Historike në sport/ Shqipëria dhe Kosova krijojnë ligën e përbashkët

Kosova dhe Shqipëria hedhin hapin e parë serioz të bashkëpunimit në sport. Të dy shtetet do të krijojnë ligën e përbashkët të basketbollit. Marrëveshja përfundimtare do të firmoset ditën e enjte në orën 19:00.Federata e Basketbollit të Kosovës jep lajmin për arritjen e madhe dhe shton se do të zbulohet gjithashtu dhe logoja e kompeticionit.

Njoftimi i FBK-së:


“Të enjten, më 10 shtator, ora 19:00 në Tiranë do të nënshkruhet marrëveshja historike ndërmjet Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB) dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për themelimin e Ligës së basketbollit, mes dy shteteve, që do të quhet “Liga UNIKE”.Në Ligën Unike do të marrin pjesë tetë skuadra, katër më të mirat nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.