Të rinjtë shqiptarë në radhët e Ambasadave: “Nuk shohim dritë jeshile, po ikim e s’kthehemi më”

Një muaj përpara zgjedhjeve vendore, në monologun e tij të radhës, kryeministri i vendit do të dukej i bindur teksa shpaloste vizionin e tij për Shqipërinë, si atdheu, jo më i udhëhequr nga fenomeni i emigracionit.

“Shqipëria 2030, atdheu e ardhmja, emigracioni e shkuara”, do të shprehej Rama në 8 mars përmes një performance gati teatrale…


8 muaj larg prej atij premtimi, kur nuk mund të flitet për ndryshime rrënjësore, jemi ende në pritje të iniciativave konkrete, që përtej luftës kundrejt paligjshmërisë së emigracionit, t’u mundësojë shqiptarëve një jetesë të qëndrueshme në vend. Kështu, në vëzhgimin që bën “Vetting” në Bllokun e Ambasadave këtë fund tetori, përballet me radhët e gjata të pritjes të shqiptarëve që kanë humbur besimin për një të ardhme në vend e duan të largohen. Sot, vizioni i premtuar për një Shqipëri europiane, vijon të tronditet nga hapat e shqetësuar të të rinjve që po e lënë vendin.

Diaspora e re që zë fill me rënien e diktaturës, po zgjeron shtratin e saj. E në të, 1,7 milion shqiptarë rroken të ndërtojnë të ardhmen, në “këpucët e ngushta” të emigrantit. Mario Latellari është vetëm një prej studentëve të ekselencës 18 vjeçar të këtij viti, që e shikon të vështirë jetesën në Shqipëri. Vështirësitë i vëren që në nivelet e mësimdhënies që sipas tij, lënë për të dëshiruar, e deri tek pagat e ulëta e mungesa e investimeve të huaja që do t’u jepnin një lloj shpërblimi moral e financiar të rinjve të arsimuar.

Këto vështirësi që has Latellari e shumë të rinj të tjerë, janë reflektuar në eksodet e viteve të fundit, të cilat tregojnë edhe njëherë se, emigracioni, mbetet një plagë e hapur për vendin tonë. Në 30 vite, qeveritë e majta e të djathta, nuk ndërtuan politika të shëndetshme për ekonominë e familjeve shqiptare në zgrip. Varfëria, papunësia në rritje, bënë që 23 mijë e 854 shqiptarë të linin vendin vetëm vitin e kaluar, duke u përballur sa me burokracitë e zyrave të emigracionit, aq edhe me pandeminë e COVID-19.


Frika e një izolimi tjetër total i bën shqiptarët të nxitojnë edhe këtë vit në radhët e ambasadave. Ledion Qirako, me profesion mësues, sapo ka marrë vizën për në Gjermani. Zanatin po e lë për të punuar si hidraulik në vend të huaj, e së shpejti shpreson të tërheq atje edhe familjen e vogël. Ndonëse edhe bashkëshortja e tij po ushtron profesionin si financiere, jetesa në Shqipëri siç thotë, është bërë e pamundur për ta, e emigrimin e shikojnë si të vetmen zgjidhje. Ai pohon se Tirana është shumë e shtrenjtë, e pavarësisht profesioneve të mira, nuk ia dalin dot të përballojnë shpenzimet.

Në situatë të ngjashme me ta, janë edhe shumë të rinj të tjerë. Kështu, fataliteti prej virusit vdekjeprurës apo dhe risku i deportimit, siç ndodhi me 7171 prej tyre, nuk i ndalën shqiptarët gjatë vitit 2020 të kërkonin të ardhmen gjetkë. Edhe këtë vit, të rikthyerit nuk i reshtin përpjekjet për një tjetër mundësi largimi. Ky vërshim i tyre drejt të panjohurës, në një kohë kur bota po izolohet për të mbrojtur jetën, të kujton se gjatë këtyre 3 dekadave politikanët, nuk arritën ta bënin Shqipërinë vend të dëshiruar për shqiptarët. Në këto rrethana të rinjtë që po emigrojnë nuk e mendojnë rikthimin në vend.(ABC News)

“Kanë mbetur vetëm të moshuarit/ Fshati po shuhet”, banorët e Nartës rrëfejnë dramën e emigracionit që nuk ndalet

Lëvizjet masive të shqiptarëve që përsërisin vetveten, kanë mbjellë zbrazëtinë anë e mbanë vendit. Popullsia në qarqet kryesore është përgjysmuar gjatë viteve të fundit. Në qytete si Gjirokastra e Vlora, 60 për qind e banorëve tanimë figurojnë vetëm në regjistrat e gjendjes civile, pasi kush nuk ka gjetur mundësinë për t’u larguar në një tjetër shtet, ka provuar emigrimin e brendshëm. E ngjashme, sipas të dhënave të INSTAT, është situata edhe në qytete të tjera si Berati, Lezha, Fieri e Shkodra.


E megjithatë, periferia është ajo që ka marrë plagët më të mëdha prej emigrimit. Në shumicën e fshatrave shqiptarë, nuk ndihen më gumëzhitjet e fëmijëve. Hapat e të rinjve thyejnë heshtjen rrugicave veç gjatë vizitave në shtëpitë ku janë rritur, për t’u çmallur me prindër e gjyshër të moshuar, që kanë rënë pre e vetmisë. Sa më i largët fshati, aq më i braktisur e i mënjanuar mbetet nga zhvillimet urbane. Por, kurthi i zbrazjes, prek edhe të tjera zona afër qyteteve, siç është Narta, vetëm 5 km larg Vlorës.

Kështu, në muajin gusht, që siç thonë banorët fshati është më i gjallëruar, “Vetting” udhëtoi drejt tij. Rrugët janë të boshatisura, e shumica e dyerve të kyçura. Disa edhe të dëmtuara, jo vetëm nga mungesa e njerëzve, por edhe prej hajdutëve që i kanë sulmuar disa herë shtëpitë, e madje edhe vetë të moshuarit. Në qendër të Nartës, gjejmë vetëm dy zotërinj të moshuar, Vasilin dhe Kozmain, emigrantë në Greqi prej vitit 1991. Ata janë kthyer në vendlindje e dëshirojnë t’i kalojnë aty vitet e pleqërisë.

Narta, e konsideruar si “shtëpia e flamingove”, para ‘90-ës ka qenë pikë referimi për luginën, peshkun e freskët, burimet e naftës, ullinjtë e verën e rrallë. Ndërsa, në vitet e demokracisë, kur më në fund banorët e Nartës, luteshin e bënin kryqin pa u fshehur, jo vetëm që nuk i’u dha dorë këtij fshati, por u shkatërrua çdo bazë ekonomie.


Kushtet e vështira në Shqipëri e pasiguria kanë bërë që të moshuarit e Nartës, të pranojnë faktin se fëmijët e tyre nuk do të kthehen më për të jetuar në vendlindje. Edhe pse ekraneve të televizorit dëgjojnë histori të bashkëmoshatarëve me fëmijë në emigracion, që gjenden të ndarë nga jeta në shtëpitë e tyre, ata, me dhimbje janë pajtuar me vetminë e brengën e ditëve të fundit, pa të dashurit e zemrës pranë.

Sakrificat e punës në emigrim i kanë provuar në lëkurë, por siç thonë përpjekjet në vendin tonë bëhen më të mëdha, dhe përsëri shqiptarët dalin të lodhur e të humbur.Dashurinë për Nartën e kanë trashëguar edhe te fëmijët e tyre, të cilët nuk i reshtin investimet në shtëpizat e vjetra, pavarësisht se ato mbeten të kyçura. Ndërsa frika e të moshuarve është se do të jenë të fundit banorë e fshati mund të shuhet.(ABC News)

Mamaja më frenoi pasionin’/ Moderatorja e njohur rrëfehet për Halloween:”Duhet të mbroni veten…”

Tema e mbrëmjes së sotme në Dance Reality Show-n “ T’ka mami yll” lidhet me festën e Halloween.Teksa moderatorja Ilda Bejleri ka prezantuar anëtaren e jurisë, Riselda Sejdia ka ndarë edhe disa sekrete nga jeta private, lidhur dhe me vëllain e saj Bledi Bejleri. Edukimi i fëmijëve përmes kërcimit është një gjë shumë e bukur. Mbi të gjitha kam përshtypjen që duhet të shoqërojë çdo fëmijë. Unë mbaj mend e vogël që vëllai im dëshironte të bëhej futbollist dhe unë balerinë. Ndërkohë mamaja më frenoi në këtë pasion”, është shprehur ajo.


Ilda ka theksuar se kanë ardhur kohë shumë të vështira dhe në jetë duhet të luftosh, veçanërisht në balet.

Ka ardhur kohë shumë e vështirë, duhet të mbroni veten. Unë jam rritur në këtë botë. Nuk kam qenë vetë balerinë, por kam parë që gjithmonë ambicia e madhe të ndihmon të bëhesh një profesionist i vërtetë dhe “lufta” nuk do të mbarojë kurrë në jetë, qoftë në profesionin ku jemi ne, qoftë në profesionin ku keni zgjedhur të bëheni balerinë”, përfundoi ajo.


Nxehet gara/ Pas Berishës e Kullurit, Kadilli shpall kandidaturën për ‘garën e kreut të PD-së’

Fatbardh Kadilli, ish-anëtari i Kryesisë ka shpallur sot kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, duke iu bashkuar Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 11 dhjetor. Kadilli është shprehur se nuk do karrierë personale por do të ofrojë një alternativë më të mirë për ringritjen e PD.


Kadilli: Unë jam shpallur që do të rikandidojë në garën e parë që do të ketë PD, se kur do jetë kjo garë nuk e di. Nuk dua karrierë personale, por për të ofruar një alternativë më të mirë për ringritjen e PD.

Basha bën gabim kur mendon të fshihet pas vulës dhe nuk prodhon dot opozitë. Njerëzit duan opozitë, jo thjeshtë një kryetar të PD. Berisha e ka monopol këtë parti e ka drejtuar edhe kur nuk ishte kreu i saj. Njeri është lider i humbur disa herë, por njëri është lider i mundur kur ishte kryeministër, nuk mund të kemi më drejtues ata.

Nuk e kam mbështetur thirrjen e Kuvendit, pasi nuk është aksioni im politikë, por nëse mblidhet nuk mund të injoroj prezencën e demokratëve, ata kanë nevojë të dëgjojnë më shumë njëri-tjetrin, të dëgjojnë më shumë

Halloween edhe në Korçë,atmosferë festive në qytet (Video)

Në këtë prag Halloween-i edhe qyteti i Korçës dhe jo vetëm ka marrë një pamje festive. Kudo nëpër rrugë mbizotëron hareja dhe të qeshurat edhe pse bota është ende e “mbërthyer” nga Covid-19. Festa, traditë e amerikanëve po festohet edhe në qytetet kryesore të Shqipërisë. Të rinjtë priten të vishen në mënyrë të frikshme dhe festimet të jenë me alkool…. Të ardhur nga të katër anët e vendit, të shumtë ishin të rrinjtë që kishin zgjedhur Korçën duke kërkuar për një fundjavë ndryshe në qytetin ku ndërthuren bukuritë natyrore, me traditën dhe ushqimin e mirë,ndërsa Hotelet e bujtinat ishin thuajse plot.



Bamir Topi: “Trekëndëshi i Bermudës”, metaforë e keqe e Bashës…I friket Metës”

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar situatën dhe problemet brenda Partisë Demokratike. I pyetur për deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha për “trekëndëshin e Bermudës”, Topin u shpreh se kjo është një metaforë e keqe nga ana e kryedemokratit Basha, pasi nuk mjafton vetëm ta thuash, por edhe ta interpretosh. Sipas tij Basha e sheh presidentin Ilir Meta si një kundërshtar të fortë politik, pasi ky i fundit në një aleancë mundshme, do te preferonte më shumë ish-kryeministrin Sali Berisha.


Pyetje: Deklarata e Bashës për trekëndëshin e Bermudës?

Topi: Unë nuk jam në interesin e zotit Basha, ai e shikon zotin Meta si një kundërshtar politik. Në një aleancë të mundshme, Meta do të preferonte më shumë Berishën sesa Bashën. Trekëndëshi i Bermudës është një metaforë e gjetur keq, se nuk mjafton ta thuash, por ta interpretosh, kush është viktima e radhës? Berisha mund të marrë votat e nevojshme për të qenë në krye të PD-së dhe kjo thellon krizën e brendshme të PD.

