Rritet misteri për vdekjen e turistëve rusë/ Ngrihen dyshime për vrasje

Duket se hetimeve për vdekjen e 4 turistëve rusë në ambjentt SPA të një hoteli në Qerret do t’ju shtohet edhe pista e vrasjes.Pas dyshimeve të para për një asfiksi të mundshme apo edhe konsumimin e alkoolit apo lëndëve të tjera, gazetarja Klodiana Lala raporton se kjo mund të referohet edhe si një vrasje e mundshme. Çifti i bashkëshortëve, vajza dhe dhëndri i tyre u gjetën të pajetë në ambjentet SPA të hotelit, nga recepsionistja e cila sikurse mësohet se ka dëshmuar në organet hetimore, është shprehur se turistët i kanë kërkuar të qëndojnë në intimitetin e tyre.


Ajo është rikthyer për t’ju kërkuar të dalin pasi po afronte ora e mbylljes së ambjentit, por i ka gjetur të katër personat të pajetë. Çiftin e bashkëshortëve me këmbët në ujë pranë pishinës, ndërsa vajza dhe bashkëshorti i saj në shezlong. Lala raporton se në ekspertizën e vrasjes është përfshirë edhe Ambasada e Rusisë në Shqipëri, ndërsa ende nuk ka të dhëna lidhur me angazhimet apo profesionin e secilit prej viktimave.

Çifti Burenkov, vajza e tyre dhe bashkëshorti i saj, kishin zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet. Ata kishin mbërritur në vendin tonë, të dielën e javës së shkuar përmes një agjencie turistike, bashkë me 4 turistë të tjerë rusë. Ditën e djeshme ata kanë udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut dhe në mbrëmje rreth orës 20:00 janë vendosur në hotel, ku rreth orës 22:00 janë gjetur të pajetë.Nga hetimet paraprake, policia dyshoi për ndonjë helmim, por nuk është gjetur asnjë provë që të vërtetojë diçka të tillë. Ndërkohë policia ka zgjeruar pistën e hetimeve, pasi ka dyshime edhe për vrasje.


“Bënte sherr, hidhte sende nga ballkoni”Administratorja e pallatit: “E para u hodh nëna, pastaj djali (Video)

Administratorja e pallatit në Astir ku ra zjarri ka treguar detaje rreth ngjarjes së rëndë, ku një 62-vjeçare humbi jetën pasi tentonte që t’i shpëtonte flakëve, duke u hedhur nga ballkoni.Në një intervistë për gazetaren e ‘News24’ Ida Ismalaj, administratorja, njëkohësisht banore e këtij pallati tha se kur ishte zgjuar në 6 pa cerek të mëngjesit shtëpia e saj ishte mbuluar nga tymi. Në përpjekje për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, ka dalë në ballkon për të parë se çka po ngjante, ndërsa ka parë se në katin e tretë kishte rënë zjarr.


Ajo tha se 36-vjeçari Klodjan Osmanaj ka qenë gjithmonë problematik në këtë pallat, pasi bënte sherre dhe hidhte sende nga ballkoni. Administratorja tha se si fillim nga ballkoni u hodh Hava Osmanaj dhe më pas i biri, i cili ndodhet i p lagosur në spital. Po ashtu ajo pohoi se në spital ndodhen dhe disa banorë të katit të katërt, që kanë marrë djegie dhe janë asfiksuar nga tymi i madh.

Ku ndodheshit kur ra zjarri?

Ndodha në shtëpi. Rreth orës 6 pa çerek të mëngjesit po shihja që kishte tym. Jetoj në katin e 9 dhe pashë që në katin e tretë kishte flakë. S’na linte tymi që të hapnim derën ne në kat të 9. Si administratore komunikova me banorët dhe më thanë se kishte rënë në katin e 3. Aty ma mori mendja se e ka bërë ai. Mora policinë në telefon, por nuk po na e hapte.

Ishte problematik?

Po po ishte problematik. Unë si administratore e pallatit e kam njoftuar 5-6 herë në telefon. Është bërë ai numri im i telefonit atje si 0900. Policia, shteti e ti këtë mirë, se janë të dokumentuara. Para një jave ka qenë policia këtu bashkë me ambulancën se nuk e morën dot. Ishte kthyer në shqetësim. Bërtiste, bënte sherr. Dilte në ballkon, gjuante me shishe uji, me ça të kishte. E kemi raportuar disa herë. Kam kontaktuar dhe me familjen e tyre, me ish-burrin e saj, dhe më thoshin; nuk kemi ça të bëjmë. Atëherë i jam drejtuar policisë.

Keni dëgjuar ndonjë thirrje për ndihmë?

Kam qenë në krahun matan. Por nuk mundeshin dot se shtëpia ishte mbuluar nga flakët. Banori që është sipër, në kat të katërt, nuk fliste dot se ishin asfiksuar nga tymi. Dhe ata të katit të katërt ndodhen në spital në gjendje të rëndë, Janë shtruar te Plastika. Kanë marrë djegie dhe asfiksi.

Kush u hodh i pari nga ballkoni?

Si fillim u hodh nëna dhe më pas nëna. Banorët morën policinë. Nuk mundeshin dot të ndërhynin. Policia dhe ambulanca është vonuar.

Feston sot ditëlindjen/ Aurela Gaçe: “Iku dhe 1 vit oj t’mën e s’mës” (Video)

Aurela Gaxhe, këngëtarja e talentuar dhe legjendare shqiptare, sot feston ditëlindjen e 47. Aurela njihet për energjinë e saj.Këtë ajo e përcjell në muzikë, shoqërim, intervista dhe festival. Por, edhe kur është vetëm dhe bën palestër. Këtë ka treguar së fundmi ajo.

Në postimin e saj ajo shihet duke luajtur me mimikat e fytyrës dhe shkruan: “Iku edhe një vit oj t’*mën e s’*mës. Sot 47 kokrra. Por se si ndihem, kështu si 27 me xhan, hëhëhëhë si tip flake, si tip zjarri”.


Më afër se kurrë….“Kur të më vi, do të të puth”, Fifi “tremb” Granitin

Pas përfundimit të spektaklit, Graniti dhe Fifi iu kthyen normalitetit. Të dy duke biseduar, ata kanë folur për marrëdhënien e tyre, ndërsa Graniti theksoi se është herët për ata të lidhen. Duke u nisur nga komentet e banorëve, Fifi tha se puthjen do të ta japë kur ta ndjejë.

Tash çka me bo na këtu me kap me u puth me u tranu a?”, pyet Graniti.

Kur m‘vjen me të puth të puthi”, i pergjigjet Fifi.

Kadale pak se jena para kamera këna njëfarë marifeti”, thotë ai.

Kujtojmë se të dy ata janë afruar që në fillim, por si shokë, që ngadalë u shndërrua në diçka më shumë.


Nuk biem ne nga kategoria/ Migen MEMELLI :”Humbja është përgjegjësia e të gjithëve”

Skënderbeu u mposht në transfertë me rezultatin e pastër 2-0 nga Kastrioti. Korçarët nuk kanë shijuar ende fitoren, ndërsa përballë një rivali direkt kanë humbur. Në fund të ndeshjes për “Gol pas Goli”, trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli analizoi këtë humbje, ndërsa u shpreh i bindur se skuadra e tij nuk do të bjerë nga Kategoria.

Memeli tha :


Funksionuan disa gjëra, por elementaret jo. Topin e kishim në zotërim, bëmë mirë deri tek 1/3 e kundërshtarit, por nuk ishim konkret. Donim të fillonim nga poshtë me Rexhepin, por nuk funksionoi. Deri në momentin e golit të Kastriotit gjithçka ishte nën kontroll. Në ndeshje si këto skuadra që shënon e para ka avantazh, pati dhe ndalesa në lojë. Jam i kënaqur nga loja, por sido që të jetë humbim një ndeshje me detaje.

Pa diskutim rreshtimi i linjës kërkon një hapësirë jo më shumë se dy metra, edhe pse u krijua një hendek, topi ngeli aty, më pas është çështje reagimi lojtarët duhet të largonin topin, ishte gol që mund të shmangej. Ishte rasti ku topi ngel në shpatull, pastaj pjesa për të reaguar është shumë e vogël. Mund ta evitonim faullin, por këto janë pjesë të lojës. Dhe Mensah e prishi pak rreshtimit, por do mundohemi t’i rregullojmë gabimet në javët në vazhdim.

Berisha-Mensah: Për mua është e vërtetë që duhet të ketë marrëdhënie të mirë, Elvi ishte inekzistent në lojën e tij sot, në të dyja fazat, dot ë bisedoj me të sot. Na ka ndihmuar shumë. Sulmi do shumë komunikim, Mensah bëri mjaft mirë dhe Berisha keq, kampionati shqiptar kërkon vazhdimësi. Kërkojmë që forca e skuadrës të jetë grupi, nuk mendoj se është përgjegjësi e lojtarit, por e të gjithëve, duke vazhduar nga unë i pari. Janë gjëra që bëjnë diferencën’’, u shpreh Memelli.

Kastrioti e bën ‘sefte’ me Skenderbeun / Ujqërit prekin fundin e klasifikimit

Kastrioti ka mundur 2-0 Skënderbeun në Kamëz. Sfida e javës së pestë të Superligës ka folur për krutanët, me golat në pjesën e dytë. Ndeshja ka nisur me raste dhe nerva, teksa Rexhepi ka shpëtuar disa herë miqtë nga Korça. Do duhej minuta e 65 për golin e parë, me Bashën që ka zhbllokuar gjithçka. E 84 minutë ka vulosur ndeshjen, me Ramin që gjeti golin e qetësisë. Kastrioti shkon në koutën e katër pikëve, kundrejt tre të Skënderbeut dhe dy të Laçit në fundin e tabelës së klasifikimit.


Ndeshja e sotme shfaq Skënderbeun,pa forcë…duke u dorëzuar me kundërshtarin që e bën” sefte “fitoren e parë…Kështu Pas 5 javesh ujqërit prekin fundin e tabeles…dhe duke riparë objektivat që me kete ekip do pretendoheshin kater vendet e para te klasifikimit …shikon diference të thellë dhe kontrast.

FT/ KASTRIOTI-SKËNDERBEU 2-0

Basha 65′, Rami 84′

Formacionet zyrtare:


Kastrioti: Sali, Neziri, Karakaci, Greca, Mëllugja, Ajazi, Basha, Onanuga, Prodani, Grgiç, Cela Trajner: Ramadan Ndreu

Skënderbeu: Rexhepi, Sadriu, Vitija, Zguro, Meksi, Bajrami, Vangjeli, Mara, Mensah, Moraes, Berisha Trajner: Migen Memelli

Arbitër: Kreshnik Bajramaj VAR: Kreshnik Cjapi

Stadiumi: Kamëz

Rrëfimi special i Pirro Dhimës: “Si e braktisa Shqipërinë me taksi, grekët ma sollën pasaportën në avion”

Pirro Dhima mbushi 50 vjeç më 13 tetor dhe media greke i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme datëlindjes jubilare të himarjotit. Në një rrëfim për të përditshmen “gazzetta.gr” shtangisti ka rrëfyer se si ka ikur nga Tirana me taksi drejt Athinës, pasaportën greke që ia dorëzuan në avion dhe lejen që mori nga Federata shqiptare për të garuar me flamurin grek. Pirro Dhima ka kaluar gjysmën e jetës duke u stërvitur.


Ai kapërceu shumë pengesa për t’u bërë atleti që theu rekorde. Iu desh të sfidonte edhe vështirësi të mëdha në jetën personale sepse gjatë rrugës hasi shumë pengesa, lëndime, hidhërime dhe humbje. Sidoqoftë, ai kurrë nuk u dorëzua. Ai arriti të bëjë gjëra që 99% e atletëve në të gjitha sportet as nuk guxuan t’i ëndërrojnë.

