Kursimet janë bërë gjithnjë e më të pamundura/ Flet 53 vjeçari: “Për t’u shëruar nga Covid morra kredi”

Mund të duket e çuditshme por në vendin tonë ka njerëz që marrin kredi për t’u shëruar nga Covid.Kjo për shkak se kursimet janë bërë gjithnjë e më të pamundura.Dy vitet e fundit në vendon tonë sollën atë që u quajt kredia e shërimit nga Covid-19. S.H është një nga kryefamiljarët që u detyrua t’i drejtohej bankës për t’u kuruar nga Covid-19. Duke folur për Gazetasi.al burri 53- vjeçar që jeton në periferi të Tiranës shpjegon se gjendja ekonomike e tij u rëndua aq shumë sa u detyrua të marrë kredi.


“Unë kam një tezgë të vogël në treg dhe shes fruta perime. Gjatë asaj kohe e mbylla punën sepse duhej të isha në shtëpi që të kujdesesha për gruan dhe vajzën. Ato ishin në të njëjtën kohë sëmurë dhe në gjendje aspak të mirë”, shpjegon S.H. Shpenzimet gjatë asaj periudhe kishin arritur mbi 1 milion e gjysmë të vjetra, duke përfshirë mjekimin dhe ushqimet. 53-vjeçari i shpjegoi Gazetasi.al se shpenzimet e para nisën me tamponët të cilët kushtuan rreth 200 mijë lekë të vjetra për të tre anëtarët e familjes së tij, (ai, bashkëshortja dhe vajza). Me tej tregon se u detyruan që të bënin edhe analiza të tjera për gjakun të cilat i shkuan rreth 85 mijë lekë të vjetra.

“Ne dolëm të tre pozitivë, por gjendja ime ishte më mirë. Fatmirësisht gjendja ime ishte mirë dhe për një javë u negativizova. Që prej diagnostikimit morëm një sërë ilaçesh duke nisur nga vitamina dhe medikamente të nivelit të parë siç i quanin mjekët (deponë, takipirinë dhe ilaçe për dhimbjen e kokës). Gjithashtu unë dhe gruaja morëm medikamente për të anashkaluar mpiksjen e gjakut dhe për të mbajtur nën kontroll tensionin e lartë”, shton 53-vjeçari.

Gjendja e tij e mirë e ndihmonte për të kryer shpenzimet e përditshme që deri në ato momente në total i kishin shkuar rreth 370 mijë lekë të vjetra. S.H tregon se pas blerjes së ilaçeve shpenzime të tjera shtesë ishin edhe dezifektantët e duarve dhe të shtëpisë për higjienizim, oksimetri, maskat dhe dorezat të cila i kishin shkuar rreth 55 mijë lekë të vjetra, për të cilat ai ishte i detyruar t’i blinte me shumicë për të anashkaluar vajtjen e shpeshtë në dyqane.

S.H tregon se edhe nga mjeku i familjes në periferi të Tiranës i ishte sugjeruar që t’i bënte analizat në një laborator privat pasi në ato shtetërorë kishte vonesa deri në 3 javë.

“Gjendja ishte më e rënduar për gruan dhe për vajzën. Ato ishin në gjendje të vështirë dhe duke qenë se isha në gatishmëri për kujdesin e tyre gjithë kohës, nuk punoja e kështu nuk kisha të ardhura të përditshme. Kursimet mbaruan, sepse ne nuk mendojmë shumë për ditë të keqe, kështu vendosëm të merrnim kredi në këto mikro-bankat deri në 900 mijë lekë të vjetra”, shpjegon S.H. ai do ta shlyejë kredinë për 2 vjet dhe çdo muaj paguan 75000 lekë të vjetra. Kredia u miratua për 15 ditë, ndërsa interesi është shumë i lartë. Pas 24 muajsh, S.H do të duhet të ktheje dyfishin e kredisë që mori, 1 800 000 lekë të vjetra.

Ai i tregoi Gazetasi.al se paratë në atë periudhë ishin më se të nevojshme, për shkak se sëmundja ishte e panjohur dhe duhet të ishte i përgatitur për çdo gjë.

“Për shkak të mpiksjes së gjakut, gruaja kishte një gjendje të luhatshme, një ditë ishte mirë, çohej nëpër shtëpi pastaj ditën tjetër bëhej keq dhe për këtë isha i detyruar të merrja një infermiere çdo ditë që ta mbante nën kontroll. Infermieren e mora për 15 ditë rresht dhe e paguaja nga 20 mijë lekë të vjetra në ditë. Ishin shumë, por u detyrova”, shton S.H.

53-vjeçari i cili paguan pjesë të kredisë edhe sot, vijon historinë e tij duke shtuar se përpos gjendjes së rënduar shëndetësore, u rëndua edhe gjendja ekonomike kur vajza dhe bashkëshortja nuk po njihnin përmirësim dhe u detyruan të bënin një skaner që familjes i kishte kushtuar rreth 400 mijë lekë të vjetra e më pas kishte vijuar marrja e antibiotikëve të lehtë për shkak se të dyja kishin pasur njolla në mushkëri. S.H shpjegon se dy antibiotikët shkuan rreth 70 mijë lekë të vjetra, pa llogaritur faktin se kishin marrë përsëri vitamina me pako të mëdha nga 10 mijë lekë të vjetra secila, e ndërsa trajtimi e kujdesi nuk ka ndalur deri më sot.

Si në çdo gjë tjetër, pandemia ndikoi shumë edhe në buxhetin familjar, ku shpenzimet për medikamente ishin tepër të larta.

Një raport i fundit nga shoqata “Together for Life” Tiranë ka treguar se shpenzimet për kurime shqiptarëve iu kanë kushtuar nga 1 mijë dollarë për person, ndërsa rimbursimi i shtetit ishte 40 dollarë.

“Sipas deklarimeve zyrtare të paktën 4.7% e popullsisë ishte e infektuar nga Covid-19 deri në maj të këtij viti, ndërsa popullsia që ka marrë rimbursim për shpenzimet e kurimit nga Covid-19 është 0.25%. Ekspertët theksojnë se shpenzimet për trajtimin e sëmundjes ishin 10 deri 20 herë më larta se fondet e përfituara nga rimbursimi”, thuhej në raport. Nga ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave u hartuan dy paketa shëndetësore me vlerën 120 mijë lekë të vjetra dhe 300 mijë lekë të vjetra për trajtimin ambulator, ndërkohë që aplikimi duhet të bëhej nga e-albania, një procedurë që jo të gjithë e kanë ndjekur. /Gazeta Si/

Ndeshjet e kthimit për Kupën e Shqipërisë/ Ja kur luan Skënderbeu…

Ndeshjet e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen në datën 13 dhe 14 tetor në orën 13:30. Ditën e nesërme në grupin A ,Skënderbeu do të luajë ndaj Veleçikut në kompleksin “Tropikal”.Korçarët triumfuan ndeshjen e parë me rezultatin 3-0 dhe ndeshja e kthimit shihet si nje formalitet.


Teuta-Luzi në aneksin e stadiumit “Niko Dovana”, ku kampionët e Shqipërisë kanë triumfuar takimin e parë me rezultatin 4-1. Partizani do të sfidojë Tërbunin në kompleksin “Football Republic”, ndeshjen e parë të kuqtë fituan me rezultatin 3-0. Tirana do të luajë ndaj Shkumbinit në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe në takimin e parë bardheblutë fituan me rezultatin 3-0.

Në grupin B, Vllaznia do të luajë ndaj Labërisë në fushën sportive “Reshit Rusi”. Shkodranët u mposhtën me rezultatin surprizë 2-1 në transfertë në takimin e parë.Në datën 14 tetor do të luhen sfidat, Bylis-Oriku, Dinamo-Erzeni, Burreli-Besëlidhja, Kukësi-Maliqi dhe Tomori-Lushnja.

