Greqia hoqi këtë të hënë ndalimin për të udhëtuar në ishuj, ndërsa vendi kërkon t’i japë vrull industrisë së turizmit, pas disa javësh mbyllje si pasojë e koronavirusit.Anijet kanë rifilluar të lundrojnë në ishuj që kanë qenë jashtë kufijve të lëvizjes, që kur qeveria Greke vendosi kufizime për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në mars.

Javën e kaluar, Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis tha se vendi do të hapet ndaj turizmit ndërkombëtar nga 15 qershori, më herët nga sa ishte planifikuar fillimisht.
”Ne do ta fitojmë betejën ekonomike ashtu si kemi fituar atë shëndetësore”, tha Mitsotakis, duke paralajmëruar se ndikimi financiar nga koronavirusi do të jetë i madh.

Turistët do të lejohen të hyjnë në Greqi pa test koronavirusi apo karantinë. Ministri i Turizmit, Haris Theoharis tha së zyrtarët shëndetësorë do të kryejnë teste atëherë kur kërkohet.Ai tha se shumica e fluturimeve për në Greqi do të rifillojnë deri në 1 korrik, kur hotelet sezonale do të rihapen.
Ndërkohë, turistët nga vendet me prekshmëri të lartë nga infeksioni janë të ndaluar.Greqia është vlerësuar për reagimin e saj ndaj pandemisë, ndërsa ka regjistruar 171 vdekje të lidhura me koronavirusin dhe 2.878 raste të konfirmuara.
Industria e turizmit në Greqi është jetike për ekonominë e vendit, duke përbërë rreth një të katërtën e PBB-së së vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