Nëse flasim për sukseset në peshëngritje, në fund të fundit, debati do të jetë “Dhima ose Suleimanoglou”. Pirro, atleti më i suksesshëm grek në histori me 4 medalje olimpike (3 ari, një bronz), 6 ari në kampionatin botëror dhe tri në Europian (gjithsej 26 medalje në tri evenimentet), si dhe disa rekorde botërore (vetëm tri në Atlanta në 1996).

NGA TIRANA ME TAKSI

“Hipa në një taksi për të ardhur nga Tirana në Athinë”, thotë Dhima. Udhëtimi i tij në Greqi më 7 shkurt 1991 ishte aventuresk. Dhe kjo, sepse u nis në 1 të mëngjesit nga Tirana me një taksi për të mbërritur në Athinë pas afro 14 orësh. “Ishte shkurti i ’91-shit kur hipa në një taksi për të ardhur nga Tirana në Athinë. Isha gati të fluturoja, por fluturimi u anulua. Mora një taksi për në Kakavijë dhe prej andej një taksi tjetër që Zguro kishte dërguar për të më çuar në Athinë. Sigurisht, kisha qenë edhe më parë në Greqi, por më pas u vendosa në një studio të Nea Smyrnit. Kur erdhën prindërit e mi morëm apartamentin në Solonos, që në fakt ishte një gjysmë bodrum”, kujton Pirro Dhima.


PASAPORTA NË AVION NGA MITSOTAQIS

“Pasaportën ma solli shoferi i Mitsotaqis”, shpjegon Dhima. Edhe pasi mbërriti në Greqi, derisa hipi në aeroplan për në Barcelonë nuk e dinte nëse do të ishte në gjendje të garonte për Greqinë. Kjo sepse ai e mori pasaportën në minutën e fundit. Dhe ai moment i është ngulitur në kujtesë… “ Për të qenë në gjendje të garoja në Barcelonë, së pari më duhej të kualifikohesha. Federata e Shqipërisë më kishte dhënë leje për t’u transferuar në Greqi.

Unë shkova të konkurroja me një pasaportë diplomatike dhe mora kualifikimin, por nuk kisha pasaportën greke. E mora pasaportën greke në minutën e fundit, pak para se të hipja në avionin me të cilin do të udhëtoja drejt Barcelonës. Aty erdhi shoferi i Mitsotaqis dhe më dha dokumentin personalisht”, deklaroi Dhima.

Broja gjen golin e parë në Premier League/ Goli i sulmuesit kuqezi i jep fitoren e parë Sauthemptonit

Në ndeshjen Southampton- Leeds, të gjithë i kishin sytë tek shqiptari Armando Broja dhe ai nuk zhgënjeu. 20-vjeccari arriti të gjejë portën në minutën e 53, duke dalë në avantazh. U vu re se shqiptari ka nisur lojën që në minutat e para. Ndërkohë, goli i tij ngriti në këmbë gjithë tifozërinë angleze. Ndërkohë, kujtojmë se Broja u cilësua si hero në Shqipëri, por performance e tij kundër Hungarisë.

Mediat sportive angleze shkruajnë se 20-vjeçari shqiptar është lojtari më i ri i skuadrës angleze, që ka shënuar në Premier Ligë, që në sfidën e parë, në formacionin startues.


Ulen shifrat/ 428 raste të reja me Covid ,3 jetë të humbura

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,549 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 428 qytetarë, në këto bashki: 171 qytetarë në Tiranë, 46 në Kamëz, 30 në Fier, 17 në Durrës, 12 në Lushnje, 11 në Korçë, 10 në Shkodër, Krujë, 9 në Gjirokastër, Sarandë, Elbasan, 8 në Kukës, Lezhë, Vlorë, Kolonjë, 7 në Patos, 4 në Tropojë, Kurbin, Vorë, Gramsh, 3 në Bulqizë, Mallakastër, Dimal, Kuçovë, Libohovë, 2 në Has, Kavajë, Divjakë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Pogradec, Berat, 1 në Vau Dejës, Mirditë, Dibër, Mat, Rroskovec, Konispol.


Janë 6,289 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, tre qytetarë: një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Tirana 74 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 501 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,437 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        428
Të shëruar në 24 orë      501
Të shtruar në spitale       158
Humbje jete në 24 orë    3
Testime ditore                3,549
Testime totale              1,257,173
Raste pozitive                177,536
Raste të shëruara           168,437
Raste Aktive                     6,289
Humbje jete                     2,810

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3036
Durrës 745
Fier 663
Shkodër 502
Elbasan 238
Lezhë 185
Gjirokastër 202
Berat 184
Vlorë 144
Korçë 161
Kukës 148
Dibër 81

Këmbimi Valutor, 16 Tetor 2021

Në kursin e Këmbimit Valutor sot vihet re një rritje e lehtë e Dollarit, Paundit Britanik dhe Frangës Zvicerane. Ndërkohë Euro nuk ka pësuar ndryshime.

Dollari: Blihet 104.6, Shitet 105.3

Euro: Blihet 121.4, Shitet 121.9

Paundi Britanik : Blihet 142.9, Shitet 144.2

Franga Zviceriane: Blihet 112.6, Shitet 113.5


Rrëfehet vajza e Niko Peleshit: “Kam punuar edhe në call center si të gjitha gocat…por në bankë kam zero lekë”(Video)

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, në një intervistë ka thënë se disa muaj më parë ka punuar në call center. Sipas saj, edhe pse është vajza e ministrit, ajo ka punuar si gjithë vajzat e tjera, por në bankë tha se ka zero lekë.

Po, kam punuar, madje një nga punët e mia ka qenë në call center, disa muaj më parë. Nuk zgjati shumë, sepse tani gjeta një punë tjetër më të mirë, si menaxhere e rrjeteve sociale”, ka thënë Aleksia Peleshi.

