Më 25 tetor 1917 u çel Liceu Francez në Korçë

Më 25 tetor 1917 u çel Liceu Francez në Korçë. Liceu Francez ishte një institucion i arsimit të mesëm, i cili u çel me vendim të Qeverisë të Republikës Autonome të Korçës. Më 1921 u emërtua Liceu Kombëtar i Korçës. Funksionoi deri në vitin 1939. Në Liceun Kombëtar Francez, ishin rregjistruar 1115 studentë jo vetëm nga Korca, por edhe qytete e rethe të tjera , e madje edhe nga Kosova. Jo pak, por 350 prej këtyre liceistëve u reshtuan dhe morën pjesë në formacionet partizane për clirimin e vendit, një fakt ky që dëshmon se Liceu brumoste dhe ushqente të rinjte jo vetëm nga ana intelektuale por edhe patriotike.


E bujshme/ Italia mbyll kufijtë me Shqipërinë!

Qeveria italiane ka vendosur që të shtrëngojë masat anti-Covid-19 për udhëtarët që duan të hyjnë në territorin e vendin fqinj. Burime për mediat kanë konfirmuar se pas një konfirmimi nga ministria italiane e Shëndetësisë, Italia ka mbyllur kufijtë me vendin tonë si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19. Shqipëria renditet në listën E të vendeve me rrezikshmëri, sipas MSH. Vendimi hyn në fuqi nesër dhe do të ketë një kohëzgjatje deri më 15 Dhjetor. Mësohet se hyrja nga vendi ynë drejt Italisë dhe e personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri do të bëhet vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës.


-motive pune,

-motive shëndeti,

-motive studimi,

-motive urgjence,

-persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,

-familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,

-personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali,

-sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar. 

Ndërkohë që shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se 120 orë do t’i nënshtrohen edhe një vetë izolimi 10-ditor dhe në fund duhet të kryejnë tamponin. Rregullat e reja do të jenë në fuqi deri më datën 15 dhjetor të këtij viti.

Moti, kthesa nis të enjten/ Ja si pritet te fillojë java e re…

Jemi në kulmin e vjeshtës dhe kjo do të vërehet edhe këtë javë. Përgjithësisht moti do të jetë me kthjellime e zhvillime vranësirash, këto më të theksuara në pjesën jugore të vendit.Sipas shërbimit Meteorologjik reshjet e shiut do të përfshijnë përkohësisht zonat jugore dhe ditën e enjte reshjet përkohësisht do të marrin intensitet mesatar.Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati verior mesatare deri e vrullshme të enjten e të premten.Qarkullimi i masave ajrore më të freskëta do të sjellë rënie të temperaturave minimale të paktën deri në mesjavë. Valëzimi i dete i forcës 3 deri 4 ballë.


Shpenzimet mujore për konsum i familjeve/ Korça qëndron e dyta në nivel kombëtar,Berati dhe Tirana me rritjen më të madhe …

Gjatë 10 viteve të fundit, Berati është qyteti me ritmet më të larta të rritjes së shpenzimeve për konsum të familjeve, ndërsa nga ana tjetër, Gjirokastra është i vetmi qark ku shpenzimet e familjeve paraqiten me ulje -4% në raport me vitin 2009. Të dhënat u bënë publike nga INSTAT në seritë kohore që dolën nga anketat e buxhetit të familjeve.


Për shkak të bazës së ulët të shpenzimeve mujore, familjet në Berat shpenzuan në vitin 2020 mbi 43% më shumë se në vitin 2009. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në këtë qark, në vitin 2020, një familje shpenzonte mesatarisht 76,248 lekë nga rreth 53,114 lekë në vitin 2009. Ndërsa Gjirokastra ishte qarku i vetëm në të cilin shpenzimet e familjeve shënuan rënie. Në vitin 2020, një familje në Gjirokastër shpenzoi mesatarisht 72,923 lekë në muaj, nga 79,494 lekë në muaj në vitin 2009.

