Ilir Këllezi rezistent i fortë si Mercedezi,kampion në çdo kompeticion,Korçën me nder përfaqëson !

Ilir Këllezi

Rezistent, i fortë si Mercedezi

maratonomaku Ilir Këllezi,

kampion në çdo kompeticion

Korçën me nder përfaqëson.

———————————-


Rend e rend e s’ke të ndalur

shumë lavdi na ke falur,

sa medalje ke fituar

Korçën, kombin ke nderuar.

———————————-

Mbi podiume si yll ndrin

duke shkruar historin’ ,

porsi MBRET ME KUROR’

me Juxhin Çili-n profesor.

———————————-

Ti vrapo, vazhdo vrapo

si shigjetë përpara shko,

me pasionin porsi flak’

o Ilir, o maratonomak.

———————————-

Nga Tomas Menkshi

Tërmet i fuqishëm godet vendin/ Ja epiqëndra dhe sa ishte magnitura

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në vendin tonë. Referuara të dhënave zyrtare që vijnë nga Emsc, lëkundja ishte e forcës 4.5 ballë, me thellësi 20 kilometra dhe me epiqendër 16 kilometra në verilindje të Shëngjinit.Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale. Vihet re se është në të njëjtën periudhë të tërmeteve të vitit 2019.

Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët kanë nisur që të “braktisin” shtëpitë. Shumë qytetarë kanë dalë jashtë, për të qëndruar në automjete, pasi kështu mund të jenë më të sigurt.


Broja flet për BBC: “Sot realizova një ëndërr fëmijërie, jam në një moment mjaft të bukur të karrierës !

Të shënonte një gol në Premier League ka qenë “një ëndërr e bërë realitet” për Armando Brojën, i cili shfrytëzoi një pasim perfekt të Redmond për të dërguar topin në rrjetën e portës së Leeds United dhe për t’i dhënë Southamptonit fitoren e parë sezonale. Sulmuesi në pronësi të Chelsea-t, por i huazuar te “shenjtorët”, rrëfen për BBC emocionet e golit të parë në elitën e futbollit anglez, teksa nuk ngurron të komplimentojë shokun e tij të repartit, amerikanin Redmond, për asistin që i dha.

“Ishte e jashtëzakonshme të luaja për herë të parë në formacion në Premier League, pasi e kisha ëndërruar këtë moment që kur isha tre vjeç. Të shënoja në ndeshjen e parë si titullar, është një ëndërr e bërë realitet për mua, pasi nuk mund të kërkoja për më mirë. Jam në një moment mjaft të bukur të karrierës dhe shpresoj që të vijnë të tjerë akoma më të bukur, me shumë gola. Ishim duke kërkuar fitoren e parë dhe jam shumë i lumtur që e morëm këtu, para tifozëve tanë të mrekullueshëm. Ajo që bëri Redmond ishte e jashtëzakonshme, një vrapim fantastik dhe një pasim perfekt”,deklaroi Broja.


Nesër nis viti i ri akademik/ Ministrja Kushi: “Ky vit, përvojë unike në jetën universitare”

Përmes një mesazhi në rrjetin e saj social, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka uruar të gjithë studentët e pedagogët që nesër nisin vitin e ri akademik 2021-2022.

Evis Kushi :

Të dashur studentë dhe pedagogë,

Dëshiroj t’ju uroj të gjithëve me zemër për fillimin e një viti të mbarë e të suksesshëm akademik!


Ky fillim viti është një moment veçanërisht i rëndësishëm për të gjithë ne, sepse përkon pikërisht me fundin e emergjencës së një pandemie që na detyroi të heqim dorë dhe të sakrifikojmë shumë gjëra prioritare të jetës sonë. Por së bashku ne ia dolëm që të përshtatemi në kohë rekord me kufizimet dhe kushtet e reja. Madje edhe në muajt më të vështirë të krizës ne nuk qëndruam në pritje, por kemi kërkuar të gjitha mënyrat e mundshme se si të vazhdonim përpara me leksionet, seminaret, konferencat e çdo aktivitet tjetër pjesë e kurrikulave universitare.

