Në krye të “Shqipërisë së Madhe” ? Rama: “Ëndrra ime është të bashkoj Kosovën me ne”

Kryeministri Edi Rama ka shprehur aspiratën e tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por ka mohuar kategorikisht që ai të jetë një ditë drejtuesi i dy vendeve. I ftuar në “Zonë e Lirë”, kryeministri Rama tha se se pas viti 2030 ka plane të tjera për veten dhe se do që shërbimet si kryeministër ndaj Shqipërisë të kenë një limit.

Arian Çani: Plani për vitin 2030?


Edi Rama: Mandatin e katërt ne do ta fitojmë, por jemi fokusuar tek mandati i tretë. E shoh veten diku tjetër pas 2030-ës.

Arian Çani: A nuk e shikon vetën në krye të Shqipërisë së Madhe?

Edi Rama: Jo, sepse dua të kem një pjesë të jetës ku të jem i çliruar nga përgjegjësitë. Është mëse e mjaftueshme për të gjithë që shërbimet e mia ndaj vendit si i pari i punës të kenë një limit. Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është në ëndrrat e mia, aspiratën time por jo të jem unë në krye. Kam plane të tjera.

Lubonja: “Kriza energjetike nuk vjen nga jashtë, por nga abuzimet brenda”

Analisti Fatos Lubonja është i mendimit se kriza energjetike ka ardhur jo nga faktorë të jashtëm, por nga abuzimet e mëdha me pushtetin. Në një intervistë në News 24 ai tha se qëndrimet që po mban opozita janë të drejta dhe propozimet e thëna prej tyre gjithashtu. Për të, do të ishte e udhës që të kishte një tubim mbarëkombëtar, të iniciuar nga opozita.

DISA NGA QENDRIMET E LUBONJES


Nëse do të nisemi nga fjala krizë, ajo ka dy kuptime, ku përfshihet edhe zgjidhja. Pse e them? E them sepse kjo është vërtetë një krizë, por a jemi përqendruar ne në këtë krizë për të gjetur zgjidhje afatgjatë? Unë mendoj që është rasti për t’u thelluar.

Kjo që ne e quajmë krizë, nuk është një fatkeqësi natyrore, si tërmeti apo pandemia, por është rezultati i abuzimeve të mëdha me pushtetin. Gjithçka duhet parë në këtë fokus. Ne kemi prodhuar energji dhe gati mjaftueshëm për të harxhuar për këtë vit, por ne e kemi shitur 21 herë më lirë ose e kemi blerë 21 herë me shtrenjtë, se atë që kemi shitur.

Unë besoj më shumë opozitën këtu se sa Edi Ramën, ashtu sikurse besoj atë tjetrën që 30% e karburanteve që na shitet me atë çmim futet kontrabandë. Kjo e “Pandora Paper” është e njohur. Këtë punë duhet ta zgjidhë drejtësia, por drejtësinë e kanë kaluar këta dhe jemi në një rreth vicioz.


Ka dhe kriza të tjera që janë më të thella, për të cilat kemi folur vazhdimisht. Personalisht kam folur herët që përvojat e krijimit të metropoleve të mëdha- se ka pasur dhe ide për të bashkuar Durrësin dhe Tiranën në një super metropol- krijojnë probleme të mëdha. Janë ndjekur politika të gabuara që ne do i paguajmë edhe në këtë formë.

Ashtu sikurse ndërtimet e larta, që dërgohet uji me pompa nga lart, ku harxhohet shumë energji, e në 30 vite nuk është bërë asnjë investim. Ndërkohë kemi një qeveri që thotë fajin e ka bota, Evropa, opozita, e ajo asnjëherë.

Vërejtjet e opozitës janë me vend dhe qëndrojnë. 30% e karburanteve janë kontrabandë. Ata (qeveria) ka kapur pushtetin politik, drejtësinë, e çdo të bëj opozita më? Këtu kthehemi te kriza dhe në këtë drejtim, opozita duhet të ngrejë popullin për të zgjidhur këto probleme. Opozita duhet të shkonte te ambasada amerikane e të thoshte se korrupsioni ka 8 vite që është prezent. Këtë duhet të bëjë opozita.