JA AXHENDA E PLOTË –

KUPA E SHQIPËRISË

TURI I PARË

NDESHJET E KTHIMIT

GRUPI A

13 tetor


Teuta-Luzi 2008          (4-1)   (A1)

(në aneksin e stadiumit “Niko Dovana”)

Partizani-Tërbuni   (3-0)   (A2)

(në kompleksin “Football Republic”)   

Tirana-Shkumbini              (3-0)   (A3)

Skënderbeu-Veleçiku        (3-0)   (A4)

(në kompleksin “Tropikal”)

Korabi-Vora             (1-2)   (A8)

14 tetor

Bylisi-Oriku               (2-1)   (A5)

Dinamo-Erzeni                    (0-1)   (A6)

(në stadiumin e Rrogozhinës)

Burreli-Besëlidhja   (0-0)   (A7)

GRUPI B

13 tetor

Vllaznia-Labëria      (1-2)   (B1)

(fusha “Reshit Rusi”)

Laçi-Butrinti             (1-1)   (B2)

(në kompleksin “Internacional”, Pezë)

Kastrioti-Elbasani   (2-0)   (B4)

(në Fushë-Krujë)

Apolonia-Flamurtari          (1-1)   (B5)

Egnatia-Turbina                  (1-1)   (B6)

Pogradeci-Besa                   (0-1)   (B8)

14 tetor

Kukësi-Maliqi                       (0-0)   (B3)

(në kompleksin “Football Republic”)

Tomori-Lushnja                  (3-0)   (B7)

* Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 13:30;

SKEMA E TURIT TË DYTË

GRUPI A

A8 – A1 (C1)

A7 – A2 (C2)

A6 – A3 (C3)

A5 – A4 (C4)

GRUPI B

B8 – B1 (T1)

B7 – B2 (T2)

B6 – B3 (T3)

B5 – B4 (T4)

* Ndeshjet e para luhen më 3 nëntor, ndërsa ato të kthimit më 17 nëntor;

“Le të miratojmë minimumin jetik”/ Avokati Adriatik Lapaj: “Apo për këtë nuk jemi Gjermani ne?”

Avokati Adriatik Lapaj, ka reaguar sërsih për krizën e rritjes së çmimeve në vend duke thënë se tashmë duhej miratuar minimumi jetik ashtu siç bëhet në vendet normale. Lapaj më poshtë nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social, ka parashtruar 2 pika sa i takon debatit që bëhet për uljen e taksave të caktuara nga ana e qeverisë. Ndërkohë më poshtë, avokati shpjegoi se minimumi jetik ishte vlera në para e shpenzimeve që i duhen një personi për të përballuar jetesën me vlerat e duhura ushqimore në ditë.

Avokati Adriatik Lapaj


ATËHERE LE TË MIRATOJMË MINIMUMIN JETIK
Në lidhje me debatin mbi çmimet qeveria thotë se ulja e x apo y takse apo tatimi nuk reflekton në çmim pasi shitësit prapë do mbanin çmimet e rritura.
Së pari, kjo tregon se institucionet ligjzbatuese nuk e kanë kapacitetin për kontroll dhe luftë ndaj abuzimit në treg.
Së dyti, po mirë meqë kanë këtë argument atëhere si kudo në vendet normale le të caktohet me ligj MINIMUMI JETIK.
Minimumi jetik është vlera në para e shpenzimeve që i duhen 1 njeriu për të jetuar duke marrë vlerat e nevojshme ushqimore në ditë dhe duke llogaritur dhe kostot e tij për jetesë. Apo për këtë nuk jemi Gjermani ne?

Për nje vend qëndrimi në lokal,kercasin karriget kokës në “Tiranë”/ Publikohen emrat e protagonistëve

Një sherr i dhu nshëm u regjistrua dje në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Në përfundim të veprimeve hetimore policia arerstoi në flagrancë shtetasit Edmond Faja, 39 vjeç dhe proceduan penalisht shtetasit Elton Kasaj, 30 vjeç, Enrik Qenami, 41 vjeç, Enea Kovaçi, 32 vjeç., Ndriçim Qefalia, 43 vjeç, Laert Duro., 41 vjeç, si dhe shpall në kërkim shtetasin Alvaro Toptani 27 vjeç.