Ester Bylyku: Vajza e një Ministri në Call Center? Sa je paguar? Të mbajtën me hatër?

Aleksia Peleshi: Kam, fituar sa të gjitha vajzat e tjera. Jam vajza e Ministrit, por nuk jam Ministre vetë. Edhe ai Ministër ia ka nisur nga zero, kështu më pëlqen dhe mua t`ia nis.

Ester Bylyku: Sa para ka Aleksia në llogarinë bankare? Se ti tani punon. (qesh)

Aleksia Peleshi: Për momentin zero lekë. Sepse unë punoj, por edhe harxhoj. (qesh)

50 fakte të veçanta nga jeta e Enver Hoxhës/ Dikur ai përfundoi Liceun Francez në qytetin e Korçës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 35 vite nga vdekja e tij, Enver Hoxha vazhdon të jetë një personazh enigmatik. Jeta e shqiptarit më të rëndësishëm të shekullit XX është e mbushur plot me mistere dhe kontradikta. Edhe pse ishte një ndër njerëzit më të lexuar, Enver Hoxha ngriti një nga diktaturat më brutale në Shqipëri.

Fakti më rrëqethës është se gjatë regjimit të tij janë ekzekutuar 6 027 njerëz, janë burgosur 17 650 dhe janë internuar mbi 20 mijë persona. Gjatë periudhës që ai drejtoi shtetin shqiptar janë vrarë 10 ministra, janë ekzekutuar, burgosur dhe internuar 20 gjeneralë të ushtrisë shqiptare. Si dhe nga krijimi i Partisë Komuniste në vitin 1941 e deri në vitin 1985, 41 drejtues të kësaj partie janë ekzekutuar, burgosur dhe internuar. “Tirana Observer” boton sot 50 fakte nga jeta e Enver Hoxhës. Që nga propozimi i çuditshëm ndaj Nexhmije Hoxhës, te pasionet, gjërat që urrente më shumë e deri te eliminimet e shokëve të tij më të ngushtë.


1- Diktatori Enver Hoxha lindi më 16 tetor të vitit 1908, në qytetin e Gjirokastrës.

Ai kishte një vëlla dhe dy motra. Ish-diktatori komunist jetoi 76 vjet, 5 muaj e 26 ditë. Enver Hoxha vdiq në 11 prill 1985.

2- Sipas raportit të mjekëve, Hoxha vdiq si pasojë e një ataku në zemër dhe pësoi gjendje koma që në datën 9 prill. Pas dy ditësh atij nuk i funksionoi asnjë organ jetësor duke i sjellë vdekjen.

3- Familja e Hoxhës ishte pronare tokash në Gjirokastër dhe në zonën e Dropullit. Ata ishin të besimit islam dhe i përkisnin sektit bektashinj.

4- Në vitin 1930 Hoxha përfundoi Liceun Francez në qytetin e Korçës me rezultate të larta. Sipas dëshmive, ai ishte nxënës me sjellje të shkëlqyer.

5- Qeveria shqiptare e Ahmet Zogut i dha në vitin 1931 një bursë studimi në universitetin e Montepeljes në Francë, të cilën ai e la përgjysmë. Në Francë shkroi disa artikuj në gazetën “L’Humanite” me pseudonimin Lulo Malësori, ku denonconte qeverinë e Zogut.

6- Diktatori komunist ka jetuar për gati pesë vjet në disa shtete perëndimore. Por më shumë ai ka jetuar në Francë dhe Belgjikë. Ai shkoi në Bruksel dhe filloi punë atje si sekretar privat i konsullit të Shqipërisë. Sipas biografisë komuniste për shkak të veprimtarisë antizogiste ai shkarkohet nga puna.


7- Në vitin 1936 kthehet në Shqipëri dhe fillon punë si profesor i frëngjishtes në Liceun Francez të Korçës. Pas pushtimit, në vitin 1939 pushohet nga puna se nuk pranoi të regjistrohej në Partinë Fashiste.

8- Më 8 nëntor 1941, ai mori pjesë në mbledhjen e grupeve komuniste dhe ishte dhe ishte një nga themeluesit e Partisë Komuniste Shqiptare.

9- Në vitin 1942, një trup gjykues i Gjykatës Fashiste në Tiranë e dënoi me vdekje në mungesë kryetarin e PKSH-së, Enver Hoxhën. Enver Hoxha ishte një nga themeluesit e gazetës “Zëri i Popullit”. Ajo u themelua në gusht të vitit 1942 dhe ishte organ i Partisë Komuniste Shqiptare.

10- Prej 7 anëtarëve të Komitetit Qendror të Përkohshëm të Partisë Komuniste të krijuar në vitin 1941, vetëm Enver Hoxha mbeti gjallë pas çlirimit, të tjerët, u vranë ose u burgosën.


11- Një nga misteret e mëdha të Enver Hoxhës është padyshim dhe ardhja e tij në krye të Partisë Komuniste më 8 nëntor 1941. Në mbledhje ai nuk u caktua të ishte drejtues, ndërkohë që më parë del si lider i komunistëve. Disa historianë thonë se ishte ndikimi i jugosllavëve Miladin Popoviç e Dushan Mugosha në ngritjen e tij. Blendi Fevvziu në librin e tij për ish-diktatorin shkruan se prezenca e Enver Hoxhës në mbledhjen e themelimit të Partisë lidhet vetëm me Koço Tashkon. Miladin Popoviçi i kishte thënë se të pestë anëtarët e Grupit Komunist të Korçës ishin ortodoksë dhe duhej që patjetër të ishte edhe një mysliman. Kështu Tashko mori Enverin.

12- Vrasja e Qemal Stafës është një pjesë e errët e historisë së Enver Hoxhës. Edhe pse ish-sekretari i Rinisë Komuniste u vra nga pushtuesit enigmë, kanë ngelur arsyet e urdhrit ndaj tij për të shkuar në Vlorë në 5 maj të vitit 1942.