Fatmirësisht, sot falë efekteve pozitive të fushatës masive të vaksinimit, por edhe falë një ndërgjegjësimi më të lartë personal dhe kolektiv për të respektuar protokollet e institucioneve shëndetësore, më në fund ne po e nisim vitin e ri akademik me prezencë fizike në auditore. Jam e kënaqur që universitet tashmë i kanë marrë të gjitha masat e duhura dhe ju nesër do të gjeni një mjedis edhe më të ngrohtë e mikpritës nga ai që latë përpara fillimit të pandemisë, jo vetëm auditore dhe rezidenca studentore të rikonstruktuara, por edhe stafe akademike të motivuar dhe plotësisht në dispozicionin tuaj.


Prandaj, më lejoni edhe një herë që të ftoj të vaksinohet secili prej jush që nuk ka patur mundësi deri më tani. Sepse ne besojmë që universiteti nuk formon vetëm profesionistë apo shkencëtarë të fushave të ndryshme, por formon qytetarët e një shoqërie, të cilët mësojnë të jenë anëtarë të një komuniteti duke respektuar të drejtat e njëri-tjetrit. Dhe kjo është e pamundur të realizohet duke qëndruar përpara ekranit të një kompjuteri apo telefoni celular, por vetëm nëpërmjet ndërveprimit me pedagogët tuaj, kolegët dhe duke u parë sy me sy me njëri-tjetrin.

Ky vit do të jetë një sfidë e re edhe për shkak të objektivave madhorë që kemi vendosur së bashku me universitetet tona për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, në bashkëpunim të ngushtë edhe me universitetet më të mira dhe prestigjoze europiane dhe botërore. Po ashtu ne do të punojmë intensivisht për të përmbushur edhe çdo angazhim tjetër me qëllim që diplomat tuaja të kenë sa më shumë vlerë dhe integrimi juaj në tregun e punës të jetë sa më i shpejtë.

Pas sakrificave të jashtëzakonshme të vitit të kaluar, unë jam sot besimplotë që ju do të dini ta ktheni këtë vit në një përvojë unike të jetës suaj universitare. Ju rikujtoj që pjesa më e madhe e pasurisë së vërtetë që kemi, jo vetëm njohuritë por edhe marrëdhëniet, miqësitë, madje dhe ndjenjat që i mbartim gjatë gjithë jetës tonë, fitohen në auditoret, bibliotekat, korridoret dhe të gjitha mjediset universitare.


Fillim të mbarë të vitit të ri akademik!

Përqafime,

Evisi mbyll mesazhin e saj Ministrja Kushi.

Ish- drejtori i RTSH kërkon lirinë: “Jam i sëmurë ,vuaj nga sëmundje që kërkojnë trajtim të veçantë …”

Ish-drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi ka kërkuar lirimin në gjykatën e Apelit të GJKKO. Ka qenë avokati i tij, Dorian Matlia i cili ka pretenduar se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit. Gëllçi pretendon se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, pasi se vuan nga sëmundje që kërkojnë trajtim të veçantë dhe që nuk ofrohen në qelitë e paraburgimit.


Ai ka paraqitur edhe një sërë raportesh mjekësore për të cilat thotë se provojnë sëmundjet që ai ka.

Gëllçi u arrestua me urdhër të SPAK për mashtrim me tenderat, konkretisht një tender të vitit 2018 për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afërsisht 1 mln dollarë me TVSH.

Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Pas vrasjes kriminale në Peqin /Reagon Salianji :”Pasiguria, frika dhe ankthi mbizotëron!”

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji reagon pas vrasjes së ish-anëtarit të Bandës së Lushnjes, Alban Semaku në Peqin. Salianji thotë se ngjarjet kriminale janë kthyer në normalitet në Shqipëri, ndërsa territori i vendit sipas tij është nën kontrollin e mafias dhe jo nga qeveria.

Reagimi i Salianjit:


Vrasjet e stilit mafioz, trafiku i drogës, emigrantët e paligjshëm, dhuna e përditshme, konfliktet me armë dhe përplasjet e bandave për kontrollin kriminal të territorit janë kthyer në normalitet të kobshëm.

Rrallë ka ditë pa mungesa të ngjarjeve të rënda kriminale, aq sa lajm përben mungesa e ngjarjeve tashmë!

Bashkëpunimi me krimin dhe bandat për të siguruar vota për rilindjen po jep efektet qartë në kontrollin e territorrit që e ka mafia në zotërim dhe jo qeveria! Rendi dhe siguria publike në nivel alarmant, pasiguria, frika dhe ankthi mbizotëron!

Rriten shifrat/ 435 raste të reja me Covid ,10 jetë të humbura

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.


Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 2,193 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 435 qytetarë, në këto bashki: 207 në Tiranë, 34 në Fier, 17 në Durrës, 13 në Lushnje, 12 në Kamëz, 9 në Shkodër, Vorë, 7 në Tropojë, Has, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, 6 në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Berat, Dimal, 5 në Has, Elbasan, Gramsh, 4 në Patos, Konispol, Korçë, 3 në Pukë, Kurbin, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Kuçovë, Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Kukës, Himarë, Kolonjë, Librazhd, 1 në Vau i Dejës, Mirditë, Shijak, Dibër, Delvinë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Maliq, Pogradec.

Janë 6,268 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 10 qytetarë: Dy qytetarë 43 vjeçarë nga Elbasani dhe Durrësi, një qytetar 44 vjeç nga Lushnja, katër qytetarë nga Tirana 52-86 vjeç, një qytetar 61 vjeç nga Berati, një qytetar 69 vjeç nga Shkodra, një qytetar 77 vjeç nga Kuçova. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.


Janë shëruar 446 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,883 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 435
Të shëruar në 24 orë 446
Të shtruar në spitale 163
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 2,193

Testime totale 1,259,366
Raste pozitive 177,971
Raste të shëruara 168,883
Raste Aktive 6,268
Humbje jete 2,820

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë            2,997
Durrës            721
Fier                 704
Shkodër         514
Elbasan          231
Gjirokastër      205
Berat              194
Lezhë             188
Vlorë               121
Korçë              155
Kukës             156
Dibër               82

Historia që çuditi pubkikun/ Gruaja prej 18 vitesh në pritje të kthimit të burrit nga emigrimi: “Kam dy fëmijë me të” (Video)

Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan vjen historia e një vajze 25-vjeçare, Romilda Ndoj nga Rubiku. Romilda është një nënë e re, ka një vajzë 3 vjeç. Historia e saj nis me të atin e larguar para 18 vitesh në emigrim në Greqi, për të cilin sot nuk di asgjë, as adresën e saktë. Arsyeja e ardhjes së saj në studio është e ëma, zonja Martina, e cila që pas ikjes së bashkëshortit të saj, vendosi të punonte në dy turne për të përballuar jetesën. Kështu ishte Romilda që u bë shtylla e shtëpisë për të ndihmuar atë dhe të vëllain, ndërsa shpresa e tyre nuk është zbehur ende. Për shkak të një operacioni, nëna e Romildës nuk punon, ndërsa vëllai i saj është larguar për në emigrim. Sot, vajza e saj kërkon ta falënderojë dhe t’i shprehë mirënjohjen për çdo sakrificë që ajo ka bërë gjatë këtyre viteve.


Romilda: Mami nuk dua të të shikoj lot në sy. Arsyeja që unë të kam sjellë sot këtu është të të falënderoj publikisht për të gjitha gjërat që ti ke bërë për ne, je mami më e mirë në botë. Ne të kemi shumë xhan, do të të jemi pranë gjithmonë.

Ardit Gjebrea: Martina, ti i ke rritur fëmijët me shumë sakrifica. Vajza jote na tregoi historinë edhe pak të çuditshme të familjes, të bashkëshortit tënd. Akoma e pret?

Martina: Kam dy fëmijë me të.

Ardit Gjebrea: E di. Ke shpresa që ai do të kthehet?