Policia bën me dije se sherri kishte nisur për një vend qëndrimi në një lokal dhe më pas kishte percipituar në përplasje fizike mes familjarëve të të përfshirëve.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në lokalin në afërsi të një shkolle në rrugën “Kongresi i Manastirit”, fillimisht janë konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta (për vend qëndrimi në lokal) shtetasja E. Q., 46 vjeçe dhe D. T., 53 vjeçe. Më pas janë përfshirë në konflikt duke përdorur sende të forta, të afërmit përkatës të tyre, konkretisht shtetasit E. F., E. Q., 41 vjeç, N. Q., 43 vjeç dhe L. D., 41 vjeç (të afërmit e shtetases E. Q.) dhe shtetasit E. K., 32 vjeç, E. K., 30 vjeç dhe A. T., 27 vjeç (të afërmit e shtetases D. T). Si pasojë e konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi E. F. (i arrestuar) ka qëlluar në ajër me një ar më zjarri pis toletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Supersfida Shqipëri- Poloni/ FSHF publikon njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Shqipëria do të luaj në 20:45 në “Air Albania” ndeshjen me Poloninë e cila do të vendosë shumë për të dyja skuadrat sa i përket kualifikimit në “Play-Off” për Botërorin e Katar 2022.Para ndeshjes, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të jenë në stadium. FSHF njofon se nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike, por vetëm flamuri zyrtare shqiptar.

Njoftimi i plotë:


Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen “Shqipëri – Poloni”, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” mbi orarin e hyrjes së tyre në stadium dhe mbi një pjesë të materialeve që nuk do të lejohen të mbahen me vete në stadium.

Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00.
– Të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.
– Nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj
– Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar.

Duke ju falenderuar për mbështetjen e pakufishme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar shqiptar, shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme

Jeton në një kasolle në Korçë/ 27-vjeçari me epilepsi bën thirrjen drithëruese:”Me ndihmoni për të blerë ilaçet jetoj ne varferi ekstreme…:!”

Marsel Hoxhallari është një djalë 27-vjeçar nga Korça i cili vuan nga sëmundja e tokës, epilepsi e gjeneralizuar në çrregullime psikotike.
Marseli jeton në një kasolle të cilën e kanë ndërtuar së bashku me babain e tij i cili gjithashtu vuan nga sëmundje të rënda si skleroza dhe tuberkulozi.
Marseli thotë dhe babai i tij ushqehet duke mbledhur ushqime të hedhura në koshat e mbeturinave të qytetit. Gjëndja e tyre është e rënduar në kushte ekstreme.
Ai kërkon që dikush t’u shtrijë dorën dhe të ndihmohen për të blerë ilaçet dhe ushqyer.

Videoja dhe apeli i tij janë tejet prekëse.


Marseli shprehet:
Korça Blog ju lutem publikoni historine time. Jam Marsel hoxhallari jam 27 vjec, jetoj ne kte kasolle ku cfare bije jashte bije brenda. Kam 4 vjet pa drita, buke gjej neper koshat e plehrave. Babain e kam te semure me turbekuloz dhe skleroze. Une vete jam i semure me epilepsi, semundje toke kam nevoje per te bere ezhene dhe rezonacen… Ju lute kush ka mundesi te me ndihmoje te me shpetoje nga vdekja se mamaja motra vllai nga kjo semundje me kane vdekur, ju lutem publikojeni.