13- Megjithëse Mbledhja e Mukjes që u mbajt në më 1 gusht 1943, mund të quhet si Parlamenti i Parë Pluralist, ajo u dënua rëndë nga Enver Hoxha, pasi u quajt tradhti. Ymer Dishnica dhe Mustafa Gjinishi do të merrnin dënime të rënda pas Mbledhjes së Mukjes. Enver Hoxha i nxitur nga jugosllavët nuk e miratoi takimin e tyre me eksponentët e Ballit Kombëtar.

14- Ish-diktatori komunist i ka shpëtuar për pak një tentative për vrasje në prill të vitit 1994 në Helmës. Një oficer gjerman i zënë rob arriti të merrte një automatik dhe të rrezikonte seriozisht jetën e Hoxhës.

15- Në mars 1943, në Konferencën e Parë të Partisë Komuniste u zgjodh Sekretar i Partisë. Këtë funksion e mbajti deri në vdekje. Më 22 tetor 1994, Konferenca e Beratit vendosi krijimin e qeverisë së pavarur shqiptare. Në krye të qeverisë u caktua Enver Hoxha. Në maj të vitit 1944, Enver Hoxha emërohet Komandant i Shtabit Suprem. Ai zëvëndësoi në këtë post ushtarakun e lartë, Spiro Moiusiun.

16- Udhëheqësi komunist u martuar me Nexhmije Xhuglinin nga Dibra më 1 janar të vitit 1945. Nga martesa ata patën tre fëmijë dhe më pas shtatë nipër e mbesa.


17- Në vitin 1946, denoncoi misionin anglez dhe atë amerikan në Shqipëri se bashkëpunonin me kundërshtarët e tij për të rrëzuar regjimin komunist. Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së e Anglisë u ndërprenë në vitin 1946, pas incidentit të Kanalit të Korfuzit.

18- Të parën vizitë jashtë vendit Enver Hoxha e bëri në qershor të vitit 1946, në Jugosllavi, ku takua me Josif Broz Tito. Enver Hoxha është akuzuar nga nacionalistët se ia shiti Kosovën Jugosllavisë. Ndërsa Enver Hoxha në kujtime e tij deklaronte se kishte bërë përpjekjet maksimale për të bashkuar Kosovën me Shqipërinë. Madje që këtë ia kishte kërkuar edhe vetë Titos.

19- Hoxha ma mbajtur postin e ministrit të Mbrojtjes në vitin 1944, të Ministrit të Punëve të Jashtme në vitet 1946-1953 dhe të Kryeministrit në vitet 1944-1954.

20- Pas Çlirimit, në vitin 194, Enver Hoxha krijoi Gjykatën Speciale, e cila dënoi me vdekje qindra intelektualë të asa kohe, ndërmjet tyre edhe Bahri Omari, kunati i Hoxhës. 16 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë u ekzekutuan më 10 tetor 1947 nga regjimi komunist. Akuza ndaj tyre ishte se donin të rrëzonin regjimin komunist.


21- Për herë të parë në arenën ndërkombëtare, Enver Hoxha doli në gusht të vitit 1946, kur mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris, si kryetar i qeverisë shqiptare. Për herë të parë Enver Hoxha e ka takuar diktatorin rus Josif Stalin në korrik të vitit 1947, pas një ftesë që i bën për një vizitë në Bashkimin Sovjetik. Pesë herë është takuar udhëheqësi komunist me Stalinin. Për herë të fundit ai është takuar në prill të vitit 1951.

22- Takimin e parë me Nikita Hrushovin, drejtuesi i Partisë Komuniste Enver Hoxha e bëri në në qershor të vitit 1954 në Moskë. Në maj të vitit 1959, drejtuesi i Bashkimit Sovjetik Nikita Hrushov viziton Shqipërinë, duke u bërë i pari kryetar shteti i BS që viziton vendin tonë.

23- Enver Hoxha e ka vizituar vetëm njëherë Kinën në vitin 1956 dhe është takuar njëherë me Mao Ce Dunin. Udhëtimi i fundit që ka kryer jashtë vendi Enver Hoxha ka qenë në vitin 1960, në Mbledhjen e 81 Partive Komuniste në Moskë.

24- Gjatë pjesëmarrjes në Mbledhjen e 81 Partive Komuniste në Moskë. është hedhur dyshimi se sovjetikët kishin bërë një plan për të eliminuar Enver Hoxhën. Për këtë arsye, diktatori komunist u kthye deri në Itali me tren dhe më pas me avion. Një nga arsyet e prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, ishte se Moska i kërkoi Tiranës të rehabilitonte shqiptarët që ishin dënuar pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë.


25- Shqipëria u bë pjesë e Traktatit të Varshavës në vitin 1955. Në vitin 1962, Tirana del de facto nga ky traktat dhe de jure në vitin 1968. Shqipëria bëhej vendi i parë që largohej nga ky traktat që ishte një rivalitet i Moskës ndaj NATO-s. Pas prishjes së marrëdhënieve më sovjetikët në vitin 1960, Enver Hoxha dënoi dy nga drejtuesit e Partisë së Punës, Liri Belishovën dhe Koço Tashkon, me akuzën si bashkëpunëtorë të Nikita Hrushovit.

26- Gjatë regjimit të Enver Hoxhës, në vitet 1945-1946 në Shqipëri u krye Reforma Agrare. Një reformë kjo që bëri pronarë tokash shumicën e fshatarësisë, por që ua mori me dhunë pronarëve duke i shpronësuar. Gjatë regjimit të Hoxhës, u bë kolektivizmi i pronës. U zhduk prona private, fshatrat u kthyen në kooperativa, kurse ndërmarrjet e vogla private u shtetëzuan.

27- Në 27 dhjetor 1967, Shqipëria u bë shteti i vetëm në botë ateist. U ndalua besimi në Zot dhe praktikimi i feve. U shkatërruan 2200 kisha dhe xhami që ndodheshin në vendin tonë.

