Dita e veçantë 21 qershor,sot ndodh solstici i verës, nesër pritet dita më e gjatë e vitit

Mirësevjen stina e verës! Sot në orën 23:44 minuta Europa do të mirëpresë sezonin më të nxehtë të vitit dhe ditën më të gjatë, e cila do të zgjasë 15 orë e 15 minuta.Kështu, në 21 Qershor dielli do të lindë në 5:36 minuta e do të perëndojë në orën 20:51 minuta.Solstici shënon fillimin e stinës verore në hemisferën tonë, dhe nuk është një ditë, por është një moment i caktuar që këtë vit do të verifikohet në orën 23:43 minuta të 20 Qershorit.

Mirëseardhjen Verës këtë 21 Qershor ia jep edhe Dielli në mënyrë të veçantë, pasi në orët e pasdites do të ndodhë një eklips unazor.

Në çdo rast, fjala solstic rrjedh nga latinishtja, solstitiumi, bashkimi i fjalës “diell” dhe “sistere”, “ndalesë”, dhe i referohet faktit se në 21 qershor dielli shfaqet shumë lart në qiell dhe jep maksimumin e rrezatimit të tij.

Fenomeni mund të dallohet mirë në Azi, shpjegojnë astronomët, por mund të dallohet edhe në pjesën mesdhetare ku ndodhet vendi ynë dhe Italia jugore, nga ora 07:00 deri në orën 08:00 të mengjesit, në varësi të zonës vëzhguese.

Bylis 1-0 Skënderbeu ,humbje ne minutat shtese

Bylisi dhe Skënderbeu luajnë në orën 17:00 sfidën e javës së 30-ë. Korçarët duan të sigurojnë zonën e Europe, kurse ballshiotët t’i largohen njëherë e mirë zonës “play-out”.Një rezultat jo i mire vjen nga Ballshi atje ku takimi mes Bylisit dhe Skënderbeut është vendosur vetëm në minutën e fundit të shtesës. Fitore e ardhur pikërisht nga këmbët e portierit Isli Hidi, që nuk do të gabonte nga 11-metrat, pas penalltisë së fituar nga ana e Pecit. Një fitore që ndihmon Bylisin t’i largohet prej 4 pikësh Vllaznisë, ndërsa korçarët marrin humbjen e parë në kampionat pas 9 ndeshjeve.

Në këtë sfidë, trajneri i Skënderbeut Ilir Daja nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin Bruno Dita, i cili është pezulluar për shkak kartonësh si dhe mbrojtësin Artim Pollozhanin. Ne vend të lojtarit kryeqytetas aktivizohet Uendi Mara. Rikthehet Bajram Jashanica, i cili do t’i duhet të sakrifikojë për skuadrën.

93’ Mundësi e artë shënimi për Bylisin të cilët fitojnë 11-metërsh, pas një ndërhyrje të gabuar të Jashanicës ndaj Pecit.

85’ Minuta të qeta në Ballsh në këto momente, me skuadrat që kërkojnë të përfitojnë nga ndonjë gabim i kundërshtarit për të shënuar.

73’ Ilir Daja kërkon golin nga të tijtë, largon nga fusha e lojës Asion Dajën për të aktivizuar sulmuesin Mensah.

61’ Pranë golit Skënderbeu me Devi Bregun, i cili pas disa kombinimeve të bukura, merr një top perfekt nga Meksi por nuk ia del ta dërgoj në rrjetë topin.

53’ Pranë golit Skënderbeu me Jashanicën, që gjuan fort një top të mbetur në zonë, por shkon jashtë.

45′ Startton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë!

34’ Aksion i rrezikshëm për Skënderbeun, por Ndephe ndalon topin me dorë afër zonës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

25’ Pranë golit Bylisi me Moconen, i cili merr një krosim perfekt nga Bajramaj dhe gjuan topin me kokë, por topi shkon jashtë portës.

15’ Shpërthen Meksin në krahun e djathtë dhe futet bukur në zonë, kep një top për Krasniqin, por ky i fundit bllokohet nga kundërshtarët.

