Bie sërish portali i qeverisë, qytetarët ankesa për aksesimin: Nuk po marrim dot leje për të dalë nesër

Del jashtë funksionit portali i qeverisë ku mund të merren leje për të dalë gjatë ditës së nesërme.Shkak është bërë fluksi i madh i qytetarëve që në këto momente po mundohen të aksesojnë portalin e-albania, për të siguruar një leje që të mund të dalin ditën e nesërme për qoftë edhe për të blerë ushqime.

Me dhjetra janë qytetarët që janë ankuar se kanë hasur vështirësi në marrjen e lejes, që nga nesër do të jetë e detyrueshme për të dalë nga shtëpia. Të tjerë thonë se e kanë krejtësisht të pamundur pasi portali ka rënë.

Numri i vënë në dispozicion për të marrë autorizim përmes SMS, është për leje që janë të vlefshme pas dy ditës. Po mbetemi të mbyllur në shtëpi, nuk dimë si të veprojmë. Edhe 129 nuk përgjigjet prej disa orësh mundohemi të komunikojmë”, thotë një qytetar i shqetësuar për newsbomb.al.

Nga nesër ju duhet leje për të dalë në pazar, por ja çfarë duhet të dini. Nëse dërgoni SMS, duhet të prisni…

Duke nisur nga dita e hënë, qytetarët përmes e-Albania do të mund të marrin leje për daljet nga shtëpia për pazar, vetëm një person për familje.

Konkretisht, qytetari hap faqen e-Albania dhe klikon në shërbimin “Leje për dalje”. Pasi vendos emrin, një person i vetëm i familjes, orën e lëvizjes (1 orë në fashën 05.00-13.00) dërgon kërkesën e cila miratohet menjëherë. Në email do merrni konfirmimin. Por e-albania ka publikuar një listë me shjegime mbi këtë proces.

Ja çfarë duhet të dini

1. Çfarë lejesh janë këto?

Këto janë leje për kembësorët, që duhet te dalin nga shtëpia për të blerë: ushqime, ilaçe apo për shërbesa të tjera.

2. Si mund të aplikoj për këtë leje?

Aplikimi nëpërmjet internetit:
Klikoni http://www.e-albania.al ose nëpërmjet aplikacionit e-albania, të cilin mund ta shkarkoni në smartphone-n tuaj dhe të kërkoni shërbimin : “Leja për Dalje”.

Për të aplikuar për këtë shërbim ju duhet të jeni i identifikuar në portal. (Regjistrohu në portal nëpërmjet të dhënave të kartës suaj të identitetit nëse nuk jeni regjistruar më parë)

Aplikimi me anë të sms-së në telefon:

Ata qytetarë, që nuk kanë mundësi të aplikojnë në internet, mund të dërgojnë një mesazh të thjeshtë në numrin: 55155 me tekst: Numri i kartës së identitetit dhe orën e daljes
Psh: J12345678L 0930

3. Kur e marr miratimin e lejes, kur aplikoj nga e-Albania?

Aplikimi nga aplikacioni e-Albania, miratohet automatikisht në moment dhe vjen në e-mail-n tuaj, dhe në numrin e telefonit nëse keni regjistruar numrin tuaj gjatë aplikimit.

4. Kur e marr miratimin, kur aplikoj me sms në 55155?

Kur aplikohet me sms miratimi për lejen e kërkuar vjen 1 ditë më vonë, pra të nesërmen.
Psh: Nëse dergon një mesazh ditën e hënë, miratimi me sms vjen ditën e martë, dhe qytetari mund të dalë ditën e mërkurë.

5. Për sa kohë është kjo leja?

Leja është për një datë të caktuar, dhe zgjat vetëm 1 orë, brenda fashës orare: 05.00-13.00.

6. A mund të lëviz me automjetin tim me këtë leje?

Jo, “Leja per dalje” është për këmbësorët.

7. Sa herë që më duhet të dal, duhet të aplikoj?

Po, ju duhet të aplikoni sa herë që ju nevojitet të dilni për të bërë pazar, për të shkuar në farmaci apo shërbesë tjetër. Por, vetëm 1 orëm brenda një dite.

