u kujdesur për vreshtin. Sipas zotit Bachechi, vreshtaria moderne bën gabimin e të konsideruarit natyrën si armikun e saj.”Është një betejë e pafund kundër barërave të këqija, insekteve, kërpudhave, bakterieve.

Kjo është një betejë e humbur që në nisje. Prandaj, arrihet në abuzim me kimikatet, të cilat grumbullohen mbi tokë, duke ndotur burimet ujore, e duke e bërë punën jashtëzakonisht të vështirë për vreshtarët. Në bujqësinë biodinamike, ne kemi marrë një qëndrim të kundërt.

Në fakt, baza e saj është bashkëjetesa e të gjitha qenieve të gjalla\”. Me anë të vreshtarisë biodinamike prodhuesit e verës përpiqen të krijojnë harmoni në vreshtat e tyre, dhe luftojnë barërat e këqija duke mbjellë më shumë lule dhe duke i përdorur ato si pleh natyror, duke trajtuar tokën me përgatitje biodinamike, dhe duke ndjekur ciklet e hënës.

Pak ditë pas natës me hënën e plotë më të shndritur të vitit, zoti Bachechi spërkat vreshtin me diçka të quajtur \”Preparati 500\”, një përzierje e veçantë plehu organik lope, i mbajtur brenda një briri dhe i groposur gjatë dimrit. “Preparati 500” është pleh, jo pesticid.
Ithtarët e biodinamikës ngulmojnë se kjo e bën tokën të pasur me minerale, duke lejuar që rrushi të rritet i shëndetshëm, ndërkohë që nuk vret insektet dhe parazitët. Kundër tyre vreshtarët biodinamikë kërkojnë mënyra për të gjetur grabitqarët e duhur, ose – për të forcuar rezistencën e vreshtave – përdorin përzierje bimore që mund të krahasohen me antibiotikë natyrorë.

Një diçka e ndërmjetme midis shkencës dhe filozofisë, bujqësia biodinamike mbështetet në parimet e vendosura nga Rudolph Steiner, një filozof austriak i fundit të shekullit 19-të.
Vera biodinamike në përputhje me udhëzimet e Steinerit, vlerësohet nga një kompani certifikuese ndërkombëtare, e quajtur Demeter. Toskana nuk jetonë vetëm me të kaluarën, por është më shumë se kurrë në kërkim të së ardhmes, falë historisë dhe veçorisë së saj, për të përmballuar sfidat e shoqërisë së globalizuar. Këtu do të gjeni qendra të rëndësishme industriale dhe teknologjike ndër të cilat mund të veçojmë sektorët:

Toskana

Modë, design, tekstile dhe lëkurë

Këtu kanë lindur dhe janë selitë më të mëdha të shtëpive të modës, duke filluar nga Gucci, Ferragamo, Patrizia Pepe. Përveç emrave më të famshëm në fushën e modes ky territor është i pasur me shumë kompani  që prodhojnë produkte luksoze dhe zejtare për “l’alta moda”. Një rëndësie të veçantë ka përpunimi dhe punimi i lëkurës (Toskana prodhon 80% të asaj evropiane) dhe industria tekstile.

Gastronomia dhe Eno-gastronomia

Bujqësia dhe blegtoria janë ende me rëndësi të madhe sot, duke patur parasysh cilësinë e produkteve që ofron territori. Toskana është rajoni i parë në Evropë që ka miratuar një ligj të veçantë që ndalon kultivimin dhe prodhimin e organizmave të modifikuar gjenetikisht dhe konsumin e tyre.
Lidhur me vajin e ullirit ekstra të virgjër është për të raportuar prania e 5 DOP (Markë me Origjinë të Mbrojtur) (Chianti Classico, Colli Fiorentini, Lucca , Siena dhe Tuscia).
Mbi verën mund të theksojmë rëndësinë globale të verërave toskane që numërojnë më shumë se 6 lloje DOCG – Carmignano ( Prato Province ) , Brunello di Montalcino , Chianti ( me 8 nën- zonat e saj ) , Morellino di Scansano, Vernaccia di San Gimignano , Vino Nobile di Montepulciano – dhe 34 tipe DOC ( Markë me Origjinë të Kontrolluar). E njohur në të gjithë botën është Puroja toskane, e prodhuar me llojin e duhanit  Kentaki në Val di Chiana dhe në Valtiberina toscana.

