Përmbytje në Greqi/ Pamjet “apokaliptike” pas motit të keq

Përmbytje intesive janë shkaktuar nga shirat dhe stuhitë që solli moti i keq në Greqi. Mediat vendase raportojnë se problemet më të mëdha gjendet në zonat e Evisë, Pelionit dhe Larisës, në frontin bregdetar të Agia Anna në Vasilika dhe Psaropouli , me qindra shtëpi të përmbytura, rrugë të dëmtuara, ura të rrëzuara dhe probleme në rrjetin e furnizimit me ujë dhe prodhimet.

Rajoni lëshoi një raport emergjence për një valë të re të motit të keq në orët në vijim dhe të hënën. Siç shihet nga fotot, balta ka mbuluar një pjesë të madhe të Platanias në Pelionin e Jugut, ndersa sipas parashikimeve të fundit, moti në Greqi do të shfaqë një përkeqësim të ri nga e enjtja.


Basha e largoi nga posti/Reagon Flamur Noka :”Ai shkarkoi Berishën, si mund të mos më shkarkonte mua?”

Pas qëndrimeve të forta dhe mbështetjes që po i jep Sali Berishës, kreu i PD-së Lulzim Basha e ka shkarkuar Flamur Nokën nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe e paralajmëron për përjashtim nga Grupi Parlamentar.

”Ai shkarkoi Sali Berishën, si mund të mos më shkarkonte mua? Gjithçka për t’u kapur pas karriges, ai është peng dhe e urdhërojnë të tjerët gjithçka që bën. Nga një peng pritet gjithçka.

Vjen si pasojë e reagimeve dhe qëndrimeve të mia. Unë nuk hesht, nuk e pranoj dot që partia ime të pushkatohet dhe të shkelet me këmbë. Nuk do të ndërmarr asnjë hap”.


Punjonjës në qeverinë Rama 1, por emigrova”/ Qytetari që vjen nga Italia: “Kemi një brez të ri pa shpresë”

Emigrantët janë pjesë e protestës para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, të cilët kanë ardhur për t’iu bashkuar qytetarëve në kauzën e tyre për barazi sociale. Një prej tyre tha se ka qenë punonjës në qeverinë ”Rama 1”, por emigroi drejt Italisë, pasi pagat janë shumë të ulëta dhe çmimet të larta.


Sot vij direkt nga Italia për të mbështetur popullin në këtë protestë. Kam ardhur për të kundërshtuar në mënyrë kategorike rritjen e çmimeve, pasi jemi të parët ne emigrantët që goditemi nga rritja e çmimeve, sepse jemi ne që mbajmë prindërit tanë me bukë. Me 100 mijë lekë pension që u japin këta, nuk iu mjaftojnë as për ilaçe.

Kështu do të kemi një brez të ri pa shpresë, që i janë vrarë ëndrrat. Një brez që është gati të paguajë 25 mijë paundë për të ikur në Angli, duke rrezikuar jetën nën kamionë.

Unë jam punonjës i qeverisë ”Rama 1”, ndërsa sot jam emigrantë. Jam detyruar si qindra e mijëra të diplomuar të braktisë Shqipërinë, pasi nuk e gjej dot veten këtu, pasi pagat janë të ulëta dhe çmimet shumë të larta. Jam kthyer sot këtu për të mbrojtur dinjitetin, për t’iu kthyer dinjitetin shqiptarëve”.

Doli pro Berishës/ Lulzim Basha nuk fal,shkarkon Flamur Nokën

Pas përplasjes së sotme me Flamur Nokën, kreu i PD-së Lulzim Basha ka vendosur ta shkarkojë nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë. Noka është paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar. Vendimi i Bashës, vjen pas deklaratave të bëra nga deputeti Flamur Noka pas mbledhjes së Grupit Parlamentar paraditen e së hënës, ku u shpreh se kryedemokrati ka përdorur fjalën “llum” për t’iu referuar anëtarësisë së PD. Deklarata e Nokës u shoqërua me një përgënjeshtrim nga PD.

NJOFTIM PER SHTYP I PARTISE DEMOKRATIKE


Sot Kryetari i PD Lulzim Basha i ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës, si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.

Arsyeja e këtij vendimi është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena.

Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama.

Administratori i OSHEE, Çela i kundërpërgjigjet Bashës: “Kur flet ti, unë fle gjumë”

Administratori i OSHEE, Ardian Çela i është përgjigjur kërcënimit të kryedemokratit, Lulzim Basha për ta denoncuar në SPAK. Në reagim, administratori i OSHEE shprehet se Basha nuk është as në qiell as në tokë. Më tej, Çela sqaron efektin zinxhir që ka ndikuar në rritjen e çmimit të energjisë elektrike.


Kur flet z.Basha unë fle gjumë. Nuk është as në qiell as në tokë. Ne duhet të bimë dakord a ka krizë botërore apo jo?

Nëse Shqipëria është e shkëputur nga ky realitet, atëherë ok. Rritja e taksës së co2, mbyllja e centraleve nukleare, dhe gjëra të tjera që su bënë në mënyrën e duhur, shto dhe pandeminë, bënë gjë të kemi më pak energji në treg.

Ne importojmë energji. Nëse nuk do kemi reshje, pjesën më të madhe e zë importi. Kryeministri e bëri të qartë ne nuk do e prekim tarifën e familjeve dhe biznesit të vogël.”-shprehet Çela.

Këngëtarja Shqiptare që jeton në Londër: “Në Shqipëri që të bësh karrierë duhet të flesh me dikë, ose duhet të kesh mik të fortë !

Kejsi Verçani ka publikuar këngën më të re që mban titullin “Body on Ice”. Këngëtarja shqiptare, e cila jeton prej kohësh në Londër synon t’i shtohet listës së yjeve shqiptarë që kanë shkëlqyer në tregun ndërkombëtar. Ajo është e njohur dhe për publikun shqiptar pasi ka marrë pjesë në spektaklin e talenteve të reja “The Voice of Albania”. Duke folur për përvojën e saj në Shqipëri, Kejsi tha se është demoralizuar nga fakti që në Shqipëri nuk është vlerësuar talenti i saj. Këngëtarja e re tha për ABC News se beson se është më e lehtë të arrish sukses në tregun ndërkombëtar sesa në vendin tonë.

Ajo tha :

“Me sa kam kuptuar nuk vlente vetëm talenti por ishin dhe shumë gjëra të tjera. Me thënë drejt, po të kesh lidhje dhe njohje me dikë mendoj se vetëm në atë mënyrë mund të çash tregun shqiptar. Më ka demoralizuar shumë eksperienca që kam pasur në Shqipëri sepse nuk më është vlerësuar talenti por këtu në Angli ma kanë vlerësuar jashtë mase talentin”, tha ajo.


Ditë të shkëlqyera për futbollin shqiptar”/ Duka: “Shqipëria, realitet në rritje të vazhdueshme, ne besojmë se mund të shkojmë larg…!

Janë ditë të mira për futbollin kuqezi. Pavarësisht se fokusi mbetet te Kombëtarja e madhe, Shpresa dhe të rinjtë 19-vjeçarë kanë bërë mirë në 4 ditët e fundit, duke fituar nga dy sfida. Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka falenderuar djemtë dhe drejtuesit e këtyre skuadrave…

Armand Duka : “


Të dashur miq, sot shijuam një tjetër ditë e shkëlqyer për futbollin shqiptar. Ekipi U-21 arriti një fitore të rëndësishme ndaj Sllovenisë, me një paraqitje bindëse, duke konfirmuar cilësitë dhe vlerat që ka në përbërje. Brenda 3 ditësh na dhuruan dy fitore me 4 gola të shënuar dhe zero të pësuar. Kjo është ajo që ne kërkojmë nga kjo skuadër dhe kjo është rruga që duhet të ecin. Asgjë nuk është e pamundur.

Ekipi U-19 përsëriti sot pasdite veten ndaj Malit të Zi, ku në 2 ndeshje të luajtura në Ulqin brenda pak ditësh na dhuroi dy fitore me lojë bindëse. Përgëzime për djemtë e rinj kuqezinj që së shpejti fillojnë rrugëtimin kualifikues ku duhet të na dhurojnë lojra të bukura dhe rezultate pozitive.

Sot Shqipëria e futbollit është një realitet në rritje të vazhdueshme në çdo drejtim, duke konfirmuar punën e mirë që Federata Shqiptare e Futbollit bën. Ne besojmë se me punë mund të shkojmë larg, dhe rezultatet e fundit të skuadrave tona e tregojnë më së miri këtë.”


Interes i jashtëzakonshëm, Stadiumi “Air Albania” i tejmbushur ndaj Polonisë/ Shiten 22 mijë bileta

Rikthehen stadiumet e tejmbushura për një ndeshje të Kombëtares. Shqipëri-Poloni, që do të luhet nesër në orën 20:45 në “Air Albania”, do të ketë plot 22 mijë tifozë të pranishëm. Biletat e hedhura në treg për këtë takim janë shitur të gjitha dhe kjo është konfirmuar zyrtarisht edhe nga FSHF. Vetë presidenti Armand Duka, i pyetur në lidhje me këtë interesim të jashtëzakonshëm, konfirmoi se është marrë leje nga qeveria sa i përket kapacitetit, në një kohë që Ministria e Shëndetësisë lejonte vetëm 300% .


Biletat janë shitur 100%, por në raste të tilla janë pak edhe 220 mijë vende. Këto janë mundësitë e Shqipërisë dhe pa dyshim që do të detyrohen të bëhen stadiume më të mëdha me këtë brez që po vjen. Na është dhënë leja për të pasur stadiumin plot”, është shprehur Duka pas ndeshjes në Hungari. Ndërkohë, “Panorama Sport” në një vëzhgim të bërë për biletat, duke iu referuar çmimeve zyrtare që FSHF i ka shitur për të gjitha tribunat në “Air Albania”, rezulton se do të ketë një fitim rekord. Në llogaritjet totale për rreth 22 mijë bileta të shitura, institucioni i futbollit do të arkëtojë të paktën 500 milionë lekë të vjetër.

Që prej marsit të vitit 2020 stadiumet kanë qenë të mbyllura dhe më pas janë hapur me një kapacitet deri në 30%, duke ndikuar direkt në uljen e të ardhurave të klubeve dhe vetë FSHF-së për ndeshjet e Kombëtares. Tashmë që institucioni i futbollit ka marrë një leje speciale nga autoritetet shtetërore, tifozët do të jenë si lojtari i 12-të në Shqipëri-Poloni. Për herë të fundit që “Air Albania” ka qenë i tejmbushur, është luajtur Shqipëri-Francë në fundin e vitit 2019 dhe më pas derbi Tirana-Partizani, ku pati gjithashtu mbi 20 mijë tifozë.

100 TIFOZË NË HUNGARI


Hungari-Shqipëri u luajt të shtunën në stadiumin “Pushkash Arena” në Budapest pa praninë e spektatorëve vendës. UEFA e kishte pezulluar fushën për shkak të sjelljes raciste në ndeshjen ndaj Anglisë në shtator.

Megjithatë, në shkallët e impiantit pati rreth 100 tifozë shqiptarë, ku shumica e tyre ishin pjesëtarë të delegacionit që shoqëronin Kombëtaren në Hungari. FSHF kishte ftuar edhe presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore, por gjithashtu biznesmenë dhe politikanë të ndryshëm. Fakt është se gjatë ndeshjes u dëgjuan disa herë thirrjet në mbështetje të kuqezinjve, duke ndikuar sadopak në fushë te futbollistë

Donaldi flet për ndarjen nga Bora: “Ishim të dy xhelozë dhe…dy gjela në një shtëpi”…

Bora Zemani dhe Donald Veshajn ishin një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar. Ata janë ndarë prej muajsh dhe shkak qenka bërë xhelozia. Këtë e ka treguar Donaldi gjatë një bisede me Palomën, në “Big Brother Vip”, ku dhe ndodhet prej disa ditësh. Megjithatë, Donaldi nuk i është përgjigjur pyetjes në lidhje me një ribashkim të tyre.

Pjesë nga biseda e dyshes:


Paloma: As xhelozia?

Donaldi: Xhelozi mund të kemi pasur të dy.

Paloma: Ti e vuan tani?

Donaldi: Jo…tani jo.

Paloma: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz…

Donaldi: Jo, jo.

Paloma: Domethënë që është natyrë shumë posesive.

Donaldi: Për gjërat e mija po, siç kanë qenë edhe të tjerët xheloz (Bora)

Paloma: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë
ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes?

Donaldi: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë.
Paloma: Ti doje më shumë vëmendje?

Donaldi: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë.

Paloma: Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen në vazhdimësi bashkë?

Donaldi: Po nuk ta them dot, mbaroi intervista.

Paloma: Flisni me mesazhe apo jo?

Donaldi: Mbaroi intervista.

Adriatik Lapaj: “Protestë e drejtë sepse cënon të drejtat bazike të çdo njërit prej nesh. Nuk kam qëllim të angazhohem në politikë”

Aktivisti i shoqërisë civile , Adriatik Lapaj ishte një nga pjesëmarrësit më në zë të protestës kundër rritjes së çmimeve në kryeqytet. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ai tha se do dilte të protestonte edhe i vetëm pasi nuk kishte rolin e organizatorit por kush të donte mund t’i bashkohej idesë së tij. Në Top Talk ai ai tha se kjo ishte një protestë e drejtë sepse cënon të drejtat bazike të çdo njërit prej nesh.


“Kjo është një protestë që i përket çdo njërit prej nesh. Kjo qeverisje që kemi nuk na shërben ne, por qëllimi im në protestë është të reagoj kundër një padrejtësie që po bëhet dhe të implentoj një farë reagimi qytetar të pastër. Kjo është një protestë e qytetit”, tha ai.

Lapaj komentoi edhe përballjen e tij me kryeministrin Edi Rama në “Zonë e Lirë”.

“Ai debat kishte dy rrugë, ose do silleshe si qytetar në debat ose do gërthasësh dhe s’prodhon asgjë. Unë zgjodha të parën, i thashë argumente, që të jepja një model ndryshe, duke ndenjur modest për protestën”, tha ai në Top Talk, ndërsa shtoi se nuk ka ndërmend të angazhohet në politikë: “Se tani dua të ndaj diçka, personalisht politikën nuk e shoh si sëmundje, është zgjidhje, problemi është kujt ja lëmë në dorë. Uën dua të qartësoj se kam parë tituj andej e ketej, unë do jem qytetar i angazhuar , unë nuk do hap parti, do jem qytetar i thjeshtë siç kam qenë gjithmonë. Të jetë e qartë kjo. “ / Topchannel/