Infektimi me Covid-19, flet nga spitali ish-kryeministri Berlusconi: Një ferr i vërtetë!

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka folur nga spitali San Raffaele në Milano ku qëndron i shtruar që prej 3 shtatorit për shkak të një përkeqësimi si pasojë e infektimit me Covid-19.Burimet e Corriere.it bëjnë me dije se gjatë një bisede me senatorët e partisë së tij, Berlusconi tregoi edhe gjendjen e tij shëndetësore dhe si e kishte përjetuar virusin, të cilin e quajti një ferr të vërtetë.

Silvio Berlusconi :


“Unë po luftoj për ta kaluar këtë sëmundje, e cila është një ferr i vërtetë, është tmerrësisht e shëmtuar. Nga mijëra pacientë të ekzaminuar në San Raffaele, unë jam i pesti për nga ngarkesa virale. Bëra më të mirën time dhe shpresoj shumë që të mund të shërohem.”-është shprehur ai.

Gjithashtu, mjeku i ish-kryeministrit Luigi Giancrigillo, deklaroi se shëndeti i tij po përmirësohej.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.