Një nga parullat e Berishës është që do të rikthejmë pluralizmin në Shqipëri. Pluralizëm nuk do të thotë bandat dhe oligarkët. Pluralizëm i vërtetë do të thotë ide dhe përfaqësim. Të tre partitë kryesore,- që po shkrihen në një- dhe një nga arsyet është sepse kanë pasur të njëjtën model ekonomik, privatizim të gjithçkaje. A keni parë një nga këto parti të flitet për problemet ekologjike? Ku ne jemi kampion, sepse nëse do të ishim 200 mln, do ta kishim mbytur Evropën në këtë drejtim.


Asnjë nga partitë tona nuk flasin për ide, për arsye të ndryshme. Këtu futet izolimi kulturor. Ndjeshmëria ndaj ambientit, e majta, e djathta që gjithsesi kanë evoluar dhe kanë ruajtur disa qëndrime të ndryshme. Këto ide mungojnë te ne. Ne vijmë dhe nga një përvojë që nuk kemi zhvilluar dialogun e të kundërtave, ka dhe një arsye që i vihet si presioni i madh fakti që partitë tona, janë të kapura nga oligarkia.

Për hir të stabilitetit dhe fuqisë së shqiptarëve për të reaguar, me një opozitë që i bërit të gjitha mënyrat e forta, por pa qenë e fortë, sepse s’kishte të gjithë popullin me vete. Kjo që thoni ju, se sa mund të ndikojë kriza në elektorat, unë them se do të ndikojë padyshim, por varet se si do të shkojnë punët. Shqiptarët mund të lëvizin vetëm kur i vjedh lekët direkt në mënyrë arrogante dhe të madhe, si në rastin e piramidave.

Parashikimi/ Ja se si do ndikojë rritja e çmimit të naftës, gazit dhe energjisë

Nëse çmimi i energjisë elektrike do të rritet në vend, familjet shqiptare do detyrohen të paguajnë kosto ekstra.

Fatos Çoçoli: Nëse çmimi i energjisë do të rritet me vetëm 2 euro, atëherë efekti domino që ajo do të japë në të gjithë sektorët e tjerë do i detyrojnë familjet shqiptare të nxjerrin 70 – 80 euro më shumë nga xhepi çdo muaj.


Çmimet e rritura të naftës dhe benzinës kanë dhënë efektet e para, me shoqatën e transportuesve që janë shprehur për rritjen e çmimit të biletës nëse nuk ndihmohen nga qeveria. Në zyrën e Entit Rregullator gjithashtu ka shkuar kërkesa për rishikimin e tarifës së energjisë e konfirmuar kjo për Top Channel.

Kryeministri Rama duke iu referuar çmimit të energjisë u shpreh se qeveria e ka rritur atë vetëm njëherë në 2015-ën, por duke mos e konfirmuar nëse do rritet sërish. Sipas ekspertit Fatos Çoçoli, qeveria duhet të shmangë me çdo kosto rritjen e energjisë elektrike:

“Edhe me këto çmime energjie që kemi janë 200 mijë familje shqiptare që nuk i përballojnë dot dritat. Nuk është eficente për mua që të bëhet një paketë sociale për të mbrojtur këto familje, ndërkohë që pasojat do t’i vuajnë të gjithë familjet e tjera. Do ishte më mirë nëse bëheshin disa sakrifica nga buxheti i shtetit, se sa të rriten çmimet”.


Protesta kundër rritjes së çmimeve/ Basha i ngatërron emrin aktorit Florjan Binaj ,aktori e quan “meme falas”

Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë konferencës, kur përmendi protestën kundër rritjes së çmimeve tha edhe emrin e aktorit Florjan Binaj. Mirëpo ai e ngatërroi emrin duke thënë “Flamur”, më pas ishin të pranishmit ata që e korrigjuan.

“Ky ishte apo jo, nuk ishte ai tjetri që doli në protëstë, si e ka emrin ai aktori Binaj, Flamur Binaj? Flor Binaj, Flori”, tha Basha.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe aktori. Ai ka postuar videon nga momenti i konferencës dhe shkruan “Flamur Binaj, meme falas”.