13’ Më kërkues Skënderbeu në këto minuta të para, ekipi i Dajës provon të kërcënojë portën e Hidit, por mbrojtësit e Bylisit tregohen të kujdesshëm.Skuadra e Dajës që qarkullon topin pa pushim dhe tenton të gjejë hapësira, por pa sukses deri tani.

1′ Starton sfida, skuadrat në kërkim të fitores.

FORMACIONET ZYRTARE:

Bylisi: Hidi, Ntephe, Shkalla, Goxhaj, Ndreca, Janku, Ujka, Murataj, Hadroj, Mocone, Bajramaj. Trajner: Veljko Dovedan.

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Jashanica, Pëllumbi, Imami, Daja, Elezi, Mara, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.

Pogradec/Mbyllet konsultorja e fëmijëve, 1 mjek dhe 2 infermierë dolën me kovid -19

Për më shumë se 3 muaj Pogradeci i rezistoi virusit por nga nje zone teresisht e paster, jane zbuluar 3 personat e pare te infektuar.Mesohet se sot është mbyllur konsultorja e fëmijëve ne Pogradec, nderkohe qe janë izoluar edhe 8 punonjës të tjerë të saj. Nga burimet mesohet se 1 mjek dhe 2 infermiere kanë rezultuar pozitivë, ndërsa pjesa tjeter e personelit ka dale negativ ne testin per koronavirusin.

Por, sipas protokollit do te jene ne izolim per 14 dite. Paralelisht po behet hetimi epidemiologjik per evidentimin dhe testimin e gjithe kontakteve qe ata kane pasur.

Nderkohe qe ne ambientet e konsultores eshte bere edhe dezinfektimi .

Makina’ e turizmit /Si e ndryshoi pandemia Santorinin, ishullin më të vizituar në Greqi’

Santorini është ishulli më i vizituar në Greqi, që mirëpret deri në dy milionë turistë në vit, dhe një nga dhjetë ishujt më të vizituar në botë. Kur dielli i mbrëmjes fillon të zhyten pas buzës së vullkanit të zhdukur, nga i cili ishulli bën pjesë, ai është një nga mundësitë e fotografive më romantike dhe më të bukura në planet.Ishulli do të mirëpresë vizitorët ndërkombëtarë me aeroplan edhe një herë nga 1 korriku, por paralajmërimet për koronavirus nënkuptojnë se numri i tyre do të jetë shumë më pak se më parë.Dhe ndërsa kjo do të thotë një kohë brutale përpara për disa biznese, të tjerët në ishull po shijojnë perspektivën e një epoke të re,në të cilën bukuria e Santorini mund të lulëzojë pa u shndërruar në një “makinë që sjell para”.

 

Goditja

Ndikimi i Covid-19 ka qenë padyshim dramatik për një vend që e mbështet 90% të ekonomisë te turizmi. Gjatë izolimit të detyruar, u lejuan në Santorini vetëm banorët. Vizitorët nga vendet e tjera duhet të ktheheshin në shtëpi dhe nuk u lejuan turistët e huaj. Për fat të mirë, Covid-19 nuk solli pasoja të rënda në njerëz në ishull. Këtë vit, Santorini pret 15% të vizitorëve në krahasim me vitet e kaluara.

Qetësi, mungesë turmash

Mungesa e vizitorëve u shfrytëzua për të përfunduar disa projekte, si për shembull terminali i ri i aeroportit dhe rrugë që lidhin zona të rëndësishme me njëra-tjetrën. Restorantet, hotelet, tavernat etj., janë me më pak njerëz. Banorët dhe bizneset thonë se kushdo që do të vizitojë Santorinin këtë vit do të shijojë një vend të qetë, pa turma njerëzish.

Kohë e çuditshme, kohë për reflektim

Santorini – një nga destinacionet më të bukura në botë – ka funksionuar si “makineri parash” për dekada me radhë. Banorët dhe autoritetet janë të bindura se do të vijnë sërish ditët kur Santorini të jetë i mbushur plot e përplot me njerëz, por kjo periudhë do të shërbejë për të krijuar një qasje tjetër ndaj ishullit dhe mjedisit në tërësi. Pavarësisht mungesës së parave, jo gjithnjë mungesa e vizitorëve përkthehet në katastrofë.

Muaj mjalti?

