TIRANA fiton derbin me Partizanin dhe merr kryesimin

Tirana mposht Partizanin me rezultatin minimal 1-0 në derbi. Sfida u vendos nga një gol I shënuar nga Vesel Limaj në pjesën e parë me penallti. Sfida nisi “zjarr” që në minutat e para, por ekipet nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Gol i ndeshjes do të vinte në fundin e pjesës së parë dhe pas një vendimi me VAR. Belica pengon brenda zonës Tolin, gjyqtari vijon lojën, por më pas thirret në VAR dhe pas rishikimit vendos të akordoi penallti. Nga 11-metrat, Vesel Limaj nuk gabon dhe e dërgon topin në rrjetë duke I dhënë avantazhin bardhebluve. Në pjesën e dytë, Partizanit hidhet i gjithë përpara për të gjetur golin e barazimit, por Tirana mbrohet mirë deri në fund duke marrë kështu 3 pikë me vlera, ndërsa fundos akoma më shumë Partizanin që nuk ka marrë ende fitoren e parë. Me këtë fitore, Tirana merr kryesimin me 14 pikë, ndërsa Partizani në vendin e 8-të me 4 pikë.

Java e 6-të e Abissnet Superiore

Formacionet zyrtare:

Tirana (4-3-3): Bekaj; Ismailgeci, Hoxhallari, Behiratce, Toshevski, Najdovski, Toli, Limaj; Totre, Seferi, Ngo’o.

Partizani (3-5-2): Hoxhaj; Sota, Belica, Saliou; A. Marku, Rrapaj, Murataj, Mala, Musta; Stenio Junior, Filipovic.

Gjyqtar: Eldorjan Hamiti / VAR: Kridens Meta

Nënkalimet, Erion Braçe bën batuta: “Unë futem, Bashës i prishen flokët, Ramës i hiqet koka” (VIDEO)

Në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, ish-zv/kryeministri dhe deputeti i PS-së Erion Braçe foli për nënkalimet, ku batutat nuk i kurseu. Braçe ngriti shqetësimin e dy rrugëve në Lushnje që lidhin shumë fshatra në zonë me njëra tjetrën.Braçe tregoi me foto se si mbikalimet janë lënë përgjysmë dhe kërkoi nga ministrja të dinte se a kanë qenë ato të përfshira në projekt apo jo dhe pas kësaj qeveria ti japë zgjidhje situatës.

Brace tha :

“Këtu? Në ajër….As nuk hipën dot dhe as nuk zbret dot. Urdhëroni dhe një tjetër. Mbikalim tjetër ky. Edhe një mbikalim tjetër, edhe një tjetër? Edhe një mbikalim tjetër, ky është i njëjti. Ndërkohë që ky këtu është nënkalim. Jam i bindur që kryetarit të Opozitës i prishin flokët, kryetarit të Qeverisë i heqin kokën”.


Mosha dhe vitet për të janë thjesht numra/ Luljeta Bozo nuk dorëzohet, shkon me bastun në seancë, ministrja e pret në oborrin e Kuvendit !

Deputetja e PS Luljeta Bozo ka marrë pjesë sot në seancën e radhës plenare. Edhe pse 79 vjeçe, ajo nuk dorëzohet dhe ka vendosur të qëndrojë bashkë me kolegët e tjerë. Sot, ajo është fotografuar në oborrin e Kuvendit duke u mbështetur në një bastun. Mosha dhe vitet për të janë thjesht numra. Teksa Bozo i afrohet hyrjes së Kuvendit duke ecur me bastun, e para që e pret është ministrja e Bujqësisë Frida Krifca. Po aq “e habitur” sa ne që shohim këtë foto duket dhe ministrja, e cila me një vështrim ngulmues pret deputeten e PS të afrohet.


Tronditet Vlora/ Nipi vret me armë gjahu xhaxhanë e me pas veten…

Një krim i dyfishtë ka tronditur fshatin Mekat të Vlorës pasditen e kësaj të hëne. Një i ri ka vrarë me armë gjahu xhaxhanë me më pas veten. Shtetasi Genci Koreta, 39 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij, shtetasin Jorgji Koreta, 64 vjeç, e më pas veten. 39-vjeçari ka vrarë edhe veten me po të njëjtën armë gjahu, e cila është sekuestruar nga policia.