28- Nga krijimi i qeverisë të pasluftës e deri në vitin 1981, të gjithë ministrat e Brendshëm: Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu, Mehmet Shehu dhe Feçorr Shehu, janë akuzuar nga Hoxha si agjentë të të huajve. Shefi i truprojave të Enver Hoxhës ishte Sulo Gradeci. Ky i fundit i shërbeu Hoxhës për 30 vite duke qenë kështu edhe njeriu më i besuar i diktatorit.


29- Gjatë periudhës së tij si drejtues i Partisë së Punës, Enver Hoxha ka pasur vetëm dy aksidente të vogla me makinë, por pa rrezik për jetën. Shërbimet sekrete të huaja, por edhe individë brenda vendit, kanë ndërmarrë aksione për vrasjen e Hoxhës. Por zyrtarisht që nga marrja e pushtetit e derisa vdiq nuk njihet asnjë atentat i kryer ndaj tij.

30- Sëmundja e tij u mbajt e fshehtë për një kohë të caktuar. Enveri kishte pasur dy hemorragji cerebrale, më 1983-in dhe 1984-ën, kishte humbur gati krejtësisht sytë në mënyrë të pakthyeshme, ndërkohë që dy ditë para vdekjes kishte kaluar edhe infarkt. Tashmë është shkruar mjaft për faktin se diabeti i rëndë kishte ndikuar në këtë fund të keq. Humbja progresive e mundësive të tij fizike dhe intelektuale nuk zbuti aspak pushtetin e tij të tmerrshëm, atë pushtet, që njerëzit e tij të afërm, me një fshehtësi gjithnjë e më të madhe, e ruanin deri në absurditet, duke shkaktuar situata tragjike. Më 11 prill të 1985 Enver Hoxha deklarohet zyrtarisht i vdekur. Ceremonia e tij u shoqërua me homazhe madhështore, sa në psikozën e njerëzve u duk se nga ai moment e pas Shqipëria nuk do të kishte më të ardhme.

31- Plot 40 vjet jetoi Enver Hoxha në zonën e ish-Bllokut. Ai u vendos aty në vitin 1945, në një vilë së bashku me Koçi Xoxen, por shumë shpejt lëvizi në një tjetër vilë. Ish-diktatori komunist kishte shtëpi pushimi pothuajse në të gjitha qytetet më të rëndësishme të vendit. Por dy vendet që ai preferonte më shumë të kalonte pushimet ishte Driloni në Pogradec dhe Vlora.

32- Enver Hoxha ka udhëtuar rrallë me mjetet e transportit ajror. Me avion, Hoxha ka udhëtuar drejt Moskës dhe Pekinit, kurse me helikopter vetëm disa herë brenda Shqipërisë. Mungesa e udhëtimeve vinte edhe si shkak i izolimit të Shqipërisë nga bota.

33- Hoxha e niste ditën duke lexuar të gjitha gazetat. Çdo mëngjes atij i linin mbi tavolinë të gjitha gazetat e vendit, madje edhe ato lokale. Ndërkohë që ai lexonte edhe shtypin ndërkombëtar, veçanërisht prestigjiozen franceze “Le Monde”.

34- Është i vërtetuar fakti se udhëheqësi komunist ka lëvizur me sozi gjatë vizitave që ai bënte në qytete të ndryshme të vendit. Hoxha ka pasur katër sozi. Për sigurimin e jetës së Enver Hoxhës, në udhëtimet jashtë Tiranës, sidomos gjatë pushimeve në malin e “Dajtit”, në vilat e plazhit të Durrësit, në Vlorë, Pogradec ose vizita të ndryshme të vendit, mobilizohej Drejtoria e dytë ose drejtoria e “sigurimit të Udhëheqjes”, Garda dhe grupi i sigurimit të afërt. Byroja Politike kishte hartuar një rregullore të posaçme, e cila detyronte të gjitha Degët e Punëve të Brendshme në rrethet ku do të kalonte autokolona, të qëndronin në gatishmëri numër një, 24 orë përpara dhe për disa orë me pas, bllokohej qarkullimi i automjeteve në rruge.

35- Ajo që është e vërtetë në të gjithë këtë histori, është fakti se sozitë e tij, më së shumti ishin manekinë, pra njerëz që mbanin veshur brenda makinës gjatë udhëtimit, vetëm rrobat e tij. Sozitë Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj nuk kane “luajtur” kurrë Enver Hoxhën jashtë hapësirës së brendshme të “Mercedezit” të zi. Megjithëse askush nuk e pranon këtë fakt zyrtarisht, ai ruhet ende, madje me fanatizëm, si një nga shumë enigmat që kanë shoqëruar regjimin komunist në Shqipëri.

36- Por, për të kuptuar më së miri detyrën specifike ekstra të katër sozive të diktatorit, mjafton të përmendet një fakt i panjohur: Megjithëse ata kanë siguruar në 46 vjet pa ndërprerje jetën e Hoxhës, në dhjetëra e qindra dalje të tij në publik, portreti i tyre nuk figuron në asnjë prej mijëra fotografive të publikuara të ish kreut të shtetit. Madje as në njërën nga fotot e albumit të madh e luksoz të botuar me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Enverit.

37- Gjatë sundimit të tij janë dënuar 29 ministra, zëvendësministra dhe drejtues të Partisë së Punës, shumica me akuzën si agjentë të shërbimeve sekrete të huaja. Gjatë 41 viteve të regjimit të tij janë vrarë 9 ministra të qeverive të asaj kohe dhe një kryeministër. Vdekja e Mehmet Shehut u cilësua si vetëvrasje, por në fakt la shumë dyshime dhe mistere. Gjatë sundimit të tij, 22 gjeneralë të ushtrisë shqiptare janë ekzekutuar, persekutuar dhe dënuar me shumë vite burgim.


