Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një takim në Korçë me drejtuesit vendorë të Policisë së Shtetit, ku në fokus kanë qenë çështjet e sigurisë dhe problematikat e rendit në juglindje.
Gjatë takimit është diskutuar veçanërisht për sigurinë në shkolla, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, si dhe për masat që duhet të merren për garantimin e rendit dhe sigurisë së nxënësve.
Në fokus kanë qenë gjithashtu problematikat e rendit dhe sigurisë në qarkun e Korçës, si dhe forcimi i bashkëpunimit të strukturave vendore të Policisë për parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit.
Vizita e drejtuesit të lartë të Policisë në Korçë vjen në një periudhë kur strukturat vendore po përgatiten për rritjen e masave të sigurisë me nisjen e vitit të ri shkollor.
