Duke nisur nga nesër, e hënë 4 maj, nisin masat e reja lehtësuese në kuadër të hapjes graduale të vendit dhe ekonomisë, duke përfshirë rikthimin e disa shërbimeve si dhe shtimin e zonave të gjelbërta në vend.Nga nesër do të përfshihen si zona të gjelbërta bashkitë: Devoll, Pustec, Maliq,, Kolonjë,Tropojë, Rrogozhinë, Mallakastër,Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Vlorë dhe Selenicë.

“Zonat e gjelbërta” do të kenë të njëjtat rregulla të lëvizjes dhe fashave orare tashmë të përcaktuara paraprakisht për këto zona.Pensionistët në bashkitë e sipërcituara mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjerë mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30, jo më shumë se dy persona.
Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare. Më pas nga 11 maji do të nisë faza e dytë e lehtësimeve që përfshin hapjen e disa bizneseve si parukeritë apo berberët si dhe pritet të zgjerohet lëvizja e automjeteve pa autorizim brenda qarqeve.
Çfarë janë zonat e gjelbra?
Zonat e gjelbra quhen qarqet, bashkitë dhe qytetet me risk të ulët të transmetimit të infeksionit.
Cilat janë zonat e gjelbra aktuale ?
1. Qarku Dibër;
2. Qarku Gjjirokastër;
3. Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;
4. Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd;
5. Bashkia Divjakë.
Çfarë ndodh në zonat e gjelbra?
1. Në zonat e gjelbra, lëvizja e pensionistëve është nga 6:00-08:30 të mëngjesit.
2. Qytetarët e tjerë lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.
3. Në zonat e gjelbra, parqet vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe nuk lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë në hapësirat publike.
4. Sa i takon mjeteve private të transportit, ato të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer.
5. Nuk lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përveç rasteve me autorizim për arsye shëndetësore. Përtej këtij orari, qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizimin përkatës nga e-Albania.





















