151 TË PREKUR NE VEND,16 RASTE TE REJA NE KORÇË

Ka shkuar në 10704 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 852 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 151 raste pozitive,te shperndara:39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 raste në Korçë, 14 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, 8 raste në Gramsh, 6 raste në Elbasan, nga 5 raste në Krujë, Mirëditë, 4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër, 2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë,1 rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë, Patos.Në vendin tonë janë 4098 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 158 persona pozitiv me Covid-19 ndersa sot ka pasur 16 raste te reja në Korce ,2 raste ne Devoll dhe 2 ne Kolonjë.Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se betejën me këtë virus e ka humbur një qytetare 61 vjeçe nga Korça.

Instituti i Shëndetit Publik, Dr. Rovena Daja


Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend të përhapjes së infeksionit SARS-COV2, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që në hyrje të këtij komunikimi ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e ketij infeksioni të rrezikshëm:Ruani distancimin social;Mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distance;Kujdesuni për higjenën e duarve dhe atë respiratore;Dezifektoni objeketet që prekni, ajrosni ambientet, shmangni grumbullimet, të gjitha këto janë masa të rëndësishme që ju mbrojnë nga COVID-19.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID-19 në Shqipëri:

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 852 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 151 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 45 qytetarë.Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 raste në Korçë, 14 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, 8 raste në Gramsh, 6 raste në Elbasan, nga 5 raste në Krujë, Mirëditë, 4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër, 2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë,1 rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë, Patos.Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Një qytetarë 61 vjeçare nga Korça nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve.Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë për pyetjet që keni për COVID-19.

COVID-19 – Statistika (9 Shtator 2020)

  • Testime totale                   70410
  • Raste pozitive                   10704
  • Raste të shëruara               6284
  • Raste Aktive                     4098

Humbje jete 322 (Qarku Tiranë 154, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 2148
  • Durrës 483
  • Shkodër 334
  • Lezhë 232
  • Elbasan 184
  • Korçë 158
  • Fier 146
  • Vlorë 138
  • Kukës 130
  • Berat 77
  • Gjirokastër 37
  • Dibër 31

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.