Njoftimi i policisë:


Vlorë/Informacion paraprak

Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Fatos Lubonja: Duhet refleksion,Basha po e kthen PD në viktimë të sistemit !”

Gjatë bisedës në studio, analisti Fatos Lubonja u ndal tek dy terma, përkatësisht replikë dhe miza nën kësulë, terma të përdorura në komunikimin e kreut të PD-së gjatë fjalimit të tij të mbajtur të shtunën. Lubonja tha se kriza në të cilën është përfshirë PD ka nevojë për refleksion. Po ashtu shtoi se kjo përplasje po kthehet në një meskine dhe të dy personazhet, Berisha dhe Basha kanë përgjegjësi.

Pyetje: Përse mendoni se Basha më në fund foli?


Lubonja tha :

Po i referohem dy termave, replikë dhe miza nën kësulë…Unë mendoj që në këtë krizë që është hapur në PD, në interes jo thjesht të PD por të gjithë shqiptarëve, ne kemi nevojë për refleksion. Refleksion për gjithë çfarë ka ndodhur që na ka sjellë në këtë pikë, PD! Unë do të rekomandoja ulje dhe reflektim të përbashkët se si kemi arritur deri këtu dhe cilat janë përgjegjësitë tona , nëse duhet të ndryshojmë apo të ikim dhe t’ja lëmë disa të tjerëve. Kjo mungon. Unë mendoj që kjo luftë e vogël bëhet meskine, pikërisht sepse kanë përgjegjësi. Pra ky është PD ka humbur sepse në thelbin e vet nuk ka punuar për shqiptarët, por për oligarkët dhe një pakicë dhe këta kanë qenë pjesë e këtij bashkëpunimi dhe ndaj kanë mizën në kësulë dhe nuk qasen dot. Unë mendoj që detyra e parë e Bashës nuk është të thotë, “Unë s’të lejoj”! Por mund të thuash ne nuk të lejojmë… dhe lind pyetja kush jemi ne që nuk të lejojmë? Pra dhe këtu nis problemi… Jemi në një situatë që në vend që të sqarojnë, vazhdojnë përplasjet në distancë.

Edmond Spaho:”Strukturat e partisë janë në depresion politik,vetëm Sali Berisha mund ta bënte këtë shkundje”

Edmond Spaho, deputeti i Partisë Demokratike i Korçes u shpreh në në A2 CNN se Foltorja e Sali Berishës është gjëja më e mirë që i ka ndodhur PD-së, që sipas tij, kishte nevojë për një “shkundje”. Deputeti demokrat shtoi se ka ngelur shumë i ofenduar nga fjala “llum” dhe se nuk e pranon as në nivel personal dhe as në nivel partiak.

Edmond Spaho tha :


“Kam përgjegjësitë e mia për gjendjen në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike dhe për këtë arsye nuk kam pranuar post as në Kuvend dhe as në parti. Më janë ofruar dy poste dhe i kam refuzuar. Do të jap kontributin tim si deputet i thjeshtë. Nëse unë kam bërë gabime në të shkuarën, kjo nuk do të thotë se tani nuk duhet të ngre zërin dhe të kërkoj që ai që ka humbur 4 herë radhazi, të japë dorëheqjen. Sepse nuk ka më asnjë pritshmëri dhe strukturat e PD-së e kanë humbur besimin te fitorja tashmë. Mund të them që Foltorja është gjëja më e mirë që i ka ndodhur PD-së, të paktën që nga viti 1997. E ka shkundur partinë. Strukturat e partisë janë në depresion politik. Vetëm Sali Berisha mund ta bënte këtë shkundje dhe për këtë duhet t’i jemi mirënjohës. Ai mund ta ketë nisur për interesa personale, por kjo i shërben shumë PD-së”, deklaroi Spaho.