Apel i Marselit:

Kush ka mundesi te me ndihmoje nepermjet wester union, pay pay hoxhallarimarsel945@gmail.com

Permes nr te tel 0694813403

Marsel Hoxhallari, rruga e Mborjes, ish-vilat qeveritare lagja 4 Korçë


Termeti shkund greqinë/ Ja epiqendra dhe sa ishte magnitura

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 i shkallës Rihter ka goditur ishullin e Kretës.Epiqendra ishte 23 km në juglindje të Zakros. Lëkundjet tronditën Kretën rreth orës 12:24 dhe shkaktuan panik tek banorët e ishullit, të cilët dolën me shpejtësi jashtë banesave. Thellësia e tërmetit ishte 9 km. Përveç Kretës, tërmeti u ndje edhe në Rodos dhe ishuj të tjerë të Egjeut, por edhe në Atikë. Sipas dëshmive të cituara nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ishte shumë i fortë dhe zgjati disa sekonda.


Mediat greke kanë publikuar pamjet e para të dëmeve që ka shkaktuar goditja e fuqishme, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

“Ende po dridhem, mendova se raftet do të më binin në kokë” tha punonjësja e një marketi në Kretë për mediat greke. “Të gjitha gjërat ranë, vajra, shishe, verëra. Ne jemi shumë të frikësuar” tha më tej ajo. Një banor i zonës që pohoi se kisha e vetme në fshat ishte shembur.

Rruga e Shqipërisë për në Katar kalon nga Polonia/Reja i ka zgjedhur 11 luftëtarët

Shqipëria do të përballet sonte me Poloninë, një finale për të tentuar të shkojë në “Play-off” të kualifikueseve për Botërorin 2022.
Kuqezinjtë do të kenë mbështetjen e 22 mijë tifozëve në “Air Albania” dhe të gjithë po e presin orën 20:45 për të parë një nga ndeshjet më të rëndësishme të kombëtares ndër vite.
Trajneri Reja është dashur të përballet me probleme të ndryshme gjatë kësaj periudhe dhe sonte për shkak të dëmtimeve nuk mund të llogarisë pjesë të ekipit Abrashin, Balajn dhe Gjimshitin, kurse Çekiçi është i pezulluar me kartonë të verdhë.
Për të mos mjaftuar këto, Hoxhallari e Cikalleshi janë prekur me COVID-19. Italiani gjithsesi nuk është ankuar dhe ka planifikuar edhe formacionin që do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme.
Frederic Veseli pritet të plotësojë repartin e prapavijës, ndërsa Bajrami do të marrë vendin e lënë bosh nga Çekiçi në mesfushë. Në sulm parashikohet ndryshim rrënjësor, me Manajn dhe Brojën që janë favoritë dhe Uzunin që do të presë shansin e tij nga stoli.

SHQIPËRIA (3-5-2): Berisha – Ismajli, Kumbulla, Veseli – Hysaj, Bare, Gjasula, Bajrami, Trashi – Manaj, Broja


Pezullohen nga puna dy mësueset në Tiranë/ Debatuan për tavolinën në lokal, thirrën dhe familjarët me armë për “sqarim”

Zyra Vendore Arsimore Tiranë, pezullon nga detyra dy mësueset që u përfshinë në një sherr banal dje në kryeqytet, sherr i cili degjeneroi deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sherri ka nisur mes mësueses Elida Qenami dhe Domenika Toptani, ku më pas janë përfshirë edhe familjarët e tyre. Të dyja mësueset në fjalë, njëra që jep lëndën e historisë dhe tjetra atë të letërsisë, janë pezulluar nga detyra.

Njoftim i Zyrës Vendore Arsimore Tiranë:


Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë, pasi konfirmoi zyrtarisht nga organet kompetente përfshirjen e dy mësueseve të shkollës së mesme “Andon Zako Cajupi” në konfliktin ditën e djeshme jashtë ambienteve të shkollës, ka kërkuar nga Institucioni Arsimor mbledhjen e komisionin e etikës dhe disiplinës për vlerësimin e rastit në fjalë.