COVID-19, në Greqi / 2324 të infektuar,22 viktima në 24-orë

22 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Greqi. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë këtij harku kohor janë konfirmuar dhe 2324 raste të reja me COVID. Rekordi i rasteve të reja është shënuar në gusht të këtij viti, 4608 të infektuar në një periudhë 24 -orëshe. Gjithashtu, numri më i lartë i vdekjeve për shkak të virusit në një periudhë 24-orëshe u regjistrua më 28 nëntor të vitit të kaluar, ku humbën jetën 121 pacientë.


Jetesa në varfëri ekstreme e familjes Plepi me 4 të mitur në Maliq/ Apel për ndihmë: “S’i ngop dot me bukë ,njerëzit të vendosin dorën në zemër”

Me 4 fëmijë të mitur jeton në varfëri familja Plepi nga Maliqi. Përmes Report Tv, apelojnë për ndihmë, pasi përpos varfërisë ekstreme nuk kanë mundësi të kurojnë vajzën 7-muajshme e cila ka lindur me probleme të frymëmarrjes.Denar Plepi nuk i ndal lotët.

Nuk ngop dot fëmijët me bukë”, tha ai.


Babai i katër fëmijëve qan për foshnjën 7 muajshe, të cilën nuk ka mundësi ta kurojë.

“Një herë në muaj do e çojë në Tiranë, nuk kam mundësi që të ndjke, merr lekë borxh nëpër komshinj. Me çfarë lekësh do i marr ilaçet, do qumësht dhe s’kam me ça t’ja marrë”, tha babai me lot në sy.

Alkida ka lindur me sëmundje gjenetike “fibroze cistike”, që i shkakton vështirësi në frymëmarrje. Mjekimet janë të shtrenjta për familjen Plepi,e cila jeton në kushte të mjerueshme, në fshatin Sheqeras të Maliqit.

“Nuk ia dalim dot, nuk kam me çfarë t’i marrë ilaçet. Po vjen dreka fëmija s’ka ngrenë ende mëngjesin, asnjëri nuk ka grenë bukë”, tha nëna.

Ne këtë dhomë ku dritaret e dyert mungojnë e tavani pikon, çifti Plepi rrit 4 fëmijët mitur të moshës nga 5 vjeç deri në 7 muajsh. Të ardhurat e vetme janë ndihma ekonomike prej 6 mijë lekësh në muaj dhe puna sezonale e kryefamiljarit, që mbledh bimë medicinale në mal.


Ndërsa nëna kujdeset për të vegjlit, ndërsa thotë se i duhet të udhëtojnë shpesh drejt Tiranës për të mjekuar foshnjën.

Në mengjes do i bësh avullin se ndryshe bllokohet, duhet të pijë ilaçet, e kemi çuar në Tiranë me oksigjen dhe serum”, tha ajo.

Denar Plepi tregon për Report Tv se janë detyruar të marrin borxhe dhe kredi për të kuruar vajzën dhe tashmë janë në vështirësi për të kryer pagesat. Ndërsa ka trokitur dhe në bashkinë e Maliqit për strehim por nuk ka marrë përgjigje.

Kam vajtur në bashki më thonë duhet të kesh të ardhura që të përfitosh shtëpinë. Unë po t’i kisha nuk veja kërkoja shtëpi atje në bashki”, tha Denari.

“I drejtohem kujdo që më dëgjon të më ndihmojë për vajzën, veni dorën në zemër për fëmijët e mi. Të paktën t’i marr ilaçet dhe ushqimin vajzës së vogël” tha nëna per reporttv

Ilaçe kontrabandë në kohën e COVID/ Bien në pranga 4 administratorë farmacish !

Policia ka publikuar pamjet e operacionit “Përfitimi” ku 6 persona përfunduan në prangat e policisë pasi shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. Mesohet se janë arrestuar administratorë të farmacive, Blerim Bitri, Florian Marku, Florian Lila, Bashkim Osmani. Në pranga ka rënë edhe dërguesja e mallrave kontrabandë Margarita Xhaxhiu, si dhe punonjësi Jani Papuli.

