NDËRRON JETË NGA COVID NJË NGA TË DËNUARIT E BURGUT TË DRENOVËS


Ndërron jetë një nga të dënuarit në burgun e Drenovës, i infektuar me Covid-19.Ai ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.Ndërkohë që numri i të infektuarve në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës shkoi në 10. Vetëm dy ditë më parë janë dërguar 27 tamponë nga ky institucion, dhe 2 persona kanë rezultuar pozitivë ndaj covid-19.Numri më i madh i të infektuarve në burgun e Drenovës janë të moshave mbi 55 vjeç.Dy të burgosur nga IEVP Drenovë janë në Spitalin e Burgut në QSUT.

Ndërsa Burgu i Shënkollit në Lezhë kthehet në spital për të dënuarit me COVID-19, 7 të dënuar nga burgu i Drenovës janë dërguar sot në IEVP-në e Shënkollit

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: