Dy aksidente kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë në pak minuta distancë nga njëra-tjetra.Një automjet ka hipur mbi trotuar dhe ka përplasur dy këmbësorë babë e bir që po ktheheshin në shtëpi ne afërsi të spitalit Korçë.
Aksidenti tjetër ndodhi para pak minutash pranë zonës së Medresesë.Ku mjeti tip Mercedes – dhe një Volsvagen janë përplasur me njëri-tjetrin.Sipas informacioneve paraprake, shkak për aksidentin është bërë prerja e rrugës që Volkswageni i ka bërë Benzit.Fatmirësisht, aksidenti ka patur vetëm dëme të shumta materiale.

Ndërsa në aksidentin e ndodhur ne afërsi të Spitalit Rajonal,policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spitalin e Korçës. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.05.2020, rreth orës 22:25, në lagjen nr. 3 shtetasi A. T., duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përplasur dy këmbësorë shtetasin S. K., rreth 57 vjeç dhe djalin e tij shtetasin J. K., rreth 31 vjeç, që po ecnin në trotuar, të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit A. T., ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

























