Skenderbeu 1- 0 Tirana.Min e 40 korcaret ne epersi ndaj bardhebluve.

Ne rradhet e Korcareve,tekniku Ilir Daja ka vendosur që Dejvi Bregu ta nisë takimin nga stoli. Po kështu dhe kapiteni Bajram Jashanica është vendosur në stol.Skenderbeu edhe pse me mungesa po zhvillon nje loje ne rritem ,duke qene impulsiv ne sulm duke kerkuar ta thelloje epersine.

LIVE: SKËNDERBEU – TIRANA 1-0

22′ Rast i artë për Skënderbeun me Mensah, i cili i vetëm në zonë pas asistit të Dajës, ka goditur keq, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

15′ Pranë golit të barazimit Tirana me Idi Bathën, mesfushori bardheblu nuk arrin dot topin e pasuar nga Kobinah, shumë pranë vijës fatale.

9′ GOOOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Zhbllokohet sfida, sulmuesi Mensah kalon në avantazh korçarët duke realizuar një gol mjaft të bukur nga me kokë pas harkimit nga këndi nga ana e Marës.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Koliçi, Rendi, Imami, Dita, Pëllumbi, Mara, Daja, Elezi, Krasniqi, Mensah, Gripshi. Trajner: Ilir Daja.

TIRANA: Lika, Ismajlgeci, Muça, Vangjeli, Doka, Batha, Çelhaka, Kale, Torasa, Kobina, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo.

Skënderbeu-Tirana/ Daja mban Bregun si “as nën mëngë”

Janë publikuar formacionet për ndeshjen përmbyllëse të javës së 31-ë të Kategorisë Superiore Skënderbeu-Tirana, e cila do të luhet në orën 20:00.Në radhët e korçarëve, tekniku Ilir Daja ka vendosur që Dejvi Bregu ta nisë takimin nga stoli. Po kështu dhe kapiteni Bajram Jashanica është vendosur në stol.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Koliçi, Rendi, Imami, Dita, Pëllumbi, Mara, Daja, Elezi, Krasniqi, Mensah, Gripshi. Trajner: Ilir Daja.

TIRANA: Lika, Ismajlgeci, Muça, Vangjeli, Doka, Batha, Çelhaka, Kale, Torasa, Kobina, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo.

Lajm i keq, BE hap kufijtë më 1 korrik, por Shqipëria ‘mbetet’ jashtë

Prestigjiozja franceze Le Monde ka zbardhur propozimin në Bruksel mbi të cilin është rënë dakord mbrëmjen e së premtes lidhur me hapjen e kufijve më 1 korrik .BE do të hapë kufijtë vetëm me 14 vende të botës duke përfshirë vetëm vende të cilat kanë shkallë infektimi shumë të ulët.

Australia, Kanada, Koreja e Jugut, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Tajlanda, Uruguaji, tre shtetet e Magres (Algjeria, Maroku, Tunizia) ), dy shtete të Ballkanit (Mali i Zi, Serbia) dhe Gjeorgjia janë vendet të cilat do të hapë kufijtë BE.

Bie në sy se në këtë listë nuk është Shqipëria, që do të thotë se BE nuk do të hapë kufijtë me Shqipërinë por vetëm me dy vendet ballkanike të sipërpërmendura. Jashtë mbetet edhe SHBA, Rusia apo Turqia me Arabinë Saudite. Por për këto të fundit do të ketë një rivlerësim të mëtejshëm.

Hapja e kufijve: Ç’do të ndodhë me Shqipërinë?

Bashkimi Europian i cili më herët njoftoi se do të hapë kufijtë edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka dyshime në lidhje me Shqipërinë! Ekziston mundësia që kufijtë të mos hapen për vendin tonë, për shkak të numrit të lartë të rasteve pozitive, regjistruar në javët e fundit.Për BE-në kriteri kryesor për heqjen e kufizimeve për hyrjen në kufirin e jashtëm të Bashkimit Europian është numri i rasteve të infektimit me COVID-19.

Sipas kriterit të tyre, vendet që do të lejohen të jenë të lirë për të udhëtuar, duhet të kenë 16 ose më pak raste pozitivë në 100,000 banorë për dy javët e fundit.