Hi tech dhe Inovacion

Sektori i inovacionit në teknologji është gjithnjë duke u zgjeruar, përmendim këtu kompanitë që operojnë në sektorin e industris hapsinore si SELEX ES, kompanitë që marrin pjesë në projektet hapësinore evropiane, amerikane , ruse si Kaiser Italia, dhe shumë SME-të, universitetet e qendra kërkimore që punojnë me këto kompani.

Toskana

Turizmi

Çdo vit, rajoni ka numëron rreth 48 milion vizitorë, të cilët akomodohen në më shumë se rreth 12,200 struktura hotelerike, kampingje dhe agriturizme. Sektori i turizmit punëson pothuajse 70.000 persona, duke zënë 8 % të PBB-së rajonal dhe gjeneron 9 miliard euro në vit. Artizanati ( argjend dhe ar, qeramikë e mobilje druri, qelq dhe këpucë). Artizanati  toskan është i njohur në të gjithë botën. Është një sektor i rëndësishëm ekonomik, ku operojnë me shumë se 33.000 kompani dhe punojnë më shumë se 177.000 persona. Cilësia dhe vlera e produkteve toskane është vërtetuar dhe nga numri i lartë i eksporteve drejtë  USA, Rusia, Kina dhe vendeve aziatike.

Mermeri dhe guri

Toskana ka qenë gjithmonë lider në industrinë ndërkombëtare të mermerit. Në toskanë gjenden sasi të mëdha mermeri dhe guri me vlera të madhe historike të përdorura në shumë prej veprave të artit dhe arkitekturës toskane. Mermeri i Apuanës është materiali më i vjetër aktualisht në treg, i përdorur tashmë për veprat e mëdha romake. Çdo vit nxjerren rreth 2 milionë tonë mermer në blloqe për më shumë se 100 kompani të cilat ofrojnë punësim për 1.216 persona; në procesin e përpunimit veprojnë më shumë se 1.100 kompani dhe punojnë rreth 6.000 persona. /Albert Vataj

Covid-19/ Preket një mjeke specialiste në Korçë, kishte shfaqur simptoma prej ditësh

Rasti i ri i prekur nga Covid-19 në Korçë është një mjeke.

Nderkohë që shifra e të prekurve ka shkuar në 12 persona në qytetin juglindor, tashmë edhe një person i bluzave të bardha është prekur nga koronavirusi.

Mjekja specialiste rreth 52 vjet ,kardiologe ka rezultuar pozitive pasi prej ditësh kishte shfaqur simptoma.Dyshohet te jëte infektuar ne Tiranë ne spitalin Shefqet Ndroqi.Mendohet të ketë pasur një numer te madh kontaktesh.Ajo eshte në karantine ne kushte shtëpiake.

LAJM I FUNDIT/ Shkon në 186 numri i të prekurve me koronavirus në vend, harta e përhapjes

Ka shkuar në 186 numri i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë, 12 raste të rejaNga testimet e fundit jane konfirmuar, 12 raste të reja, nderkohe qe harta eshte shtuar sot me Puken dhe eshte zgjeruar edhe me shume ne Tiranë, Korçë, Fier, Shkodër dhe Durrës.

Sot në mëngjes është shënuar edhe viktima e tetë nga koronavirusi në vend, ndërkohe që mbrëmë vonë u njoftua edhe për vdekjen e pacientes së 7 që vuante nga kjo sëmundje.

Shifrat janë bërë sot publike nga Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e të dhënave të fundit pas testimeve të bera në persona të dyshuar.

E PLOTE/ Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informon mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri
Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 1246 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 186 raste.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe në mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë dy pacientë – një 85 vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga Fieri të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv. Për fat të keq, shkon në 8 numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve në këtë moment të vështirë.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar dhe prej tyre 5 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Pukë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Shkodër dhe Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 107 raste
– Durrës 11 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Fier 20 raste
– Kavajë 4 raste
Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 4 raste
– Lezhë 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 1 rast
-Tropojë 2 raste
– Pukë 2 raste

Deri tani kemi një mjek dhe një infermier të shëruar dhe në total janë 31 të shëruar, pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127