Mjeku i njohur, Petrit Vargu, ka reaguar ashpër në lidhje me faktin që qeveria po ua lë fajin qytetarëve për përhapjen e Covid-19 në vend, ku ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja.Përmes një postimi në “Facebook”, Vargu thekson se fajtore për rritjen e infeksioneve të reja është Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë, e cila sipas tij është burim infeksioni, që menaxhohet totalisht nga qeveria.
Reagimi i plotë:
I vetmi vend i botes, ku sipas pushtetit, fajin per perhapjen Covid e ka populli. Megjithate faktet jane kokeforta. Burimet e infeksionit nuk jane supermerkatat apo plazhet, por QSUT-ja qe menaxhohet totalisht nga qeveria. Boll me keto farsa, o e vetmja ministri shendetesie ne bote qe nuk keni bere nje autopsi! Mos valle dhe per kete gje ua ka fajin populli? Kur paturpesia, bashkohet me mashtrimin, nuk mund te quhet dot profesionalizem, sado te pompohet me propagande.
Qyteti i Pogradecit është gati për të mirëpritur pushuesit. Këtë të diele përmes një takimi me operatorët e biznesit u diskutua mbi mënyrën se si do të jepet shërbimi këtë vit,në një nga sektorët më të prekur .Turizmi ka nevojë të aktivizohet dhe te këtë bashkëbisedim me hotelierët dhe operatorët turistikë për të pasur një sezon të mbarë.
Ajo se çfarë duhet të bëjë biznesi është pikërisht ofrimi i ofertave dhe paketave pozitive,në mënyrë qe te nxiten operatorët dhe hoteleritë të përgatisin sa më shpejt oferta të përbashkëta për t’i promovuar.
Njëkohësisht si pjesë e këtij sheshi ishin edhe 10 stola të personalizuar me pjesë nga lirikat e Lasgush Poradecit dhe tregimet e Mitrush Kutelit dhe në qendër të këtij sheshi një shatërvan në formë libri me thënie të dy korifejve.
Këtë vit Pogradeci ka zgjedhur që të jetë më i prekshëm për qytetarët jo vetëm me ndryshimet e bëra por edhe plazhet publike, pastërtia, sportet ujore si stand up paddle apo shumë aktivitete që do të shoqërojnë sezonin turistik.Pogradeci e nis stinën e ngrohtë me miq vendas e të huaj.
Ka shkuar në 1962 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 71 raste të reja me koronavirus.Të shpërndara: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës.Në vendin tonë janë 784 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 17 persona pozitiv me Covid-19,ku sot ka pasur 4 raste te reja ne Pogradec duke e çuar ne 7 numrin total e personave te prekur ne kete qytet.Mësohet se rastet e reja janë të gjithë persona kontakti të rasteve të para.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 367 (Dje ishin 348).
Dr.Genta Qirjakonga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca. Cdo biznes duhet të zbatojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve.Ju njohim më të dhënat e 24 orëve të fundit dhe situatën epidemiologjike në vend. Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19.
Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 78 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.Në 24 orët e fundit një humbje jete është shënuar në spitalin infektiv. Një 62 vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar, nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës. Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 784 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve për të ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, për të ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku nuk respektohet dot distanca. Qytetarët të konfirmuar pozitivë me shenja të lehta apo pa shenja si dhe ata që janë të dyshuar dhe janë në pritje te përgjigjies, të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vëtëizoluar. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit. Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet me qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë nepermjet telefonit me mjekun e familjes për barnat me rimbursim. Me linjën e gjelbër 0800 40 40 mund të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëse keni shenja klinike, nëse dyshoni se jeni i prekur me Covid19, eshte e rendesishme te qendroni te izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127.
COVID-19 – Statistika (21 Qershor 2020) Testime totale 23453 Raste pozitive 1962 Raste të shëruara 1134 Raste Aktive 784 Humbje jete 44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 361 Durrës 151 Shkodër 127 Vlorë 54 Fier 37 Korçë 17 Lezhë 16 Elbasan 10 Kukës 8 Gjirokastër 2 Berat 1