Emigrantët me Covid i vënë zjarrin kampit më të madh të refugjatëve në Greqi

Një zjarr shpërtheu në kampin e refugjatëve në Moria të ishullit Lesbos në Greqi.Rreth 25 zjarrfikës luftuan me flakët, ndërkohë që emigrantët u evakuuan. Disa persona mbetën të lënduar për shkak të tymit të madh.Kampi më i madh i emigrantëve në Greqi është shkatërruar tërësisht nga ky zjarr masiv, që besohet se është nisur rreth orës 2.00 të mëngjesit ,nga azilantë me koronavirus që refuzonin izolimin bashkë me familjet.Zhvillimi vjen pasi raste të koronavirusit u zbuluan fillimisht javën e kaluar që tashmë kishin arritur në 35.

Kampi i refugjatëve Moria shtrihet në verilindje të kryeqytetit të Lesbos. Fillimisht ai u ndërtua për 2 mijë njerëz, por deri atëherë është mbushur plot dhe ka kaluar kapacitetet. 4 herë më shumë se numri që mund të mbajë zyrtarisht.Organizatat humanitare ndërkombëtare tërheqin vëmendjen për mbipopullimin dhe kushtet çnjerëzore në kamp, duke thënë se mbajtja e distancës sociale dhe kushteve higjienike nuk mund të sigurohen atje.


Mediat greke raportonin se stafi i kampit po zhvendoste të infektuarit në izolim bashkë me familjet e tyre, para nisjes së përplasjeve që me sa duket shkaktuan zjarrin.

Gjendja e emergjencës është shpallur në Lesbos mes frikave se rreth 12,000 emigrantë që jetonin në kamp mund të përhapin sëmundjen duke u larguar drejt fshatrave fqinje.Zëdhënësi qeveritar Stelios Petsas paralajëmroi se autoritetet të bëjnë të gjitha përpjekjet për të gjurmuar e izoluar dhjetra të konfirmuar me koronavirus.”Ka të paktën 35 raste pozitive që duhet të izolohen, për të parandaluar përhapjen te popullata vendase”, tha Petsas për rrjetin lokal TV ERT.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.