Martina: S’e di.

Ardit Gjebrea: Nëse ai është duke na parë në këto momente, do të kishe ndonjë mesazh për t’i dhënë? Qoftë edhe një fjalë.

Martina: Deri në momentin që gocën e kam martuar, për çdo pjesë të familjes që kam bërë në shtëpi, i kam treguar, kam folur me të, më ka thënë se nuk do të vijë, nuk erdhi, ç’të bëjmë.

Ardit Gjebrea: Ke folur me të? Ke folur shpesh apo rrallë?

Martina: Rrallë.


Ardit Gjebrea: I ke treguar për sakrificat që ke bërë për fëmijët?

Martina: Për të gjitha.

Ardit Gjebrea:Si ka reaguar? E quan bashkëshorti apo ish-bashkëshorti? Çfarë është për ty?

Martina: S’di çfarë të them.

Ardit Gjebrea: Mirë, unë po them burri se në qoftë se do ishte ish-burri, do ta kishe thënë me gojën plot, por edhe pse i ke rritur e vetme dy fëmijët, prapë nuk ta bën zemra ta thuash dhe të kuptoj shumë mirë. E pashë që në sy që të thashë kush mendon që të jetë dhe e kuptova shumë mirë, por unë shpresoj që një ditë të ndodhë ajo që ti dëshiron brenda zemrës tënde dhe nëse do të ndodhë, të lutem na e thuaj sepse ne tashmë jemi një familje dhe jetojmë me njëri-tjetrin.

Vijnë në jetë trinjakët në maternitetin e Tiranës,Manastirliu publikon foton e ëmbël/ Ja sa përfiton familja …

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu postoi sot në “Facebook” një ngjarje të veçantë. Ajo publikoi foto të trinjakëve Amal, Alfio dhe Amea, të lindur shëndoshë e mirë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Manastirliu njofton se familja e re përfiton menjëherë 360 mijë lekë të reja bonus. Gjithashtu ajo thekson se më shumë se 100 000 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes që nga janari i vitit 2019.

Zemra plot për familjen Sallaku dhe gëzim edhe për stafin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për lindjen shëndosh e mirë të trenjakëve Amal Alfio Amea .Familja e re përfiton menjëherë 360 mijë lekë të reja bonus


E vranë me dy plumba dhe e hodhën në mbeturina/ Ky është 38-vjeçari që ka qenë i dënuar për vrasje dhe kanosje

Personi në foto është Alban Semaku, 38 vjeç i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në Peqin. Ai është ekzekutuar me 2 plumba dhe mendohet se në vendin që është gjetur i pajetë është hedhur nga ekzekutorët, ndërsa vrasja dyshohet se ka ndodhur në një vend tjetër. Koka e tij është gjetur e mbuluar me thasë të mbeturinave, në ngjyrë të zezë. Por jo vetëm kaq pasi ka dyshime se Semaku është torturuar në automjet, para se të ekzekutohej. Sipas policisë, ky persona ka qenë anëtar i bandës së Lushnjës dhe deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali .

Njoftimi i policisë:


Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për verifikimin e identitetit të shtetasit të vrarë me armë zjarri, i cili është gjetur në afërsi të lumit Shkumbin, në lagjen Çezmë, Peqin, pas verifikimeve të kryera, rezultoi se ishte shtetasi Alban Semaku, 38 vjeç, banues në Lushnjë, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali. Në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Vrasja’, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Më datë 16.03.2015 është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen ‘Gafurr Muço’, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit Alban Semaku, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit ‘Zastava’, një krehër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë.

Me vendimin e datës 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’, ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake’ dhe ‘Kanosja’ dhe është liruar nga burgu 06.05.2021, pasi ka vuajtur dënimin në I.E.V.P Peqin.