Njoftimi i Policisë :


Tiranë

Finalizohet pas një hetimi 10-mujor operacioni policor i koduar “Përfitimi”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë periudhes së Covid-19,vihen në pranga 6 shtetas.

Sekuestrohen barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arrestimi i shtetasve:

  1. B, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
  2. M, 39 vjeç, administrator i një farmacie;
  3. Xh, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
  4. P, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh;
  5. L, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
  6. O, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

Skena si nëpër filma/ 35-vjeçari Shqiptar qëllohet nga policia në Athinë,ja si e zbuloi policia makinën e vjedhur

Detaje të reja zbulohen lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në mëngjes në Athinë, ku policia greke plagosi me armë një shtetas shqiptar. I plagosuri është Klaudio Budo, 35 vjeç, nga fshati Cukë i Sarandës. Në 08.30 të mëngjesit, në rrugën “Leoforo Varis”, Budo vodhi fuoristradën “Peugeot” me targa ITE 7218. Drejtuesja e mjetit kishte zbritur për të shkuar në një kioskë aty pranë dhe e kishte lënë makinën ndezur. Budo ka hipur me shpejtësi dhe e ka marrë.


Fakti që pronarja kishte harruar telefonin brenda, e ka tradhtuar të riun. Përmes GPS të telefonit, policia ka zbuluar vendndodhjen e mjetit. Ai është gjetur disa orë më pas i parkuar në kryqëzimin e rrugeve “Marinis” dhe “Aristotelous”. Policia ka pritur deri sa aty është shfaqur personi që e kishte vjedhur.

Sapo ai e ka ndezur, i është bërë thirrje nga policia, por Budo ka shtuar shpejtësinë dhe ka goditur motorin e policisë, duke plagosur njërin prej efektivëve. Në këtë moment, këta të fundit kane hapur zjarr dy herë me pistoletë, duke plagosur në këmbë autorin.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe ambulance, që shoqëruan të plagosurit në spital. Klaudio Budo, i cili u arrestua, rezulton i dënuar më parë në Greqi për “trafik droge” dhe “vjedhje”, si dhe ka një precedent për plagosje me thikë në Sarandë në vitin 2015.

E rëndë në Tiranë/ Covid i merr jetën 26-vjeçares shtatzënë

Një grua shtatzënë ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në Shqipëri. Mësohet se 26-vjeçarja nga Tirana ishte në javët e para të shtatzënisë. Pasi u infektua me Covid-9, ajo ishte e shtruar në Spitalin Infektiv, por gjendja e saj shëndetësore është e rënduar e si pasojë ka humbur dhe jetën. E reja mësohet se ishte e pavaksinuar. Ditën e sotme në vendin tonë kanë humbur jetën 7 persona dhe janë regjistruar 445 raste të reja nga Covid-19. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 849 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163,867 që nga fillimi i epidemisë.


Berisha nga Elbasani thirrje qytetarëve: “Të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka parë vendi”

Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve për protestë, teksa vijoi takimet në Elbasan me demokratët këtë të premte. Ish-kryeministri paralajmëroi kreun e qeverisë, Edi Rama, që të mos luajë me çmimet dhe kafshatën e qytetarëve pasi nuk do të shqiten nga rruga pa e rrëzuar.

Berisha tha :


Duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Dhe Edi Rama duhet ta dish mirë, që kur të ngrihemi ne në këmbë në protestë, nga rruga nuk shqitemi pa të hedhur ty. Mos luaj me çmimet, mos luaj me kafshatën, se shqiptarët paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë.

Ne do ngrihemi në këmbë, po ngrihemi si opozitë e vërtetë, si opozitë që do i tregojmë vendit siç i treguam në 90 regjimit të etërve të tyre. Ndaj dhe ftoj të përgatitemi për një betejë gjer në fitoren tonë të plotë, fitoren e merituar”, tha Berisha.

Shqiptarët me laborator në banesë / Policia italiane “iu heq nga duart” 3 milionë euro

Dy shqiptarë janë ndaluar nga policia në Milano, përkatësisht shtetasit B.L. 45 vjeç dhe J.S. i moshës 27 vjeç, për posedim të lëndëve narkotike. Ishin efektivët e Komisariatit Garibaldi në Venezia, të cilët pas një hetimi disa javor, mësuan se një person mbante një sasi droge në apartamentin e tij.