Gjithsesi, nuk është marrë ende një vendim zyrtar në lidhje me Shqipërinë dhe vendet e tjera ku situata e Covid-19 është përkeqësuar. Ky vendim pritet të merret ditën e hënë ose të martën.Nëse ky kriter do të hynte në fuqi sot, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina do të penalizoheshin.

Burimi:Abc News

COVID-19/72 TE PREKUR NE VEND ,1 RAST NE KORÇË

Ka shkuar në 2402 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 72 raste të reja me koronavirus.Të shpërndara: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.Në vendin tonë janë 963 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 26 persona pozitiv me Covid-19 .Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 453.

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë raste të reja por edhe shtrime të reja në spital apo pacientë që kanë nevojë për terapi intensive.U drejtohemi me një lutje gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë, të vendoset detyrimisht maska në shërbim, edhe nga çdo qytetar kur është e pamundur ruajtja e distancës fizike, si e vetmja mënyrë për kufizimin e përhapjes së infeksionit.

Një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me Covid19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 374 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 72 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.Në vendin tonë aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Të nderuar qytetarë, rastet ditore do të vazhdojnë të shfaqen në ndërmarrje biznesi, institucione, nëse ju nuk zbatoni rregullat e vendosura.

E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke vendosur maskën kur nuk ruani dot distancën, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njërëzve tuaj të dashur.Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur.Telefononi nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

COVID-19 – Statistika (28 Qershor 2020)
Testime totale 26292
Raste pozitive 2402
Raste të shëruara 1384
Raste Aktive 963
Humbje jete 55 (Qarku Tiranë 31, Durrës 9, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 6, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 371
Durrës 181
Shkodër 162
Vlorë 103
Fier 48
Lezhë 33
Korçë 26
Kukës 15
Elbasan 12
Gjirokastër 7
Berat 5

Tre aksione kundër emigracionit të paligjshëm, pranga për 5 persona, kapen edhe 17 emigrantë

Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Korçës për trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe vende të tjera të treta.Gjatë operacionit të koduar “Perimetri”, janë bllokuar 17 emigrantë të paligjshëm, të cilët do të transportoheshin kundrejt fitimit në drejtim të kufirit me Malin e Zi, me qëllim destinacionin final një nga vendet e BE-së.

NJOFTIMI NGA POLICIA:

Plan masash mes Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin për parandalimin, evidenitimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.Si rezultat i bashkëpunimit, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve mes DVP Korçë dhe Policisë Kufitare, gjatë 24 orëve të fundit parandalohen dhe goditen edhe tre raste të tjera të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Gjatë operacionit policor të koduar “Perimetri”, të zhvilluar nga DVP Korçë dhe Policia Kufitare, u vunë në pranga 5 persona, 1 u shpall në kërkim dhe 1 tjetër u procedua në gjendje të lirë.Bllokohen gjatë operacionit, 17 shtetas nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek dhe po transportoheshin kundrejt fitimit në drejtim të kufirit me Malin e Zi, me qëllim destinacionin final një nga vendet e BE-së.

Rasti i parë është evdientuar dhe goditur në Devoll, ku shërbimet e policisë vunë në pranga shtetasit E. K., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe R. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, Devoll, si edhe u shpall në kërkim I. T., 28 vjeç, banues në fshatin Vishoticë, Devoll. Nga hetimet e kryera rezulton se tre shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, i kishin premtuar kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në drejtim të Greqisë kundrejt shpërblimit prej 300 euro, një 32-vjeçari, i cili u kap nga shërbimet e policisë kufitare dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Rasti i dytë është evidentuar dhe goditur në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, ku shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. T., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi tek vendi i quajtur “Enkelana” në Pogradec, ky shtetas, u kap nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht, duke transportuar me mjetin tip furgon 13 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

Ndërsa gjatë orëve të natës në Maliq, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” shtetasit E.L., 30 vjeç, banues në Rrëshen dhe K.K., 20 vjeç, banues në Fushë- Krujë, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë duke transportuar me automjet katër shtetas palestinezë, kundrejt fitimit.

Këta shtetas në momentin e ndërhyrjes së policisë, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe kanë tentuar të largohen, por janë vënë pranga.Po gjatë javës së fundit, është goditur edhe një tjetër rast ku në Pogradec është vënë në pranga shtetasi I. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap duke transportuar 11 shtetas nga vendet e treta.Kontrolli masiv i territorit do vijojë me qëllim evidentimin parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.