Komisioni menjëherë pas kërkesës mori vendimin për pezullimin e dy mësueseve nga puna deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dëshirojmë të garantojmë opinionin publik dhe prindërit e nxënësve në veçanti, se për çdo punonjës arsimor i cili përfshihet në ngjarje që cënojnë integritetin e profesionit, apo figurën e lartë të mësuesit, institucionet tona do të veprojnë pa asnjë tolerim, duke u mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Zbardhet skema/ Elvis Naçi vendosi në bordin e fondacionit, njerëzit e familjes dhe të fisit. Qarkullojnë miliona euro

Elvis Naçi është një imam 44 vjeçar, që ka pushtuar rrjetet sociale dhe mbarë botën shqiptare. Popullariteti i Naçit shtrihet përtej kufijve të Shqipërisë. Ai njihet në të gjithë diasporën dhe kudo ku jetojnë shqiptarë. Elvis Naçi shërben si imam dhe ligjërues në Xhaminë e Tabakëve në Tiranë dhe drejton një emision televiziv me emrin “Shqiptarët për shqiptarët”, të fokusuar tek mbledhja e fondeve për bamirësi .


Ligjërimet fetare, me një stil modern, shumë të ndryshëm nga imamët klasikë me mjekrra të gjata, i kanë siguruar Naçit qasje edhe tek të rinjtë, duke e shndërruar atë në një “superstar”.

Por çfarë është fondacioni bamirës i themeluar prej tij?

Në 15 dhjetor 2016, Elvic Naçi i kërkon gjykatës së Tiranës regjistrimin e Fondacionit “Firdeus”, me qëllim kryerjen e veprimtarive të ndryshme me karakter humanitar. Struktura e organeve drejtuese të Fondacionit, përbëhet nga Bordi Drejtues dhe Drejtori Ekzekutiv.

Anëtarët e bordit drejtues, janë themeluesi Elvis Naçi, Muharrem Naçi, babai i Elvis Naçit, tashmë i ndjerë dhe i zëvendësuar me vendim gjykate nga Marvin Naçi, djali i vëllait të Elvis Naçit dhe Florian Brinja, djali i tezes së Elvis Naçit. Më pas bordit i shtohen si anëtarë të rinj, Fatime Naçi, bashkëshortja e Elvis Naçit dhe Andi Qinami, që është baxhanaku i Elvis Naçit. Si drejtor ekzekutiv i fondacionit, shërben shtetasi, Ilir Naçi, vëllai i Elvis Naçit.

Bordi drejtues është organi më i lartë vendimarrës i fondacionit “Firdeus”. Gjithçka ndodh në këtë fondacion, menaxhohet dhe vendoset nga bordi drejtues.


E gjithë piramida e drejtimit të këtij fondacioni, është në fakt e përqëndruar në duart e familjes Naçi, vëllezërve, kushërinjve dhe njerzve me lidhje të ngushtë familjare me ta, pra rrjedhimisht çdo vendim i këtij fondacioni, është vullneti dhe dëshira e njerëzve të lidhur familjarisht me Elvis Naçin. Ndryshe nga bordet e fondacioneve, që përgjithësisht përbëhen nga intelektualë apo njerëz të shquar me kontribute në shoqëri, në rastin e fondacionit të themeluar nga Elvis Naçi, bëhet fjalët për njerëzit e tij të afërt, që i sigurojnë, kontroll absolut mbi vendimet e fondacionit.

Por, pavarësisht se drejtimi i fondacionit ka karakter klanor dhe duket si një strukturë e vogël familjare, shtrirja e fondacionit dhe punët e kryera prej tij, janë të një përmase gjigande. Një makineri e madhe, e cila ka qarkulluar miliona euro, të dhuruar nga shqiptarët, për bamirësi. Vetëm në rastin e tërmetit që goditi Shqipërinë në nëntor të vitit 2019, Elvis Naçi ka pranuar që ndihmat e mbledhura nëpërmjet fondacionit Firdeus, kapin vlerën e mbi 9 milionë eurove.

Blerja dhe shitja e Spitalit Kontinental

E ndërsa fondet për këtë fondacion me drejtim klanor, sa vinte e rriteshin dhe Elvis Naçi shkëlqente si një hoxhë nëpër ekranet televizive, një lëvizje e bujshme e kthen fokusin e medive dhe qytetarëve, drejt aktivitetit të fondacionit.