Ata arritën të pikasnin 45-vjeçarin brenda makinës së tij, ndërsa po i dorëzonte një personi (27 vjeç) një zarf në ngjyrë të kuqe. Pas një kontrolli të befasishëm, policët më pas arritën të zbulonin dy pako me heroinë dhe një sasi prej 2 mijë eurosh që ishin fshehur në çantën e tij të shpinës.

Ndërsa pas kontrollit në banesën e tij në rrugën Ruçellai, agjentët gjetën dhe sekuestruan 19 kg kokainë, 20 kg heroinë, 160 kg lëndë prerëse, rreth 5,500 material për përpunimin dhe paketimin e drogës. Gjithashtu u zbulua edhe një presë e madhe metalike, tre furra me mikrovalë, dy përzierës të mëdhenj, kimikate të lëngshme dhe dy maska me gaz.

Droga e sekuestruar do të kishte sjellë rreth 3 milionë euro në treg.

Në gjendje të rënduar psikologjike, pasi kaloi Covid-in/ 42-vjeçari nga Pogradeci i jep fund jetës (EMRI)

POGRADEC
Një 42-vjeçar nga fshati Dunicë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të premte ndërsa burime konfirmojnë se 42-vjeçari Kledjan Çollaku pas Covidit po përballej me një situatë të rënduar psikologjike.

Çollaku kishte kaluar Covid-19 vetëm 2 javë më parë ndërsa të afërmit pohojnë se gjendja psikologjike ishte rënduar së fundmi duke u thënë familjarëve se do të vdiste nga ajo që kaloi. Përveç gjendjes aktuale 42-vjeçari nuk kishte probleme të tjera përfshi këtu dhe ato ekonomike që ta çonin babain e një fëmije të vogël në aktin fatal.

Ulen shifrat/ 445 raste të reja me Covid ,7 jetë të humbura

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.


Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3500 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 445 qytetarë, në këto bashki: 192 qytetarë në Tiranë, 37 në Fier, 22 në Shkodër, nga 17 qytetarë në Kamëz, Krujë, 16 në Lushnje, nga 13 qytetarë në Elbasan, Durrës, 9 në Korçë, nga 7 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Kukës, Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Kavajë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Has, Divjakë, Vlorë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Mallakastër, Roskovec, Kurbin, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Dibër, Patos, Devoll, Kolonjë, Poliçan, nga 1 qytetar në Skrapar, Kuçovë, Pogradec, Konispol, Mat, Bulqizë, Rrogozhinë.
Janë 7548 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 26-78 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 53 vjeç, 1 qytetar nga Berati 81 vjeç dhe 1 qytetar nga Vlora 86 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 849 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163,867 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 445
Të shëruar në 24 orë 849
Të shtruar në spitale 170
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3500

Testime totale 1,231,564
Raste pozitive 174,168
Raste të shëruara 163,867
Raste Aktive 7548
Humbje jete 2,753

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3343
Durrës 885
Fier 700
Shkodër 604
Vlorë 434
Elbasan 377
Berat 266
Lezhë 259
Gjirokastër 226
Kukës 168
Korçë 152
Dibër 134

Në gjendje të rënduar psikologjike, pasi kaloi Covid-in/ 42-vjeçari i jep fund jetës (EMRI)

POGRADEC
Një 42-vjeçar nga fshati Dunicë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të premte ndërsa burime konfirmojnë se 42-vjeçari Kledjan Çollaku pas Covidit po përballej me një situatë të rënduar psikologjike.

Çollaku kishte kaluar Covid-19 vetëm 2 javë më parë ndërsa të afërmit pohojnë se gjendja psikologjike ishte rënduar së fundmi duke u thënë familjarëve se do të vdiste nga ajo që kaloi. Përveç gjendjes aktuale 42-vjeçari nuk kishte probleme të tjera përfshi këtu dhe ato ekonomike që ta çonin babain e një fëmije të vogël në aktin fatal.