Çmenduri në Vlorë/ Fillimisht u përleshen qentë, pastaj plas sherri mes të zotëve të tyre.Njëri përfundon në spital tjetri në Polici

Konflikt me sende të forta mes dy komshinjve në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e centrales. Dy komshinjtë janë zënë për arsye krejt banale. Fillimisht dy qentë e tyre janë përleshur me njëri tjetrin. Kanë shkuar ti ndajnë pronarët, të cilët pasi i kanë ndarë qentë, kanë filluar dhe ata të zihen dhe konfliktohen. Njëri prej tyre, 54-vjeçari me inicialet D. A., ka përfunduar në spital dhe 35-vjeçari me inicialet I. H., ka përfunduar në polici.


Policia e Vlorës/ Informacion paraprak

Më datë 17.10.2021, rreth orës 14:55, në lagjen ‘10 Korriku’, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me sende të forta me njeri-tjetrin shtetasit I. H., 35 vjeç dhe D. A., 54 vjeç të dy banues në Vlorë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. A, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë shtetasi I. H, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vajza e ish-deputetes Demokrate: “Jemi të çmendur pas Berishës, nuk e preferojmë Bashën”

Ada Deda, vajza e ish deputetes së PD-së, i ka treguar të gjitha në intervistën më të fundit që ka bërë. E ftuar në emisionin “Boo Boo” me Antoneta Kocin, ajo ka treguar detaje të njohjes me të dashurin e saj, ku dhe ka pranuar që ka qenë ajo që e ka ngacmuar fillimisht. Përsa i përket pyetjeve në lidhje me politikën, ajo ka treguar se nëse do t’i duhej të zgjidhte mes kryetarit të PD, Lulzim Basha , dhe ish kryetarit, Sali Berisha, ajo dhe familja e saj do të qëndronin me këtë të fundit. Ndërsa e pyetur se cilin prej politikanëve do të veçonte mes Gaz Bardhi, Salianji dhe Veliaj ajo u përgjugj: “Kush janë këta?”- e në fund nuk zgjodhi të veçonte ndonjërin, pasi nuk kishte simpati për asnjërin prej tyre.


Ndodh në Kretë/ Klienti u ankua për çmimet e “kripura”,kasapi e rreh brutalisht dhe e bën për spital

Një incident i një dhune brutale ndodhi dje në një dyqan mishi në Heraklion të Kretës në Greqi, me “protagonistin” pronarin e biznesit dhe një klient. Sipas informacioneve gjithçka ndodhi dje në mesditë kur një 46 -vjeçar shkoi në një kasaphane në qytet për të blerë mish. Pasi përzgjodhi pjesën që donte, ai shkoi në arkë ku zbuloi se çmimi ishte shumë më i lartë se ai i shkruar në dritaren e ekranit. Ai vetë u ankua tek pronari 39-vjeçar duke thënë në fund se nuk do ta blinte mishin dhe u largua nga dyqani. Kasapi 39-vjeçar, padyshim i zemëruar, ndoqi 46-vjeçarin dhe e sulmoi atë teksa po hipte në makinë. Kasapi e goditi me grushte në kokë ndërsa I përplaste derën me forcë në këmbën e klientit.

Për pasojë 46-vjeçari pësoi frakturë në këmbën e tij. Në të njëjtën kohë, kasapi i shkaktoi shumë dëme materiale në makinë. 46-vjeçari u dërgua në spital ndërsa lajmëroi policinë duke ngritur një padi kundër kasapit./abcnews/


Maratona e Tiranës/ Ilir Këllëzi nga Korça dhe ukrainasja “rrëmbejnë” çmimin e parë(Foto)

Përfundon Maratona e Tiranës, ku morën pjesë rreth 2500 garues, prej të cilëve 1000 vinin nga e gjithë bota. Për secilën kategori, Marathon 42 K, Half Marathon 21 K, Tirana 10 K dhe kategorinë “We too” u shpallën fituesit të cilët do të përfitojnë edhe vlerën monetare.

Në kategorinë Marathon 42 K tre vendet e para janë si më poshtë:


Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Ilir Kellezi – Shqipëri – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Igor Jakinovski – NMKD – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Stefan Trost – Austria – Fiton 2000 Euro

Fituesit – Femra
Vendi i parë: Veretska Valentyna – Ukraina – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Luiza Gega – Shqipëri – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Kateryna Basilade – Ukraina – Fiton 2000 Euro

Në kategorinë Half Marathon 21 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Bogdan Semenovych – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Vendi i dytë: Ivan Bubnov – Rusia – Fiton 1500 Euro
Vendi i tretë: Albion Ymeri – Kosova – Fiton 1000 Euro

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Nataliia Semenoyych – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Vendi i dytë: Adrijana Poparsova – NMKD – Fiton 1500 Euro
Vendi i tretë: Gresa Bakraci – Kosova – Fiton 1000 Euro

Në kategorinë Tirana 10 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj


Vendi i parë: Atanas Anchevski – NMKD – Fiton 800 Euro
Vendi i dytë: Bledar Mesi – Shqipëri – Fiton 600 Euro
Vendi i tretë: Malvin Nikolla – Shqipëri – Fiton 500 Euro

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Redia Dauti – Shqipëria – Fiton 800 Euro
Vendi i dytë: Relaksa Dauti – Shqipëri – Fiton 600 Euro
Vendi i tretë: Lorina Metaj – Shqipëri – Fiton 500 Euro


https://www.instagram.com/p/CVIXl0MsPu2bsQ_uFrCMV6QnwGrtZlTFpT0rYc0/?utm_medium=copy_link


Ylli Manjani thirrje antarëve të PD-së: “Bashkohuni foltores, jepini vetes dinjitetin pastaj flasim për pushtetin…”

Ylli Manjani, ish-Ministri i Drejtësisë, i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë dhe të qartë, “miqve të tij anëtarë të PD-së” që t’i bashkohen nismës Foltore të ndërmarrë nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Në mesazhin e tij në Fb, Manjani argumenton pse-në e kësaj thirrjeje.

Reagimi i Ylli Manjanit :


Miqve të mi anëtarë të PD, të cilët ndajnë me mua shqetësimin se çdo bëhet me PD-në, u them gjithnjë:Bashkohuni!Bashkohuni me foltoren!Është e vetmja rrugë që PD të mbetet parti. Është i vetmi forum ku anëtari i PD mund të ndjehet se është gjallë dhe me dinjitet.Nuk dua aspak ti armiqsoj me Lulin, por qartësisht dua që demokratët të bëhen bashkë rreth idesë e zgjedhjeve të lira; idesë së lirisë së individit; fraksioneve në parti; primareve në përzgjedhjen e kandidatëve; kufizimit të pushtetit absolutntë kryetarit.

Dua që shqiptari politik të shprehë lirisht bindjen e tij/saj, dhe jo mendimin e kryetarit të radhës. Ide këto që artikulohen në foltore dhe jo në PD zyrtare.Ndaj u sugjeroj t’i bashkohen foltores. Ka disa që presin ndonjë “plaçkë” a drejtori nga bashkqeverisja. Disa presin të përsëriten zgjedhjet lokale, se aty e kanë premtimin… Më vjen keq për ta, sinqerisht.Rama e rrëmbeu për herë të tretë, jashtë çdo rregulli e kanuni, pushtetin për ta ndarë me ta?!Kaq gjë nuk e kuptojnë?!Nejse, vijojmë më tej me ata që thonë se Luli një ditë do vijë në pushtet, ndaj jemi me të.

Nuk po arsyetoj hiç se si vjen (se nuk vjen), as kur është ajo ditë (sduket askund), por ta zëmë se erdhi në pushtet. Këta mendojnë se Luli do vijë në pushtet për demokratët?! Seriozisht?!Po sa demokratë u ndjenë pjesë e pushtetit kur Luli ka patur funksione publike nga PD?!Luli që të përjashton nga opozita do ndajë pushtet!? Seriozisht?!Qofshi ju që jeni dhe ende besoni kësi dokrrash!E përsëris sugjerimin: bashkohuni në foltore e jepini vetes dinjitet si fillim. Bashkohuni rreth ideve që fliten aty, pastaj flasim për pushtetin…