Bëhet fjalë për blerjen e një spitali privat, të cilin fondacioni Firdeus e siguroi për shifrën 350 mijë euro. Spitali u shit nga shoqëria “MGB” shpk, me administrator, zotin Hergys Rreli. Efektivisht, spitali kalonte në pronësinë e fondacionit “Firdeus”, të drejtuar nga familja Naçi, paguar me paratë e dhuruara nga shqiptarët. Edhe përpara shitjes, Spitali Continental, ishte një sipërmarrje e cila në aktivitetin e saj, kishte regjistruar humbje të vazhdueshme, prej 111 milionë lekësh, duke humbur të gjithë kapitalin e vet fillestar.

Elvis Naçi e justifikoi blerjen e spitalit privat, me nevojën për të ndihmuar të varfërit.


Menaxhimi i spitalit nga fondacioni i familjes së Elvis Naçit, nuk e përmirësoi aspak gjendjen e financave të tij. Sipas përllogaritjeve, të BIRN, në vitin 2020, humbjet e kompanisë ishin 23 milionë lek ndërsa kapitali themeltar i kompanisë ishte minus 60 milionë lek. Pra, fondacioni kishte tashmë në pronësi një spital privat, që vetëm humbiste para.

Por, edhe pse me humbje të mëdha, një transaksion i dyshimtë, e kthen sërish vëmendjen drejt Elvis Naçit dhe fondacionit “Firdeus”. Në tetor 2021, spitalin e blerë me shumën 350 mijë euro nga Naçi, me humbje të vazhdueshme, ai ja shet për thuajse dyfishin e vlerës, 850 milionë lek të vjetra, Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, të drejtuar nga Haxhi Baba Edmond Brahimaj, ose i njohur për shqiptarët si Baba Mondi.

Ky transaksion me një shumë të konsiderueshme, nuk ka asnjë logjikë ekonomike. Askush nuk mund ta kuptojë, se si një spital thuajse dyfishohet në vlerë brenda një kohe shumë të shkurtër, ndërkohë që bilancet financiare të tij janë me humbje të vazhdueshme.

Megjithatë, Elvis Naçi e kishte bërë gati shpjegimin edhe për këtë transaksion. Ai shkruan në rrjetet sociale, se me shitjen e spitalit Kontinental drejt Baba Mondit, bëhet dy herë bamirësi dhe premton një lagje të re për të varfërit e Kosovës. Sot Elvis Naçi, e ka shtrirë aktivitetin e tij në disa fusha. Një Hoxhë karizmatik i rrjeteve sociale, ligjërues i fesë islame në Xhaminë e Tabakëve, shitës syzesh të markave luksoze në dyqanin “Optika Elitare Milano”, dhe drejtuesi i një fondacioni që posedon një fuqi të jashtëzakonshme financiare.

Paratë e dhuruara nga shumë qytetarë në Shqipëri dhe në mbarë diasporën, përdoren dhe investohen sipas vendimeve të tij dhe rrethit të ngushtë familjarë, ku llogaridhënia dhe transparenca janë koncepte që vetë karakteri familjar i fondacionit, i bën thuajse të pamundura. Aktiviteti i Naçit, por edhe transaksioni i fundit mes fondacionit të tij dhe Kryegjashatës Botërore Bektashiane, ekspozojnë një fuqi të jashtëzakonshme financiare, të komuniteteve fetare dhe fondacioneve bamirëse në Shqipëri.