8. Shtetasit e huaj si mund të aplikojnë? / How can foreign citizens apply for a pemission?

Shtetasit e huaj mund të aplikojnë një leje për dalje ditore, duke dërguat një sms në numrin 55155 me formatin “F IDnumber Time”

Foreign citizens may apply for a one time per day pemission by sending a text message at the number 55155 with the format “F IDnumber Time” (F stands for Foreigner)
Example: F J1234567G 0930

9. Po, për të shkuar në punë duhet të aplikoj?

Jo, për të shkuar në punë si këmbësor nuk nevojitet aplikim për leje-dalje.

10. Po, kur jemi në një certifikatë unë dhe prindërit e mi, por ata jetojnë në një qytet tjetër nga unë si mund të aplikojmë për të dalë të dyja palët?

Në rastet kur disa anëtarë të certifikates suaj familjare jetojnë në një qytet tjetër, dhe ju punoni e jetoni në një qytet të tjetër, të dyja palët mund të aplikojnë për leje duke qenë se verifikohet vendndodhja e ndryshme e punës për anëtarë, që i përkasin të njëjtës certifikatë familjare.

11. Po, për të shkuar në spital vlen kjo leje?

Në rast se ju do të shkoni në këmbë në spital, patjetër që vlen.

***Për çdo pyetje shtesë apo paqartësi mbi mënyrën e aplikimit në portalin e-Albania për shërbimin online “Leje per Dalje” apo për shërbime ë tjera në portal, Lutemi të na shkruani në adresën helpdesk@e-albania.al

Italia hyn në javën më vendimtare të ‘luftës’ kundër koronavirusit, ekspertët tregojnë disa skenarë që mund të ndodhin

Italia mban frymën e saj duke pritur për “kulmin” e famshëm, pra momentin kur epidemia e koronavirusit të ri do të arrijë në fazën më të keqe të infeksionit para se të fillojë një ulje graduale të intensitetit.

Siç vë në dukje Il Corriere della Sera, shenjat e para të një kthesë nuk mungojnë.

Masat e kontrollit të qeverisë po fillojnë ngadalë, por do të duhet akoma më shumë durim përpara se të shihen efektet shumë më thelbësore.

Për momentin, shpjegojnë ekspertët, rritja e përqindjes ditore të personave të infektuar rishtaz vazhdon të rritet, edhe nëse kjo rritje po ngadalësohet dita ditës.

“Piku” i famshëm ndodh kur arrihet vlera maksimale e rasteve të reja të regjistruara në një ditë të vetme. Prej ditës tjetër, nëse maja është trajtuar, vlera duhet të bjerë deri kur kthesa epidemiologjike të arrijë një trend të sheshtë. Kur do të ndodhë? Vështirë të thuash, edhe nëse është e mundur të ndërmarrësh disa parashikime.

Nga java e ardhshme është e mundur që italianët të fillojnë të shohin rënien. Konfirmimi vjen nga Walter Ricciardi, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetit dhe këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Zbritja dhe stabilizimi

Sa i përket të vdekurve, ekspertët presin “500-600 vdekje të përditshme për një javë më shumë” pasi “numri i viktimave fotografon edhe situatën që ka ekzistuar një javë më parë, duke pasur parasysh se kushtet e përkeqësimit të pacientëve zakonisht ndodhin pas rreth shtatë ditësh sëmundje “.

Nëse Italia është në rrugën e saktë, ky konfirmim do të vijë në fund të javës tjetër. Nëse do të ketë më pak raste se një ditë më parë, atëherë do të thotë që gjithçka po shkon në drejtimin e duhur.

Megjithë situatën e veçantë italiane, ku janë shfaqur situata epidemologjike lokale të zhvendosura kronologjikisht, hipoteza më e pranuar është se një zbritje e qartë dhe e dukshme e infeksioneve mund të ndodhë në fund të prillit.