Shumica e hoteleve dhe apartamenteve në Santorini janë në formën e shtëpive të vogla private, me ballkone me diell dhe pishinë ose jacuzzi. Mëngjesi shërbehet në dhomë, jo nëpër salla ngrënieje. Santorini mund të kthehet në destinacionin e preferuar për të sapomartuarit.

Burimi: CNN

Tirana infekton Pogradecin, dalin pozitive 3 punonjëse të Konsultorit të Fëmijës

Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 53 raste të reja me koronavirus.Të shpërndara: 26 ne Tirane, 6 ne Shkoder, 5 ne Kruje, 4 ne Vlore, nga 3 ne Fier dhe Pogradec, nga 2 ne Kukes dhe Leshe, 1 rast ne Durres dhe 1 ne Permet.

ISHP njoftoi sot për 3 raste per here te pare me koronavirus në Pogradec.

Gjatë ditës së djeshme në këtë qytet janë bërë 7 tamponë, 3 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë. Mësohet se të trej rastet janë punonjëse të Konsultores së Fëmijës në qytet.Nga hetimi epidemiologjik, ISHP ka arritur në përfundimin se virusi në Pogradec shkoi nga Tirana pasi njëra nga gratë e infektuara ka takuar vajzën që kishte shkuar atje nga kryeqyteti.Ndërkohë, vijon marrja e tamponëve për familjarët e të infektuarve me qëllim nxjerrjen e hartës së plotë të të infektuarve në këtë qytet.

COVID-19/53 TE PREKUR NE VEND ,TRE RASTE TE REJA NE POGRADEC

Ka shkuar në 1891 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 53 raste të reja me koronavirus.Të shpërndara: 26 ne Tirane, 6 ne Shkoder, 5 ne Kruje, 4 ne Vlore, nga 3 ne Fier dhe Pogradec, nga 2 ne Kukes dhe Leshe, 1 rast ne Durres dhe 1 ne Permet.Në vendin tonë janë 722 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 13 persona pozitiv me Covid-19.Ndërkohe sot ka pasur 3 raste te reja ne Pogradec pas testeve te kryera.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 348 (Dje ishin 340).

DEKLARATA E PLOTË

COVID19/ 53 raste të reja, një humbje jete në 24 orët e fundit.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me shenja të lehta apo asimptomatikë të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vëtëizoluar. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Që në fillim të këtij komunikimi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo qytetari, të tregojë kujdes të shtuar në çdo ambient, në ambientet e punës apo ku ofrohen shërbime, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangien e kontakteve dhe vendosjen e maskave kur nuk është e mundur të ruhet distanca.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo biznesi apo sipërmarrje të bashkëpunojë në kufizimin e përhapjes së Covid19, duke respektuar protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Ju njohim më të dhënat e 24 orëve të fundit dhe situatën epidemiologjike në vend.
Në 24 orët e fundit një 70 vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë mjekimin intensiv dhe përkujdesin e mjekëve. 70 vjeçarja e prekur nga Covid19, vuante nga një formë e rëndë e leukozës. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerës.
Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor, duke përfshirë dhe moshat e reja 30-40 vjeç.

Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 63 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 jane te intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 320 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 53 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.
Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar në 1126 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 26 të prekur në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 raste në Fier dhe Pogradec, nga 2 raste në Kukës dhe Lezhë, nga 1 rast në Durrës dhe Përmet.
Në vendin tonë janë aktualisht 722 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me shenja të lehta apo asimptomatikë të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vëtëizoluar deri në shërimin e tyre të plotë.

Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ministria e Shëndetësisë po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Shtetit për të mos lejuar thyerjen e karantines.
E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku ambienti është i mbyllur.
Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.
Nëse keni shenja klinike, nëse dyshoni se jeni i prekur me Covid19, qendroni te izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127.

COVID-19 – Statistika (20 Qershor 2020)
Testime totale 23126
Raste pozitive 1891
Raste të shëruara 1126
Raste Aktive 722
Humbje jete 43 (Qarku Tiranë 23, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 336
Durrës 143
Shkodër 116
Vlorë 49
Fier 31
Lezhë 14
Korçë 13
Elbasan 10
Kukës 7
Gjirokastër 2
Berat 1