Sipas INSTAT, në vitin 20019, Gjirokastra ishte prefektura me nivelin më të lartë të shpenzimeve mujore të familjeve në rang vendi. Pas Gjirokastrës, shpenzimet më të larta i kishin familjet në Qarkun e Fierit me 76,242 lekë dhe në vend të tretë renditej Kkryeqyteti me 71,668 lekë në muaj. Zhvillimet ekonomike dhe demografikë të viteve të fundit i kanë përqendruar burimet njerëzore dhe ato ekonomike në Tiranë. Kryeqyteti ka njohur ritme të larta të rritjes së shpenzimeve për familje në 10 vitet e fundit, teksa në vitin 2020 u rendit si qarku me nivelin më të lartë të shpenzimeve për frymë me 98,737 lekë në muaj. Tirana ishte i vetmi qark me nivelin e shpenzimeve mbi mesataren kombëtare.


Në vitin 2020 janë së paku 7 qarqe që i kanë shpenzimet për familje më të larta se Gjirokastra. Ekonomia e rajonit të Gjirokastrës dominohet nga bujqësia (29.6% më 2020) tregtia dhe shërbimet (22.8%), aktivitetet e administratës publike (18.5%) pothuajse e pandryshuar gjatë 6 viteve të fundit, por ndërkohë popullsia e qarkut është plakur me shpejtësi. Gjirokastra ka popullsinë më të plakur në vend, faktor ky që ndikon edhe shportën e shpenzimeve. Një popullsi më e plakur nuk shpenzon për argëtim dhe arsim, por gjithashtu ka një buxhet të kufizuar që buron më së shumti nga pensionet.

Zhvillimet në sjelljen e shpenzimeve konsumatore janë një sinjal për trendet e ardhshme të konsumit që burojnë nga plakja e popullsisë. Gjatë 10 viteve të fundit ritmet më të larta të shpenzimeve të familjeve ishin të pranishme në qarqet e Beratit me rritje 43.6%, Tiranës me (37.7 %), Durrësit 37.3%, Korçës me 29.7%, ndërsa në anën tjetër, ritmet më të ulëta të rritjes/rënie ishin në Gjirokastër (-4.4%), Fier (4.7%), Lezhë (11.9%), Vlorë dhe Shkodër me nga 15% secila.


A është i përshtatshëm Sali Berisha me moshën që ka për t’u rikthyer Kryetari PD ose Kryeministër?

Nga Ndriçim Kulla:

“Problemi më i madh i PD-së sot është se në këtë parti ka një krizë të thellë lidershipi. Tani kjo gjë nuk mund të fshihet më. Pyetja është: A mos ishte i nxituar dorëzimi i partisë në 2013 nga Sali Berisha te Lulzim Basha?


Ne kemi parë se në Perëndim liderët nuk zëvendësohen artificialisht, por kur del një pasardhës i aftë. Nëse lideri gëzon shëndet të mirë dhe nuk ka dalë një pasardhës i aftë për ta zëvendësuar, ai vazhdon qëndron në detyrë. Shembuj për këtë ka plot.

Adenauri, ati i Gjermanisë demokratike (Jo RDGJ-së por asaj perëndimore, vërtet demokratike), ishte në politikë si kancelar (kryeministër) deri në moshën 87-vjeç, madje në këtë moshë ishte kancelar (kryeministër) që prej 14 vjetësh.

Adenaueri kishte qenë në politikë që në vitet ’20, për më shumë se katër dekada. Dhe të tillë shembuj nuk janë të paktë. Miterrandi ishte në politikë deri në moshën 79-vjeç, dhe në këtë moshë përfundoi mandatin e dytë shtatëvjeçar si president i republikës franceze. Ai kishte qenë në politikë, në poste të larta që në fillim të viteve pesëdhjetë.


De Goli gjithashtu u largua nga politika në moshën 79-vjeç, duke qenë President i Francës. Në Itali, Sandro Pertini i konsideruar si ikona bashkuese e së majtës u bë president i republikës, pikërisht për këtë arsye, në moshën 82-vjeç, dhe u largua nga politika kur la postin në moshën 89-vjeç.

Në Irlandë, Eamon de Valera u rikthye në pushtet në vitin 1957 në moshën 75-vjeç, si kryeministër dhe u largua nga ky post dy vjet më past sepse u zgjodh President i Irlandës, post të cilin e mbajti për dy mandate shtatëvjeçare deri në vitin 1973, kur u largua nga politika në moshën 91 vjeç. Ai kishte qenë në politikën e vendit të tij për gjysmë shekulli, dhe kishte qenë për herë të parë kryeministër në vitet tridhjetë.

