Zhgënjen Skënderbeu e mund edhe Laçi/ Misioni mbijetesë në rrezik

Laçi ka fituar 2-0 me Skënderbeun për javën e shtatë të Superligës. Nga një gol në secilën pjesë nga Guindo ka vendosur gjithçka, me Mirel Josën që debuton me tre pikë në stolin e kurbinasve. Loja do niste më mirë për vendasit, që kanë disa raste shënimi me Lushkjan dhe Zulfiun. Do duhej fundi I pjesës së parë (40′) që një penallti e kthyer në gol nga Guindo, të hape gjithçka. Pas konsultës me VAR, Hamiti ka lejuar goditjen e penalltisë. Në të dytën, sërisht Laçi më kërkues, me golin që nuk do vononte. Ka qenë sërish Guindo që ka gjetur dopietën (64′) me një veprim të bukur në zonë. Me këtë fitore skuadra e Mirel Josës renditet në vendin e shtatë në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Skënderbeu “noton në ujëra të turbullta” teksa klasifikohet në vendin e fundit në kuotën e 3 pikëve.


FT | LAÇI 2-0 SKËNDERBEU

Guindo (p) 40′, 65′

Formacionet zyrtare:

Laçi (4-3-3): Dajsinani; Roganovic, Ignjatovic, Malota, Ziko; Shehu, Deliu, Lushkja; Mazrekaj, Zulfiu, Guindo Trajner: Mirel Josa

Skënderbeu (5-3-2): Rexhepi; Vrapi, Sadriu, Doumfour, Vitija, Meksi; Mara, Jean Victor, Agnaldo; Mensah, Bismark Trajner: Migen Memelli

Arbitra: Eldorjan Hamiti, Nertil Bregasi, Ani Koçiaj, Kridens Meta. VAR: Frorjan Lata, AVAR: Rejdi Avdo

Stadiumi: Stadiumi Laç