Qyteti i Pogradecit është gati për të mirëpritur pushuesit. Këtë të diele përmes një takimi me operatorët e biznesit u diskutua mbi mënyrën se si do të jepet shërbimi këtë vit,në një nga sektorët më të prekur .Turizmi ka nevojë të aktivizohet dhe te këtë bashkëbisedim me hotelierët dhe operatorët turistikë për të pasur një sezon të mbarë.

Ajo se çfarë duhet të bëjë biznesi është pikërisht ofrimi i ofertave dhe paketave pozitive,në mënyrë qe te nxiten operatorët dhe hoteleritë të përgatisin sa më shpejt oferta të përbashkëta për t’i promovuar.
Njëkohësisht si pjesë e këtij sheshi ishin edhe 10 stola të personalizuar me pjesë nga lirikat e Lasgush Poradecit dhe tregimet e Mitrush Kutelit dhe në qendër të këtij sheshi një shatërvan në formë libri me thënie të dy korifejve.
Këtë vit Pogradeci ka zgjedhur që të jetë më i prekshëm për qytetarët jo vetëm me ndryshimet e bëra por edhe plazhet publike, pastërtia, sportet ujore si stand up paddle apo shumë aktivitete që do të shoqërojnë sezonin turistik.Pogradeci e nis stinën e ngrohtë me miq vendas e të huaj.