38- Gjatë sundimit të tij janë ekzekutuar për arsye politike, si armiq të pushtetit ose si bashkëpunëtorë te shërbimeve të huaja 6027 persona. Gjatë regjimit të Enver Hoxhës janë janë burgosur 17 650 persona, nga të cilët, 1065 persona kaba vdekur nëpër burgjet e tmerrshme komuniste.

39- Enver Hoxha fliste rrjedhshëm frëngjisht, por njëkohësisht njihte disa gjuhë të huaja, si italisht, serbo-kroatisht, rusisht dhe anglisht. Shkrimtarët më të preferuar të Hoxhës ishin Molieri, Gëte dhe Bajronin.

40- Ai kishte rreth 45 mijë libra. Shumica e tyre ishin libra enciklopedikë Laruse, albume e shumë të tjera, kryesisht në gjuhën franceze. Pas viteve ’90 shumica e tyre u shkatërruan dhe familja e tij mori vetëm një pjesë të vogël.

41- Enver Hoxha e pasuronte vazhdimisht bibliotekën e tij private me publikimet më të fundit të ardhura nga Franca. Sipas Blendi Fevziut, materialet që ai importonte për të lexuar nuk kufizoheshin në traktatet e fryra për Marksizëm-Leninizmin. Shija e Hoxhës për librat ishte e gjerë. Ai porosiste libra mbi jetën e Papëve dhe shenjtëve të tjerë katolikë, e madje edhe libra për vampirët, çuditërisht, mes tematikave të tjera.

42- Enver Hoxha e kishte pasion gjuetinë, por asnjëherë nuk është shquar në ushtrimin e këtij sporti. Dëshmitarë të asaj kohe tregojnë se ai shkonte për gjah kur e thërrisnin Mehmeti dhe Kadriu.

43- Sipas Nexhmije Hoxhës, gjëja që urrente më shumë Enver Hoxha, ishin borxhet. “E kishte në gjak zakonin e Gjirokastrës, borxhin nuk e donte, e dinte që borxhi të bënte skllav. Edhe për Titon ashtu thoshte. Kosovarët kanë bërë kaq borxhe me të, madje ata kanë thënë, qan fëmija në bark të nënës, pra kur do t’i paguajnë këto borxhe”. ka thënë Nexhmija Hoxha në intervistën e fundit për Rudina Xhungën.

44- Nexhmija Hoxha në një intervistë të dhënë për Rudina Xhungën ka deklaruar dhe se e propozoi Enver Hoxha në qershor të vitit 1942.


“Kështu që një ditë, kur Enveri e pa që unë nuk merrja vesh ose bëja sikur, vendosi të flasë vetë. Një ditë vere më tha, po shtrihem të fle, më zgjo në orën 5. Unë shkova ta zgjoj, por ai në fakt nuk kishte fjetur, ndoshta kishte ndenjur për të marrë vendimin e tij. Aty më bëri propozimin për martesë, një propozim aq prozaik, sa nuk e kisha menduar kurrë.

Ai, përpara se të më thoshte shprehimisht të dua, më tha, tek po bëja kafenë që më kishte kërkuar:- “Unë dua të martohem me ty”. Unë ngriva, mbeta aty, duke bërë kafenë, e nuk po lëvizja, ndërsa ai më thotë:- “Po, hë, supë po bën? Ulu këtu se nuk të ha!”, domethënë, u mundua të më shkrifëronte pak. Me kokën ulur, i thashë:- “Unë nuk martohem gjatë luftës”. “Po kush tha që do martohemi në luftë”, -tha ai. “Në fillim do u themi miqve, por mendohu mirë, se ti je e re e kemi diferencë moshe”. Pastaj vazhdoi:- “Por unë nuk mund ta zgjas shumë, se aneja pret, ngaqë jam djalë i vetëm”. Unë nuk iu përgjigja në atë kohë, por kaloi nja një muaj e pak dhe pastaj i ktheva përgjigje:- “Diga e ideve të mia u thye”.

45- Në biografinë që i ka bërë ish-diktatorit, Blendi Fevziu e përshkruan Hoxhën si një psikopat paranojak, me shumë pak ose aspak tipare pendese, që së bashku me gruan e tij organizuan vdekjen e shpejtë të cilitdo që hyri në rrugën e tyre. Në vitet e tij të fundit, shkruan Fevziu, Hoxha jetoi papritmas një jetë të vetmuar, sepse deri në atë kohë ai kishte vrarë shumë nga shokët e tij të luftës, sa që vështirë që tani të kishte dikë me të cilin të bisedonte.

46- Udhëheqësi komunist e pësoi infarktin e parë në vitin 1972. Për gati dy vjet iu nënshtruar mjekimeve të shumta dhe gjendja e tij u përmirësua në vitin 1974.

47- Ai u varros në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Por në maj të vitit 1992 u zhvarros për t’u vendosur në varrezat e Sharrës. Organizata e Kombeve të Bashkuara në muajin prill të vitit 1985 mbajti një minutë heshtje për vdekjen e Enver Hoxhës.


48- Ish-diktatori komunist u varros në arkivol. Ai e kishte lënë amanet që trupi i tij të mos balsamosej si Lenini. Është zbuluare se gjatë ditës së homazheve atij iu përgatit një maskë mortore për fytyrën.

49- Gjatë kohës së Luftës, për t’i shpëtuar ndjekjes së fashistëve, Enver Hoxha ka mbajtur disa pseudonime, si: Tarasi, Hasani, Saliu, Malo, Valbona dhe Shpati. Dy pseudonimet e fundit ua vuri si emra mbesës dhe nipit të tij.

50- Enver Hoxha është i vetmi personalitet shqiptar i përfshirë ne Enciklopedinë Botërore të vitit 2005. Emri i tij shënohet në faqen 430, aty ku sipas rendit alfabetik vjen shkronja H. Historiani Bernd Fisher e ka cilësuar Enver Hoxhën si shqiptarin më me ndikim të shekullit XX.

Shqipëria, e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit/ Kampione në korrupsion !

Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë, në Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021 të publikuar së fundmi nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria merr 0.49 pikë, me rënie me 0.01 pikë në raport me një vit më parë (zero është vlerësimi më i ulët dhe 1 është më i lartë).


Në krahasim me renditjen e 2018-2019, kur ishte në vendin e 71, (0.51 pikë), Shqipëria është përkeqësuar me 12 pozicione. Indeksi mat zbatimin e ligjeve në praktikë, përmes sondazheve me popullatën dhe pyetësorëve të kualifikuar, duke dhënë informacion origjinal që reflekton përvojën dhe perceptimin e publikut të përgjithshëm, në 139 vende.

Raporti thekson se zbatimi efektiv i ligjit redukton korrupsionin, lufton varfërinë dhe sëmundjet dhe i mbron njerëzit nga padrejtësitë e mëdha dhe të vogla. Shqipëria ka pozicionimin më të keq në Europë dhe rajon, duke ia kaluar dhe Serbisë, që deri tani renditej e fundit. Në raportin e 2020-2021, Serbia u pozicionua në vendin e 81.

Qeverisje më të fortë ka Maqedonia (në vend të 64), Bosnja është në vend të 72 (Në renditje nuk përfshihen Mali i Zi dhe Kosova). Shqipëria ka një renditje tepër negative në treguesin e korrupsionit, ku është në vendin e 105 nga 139 vendet (duke u përkeqësuar në raport me vitet e mëparshme kur ishte në vend të 93 dhe më pas 103).


Shqipëria perceptohet që ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon. Bosnja është në vend të 87, Maqedonia e Veriut në vend të 72, Serbia në vend të 84. Në përgjithësi, të gjitha vendet e rajonit kanë bërë hapa pas me korrupsionin vitet e fundit.Treguesi i korrupsionit mat ryshfetin, pagesat informale, konkurrencën në kontratat e punëve publike, ryshfetin në gjyqësor dhe politikë etj.

Shqipëria ka bërë një përkeqësim të dukshëm edhe në treguesin e kufizimit në fuqinë e qeverisë, ku renditet në vendin e 109, nga pozicioni i 79 në raportin e 2018-2019, duke u pozicionuar krah shteteve si Afganistani, Mozambiku, Uganda, Kazakistani etj.

Shteti i dytë më afër Shqipërisë, është Maqedonia e Veriut, në vend të 92. Ky tregues mat shkallën në të cilën ata që qeverisin janë të kufizuar nga ligji. Ai mat sa i pavarur është gjyqësori, sa funksionojnë agjencitë audituese dhe sa pavarësi kanë ato të bëjnë kontrolle ndaj qeverisë; nëse zyrtarët hetohen dhe dënohen për shkelje; nëse mediat janë të pavarura; nëse zyrtarët zgjidhen sipas rregullave e procedurave të parashikuara nga kushtetuta.


Korrupsioni dhe kufizimet në fuqinë e qeverisë janë dy treguesit ku Shqipëria ka renditjen më negative, në Indeksin e fundit të Zbatimit të Ligjit. Në qeverisjen e hapur, vendi është në pozicionin e 82. Më mirë është në tregun e të drejtave themelore (66), dhe të renditu dhe sigurisë (47), ndonëse me përkeqësim, nga pozicioni i 31 që ishte në 2018-2019.

Për të drejtën civile jemi në vendin e 92, për drejtësinë kriminale (80) .Tre shtetet me ecurinë më të mirë në raportin e 2020-2021 ishin Danimarka (1), Norvegjia (2) dhe Finlanda (3); një renditje që mbetet e pandryshuar. Tre të fundit janë Kongo (137), Kamboxhia (138) dhe Venezuela (139), edhe këta të pandryshuar në krahasim me renditjet e mëparshme./Monitor

Covid i merr jetën gazetarit Artjan Tepelena

Gazetar Artjan Tepelena është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare. Shkak i vdekjes së tij ka qenë Covid-19, dhe prej një muaji ai ndodhej në Sanatorium ku merrte trajtim mjekësor.Tepelena ka qenë gazetar, kryeredaktor në TVSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TVSCAN me një emision të tijin. Ai është vëllai i ambasadorit Ilir Tepelena

Lajmin e trishtë e kanë njoftuar miqtë e tij në rrjetet sociale.

“Na ike kaq shumë para kohe e na trishtove kaq shumë o Tan. Do të na mungosh shumë i shtrenjti jonë, sidomos Fjordit dhe Mirës. Të prehesh i qetë në përjetësi” mbyllet postimi.



Shkoi në restoranti Salt Bae në Londër /Klientit i vjen fatura 43 mijë Euro !

Një faturë e re nga restoranti Salt Bae në Londër është bërë virale në mediat sociale. “Hidhërimi” rreth restorantit të ri të Salt Bae në Angli vazhdon pa u ndalur. Fillimisht kishin komentet negative për çmimet e tij , dhe më pas arritëm në krahasimet me një kompani tjetër që ofron të njëjtën biftek 600 euro më lirë se kasapi turk. Tani, në qendër të vëmendjes është një faturë tjetër nga dyqani i Nusret Gokçe , çmimi total i së cilës mund të përshkruhet vetëm si skandaloze.


Kjo sepse llogaria e ngarkuar nga një klient kishte një total prej 37,000 paundësh, ekuivalent me 43,000 € , nga të cilat 5,600 janë për shërbim. Siç mund ta shihni vetëm mishi i Artë bën 944 euro, ndërsa porosia përfshinte 16 bakllava të zakonshme të cilat kushtonin 472 euro.

Sigurisht, fatura u rrit në nivele të tilla për shkak të verërave të shtrenjta, të cilat kushtuan 34,000 euro. Shumë komentuan negativisht mbi çmimet jashtëzakonisht të larta, ndërsa të tjerët fajësuan ata për klientët të cilët jo vetëm që shpenzuan para të tilla, por i postuan ato në mediat sociale shkruan ladbible