Babai i Koresë të Jugut demokratike dhe të zhvilluar, Syngman Rhee, u bë president me fuqi të mëdha në vitin 1948, në moshën 73-vjeç dhe e mbajti këtë post për 12 vjet deri në 1960.

Të gjithë këta liderë kanë pasur një gjë të përbashkët. Ata kanë gëzuar shëndet të mirë dhe nuk kanë pasur alternativë për një kohë të gjatë në lidershipin e lëvizjeve të tyre politike. Fakti që kanë qenë gjatë në politikë, nuk do të thotë se janë të ngjashëm me diktatorët.

Ndryshimi i madh midis tyre dhe diktatorëve është se ndërsa diktatorët kanë qëndruar pa ndërprerje në pushtet deri në vdekje, këta liderë kanë dalë në opozitë, janë rikthyer në pushtet me votë, kanë dalë përsëri në opozitë, janë rikthyer në pushtet.

Meqënëse ky fenomen ka ndodhur në botën e zhvilluar demokratike, nuk ka arsye pse të mos ndodhë edhe në Shqipëri. Mund të kishte ndodhur në PS, nëse pasardhësi i Nanos, Rama nuk do ta kishte treguar veten si lider i aftë për ta sjellë partinë në pushtet, madje duke i fituar zgjedhjet me një mazhorancë vetëm të partisë së tij në 2017 dhe 2021. Tani është PD-ja që ballafaqohet me një situatë si ajo që thashë më lart, të ndryshimit artificial të liderit që ka çuar në krizën e lidershipit.

Në PD aktualisht ka nisur një diskutim serioz publik dhe më tej do ketë një proces rizgjedhje demoktatike të kryetarit të PD, pra me shumë mundësi një zëvendësim të mundshëm të Bashës ose me Barishën ose me dike tjetër. Gjithsesi këtë finale do ta vërtetojë procesi i ardhshëm që ka nisur. Po Sali Berisha a është i përshtatshëm me moshën që ka për tu rikthyer kryetari PD ose kryeministër?

Politika nuk është boks por mëndje kulturë, talent dhe eksperiencë.

Sali Berisha këto i ka me shumicë, madje gëzon shëndet shumë të mirë në moshën 77-vjeç. Ai madje është më energjik se pasardhësi i tij Basha që është 30-vjeç më i ri. Berisha është shumë më i aftë si politikan dhe lider se Basha. Prandaj a mos është me vend që z. Basha të reflektojë dhe të marrë një vendim kurajoz për atë nëse duhet ta mbajë më gjatë barrën e rëndë të liderit për të cilën po duket se nuk ka shpatulla?

Basha mund të jetë një shumë më mirë në rolin e të dytit që vjen pas liderit dhe atje të tregojë aftësitë e tij. Historia politike e botës demokratike ka shumë shembuj që na tregojnë se politikanët e tipit të Bashës janë më komodë, më rezultativë në rolin e njeriut të dytë pas liderit, se në rolin e liderit“, Shkruan Kulla.

Itali në alarm / Nesër parashikohen stuhi dhe përmbytje !

Mbrojtja Civile në Itali ka dhënë alarmin e kuq për motin veçanërisht në Siçili dhe Kalabri. Niveli i gatishmërisë është ngritur nga portokalli në të kuq, pasi priten 24 orë reshje intensive të shoqëruar me stuhi dhe përmbytje. Disa kryetarë bashkish kanë urdhëruar mbylljen e shkollave, si masë parandaluese. Mes qyteteve të rrezikuara janë edhe Mesina, Katania dhe Sirakuza. Ndërkaq gjatë ditës së sotme ka pasur afro 55 ndërhyrje shpëtimi ndërsa janë raportuar për pemë dhe shtylla të rrezuara në rrugë. Po ashtu bëhet me dije se Ura San Giuliano në Katania është dëmtuar për shkak të motit të keq në Sicilinë Lindore. Disa drejtues mjetesh u bllokuan në urë dhe e patën të pamundur të kalojnë në anën tjetër. Një stuhi që vjen nga Libia po prek Mesdheun Qendror duke shkaktuar dëme dhe përmbytje.