Daja:Skënderbeu në zonën europiane,presim përgjigje pozitive nga Gjykata Federale

Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja tregon se vazhdimësia e rezultateve pozitive të bardhekuqve po faktorizohet edhe nga mbështetja psikologjike që lojtarët me eksperiencë po japin.Me fitoren e sotme të Skënderbeut, Daja shprehu keqardhjen për rënien e Flamurtarit nga Kategoria Superiore ndersa shpreson që Skënderbeu të marrë përgjigje pozitive nga Gjykata Federale për të marrë pjesë në kompeticionet europiane.“
Daja (Skënderbeu):

Një trajner që ka dërguar formulën e suksesit kudo ku ka shkuar. Madje edhe në filozofinë e tij të lojës para çdo ndeshje hyn per 3 pike“Një fitore vlen sa tre barazime. Prandaj të provojmë dhe të rrezikojmë gjithçka”.

.“Skënderbeu në zonën europiane – Shpresojmë të marrim një përgjigje pozitive nga Gjykata Federalë. Të motivohemi për këtë ekip që i ka dhënë tonin futbollit shqiptar.

Të vjen keq që do ta shihni Europën nga shtëpia? Jo në fakt, ne presim një përgjigje pozitive. Në këtë mënyrë ne motivohemi me lojtarët dhe do të vazhdojmë kështu. Me rëndësi ndaj Flamurtarit ishte që realizoi Gripshi, një nga sulmuesit tanë, megjithëse nuk jam shumë i kënaqur me pjesën përmbyllëse të aksioneve tona. Ndiej keqardhje për situatën ku është Flamurtari, pasi meriton ta përfaqësojë në mënyrën më të mirë qytetin. Kam kaluar një periudhë shumë të mirë atje dhe kemi marrë mbështetjen e tifozëve vlonjatë që janë shumë të ndjeshëm. Ndiej dyfish keqardhje nga ana ime”.

Ecuria pozitive – Ky është një element që tregon mentalitetin fitues të ekipit. Kemi fituar dy takime në transferë. Ajo çfarë na lehtëson punën tonë është se lojtarët me eksperienvë po na bëjnë punën më të lehtë dhe po i japin mbështetje ekipit. Motivimi i brendshëm është më i nevojshëm sesa motivimi i trajnerit.

Krasniqi-Bregu – Do ta kem parasysh. Po ta analizojmë situatën, shkonim në zonën e Flamurtarit dhe nuk kishim marshin e duhur, veprimet e tyre duhet të ishin më befasuese. Nuk jam shumë i kënaqur për pjesën e aksioneve.

Keqardhje për Flamurtarin – Një qytet me shumë traditë në futbollin shqiptar meriton një ekip më dinjitoz ta përfaqësojë. Kemi marrë kënaqësi të jashtëzakonshme nga ky ekip. Publiku vlonjat është shumë i ndjeshëm karshi futbollit”, deklaroi Daja.

Familja nuk pranon lidhjen e vajzës: Mund të ndodhte hataja…

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë aspak të thjeshtë të zonjës Ana. Ajo në studio tregoi se para 23 vitesh është larguar nga shtëpia me personin që sot është bashkëshorti i saj.Në atë kohë ishte vetëm 16 vjeç dhe familja nuk e pranoi lidhjen e tyre sepse ajo ishte e vogël, por edhe sepse familja e djalit jetonte në fshat. Për shkak se asnjë përpjekje e tyre për pranimin e lidhjes nga ana e familjes nuk po realizohej, ata morën vendimin që të largoheshin së bashku.

Ana tregon se nuk ka qenë aspak e thjeshtë, por për hir të dashurisë që kishin për njëri tjetrin morën vendimin e guximshëm, pa e ditur se çfarë do të ndodhte.Sot ajo i kërkon falje familjes së saj për gjithë dhimbjen që iu ka shkaktuar në atë periudhë.

Ardit Gjebrea: Motivi që ju ka sjellë këtu është?

Ana: Është një histori e imja, domethënë me dashurinë e jetës time. Një dashuri pak e trishtë për ta thënë edhe pas 23 vitesh, se unë 23 vite martesë kam. Unë në moshën 16 vjeçare njoha një djalë, ai ishte shok me çunin e xhaxhait tim. Vinte tek xhaxhai im, aty u njohëm edhe familja ime nuk ishte dakord.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Ana: Arsyeja ishte se njëherë isha e vogël 16 vjeç dhe pastaj e dyta, familja e atij djalit jetonte në fshat dhe kisha dhe 1 vit e gjysmë që kisha humbur dhe babin tim dhe për nënën ishte shumë e vështirë që të vendoste që unë të shkoja përsëri në fshat. Unë e doja atë djalin dhe ai më donte, bënte kërkesë tek familja ime, por e njëjta përgjigje ishte, domethënë gjithmonë thoshte që nuk mundem, nuk të lejoj dot që të ikësh përsëri në fshat. E vendosëm bashkë me bashkëshortin që do iknim diku, ku të mundeshim bashkë. Edhe ishtë Nëntor ’97, ku vendosëm të takoheshim për të biseduar çfarë do bënim.