Por çfarë do të ndodhë në atë pikë? “Është e qartë se jo të gjithë do të jenë në plazh – shprehet Fabrizio Pregliasco, virolog i Universitetit të Milanos – ne do të duhet të mbajmë një vëmendje të lartë ashtu siç po bëjnë në Ëuhan, të mbajmë maska dhe sanitizues dore në shtëpi për të paktën vitin e ardhshëm (ose dy). Rinisja nuk do të jetë e menjëhershme: disa pandemi kanë pasur valë të njëpasnjëshme, megjithëse me më pak raste të përgjithshme “. Normaliteti i vërtetë do të vijë vetëm kur të ekzistojë një vaksinë ose kurë specifike për të luftuar Covid-19.(Il Giornale, scan)

Italia sërish me shumë viktima, 756 të vdekur në 24 orë

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 10779, që do të thotë janë 756 viktima në 24 orët e fundit.

Nga dita e djeshme kemi një ulje të ndjeshme të viktimave me 213, por numri është sërish i lartë.

Rastet janë shtuar me 3815 duke e çuar në 73880 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 13030 ku ditën e sotme janë shëruar 646 dhe 3732 janë në gjendje kritike.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 33034.

Situata në Lombardi 
Numri i vdekjeve të koronavirusit në Lombardi, rajoni verior i prekur më keq në këtë vend, është rritur me rreth 416 viktima brenda një dite, me totalin 6,360 të vdekur vetëm në kë rajon. Kjo shifër është më e ulët se ajo e raportuar të shtunën, me 542 viktima, e cila ishte e dyta më e madhe që kur shpërthimi u shfaq për herë të parë, pak më shumë se pesë javë më parë. Çdo shifër më e ulët ngjall një shpresë në Itali se situata dalëngadalë mund të shkojë drejt normalizmit.

Numri i rasteve në rajon, i cili përfshin edhe kryeqytetin financiar të Italisë, Milanon, u rrit me 1,592 vetë në 41,007 gjithsej.

Alarmi i ISS 
Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali është vënë në kërkim të një ilaçi që mund të jetë efikas në luftën kundër koronavirusit, mes shumë eksperimenteve që po bëhen në të gjithë botën se cili prej ilaçeve ekzistuese mund të funksionojë më mirë te pacinetët e ndryshëm në Itali. Por qëndrimi zyrtar i mjekëve dhe shkencëtarëve shpesh sfidohet me lajmet e rreme që qakullojnë dhe sugjerimet për ilaçe me përbërës që gjenden në shtëpi.

Patrizia Popoli, drejtore e Qendrës Kombëtare për Hulumtime dhe Vlerësim Preklinik të Drogave të ISS, theksoi se “Në asnjë rast nuk është e arsyeshme përdorimi i terapive të bëra vetë për trajtimin e Covid-19. Të gjitha ilaçet kanë efekte anësore pak a shumë serioze, dhe vetëmjekimi përfshin rreziqe edhe më serioze kur përdorni ilaçe të paautorizuara. Në rast të blerjeve në internet, atëherë këto rreziqe shumëzohen sepse ilaçi mund të jetë i falsifikuar”, paralajmëroi ajo e alarmuar.

Përveç ilaçeve, ka edhe teori pär pajisje mbrojtëse të “bëra në shtëpi”. Ernesto Iadanza, anëtar i komisionit biomjekësor të Urdhrit të Inxhinierëve të Firencës dhe profesor i inxhinierisë klinike në Universitetin e Firencës, si dhe kryetar i Divizionit të Vlerësimit të Teknologjisë Shëndetësore (HTA) të Federatës Botërore të Inxhinierëve Biomjekësorë thekson se: “Nuk mund të improvizosh” pajisje në shtëpi.
Ka shumë kërkesa që arrijnë ditët e fundit për inxhinierë nga sipërmarrës dhe qytetarë që duan të realizojnë pajisjet e tyre mjekësore ose mbrojtëse për pacientët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor. Por kjo ka rreziqe të mundshme.