Deklaratat e Bashës/ Kryemadhi: “Asgjë e re nga fronti i lindjes,LSI e shikon veten në misionin e saj për ta vazhduar opozitën”

Ne intervisten e dhene per “VOA”, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u pyet edhe per deklaratat e Bashes ku tha:


“LSI e shikon veten në misionin e saj për ta vazhduar opozitën me identitetin e saj ndonëse kauzat e opozitës deri në zgjedhjet e 2021, atë cfarë ne prisnim dhe qytetarët ndryshimin megjithëse politika tradhëtoi në një fare mënyrë kauzat e qytetarëve. LSI vazhdon të qëndrojë. Javën që kaloi dorëzova përsëri në prokurori padinë e radhës për inceneratorin e Fierit ku 400 e sa milionë euro i merren taksapaguesve dhe nuk përfitohet absolutisht asgjë. Është thjesht një skemë korruptive. Ne në muajin dhjetor do të shkojmë drejt mbledhjes konventës kombëtare që për shkak të pandemisë nuk e realizuam dot pasi duhet të mblidhej vitin e kaluar në mënyrë që të ketë zgjedhjen e strukturave të reja të saj dhe për të ecur përpara drejt një strategjie të re.
Gjatë një fjalimi të enjten në Kuvend, zoti Basha e cilësoi zotin Meta, zotin Rama dhe zotin berisha trekëndëshin e së keqes ose siç u shpreh ai trekëndëshi i Bermudës, duke i bërë fajtor për problemet që po kalon vendi, si e komentoni deklaratën e tij?
Kryemadhi: Për mua asgjë të re nga fronti i lindjes.”

Kryemadhi nuk ka dashur të komentojë se ‘çfarë po ndodh në partinë tjetër opozitare‘, por ka shtuar se ‘e ashtuquajtura opozitë, po hedh tango me mazhorancën, në kurriz të shqiptarëve’.

Historia tronditëse e 25 vjeçares/ “Shes trupin për të mbajtur dhe rritur fëmijët…fitoj 70-80 mijë lekë në natë”

Një 25-vjeçare nga Gramshi ka treguar historinë e dhimbshme dhe jetën e vështirë që bën për të rritur dy fëmijët e saj. 25-vjeçarja nga Gramshi që ka dy fëmijë, tregon për “abcneës” se detyrohet të shesë trupin e saj në mënyrë që të ketë të adhura dhe t’u siguroj jetesën fëmijëve të saj.bAjo tregon se është ndarë nga burri dhe se për shkak të braktisjes edhe nga institucionet detyrohet të prostituojë në hyrje të qytetit të Elbasanit.’


“Në radhë të parë gjendja e rëndë ekonomike sepse nuk mund t’i mbaj fëmijët me një rrogë normale në Shqipëri. Fitoj 70-80 mijë lekë në natë” ka treguar ajo.

Rolanda siç vendosi ta quajmë, shitjen e trupit e paragjykon dhe vetë, madje tregon se disa e kanë dhunuar.

“Edhe më kanë dhunuar, ka njerëz të mirë po ka dhe të këqij. Shumë, shumë e ofenduar, shumë shumë keq, por për fëmijët do bëj çdo gjë,” tha 25-vjeçarja.

Dëshiron të lerë rrugën, të nisë një jetë re. Thotë se do të largohet jashtë vendit e të bëjë punë të ndershme. Ish-bashkëshorti e pengon.

Ajo ka treguar se dëshiron të lerë rrugën, të nisë një jetë re, por që nuk largohet dot e jashtë vendit e të bëjë punë të ndershme, pasi e pengon ish-bashkëshorti.

“Ai nuk më jep prokurën për të ikur jashtë. Institucionet të ndihmojnë njerëzit që janë si puna ime. Të na japin një prokurë nëse burri s’ta jep” tha e reja.

Befason me deklaratën banorja e Big Brother VIP: “Më pëlqen të kem fëmijë por partner se kam të domosdoshme”

Mëngjesin e sotëm Einxhel ka habit me një deklaratë të pazakontë për realitetin shqiptar.Ajo është shprehur se nuk e ndjen nevojën për të patur një partner, por kjo nuk do të lejojë të pengojë dëshirën e saj për tu bërë nënë.

“Nuk e kam domosdoshmëri një partner, por kjo nuk dua të më pengojë nëse një moment do dua të bëhem nënë”,– tha Einxhel.

Nga ana tjetër ajo pranoi se idealja për jetën e një fëmije është të rritet në harmoni të plotë në praninë e të dy prindërve.