Edhe mbasdite nga ora 5 shkoj për ta takuar. Në momentin kur po shkoja takova vëllain e madh që po vinte lart për tek shtëpia. Tha ku po shkon, i thashë po shkoj të mbush pak ujë, se kisha marrë dhe dy bidona me vete. Kur shkoj poshtë i dashuri im, bashkëshorti im kishte sjellë makinën. Edhe kur u afrova tek makina të them të drejtën diçka m’u ftoh këtu, sa nuk e di, m’u shemb gjithë bota për momentin. Por isha midis dy zgjedhjeve, ose të largohesha me atë djalin ose të kthehesha në shtëpi dhe ta harroja atë.

Ardit Gjebrea: Ai çfarë të tha?

Ana: Ai kur u afrova tek makina më tha që nëse je e bindur futu në makinë, nëse jo… unë këtë zgjidhje kam, nuk kam rrugë tjetër. Ok thashë. U afrova tek makina, me shumë dhimbje me thënë të drejtën hyra në makinë. Nuk e dija se ku do të përfundoja.

Ardit Gjebrea: Po ku shkuat?

Ana: Tek tezja e bashkëshortit që e kam thirrur sot. Ajo më tha a je e vendosur që do të rrish të jetosh me këtë djalin? Po i thashë ku të jetoj ky do të jetoj edhe unë, në fshat në fshat, me një kasolle me një kasolle. Ok tha. Sonte nuk do të rrini tek shtëpia ime, se ne kemi një dasëm, kishin dasëm nga fisi i burrit. Ne kemi frikë, se ishin aq të nxehur gjakrat sa mund të ndodhte dhe hataja për mua dhe atë.

Ardit Gjebrea: Po pse ishin gjakrat e nxehur?

Ana: Gjithë problemi ishte pse të na e bëjnë këta këtë punë neve. Nuk është e arsyeshme që ne të shkonim në atë pikë, por nuk kishim rrugë tjetër, në atë kohë më dukej sikur… Për vendimin që kam marrë nuk jam e pishmanit fare për bashkëshortin, por dhimbja që ju kam shkaktuar atyre, më bën të mendohem disa herë. Ju kërkoj falje motrave dhe vëllezërve./tvklan.al

Skenderbeu bën detyren në Vlorë,Flamurtari matematikisht bie nga kategoria

Në ditën e sotme u zhvilluan të gjitha ndeshjet e Superiores, në orën 17:00. Daja i beson të njëjtëve, në sulm me “treshen e frikshme” Gripshi-Bregu-Krasniqi.

Zhvillimet e fundit në lidhje me koronavirusin kanë sjellë edhe vendimin e FSHF-së për të mbyllur dyert për tifozët e takimeve të sotme, gjë që ka sjellë edhe një stadium të boshatisur.Skënderbeu ben detyren duke marë një trepikësh me shumë vlerë duke shfaqur pretendime për vendin e 2 dhe fitimin e Kupes se Shqiperise.

Goli i Nazmi Gripshit me kokë në minutën e 58-të i dha fitoren skuadrës korcare, ndërkohë që vlonjatët me këtë humbje kanë rënë matematikisht nga kategoria.

FLAMURTARI-SKËNDERBEU 0-1

Gripshi 58′

FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Qarri, Pjeshka, Muçollari, Rrapaj, Lucas Ramos, Indio Oliverira, Carlos Henrique, Haruni, Hoxhaj. Trajner: Marcello Troisi
SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Jashanica, Pëllumbi, Imami, Dita, Elezi, Daja, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.
GJYQTARE: Laver Alla, Devis Korreshi, Edlir Malo, Roxhers Muska

Zyrtare: Ja kur rinis punën transporti publik dhe rregullat që duhen ndjekur

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë jep lajmin për rinisjen e transportit publik, i cili është ndërprerë prej tre muajsh, për shkak të situatës së Covid-19.Ministria njofton se duke filluar nga 15 qershori do të rinisë punën transporti publik.

Sakaq, bëhet me dije se do të punohet me 70% të kapacitetit dhe qytetarët do duhet të pajisjen me maska.

Ndërkohë, pritet të ketë një protokoll të veçantë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Vendimi

Një lajm i mirë për 👫qytetarët dhe sektorin e 🚍transportit publik.15 QERSHOR rifillon shërbimi i transport publik, duke ju përshtatur rregullave të reja, sipas protokollit të miratuar nga ISHP.

I këputi kokën me sëpatë 50 vjeçarit, vetëvaret në qelinë e burgut te Krujes autori i vrasjes

Gjatë ditës së sotme është publikuar lajmi i vetëvrasjes në burgun e Krujës e një të burgosuri nga Korça. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në burgun e Zaharisë ku trajtohen dhe vuajnë dënimin të gjithë ata persona me probleme të shëndetit mendor. Viktima ishte autor i një ngjarje të rëndë të ndodhur 4 muaj më parë. Zamir Topi qëlloi me sëpatë një shitës bananesh në Korçë duke e lënë të vdekur në vend.