S’ka turizëm deri në qershor/ Anulohet gjithçka në Korçë dhe Pogradec, të rinjtë apel në rrjetet sociale

Emergjenca e koronavirusit ka futur në ngërç ekonominë shqiptare, me përqindjen e rritjes që tashmë parashikohet në ulje.Ashtu si edhe për shumë qytete shqiptare turizmi është një pjesë kryesore e ekonomisë për Korçën dhe Pogradecin.Por ndërsa pandemia përhapet dhe njerëzit izolohen, bizneset që varen nga turizmi shqetësohen çdo ditë e më tepër.

Në Korçë hotelet bujtinat e lokalet janë mbyllur duke shkuar drejt një paralize totale.

Driloni hesht. Restorantet e hotelet janë mbyllur, varkat që shëtisnin në ujin e tij qëndrojnë në breg.
Te vetmet që lëvizin janë mjelmat.

Janë qindra biznese në këto qytete dhe mijëra familje që nuk e dinë nëse do të jenë në gjendje të rregullojnë ngadalësimin që po pësojnë.

Edhe të punësuarit në sektorin e turizmit do ta ndjejnë tkurrjen e kësaj industrie.

Shpesh ndeshim shprehjen….“Çdo turist fut në punë 8 veta dhe çdo turist që nuk vjen, lë pa punë 8 veta”.

Deri në qershor gjithçka është anuluar, udhëtimet, rezervimet në hotele e restorante ndaj për këto biznese vështirësitë janë të shumta. 

Por ndërsa janë të shumta bizneset turistike që sot janë në kapërcyellin e mbijetesës në rrjete sociale ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi, një apel i fortë për të mbështetur biznesin vendas dhe rimëkëmbur shpresat. 

Në rrjetin social “facebook” thuajse të gjithë po postojnë thirrjen që në fund të kësaj situate të blenë produktet “made in albania” të marrin shërbimet dhe të bëjnë pushime në Shqipëri ndërsa disa të reinj korçare këtë e kthyen në një videomesazh.

Kur virusi Covid -19 te mbaroje dhe rreziku do jete larguar, le të bëjmë diçka të mirë për vendin tonë :
Le të kalojmë pushimet në Shqiperi.
Kush e ka mundesine te dali në Bar Cafe & Restorante vendase.
Te blejmë produkte dhe te marrim sherbime Made in Albania 🇦🇱…
Te blejmë mish dhe produkte bulmeti vendase dhe të mbështesim bizneset e vogla dhe te mesme lokale e kombetare .
Këto biznese do ta kenë shumë të vështirë të ringrihen në këmbë dhe të mbijetojnë pa ndihmën tonë.
Keto biznese sot jane ne diten me te keqe dhe do duan kohe te ringrihen !
Prodhimet tona janë disa nga më të mirat në botë.
Vendi yne e di se si të bashkohet kur duhet.

COVID-19/ në Shqipëri Ministria e Shëndetësisë: 15 raste të reja, shkon në 212 numri i të prekurve

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me koronavirus.Në të dhënat e përditësuara të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se janë testuar 111 persona, 15 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.Rastet e reja e çojnë në 212 numrin e të prekurve zyrtarisht me COVID-19 në Shqipëri, ndërsa numri i të vdekur ka shkuar në 10 persona.

Deklarata e plotë:

7 të shëruar në 24 orë mes të cilëve 2 mjekë
Mira Rakacolli
Zv/ Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1436 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 212 raste.

Nga COVID-19 kanë humbur jetën deri tani 10 qytetarë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 76 të shtruar. Prej tyre 6 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Kemi 7 të shëruar në 24 orët e fundit mes të cilëve 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Deri tani kemi 40 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Mirditë dhe zgjerohet në Tiranë, Fier dhe Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 121 raste
– Durrës 12 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 22 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë 2 raste
Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 5 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 3 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 1 rast
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Për ankesat që keni merrni numrin e telefonit 127 për ankesat që kanë të bëjnë me gjendje sëmundje dhe nurmin 0800 40 40 kur kërkoni informacion ose kur kërkoni informacion jo vetëm për sëmundjen COVID por edhe për lidhjen me mjekun e familjes ose për mënyrën se si do të merren medikamentet e rimbursueshme.
Ju lutem qytetarëve, vazhdoni të qëndroni në shtëpi sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!