Zhgënjen Skënderbeu e mund edhe Laçi/ Misioni mbijetesë në rrezik

Laçi ka fituar 2-0 me Skënderbeun për javën e shtatë të Superligës. Nga një gol në secilën pjesë nga Guindo ka vendosur gjithçka, me Mirel Josën që debuton me tre pikë në stolin e kurbinasve. Loja do niste më mirë për vendasit, që kanë disa raste shënimi me Lushkjan dhe Zulfiun. Do duhej fundi I pjesës së parë (40′) që një penallti e kthyer në gol nga Guindo, të hape gjithçka. Pas konsultës me VAR, Hamiti ka lejuar goditjen e penalltisë. Në të dytën, sërisht Laçi më kërkues, me golin që nuk do vononte. Ka qenë sërish Guindo që ka gjetur dopietën (64′) me një veprim të bukur në zonë. Me këtë fitore skuadra e Mirel Josës renditet në vendin e shtatë në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Skënderbeu “noton në ujëra të turbullta” teksa klasifikohet në vendin e fundit në kuotën e 3 pikëve.


FT | LAÇI 2-0 SKËNDERBEU

Guindo (p) 40′, 65′

Formacionet zyrtare:

Laçi (4-3-3): Dajsinani; Roganovic, Ignjatovic, Malota, Ziko; Shehu, Deliu, Lushkja; Mazrekaj, Zulfiu, Guindo Trajner: Mirel Josa

Skënderbeu (5-3-2): Rexhepi; Vrapi, Sadriu, Doumfour, Vitija, Meksi; Mara, Jean Victor, Agnaldo; Mensah, Bismark Trajner: Migen Memelli

Arbitra: Eldorjan Hamiti, Nertil Bregasi, Ani Koçiaj, Kridens Meta. VAR: Frorjan Lata, AVAR: Rejdi Avdo

Stadiumi: Stadiumi Laç

Migen Memelli :”Nuk po kalojmë një moment të mirë, sulmuesit po e vuajnë këtë pjesë psikologjike”

Laçi ka fituar 2-0 me Skënderbeun për javën e shtatë të Superligës. Nga një gol në secilën pjesë nga Guindo ka vendosur gjithçka, me Mirel Josën që debuton me tre pikë në stolin e kurbinasve. Nga ana tjetër, korçarët e Memellit vijojnë të mbajnë fundin e klasifikimit. Loja do niste më mirë për vendasit, që kanë disa raste shënimi me Lushkjan dhe Zulfiun. Do duhej fundi I pjesës së parë (40′) që një penallti e kthyer në gol nga Guindo, të hape gjithçka. Pas konsultës me VAR, Hamiti ka lejuar goditjen e penalltisë. Në të dytën, sërisht Laçi më kërkues, me golin që nuk do vononte. Ka qenë sërish Guindo që ka gjetur dopietën (64′) me një veprim të bukur në zonë. Me këtë fitore Laçi mban vendin e shtatë me tetë pikë, kundrejt tre pikëve të korçarëve për vendin e fundit.


Pas ndeshjes për Gol pas Goli foli trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli:

“Duke parë totalin e minutave, Laçi ka qenë më prezent. E nisëm mirë ku bëmë spostime në krah. Një herë me Bismark dhe me Mensah. Më vonë na u komunikua që VAR nuk funksiononte dhe nuk jam dakord që ishte penallti. Futbolli nuk është balet. Presidenti I Laçit, miku im tha që nuk ishte penallti. Kur e thotë ai për ekipin e tij ç’të them unë? Ne nuk jemi njerëz që ngacmojmë, jemi njerëz që përfaqësojmë një kulturë të jashtëzakoshnshme. Nuk duam të na ndihmojmë, të na japin hakun në fushë. Nuk po kalojmë një moment të mirë, sulmuesit po e vuajnë këtë pjesë psikologjike. Mbetet detyra jonë të punojmë, jo se shanset nuk I kishim. Nuk janë të mjaftueshme për këtë ndeshje futbolli. Skuadra e re që kam nuk është justifikim. Në futboll nuk ka limite.bNë çdo post që kam qenë, unë asnjëherë nuk kam qenë skllav I postit. Jam I hapur me klubin dhe lojtarët. Kur nuk ka përgjigje, do reagoj. I shoh gjërat pozitivisht.

Dyluftimet? Kam tërhequr vëmendje te goli I dytë. Tranzicioni është një armë e fortë, na ndodhi te goli I dytë. Doja të ishim në lojë sepse kishte minuta. Në mesfushë nuk bëmë mirë. Na kushtëzoi mungesa e Zguros dhe Moraes është teknik dhe jo agresiv.


VAR? Punonte deri në minutën e 20 dhe më pas na u komunikua se nuk ka punuar dhe më pas u kthye. Te penalltia? Nuk e di. (Probleme disa minuta me monitorin).

Berisha? Për të qenë korrekt. Pas ndeshjes me Kastriotin nuk u stërvit dy ditë dhe nisi stërvitje të lehtë. Në harkun kohor të dy javëve është stërvitur vetëm katër ditë dhe nuk mund të marr në ekip një lojtar që nuk ka bërë stërvitje javore. E kemi lënë në shtëpi dhe do jetë me një program të veçantë stërvitje. Nga e mërkura ka shansin si të gjithë.

Ndeshja më e dobët nga 7 javë? Ka qenë ajo me Partizanin, edhe nga statistikat. Kemi pasur vështirësi, sot kishim ndërtim dhe konsolidim. Në këtë formë nuk e shoh si ndeshjen më të dobët tonën. Ajo me Partizanin 1-1 ka qenë më e dobëta. Nga ajo ndeshje mungojnë pikët dhe ato ndikojnë te lojtarët e rinj në psikologji.

Me Partizanin I dhanë penallti, me Dinamon topi me dorë, me Tiranën të kuqe, sot po. Mos jemi ne njerëzit e sulmuar? I shohim gjërat pozitivisht, por me kaq ngacmime hedhim një mendim se po goditemi me të padrejtë”, tha Memelli.

Covid bën “namin”në Greqi/ Rregjistrohen 4696 raste të reja dhe 38 humbje jete

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 4696 raste të reja me COVID, duke shënuar rekordin më të madh ditor që nga fillimi i pandemisë.Ndërkohë kanë ndërruar jetë 38 pacientë. Bashkë me ta shkon në 15,894 numri i viktimave në total. Mbi 95% e tyre raportohet të kenë pasur sëmundje bashkëshoqëruese. Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim është 404, mosha mesatare e të cilëve është 65 vjeç.


Pjesë e kompanisë “Meta”/Njihuni me Shqiptaren që zhvillon karrierën e saj në Dublin…

Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations” në “Facebook”.Deshishku është një profesioniste me origjinë shqiptare dhe jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Dublin, Irlandë. Ajo është diplomuar për Administrim Biznes dhe Menaxhim të Përgjithshëm në “ESCP Business School”, kurse studimet pasuniversitare i ka ndjekur në “Trinity College Dublin”. Deshishku, edhe pse në një moshë të re, ka tashmë një karrierë të mbushur me trajnime, specializime dhe eksperienca të ndryshme pune.Nga muaji korrik 2021 ajo është bërë pjesë e departamentit të “Global Operations” në rrjetin social Facebook, si “Market Specialist”.


Tronditëse/ Babai dhunon dhe bën për spital vajzën e tij të mitur, policia i vë prangat

Një 27-vjeçar është a rrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka d hunuar deri sa e ka bërë për spital të bijën e tij, e cila është e mitur. Arrestimi i shtetasit R.K u bë nga efektivët e Komisariatit të Policisë numër 5 në kryeqytet.bMësohet se e mitura ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Policia në një njoftim për mediat tha:

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore”.


Rriten shifrat/ 547 raste të reja me Covid ,7 jetë të humbura

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.


Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3015 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 547 qytetarë, në këto bashki: 238 në Tiranë, 28 në Berat, 26 në Fier, 23 në Kamëz, 22 në Elbasan, 21 në Vlorë, Shkodër, 17 në Durrës, 13 në Korçë, 12 në Sarandë, Gjirokastër, 10 në Mallakastër, 6 në Lezhë, Kolonjë, Kuçovë, 5 në Kukës, Kurbin, Rroskovec, Lushnje, Pogradec, Gramsh, 4 në Krujë, Vorë, Mat, Përmet, 3 në Patos, Divjakë, Konispol, Memaliaj, Skrapar, 2 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Himarë, Delvinë, Dimal, Peqin, 1 në Tropojë, Kavajë, Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Dropull, Devoll, Poliçan, Cërrik, Belsh, Librazhd. Janë 7,692 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 154 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Durrësi 50 dhe 63 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 67 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Saranda 67 vjeç, një qytetare nga Berati 74 vjeç, një qytetar nga Tirana 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 409 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,279 që nga fillimi i epidemisë

Statistika (30 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 547
Të shëruar në 24 orë 409
Të shtruar në spitale 154
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3015

Testime totale 1,304,222
Raste pozitive 184,887
Raste të shëruara 174,279
Raste Aktive 7,692
Humbje jete 2,916

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,915
Fier 887
Durrës 642
Shkodër 504
Elbasan 343
Vlorë 322
Gjirokastër 264
Berat 230
Lezhë 190
Korçë 190
Kukës 125
Dibër 83