“Aq më tepër që zoti Basha vjen pikërisht nga qeverisja e Berishës, ka pasur poste ministrash dhe ka qenë kryetar partie. Basha ta ekspozonte më parë këtë “llumin”, meqë ka qenë pjesë e tij”, theksoi Spaho.

Sa i përket thirrjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, Spaho nënvizoi: “Në statut thuhet se Kuvendin Kombëtar e thërret edhe 25% e anëtarësisë dhe 15% e saj përcaktojnë objektin e debatit dhe diskutimeve në të. Kuvendi do të mblidhet”.

Gazetari Bledian Koka: “Basha është në ditët e fundit në krye të PD-së, ‘Foltorja’ e Berishës po çliron Partinë Demokratike”

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në Edicionin e Pasdites, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko, në Syri Tv, foli për zhvillimet në PD dhe Foltoren e Sali Berishës. Koka thekson se Basha është në ditët e fundit në krye të PD-së, duke shtuar se Foltorja e Berishës do ta çlirojë Partinë Demokratike.

Basha tha se ka mbështetjen e 97 përqind të demokratëve, është si meme. Një qytetar u masakrua në Policinë e Lushnjës dhe PD nuk reagoi, e nga PD bëjnë ca denoncime pa kuptim. Foltorja do të çlirojë PD-në. Kjo se PD aktualisht është çorientuar. PD është bërë parti e fasadës, është në agoni. Nëse flasim për vettingun, në ato institucione ka vetëm njerëz të Ramës e të maxhorancës. Basha është në ditët e fundit si kryetar i PD, edhe pse po përpiqet që të mos e lëshojë kreun, do ta bëjë, sepse nuk ka rrugë tjetër”, u shpreh Koka.


Masat anti COVID/ Nga nesër Italia ‘mbyll’ kufirin me Shqipërinë, nuk ka më asnjë vizitë turistike !

Në një vendim të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë atje është mësuar se Italia ka mbyllur kufijtë me Shqipërinë për udhëtime jo esenciale. Pra, nga dita e nesërme askush nuk mund të udhëtojë më për turizëm apo për arsye që nuk janë të domosdoshme.Shqipëria nuk është më në listën D të Italisë dhe kemi kaluar në listën E, duke e bërë më të vështirë udhëtimin mes dy vendeve. Ky vendim do të jetë dhe është i vlefshëm deri në 15 dhjetor.

Njoftimi i plotë:


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se qeveria italiane ka forcuar masat kufizuese, për të përballuar situatën emergjente epidemiologjike shkaktuar nga Covid-19.
Si rrjedhojë, duke filluar nga data 26 tetor- 15 dhjetor, shtetasit nga:

  • Shqipëria
  • Maqedonia e Veriut
  • Serbia
  • Mali i Zi
  • Bosnje Hercegovina
  • Libani
  • Azerbaxhani
  • Moldavia
  • Brunei Armenia
    mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si:
    -motive pune,
    -motive shëndeti,
    -motive studimi,
    -motive urgjence,
    -persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,
    -familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,
    -personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali,
    -sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.
    Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se 120 orë do t’i nënshtrohen edhe një vetë izolimiditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik. Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:
    a) prezantimi i “Passenger Locator Form” në format dixhital ose në kopje fizike
    https://app.euplf.eu/
    b) prezantimi i testit me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit;
    c) qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form”;
    d) i nënshtrohen testit molekular ose antigjeni, në përfundim të izolimit.
    Këto masa janë të vlefshme deri më datë 15 dhjetor 2021 Arsyet për të udhëtuar janë vetëm për punë, çështje shëndetësore, urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës. Në këtë vendim të Italisë janë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtimin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Dyshohet për helmim/ Nisin hetimet për 35 qyetaret në Krujë, priten përgjigjet e analizave

Kanë nisur hetimet lidhur me helmimin e 35 personave në Krujë. Mesohet se në urgjencën e spitalit të Krujës dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 persona të cilët dyshohet se janë helmuar dhe mes tyre ka pasur edhe fëmijë. Këta persona kanë mbërritur në spital me të vjella, diarre, dhimbje barku, temperaturë dhe pesë prej tyre janë në gjendje më të rënduar dhe ndodhen të shtruar. Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë.Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve.