Ekspozitë me rastin e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit erudit, Dritëro Agolli

Sot në bibliotekën publike “Dritëro Agolli” u çel ekspozita me titull “Rrugëtim me Dritëroin 1931-2017”, në nderim të veprimtarisë letrare dhe artistike të mjeshtrit të letrave shqipe.Nga fondi i bibliotekës do të ekspozohen për një javë radhazi, librat e shkrimtarit, materiale, dorëshkrime, skica artistike si dhe një numër i madh veprash letrare të njohura gjerësisht.

Këto materiale dhe kjo ekspozitë ka për qëllim rikthimin e vëmendjes dhe përkujtimin e trashëgimisë letrare që shkrimtari Agolli ka lënë për ne. Ekspozita do të mbahet në ambjentet e bibliotekës dhe do të qëndrojë e hapur për një javë. Ju mirëpresim në ekspozitë!!





KAOS TOTAL në Air Albania ! Polonia në avantazh, tifozat hedhin shishe drejt lojtarëve

Polonia ka ndëshkuar Shqipërinë në minutën e 76’. Një harkim në zonë është shndërruar në gol nga numri 11, i polakëve. Me pas, arbitri ka nderprere ndeshjen sepse tifozeria kuqezi te ajo pjese e tribunes ka nisur te godase me shishe, edhe e provokuar nga polaket. Gjyqtari Turpin vendosi të ndërprejë ndeshjen duke pezulluar ndeshjen deri në një vendim të dytë.

SHQIPËRI-POLONI 0-1


77′ Swiderski shënon dhe provokon tifozët shqiptarë. Shishet e ujit fluturojnë drejt tij dhe arbitri sinjalizon ndërprerjen e takimit. Përplasje edhe në tribuna mes dy tifozerive, polake dhe shqiptare.

Tifozet shqiptare ndezin dritat e telefonit pas largimit te lojtareve polake

Lufta me peshën/ Fifi tregon si iu rrezikua jeta nga baloni gastrik ,operacioni ishte jetë a vdekje !

Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi ka treguar problemet që ka pasur me peshën, që i kanë rrezikuar edhe jetën. E ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother”, Fifi rrëfeu se kishte vite që vuante nga tiroidet dhe nëse konsumonte ushqime të caktuara trupi i saj reagonte menjeherë me shtim në peshë. Ajo shtoi se kishte provuar të vendoste në stomak ‘’balonin gastrik’’, por ky operacion desh i rrezikoi jetën.

Jam zgjuar pas 6 orësh dhe doktori më tha se operacioni ishte jetë a vdekje. Nuk humba peshë por shtova. Nuk mund të konsumoja asgjë gjithë ditën. Ata më thanë që duhet të mbaja edhe regjim ushqimor gjë që ishte një budallallëk”.


Prostituonin femra në rrugë/ 3 shqiptarë të arrestuar: “I mbanin gjallë vetëm me patate”

Një organizatë kriminale, mes të cilëve raportohet të ketë pasur edhe shqiptarë, që “rekrutonte” vajza të reja të cilave u premtoheshin mbi 6000 euro dhe më pas nxirreshin në rrugë si punonjëse seksi, është goditur në Katania, Itali. Për rastin janë vënë në pranga tetë persona, ndërsa një tjetër është në kërkim. Hetimet për operacionin e koduar “Bokuk”, që në bullgarisht do të thotë “plehra” dhe që përdorej si term nga tutorët për viktimat, kanë nisur në qershor të 2020 pas denoncimit të bërë nga dy shtetase bullgare.


Gjatë hetimeve policia mësoi se pasi “rekrutoheshin” vajzat dërgoheshin në banesa gjysmë të rrënuara në distriktin San Cocimo ku mbaheshin në kushte të këqija higjienike të privuara nga çdo lloj lirie. Për t’i mbajtur gjallë, anëtarët e bandës i ushqenin vajzat shumë pak dhe kryesisht me patate. Me punën e tyre në rrugë, viktimat i siguronin grupit kriminal rreth 1,400 euro në javë secila.

Ato iu nënshtroheshin abuzimeve dhe të rrahurave dhe detyroheshin që të prostituonin çdo ditë nga ora 07.00 e mëngjesit deri në 04.30 të mëngjesit, edhe në kohën kur kishte kufizime nga pandemia. Me finalizimin e operacionit, policia konfiskoi pajisje kompjuterike, telefona celularë, sende me vlerë dhe para.

Sipas raportimeve, nga katër personat që janë tashmë në burg, tre janë shqiptar dhe një është italian. Me hetimet e policisë, sipas Prokurorisë Publike të Katanias, “ishte e mundur të demonstrohej se organizata kriminale, e kryesuar nga çifti Emil Milanov dhe Milena Milanova, siguronte një caktim të saktë të roleve dhe detyrave, përmes kontributit dhe bashkëpunimit operacional të italianëve dhe bullgarëve, me detyra monitorimi dhe shoqërimi të viktimave “në vendin ku ato detyroheshin të punonin në rrugë.”

Tronditëse në Greqi/Shqiptari hero shpëton foshnjen e braktisur në rrugë dhe tre fëmijë të tjerë…

Një incident i rëndë është shënuar në Greqi. Mediat greke raportojnë se një person me origjinë shqiptare bëri një kallëzim në policinë greke se ka parë një foshnje të braktisur në një rrugë në Aspropyrgos. Policia iu përgjigj menjëherë kësaj thirrje dhe shkoi në vendin e ngjarjes. Policia sapo ka arritur afër në një prej shtëpive ka dëgjuar klithmat nga një makine. Ata zbuluan se një foshnjë ishte braktisur dhe lënë brenda makinës në sendiljen e saj. Pastaj ata dëgjuan të qara të tjera dhe gjetën tre fëmijë të tjerë në bagazh.

Menjëherë pas kësaj, ata arritën të gjejnë një vajzë 13-vjeçare, e cila tha se nëna e saj 25-vjeçare dhe babai i saj 27-vjeçar i kishin dorëzuar për t’u kujdesur për ta dhe ajo i mbylli brenda.Fëmijët u dërguan në Spitalin e Fëmijëve, ndërsa kundër çiftit që braktisi fëmijët u ngrit një çështje për neglizhencë.


Atmosfere elektrizuese !!! Shqiponja” gjigante “pushton”Air Albania Stadium (VIDEO)

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit luan sot një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022. Një fitore ndaj polakëve i hap rrugën Shqipërisë për play-off, duke afruar një hap më shumë me një ëndërr siç është ajo e pjesëmarrjes në Katar 2022.

Momenti i himnit dhe më pas futja në fushë e skuadrave të Shqipërisë dhe Polonisë ka sjellë një atmosferë elektrizuese në Air Albania Stadium, aty ku tifozeria kuqezi ka shpërthyer në brohoritje dhe më pas në kore atdhetare…Edhe një koreografi e bukur në tribunën pas njërës portës, ku janë vendosur Tifozat Kuq e Zi, me të shkruar “Përjetësisht”.


Dy mina me telekomandë 6 mijë euro/ Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre…

Policia e Shtetit ka dhënë detajet e operacionit ‘Terminali’ ku në pranga u vu një person pasi u kap me dy mina me telekomandë. Sipas policisë, minat me telekomandë do shiteshin kundrejt çmimit 6000 euro. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Paulin Deda, 34 vjeç, banues në Milot, Kurbin, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I POLICISË :


Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë, duke parandaluar ngjarje të mundshme kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Terminali”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës. Sekuestrohen 2 mina me telekomandë të cilat do shiteshin kundrejt çmimit 6000 euro. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në koordinim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas po tentonte të shiste mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Terminali”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Paulin Deda, 34 vjeç, banues në Milot, Kurbin, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.


Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar këtë shtetas në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, në vendin e quajtur “Terminali i autobuzëve”, dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të cilat ky shtetas do t’i shiste kundrejt shumës 6000 euro. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Mungesa e Gjasulës/ Ja si pritet të ndryshojë formacioni kuqezi

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme një nga ndeshjet më të rëndësishme, pasi do të presë në “Air Albania” Poloninë, ku një fiitore do të na e bënte thuajse të sigurt vendin e dytë në grup dhe kalimin në Play Off.Në portë do të jetë kapiteni Berisha, ndërsa në mbrojtje të dëmtuarin Gjimshiti e zëvendëson Veseli, i cili do të rreshtohet krah Ismajlit dhe Kumbullës. Krahët do të mbulohen nga Hysaj dhe Trashi, ndërkohë që në mesfushë krah Bares do të luajë Ramadani, i cili zëvendëson Gjasulën, i cili ditën e sotme rezultoi i infektuar me COVID-19.

Befasia është në sulm, ku Reja ka preferuar të luajë me “tredhëmbësh”, me Uzunin dhe Roshin që do të ndihmojnë sulmuesin Manaj. Nuk ka vend në formacion për Armando Brojën, “heroin” që i dha Shqipërisë fitoren në Budapest ndaj Hungarisë.

Ky është formacioni zyrtar i kombëtares shqiptare për ndeshjen me Poloninë.



“Doktor, je 11 vjet më i ri se Joe Biden”/ Demokrati emocionon Berishën: “Ke shëndetin, mendjen dhe forcën”

Në “Foltoren” e Kukësit, Sali Berisha është pritur me entuziazëm. Një prej mbështetësve të tij i kujtoi atij moshën, duke i thënë që të mos frikësohet fare prej saj.Demokrati i PD-së tha se Joe Biden është 11 vjet më i vjetër se Sali Berisha dhe prapë drejton Amerikën. Ish-kryeministri e përcolli me humor këtë kompliment prej demokratit kuksian.


Qytetari: Je i votuar edhe nga fëmija 2 vjeçar. Ne të falënderojmë, të urojmë pleqëri të mbarë. Ti mos u frikëso se je 76 vjec.

Berisha: 77

Qytetari: Doja te ta ulja nje vit. Joe Biden është 88, i thonë 11 vjet je prapa Joe Bidenit. Ti shëndetin e ke, forcën e ke, mendjen e ke dhe ne kemi shpresën e madhe tek ty.

Berisha: Ka ndodhur një gjë e tmerrshme me ish-kryetarin. E ka kapur një frikë e tmerrshme nga ju. Merr vendime nga zyra nga frika. Së fundi tha përjashtova edhe Flamur Nokën. Dy gjëra do u them, në mënyrë absolute, asnjë prej jush, as unë dhe as kërkush nga ju, nuk i ka faj për frikën që i ka hyrë. E ka vetë. Vetë është peng, i pashpresë. Është edhe peng edhe i pashpresë. Nuk kërkohet besë tek besëthyeri. A mund të jetë zot shtëpie ai që ka frikë nga burrat dhe gratë e shtëpisë. Ai duhet të ikë sa më parë

Rriten shifrat/ 501 raste të reja me Covid ,6 jetë të humbura

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit gjashtë qytetarë, ndërsa kanë rezultuar pozitivë për virusin 501 qytetarë. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se testet për sot ishin 3,042 testime.Rastet pozitve janë konfirmuar, në këto bashki: 218 qytetarë në Tiranë, 27 në Shkodër, Fier, 20 në Elbasan, 17 në Krujë, 15 në Kamëz, Vlorë, 14 në Durrës, 13 në Lushnje, 10 Sarandë, 9 në Kukës, 8 në Korçë, 7 në Patos, 6 në Tropojë, Vorë, Kuçovë, 5 në Dimal, 4 në Bulqizë, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Kolonjë, Skrapar, Gramsh, 3 në Vau i Dejës, Lezhë, Kurbin, Dibër, Rroskovec, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Pogradec, Poliçan, Peqin, 2 në Malësi e Madhe, Mirditë, Kavajë, Maliq, Berat, 1 në Pukë, Has, Shijak, Përmet, Këlcyrë, Devoll, Librazhd.


Ndërkohë, janë 6,872 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet Covid po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Kurse, sa i përket rasteve fatale, nuk mundën t’i mbijetonin sëmundjes 1 qytetar nga Gjirokastra 57 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora nga 63 vjeç, 1 qytetar nga Kukësi 67 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 75 vjeç, 1 qytetar nga Tirana 79 vjeç.Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 575, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,009 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 501
Të shëruar në 24 orë 575
Të shtruar në spitale 160
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3042

Testime totale 1,243,246
Raste pozitive 175,664
Raste të shëruara 166,009
Raste Aktive 6,872
Humbje jete 2,783

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3015
Durrës 839
Fier 707
Shkodër 552
Vlorë 325
Elbasan 320
Lezhë 255
Berat 228
Gjirokastër 210
Kukës 156
Korçë 142
Dibër 123

“Dëgjoi ato daulle…po bien për ty’/ Berisha paralajmëron Ramën: S’e gëzon mandatin

Ish-kryeministri Sali Berisha po mban Foltoren e radhës në qytetin e Kukësit, ku ëhstë pritur nga qindra mbështetës të tij, ndërsa i pranishëm është edhe deputeti Flamur Noka, i shkarkuar nga Basha si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë. Në fjalën e tij Berisha ftoi kryeministrin Rama që ta ndjekë këtë Foltore, sepse sipas tij, “kjo është punë burrash dhe jo pengjesh”. Gjithashtu Berisha u shpreh se daullet që po bien janë për Ramën, i cili nuk do ta gëzojë mandatin e tretë.

Berisha tha :


“Edvin, ndiqe këtë “Foltore”! Kjo është punë burrash dhe jo punë pengjesh. Dua t’i çoj një mesazh Sllobodanit të ri, se do njihet në Tiranë i gjithë genocidi serb ndaj shqiptarëve nga vitet 1700 deri në vitin 1999, përfshirë genocidin e Lumës, që është genocidi më i egër i luftës Ballkanike, i dokumentuar me të gjitha dokumentat ndërkombëtare.

Edvin, ti mendon se do të gëzosh këtë mandate. Dëgjoji pak ato daulle, po bien për ty. Mandatin nuk e gëzon ti, që ke vjedhur me qindra milionë. Nuk e gëzon dot mandatin ti Edvin, sepse ke përdorur patronazhistët, njëlloj si në kohën e baballarëve të tu mizorë , për të terrorizuar shqiptarët”, u shpreh Berisha.

Shkarkoi Nokën/ Spaho-i kthehet Bashës: “Po të mblidhet litari, Lul, po të mblidhet!”

Deputeti i Korçës Edmond Spaho ka reaguar për vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për shkarkimin e Flamur Nokës, si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë.Ai e ka paralajmëruar se do ta përjashtojë edhe nga Grupi Parlamentar nëse vijon ende me shpifjet ndaj kryedemokratit.

Reagimi i plotë:

“Lul mjaft me dëbime, fillo internimet tani. Bjeru deputeteve si ne 45. Po ndonjë pushkatim nuk do bejme?Nuk e ben dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjere. Po te mblidhet litari, Lul, po te mblidhet”.


Grida Duma: “Kemi Bashën, i cili kujdeset për marëdhënie të mira me SHBA” ,jo përçarje në parti

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka deklaruar sot se forcimi i marëdhënieve të PD me SHBA është një arritje për hapat që duhet të ndjekë kjo parti. Për deputeten Duma shqetësim mbetet baza e demokratëve për shkak të lidhjeve personale që kanë pasur me ish-kryeministrin Sali Berisha.


“Në arenën e kredibilitetit të rëndësishëm të rrugës së suksesit. Forcimi i kushteve për të arritur rezultat, forcimi i marrëdhënieve me SHBA është arritje. PD bashkë me zhvillimin e vendit nisi të zhvillojë edhe mendësinë duke i dhënë transparencë mbi historinë e Shqipërisë. Ritheksimi i rolit të shtetit sovran është si pasojë e partneritetit tonë me SHBA.

Ka pasur momente ulje ngritjes në këto marrëdhënie. Ajo që duhet thënë është që avantazhi më i madh është ky. Forcimi i marrëdhënieve me SHBA është parakusht i suksesit. Shqetësimi sot është baza e demokratëve të cilët kanë me legjitimitet të plotë emocional dhe racional herë pas here. Demokratët në këto momente kanë një lloj përjetimi traume për shkak të lidhjeve personale. Unë i mirëkuptoj plotësisht dhe kuptoj se çfarë ndodh”, u shpreh Duma.

Sipas saj demokratët që marrin pjesë në foltoret e Berishës, janë të nxitur nga emocionet dhe jo me strategji. E pyetur në “ABC News” se si do të sillej në rast se Berisha do të vinte në krye të PD, Duma deklaroi se lidershipi i PD-së ka përgjegjësinë e qartësisë dhe mungesës së përçarjes.

“Unë i njoh mirë sondazhet dhe i njoh mirë se si bëhen. Asnjë nga sondazhet që janë bërë për PD nuk hyjnë te sondazhet reale. Nuk tregojnë asgjë për demokratët. Ajo që shoh është një grupim njerëzish që Sali Berisha do e kishte. Asnjëri nga nuk mendonte ndryshe. Do ketë njerëz që e lidhin me individin qenësinë e tyre në një parti të caktuar. Kjo nuk do të thotë se ata janë aty me strategji, por me emocione. Grida Duma ka qenë në PD kur ka qenë Berisha. Nuk kam një këndvështrim personal mbi këtë çështje. Sot gjendem në një pjesë të hierarkisë së PD. Kontributi dhe pesha politike është një gjë. Unë besoj se sot lidershipi i PD ka përgjegjësinë e dy gjërave, qartësisë dhe mungesës së përçarjes. Mendoj se demokratëve u është bërë e qartë situata. Do vijojë të bëhet e qartë që vendimi i Bashës është marrë mbi vendimin e SHBA. Unë mendoj se Basha po bën një gjë të arsyeshme. Basha nuk flet në asnjë moment për një veprim se Noka dhe disa të tjerë kanë thënë mendimin e tyre. Ata e kanë thënë mendimin e tyre në çdo mbledhje”, u shpreh deputetja Grida Duma.

Tronditet Shqipëria/ Një tjetër futbollist dyshohet me Covid

Një lajm i keq për Kombëtaren teksa Edi Reja është me “dhimbje koke” pasi ka humbur nga një lider për çdo repart, Gjimshiti i cili u dëmtua në krah dhe u kushtëzua që t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, Sokol Cikalleshi në majën e sulmit rezultoi pozitiv me covid dhe sëfundmi Gjasula në mesfushë që dyshohet të jetë i infektuari i radhës në kampin kuqezi. Mesfushori kuqezi dyshohet si i infektuari i radhës me COVID-19, teksa po kryen dhe testet e fundit. Shqipëria do të luajë sonte ndaj Polonisë në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.


Shtrëngimi i masave për të pavaksinuarit / Shpërthejnë protestat në Itali kundër vaksinimit të detyrueshëm

Shtohen përpjekjet në Itali për shpërbërjen e lëvizjeve neofashiste, pas protestave të dhunshme në fundjavë, kundër certifikatës së detyrueshme shëndetësore. 12 persona, përfshirë Roberto Fiore, themeluesi i partisë së ekstremit të djathtë Forca e Re, u arrestuan lidhur me protestat e së shtunës, kur një grup demostruesish u përpoqën të hynin në pallatin Chigi, rezidenca zyrtare e kryeministrit italian. U sulmua gjithashtu një qendër spitalore, ku u plagosën edhe 4 punonjës të shëndetësisë dhe zyrat e një sindikate tregtare.


Skenat u dënuan ashpër, me politikanët e Partisë Demorkatike të qendrës së majtë që prezantuan një mocion në Parlament, duke kërkuar që Forca e Re dhe lëvizje të tjera neofashiste të shpërbëhen. Një mocion i ngjashëm u prezantua edhe nga partia e qendrës Italia Viva dhe Partia Socialiste.

Protestat në fundjavë, ku u infiltruan pjesëtarët e lëvizjeve neofashiste, u zhvilluan kundër vendimit të qeverisë që detyron punonjësit në sektorë privatë e publike, të dëshmojnë vaksinim apo test negativ për të hyrë në vendet e punës. Masa hyn në fuqi në 15 tetor. /a2cnn