Pikërisht kjo ngre pytjen; A duhet shteti të ketë mekanizma, që sigurojnë transparencë dhe llogaridhënie, të këtyre fondacioneve bamirëse dhe komuniteteve fetare me një fuqi dhe inpakt kaq të madh? (TPZ.al)

Më jepnin para për t’u bërë esk*rtë’/ Rrëfehet gazetarja e sportit : “Unë doja të bëhesha murgeshë”

Gazetarja Christina Porta zbuloi rrugën që do të kishte zgjedhur po të mos i ishte dedikuar sportit. Një nga prezantueset sportive më të njohura në televizionin spanjoll zbuloi se në moshë të re donte të bëhej murgeshë, por rruga e saj mori një rrjedhë tjetër. Po ashtu në të njëjtën intervistë zbuloi se shumë persona i kanë ofruar shuma monetare për të qenë pranë tyre si “eskortë”.

Për një periudhë të shkurtër të jetës sime shkova në shkollë me murgeshat. Besoja shumë në Zot dhe doja të bëhesha edhe murgeshë. Pastaj, pasi u rrita, e braktisa idenë, por ende ndiej një lidhje me to, sepse kam një zemër të mirë dhe mund të dalloj njerëz të këqij,”-tha ajo.


Atentat në Athinë/ Qëllohet me breshëri plumbash ndaj 34-vjeçarit shqiptar

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ndaj një 34-vjeçari shqiptar në Athinë. Mediet fqinje raportojnë se atentati ka ndodhur në urën e Kaliftaktit, në Kifisia të Athinës, ku persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shqiptarin. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin “Gentimatas”, ndërsa rezulton një person me precedentë të shumëfishtë penale për trafik droge, grabitje dhe vjedhje. Ai është qëlluar me dy plumba në bark dhe një në këmbë, ndërsa mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda nga vendngjarja, ku shqiptari shihet i shtrirë në tokë, menjëherë pas ngjarjes.

Dyshohet se shkak i plagosjes të jenë bërë konfliktet për pazare droge dhe larje hesapesh mes bandave.


Fifi :”Nuk i besoj me meshkujve…u ndava me ish-in sepse nuk i pëlqente që qaja…”

Spektakli Big Brother VIP që nisi transmetimin rreth një javë më parë, po vazhdon të ketë situata emocionale dhe histori personale që banorët po ndajnë me njëri-tjetrin. Ndërsa, këngëtarja Fifi është kthyer në një ndër banorët më të komentuara aty brenda, dhe raporti i saj Granit Canën sa po shkon duke u bërë më i afërt.


Të dy ata përsëri janë parë së bashku duke ndarë rrëfime personale nga jeta e tyre, dhe ishte Fifi ajo që tregoi për lidhjet e saj romantike të së kaluarës. Këngëtarja e hitit “Marova” deklaroi se më nuk ka besim te meshkujt dhe se persona që do të hyjë në jetën saj i duhet të bëjë shumë që ta bind se ia vlen.

“Unë nuk ju besoj meshkujve më, ai tjetri që do të vijë në jetën time duhet të më bind që unë përkas aty, për ata unë mendoj shumë, se nuk besoj më, se e kam përjetuar vet me dhënë gjithçka për një njeri edhe me u zgjuar një ditë papritur edhe me të thënë unë nuk të kam dhënë shpresa”, ka thënë Fifi gjatë bisedës me Granitin.

Artistja kosovare tutje ka rrëfyer historitë e saj të dashurisë, prej të cilave është zhgënjyer.

Njëjtë më ka ndodh edhe me atë para këtij të fundit, kam qenë me të, u nda me mu se nuk i pëlqente që unë qaja, se kur u njoftua me mu më pa në televizion veç tu qesh dhe pas një viti e gjysmë ju ka kujtua që unë edhe qaj, dhe më thoshte ti po qan shumë, ndërkohë ankohej për gjendjen ekonomike dhe ato para që unë i fitoja ia paguaja borxhet, në një rast ai shkoi dy javë Greqi, kur u kthye në të njëjtën kohë që u pajtua me mua e kish nis një lidhje tjetër dhe kthehej vetëm kur nuk ia hapte telefonin ajo tjetra”, ka treguar këngëtarja.

Ndërkohë, përveç Fifit edhe banorët e tjerë kanë treguar histori dhe përjetime të ndryshme nga jeta e tyre private.