Zamir Topi, autori i vrasjes me sëpatë të Dashnor Osmanit, ka varur veten në qelinë e tij në orët e vona të darkës. Burimet konformojnë se Zamir Topi kurohej me mjekim të detyruar për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike

Zamir Topi deklaroi në polici se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një sherr me Dashnor Osmanin për varrin e nënës. Autori pretendonte se Topi, i cili shiste banane në zonën e Pazarit të Korçës, i ka dëmtuar varrin e nënës.Topi dhe Osmani kanë varrosur në 2014 në Korçë të afërmit pranë njëri-tjetrit, dhe autori i krimit kishte ngritur pretendimet se Dashnor Osmani i kishte dëmtuar rëndë varrin e nënës së tij.

Zamir Topi ka deklaruar se i kishte kërkuar Osmanit të hiqte varrin e të afërmit nga aty dhe t’i rregullonte varrin e nënës. Mes Osmanit dhe Topit ka pasur konflikt të vazhdueshëm për këtë çështje.Gjatë marrjes në pyetje mësohet se Topi ka shfaqur pendesë për krimin.Ndërkohë që familja e autorit, të cilët kishin më shumë se 1 muaj që nuk kishin komunikuar me të, ka hapur dyert e mortit në fshatin Pocestë.

Sherr mes fqinjve në Pogradec, 58-vjeçari qëllon me armë zjarri çiftin

Një sherr mes dy familje fqinje në Pogradec për pak sa nuk përfundoi në tragjedi.Sipas Policisë, shtetasi I. H., 58 vjeç, banues në fshatin Buçimas, pasi ishte konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij I. J., 52 vjeç dhe bashkëshorten e këtij të fundit.Ai kishte qëlluar me armë zjarri tip pistoletë “Zastava” në drejtim të tyre.

Njoftimi i policisë

Ndërhyrja në kohë e policisë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti. Tenton të vrasë me armë zjarri fqinjët e tij, kapet dhe arrestohet në flagrancë një 58-vjeçar. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me 4 fishekë të cilën autori e posedonte pa leje.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Buçimas, dy familje fqinje po konfliktoheshin me njëra-tjetrën, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Korçë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku konstatuan se: Shtetasi I. H., 58 vjeç, banues në fshatin Buçimas, pasi ishte konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij I. J., 52 vjeç dhe bashkëshorten e këtij të fundit, kishte qëlluar me armë zjarri tip pistoletë “Zastava” në drejtim të tyre.

Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes si edhe parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, i cili mund të sillte pasoja të rënda për jetën. Në cilësinë e provës materiale 58-vjeçarit, iu gjet e sekuestrua arma e zjarrit me 4 fishekë në krëhërin e saj.Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Klubet e natës dhe diskot do të hapen, por nuk do të lejohet…

Autoritetet shtetërore kanë marrë vendimin që duke nisur nga java e ardhshme në Spanjë të hapen klubet e natës dhe diskot, por nuk do të lejohet kërcimi. Për shkak të rregullave të distancimit social, nisur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë vendosi që hapësira që në këto klube përdorej për të kërcyer, tani do të përdoret për të vendosur tavolina për t’u ulur klientët.

Gjithashtu, vetëm 1/3 e kapaciteteve të klube do të përdoret, por autoritetet u kanë dhënë leje klubeve apo diskove që të përdorin edhe verandat.

Ky rregull i ri ka sjellë reagime nga pronarët e klubeve të natës dhe diskove të cilët nga njëra anë prisnin hapjen, porse nuk e mendonin që nuk do të lejohej vallëzimi, një nga aktivitetet më të preferuara të klientëve.

COVID-19/ 14 RASTE TË REJA, SHKON NË 1246 NUMRI I TË PREKURVE NË VEND

Ka shkuar në 1246 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 14 raste pozitive.Të shpërndara: 10 në Tiranë, 2 në Shkodër, 1 në Krujë dhe 1 në Durrës.”Në vendin tonë janë 274 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit vazhdon të ketë 1 person pozitiv Covid-19.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 311.

Dr. Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.Në 24 orët e fundit janë kryer 193 testime nga të cilat janë konfirmuar 14 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, 1 në Krujë, 1 në Durrës.Rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare te rasteve pozitive dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë, me shenja klinike të Covid19.Vijon të ketë shtrime të reja dhe rritje te rasteve në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 30 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre jane të intubuar.Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar në 938 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 274 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1246 raste.Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2035 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 %.Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin dhe ruajtjen e higjienës vetjake.Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (7 Qershor 2020)

Testime totale 18290
Testime molekulare 16250
Testime serologjike 2035
Raste pozitive 1246
Raste të shëruara 938
Raste Aktive 274
Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 187
Krujë 24
Shkodër 19
Kamëz 14
Durrës 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1