COVID-19, në Greqi /2338 të infektuar,31 viktima në 24-orë

Janë ulur shifrat e infektimeve me Covid-19 në Greqi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2338 raste të reja. Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 684.706. Gjatë 24 orëve të fundit, 31 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, ndërsa që nga fillimi i epidemisë një total prej 15,241 vdekjeve janë regjistruar.


Tifozi i vogël kuqezi prek zemrat/ Me lot në sy dhe dëshpërim pas golit të Polonisë (Video)

Humbja e djeshme ndaj Polonisë ka shkaktuar jo pak mërzi dhe trishtim te tifozët e Shqipërisë, dhe fytyrën e vertetë të çdo përkrahësi të Kombëtarës nuk mund ta përshkruajë më mirë se video e mëposhtme e këtij djali të vogël. Goli u shënua nga polakët pas një shpërqëndrimi të mbrojtjes tonë, në një moment kur futbollistët kuqezi po bënin një lojë shumë të mirë.Por në momentin kur u shënua goli, një djale i vogël i pranishëm në stadium nuk ka mundur dot të mbajë lotët dhe ka shpërthyer në ngashërim.

Babai i tij dëgjohet duke i thënë “mos u mërzit babi se kemi dhe 10 minuta lojë do fitojmë”, duke i dhënë shpresë në fakt ashtu siç çdo tifoz i dha vetes mbrëmjen e djeshme.


E rëndë/ Familja e kërkonte prej 5 ditësh, trupi i pajetë i gjetur në Vlorë është i mësueses Nadire Nela

Trupi i pajetë i gjetur paraditen e sotme në zonën e Petroliferës është i Nadire Nelaj. 72 vjeçarja ishte larguar nga shtëpia prej datës 8 tetor dhe familjarët kanë kërkuar ndihmën e Policisë dhe të medias, për gjetjen e saj. Fillimisht, u raportua për një trup të gjinisë mashkull, por më vonë Policia ka konfirmuar se trupi ishte i një gruaje. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. E moshuara Nadire Nelaj ka punuar për shumë vite si mësuese në qytetin bregdetar.


Kohët e fundit ajo vuante nga ankthi. Familjarët kanë shkuar në zonën e Petroliferës ku u gjet trupi dhe kanë konfirmuar se bëhej fjalë për të afërmen e tyre. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por grupi i hetimit po vijon punën. Nadire Nelaj banonte në fshatin Kotë të Vlorës dhe nuk dihet sesi ajo ka përfunduar në zonën e Petroliferës.

Vlorë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë mbi gjetjen e një trupi të pajetë në afërsi të molit të Petroliferës, u bë e mundur identifikimi e shtetases N. M, 71 vjeç, e cila ishte larguar nga banesa me datë 09.10.2021 dhe vuante nga skleroze.

Vijon puna për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Vodhi targat e tre automjeteve në Korçë/ Vihet në pranga 40-vjeçari

Policia e Korçës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Shpetim Nazari, teksa është kapur duke vjedhur targat e një automjeti tip “Toyota”. Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezulton se ky person është autor i ngjarjeve të ndodhura më datë 03.09.2021 dhe 19.09.2021, në lagjet nr. 12 dhe 7, të qytetit të Korçës, ku ka vjedhur targat e automjetit tip “Opel” në pronësi të shtetasit A. K dhe targat e automjetit tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit V. D. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.


Rriten shifrat/ 508 raste të reja me Covid ,5 jetë të humbura

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.


Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3074 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 508 qytetarë, në këto bashki: 240 qytetarë në Tiranë, 33 në Fier, 25 në Elbasan, 21 në Kamëz, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, Berat, 11 në Vorë, Gjirokastër, Korçë, 10 qytetarë në Shkodër, 9 në Malësi e Madhe, Lushnje, 8 në Sarandë, 6 në Kukës, Pogradec, Kuçovë, 5 në Lezhë, 4 në Has, Kurbin, Rroskovec, Mallakastër, 3 në Shijak, Memaliaj, Gramsh, Librazhd, 2 në Pukë, Tropojë, Krujë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Devoll, Kolonjë, Dimal, Skrapar, 1 në Mirditë, Dibër, Divjakë, Himarë, Delvinë, Përmet, Belsh.

Janë 6,682 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 5 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana 60- 78 vjeç dhe 1 qytetar nga Delvina 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 693 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,702 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 508
Të shëruar në 24 orë 693
Të shtruar në spitale 161
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3074

Testime totale 1,246,320
Raste pozitive 176,172
Raste të shëruara 166,702
Raste Aktive 6,682
Humbje jete 2,788

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3043
Durrës 810
Fier 644
Shkodër 528
Vlorë 287
Elbasan 291
Lezhë 237
Berat 222
Gjirokastër 203
Kukës 154
Korçë 146
Dibër 117

Biznes me emigrantë / Vihen në pranga 2 persona në Korçë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori (DETAJET)

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej të cilëve theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Shpallet në kërkim edhe 1 shtetas tjetër, bashkëpunëtor i dyshuar i tyre.


Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, kanë goditur një tjetër rast si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve D. Gj., 47 vjeç, banues në Tiranë, K. L., 31 vjeç, banues në Korçë dhe u shpall në kërkim shtetasi E. R., 22 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.

Shërbimet e Policisë kanë kapur në aksin rrugor Maliq-Lozhan, shtetasin D. Gj., duke transportuar me mjetin tip “Lancia”, 3 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezulton se të implikuar si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje ishin edhe shtetasit E. R. dhe K. L., për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

1200 aplikime deri më tani/ Ministri Çuçi thirrje të rinjve që duan t’i bashkohen Policisë së Shtetit:”Niseni karrierën tuaj me synimin për të mos humbur asgjë nga integriteti”

Kur kanë mbetur edhe 3 ditë të tjera nga afati për aplikimin në Pocilinë e Shtetit për punonjës të rolit bazë, që do të jenë Patrullë e Përgjithshme, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, iu bëri thirrje të rinjve dhe të rejave që duan t’i bashkohen kësaj trupe të shfrytëzojnë kohën e mbetur. Gjatë një takimi me studentë të Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit, të cilët kanë nisur praktikën pranë Drejtorisë Vendore në Tiranë, Çuçi tha se ulja e moshës mesatare të policisë, dhe investimet në teknologji mbeten një prioritet i qeverisë, për të rritur kështu cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe forcën goditëse ndaj paligjshmërisë. Ai theksoi se është shumë e rëndësishme për ata që duan të bëjnë karrierë në Policinë e Shtetit, të ruajnë integritetin moral e profesional që prej ditës së parë të punës.


Integriteti në punë shënohet që në ditën e parë. Bëjnë karrierë në Policinë e Shtetit ata që kanë integritet të lartë moral dhe profesional. Niseni karrierën tuaj me synimin për të mos humbur asgjë nga integriteti. Mos u gënjeni nga modele të mbrapshta që prishin karrierën tuaj që në momentet e para. Brezi juaj dhe të tjerët që do të përzgjidhen nga aplikimet e reja, do të ripërtërijë më tej trupën e Policisë së Shtetit. Ne jemi në një fazë që duam ta ulim akoma moshën mesatare në Policinë e Shtetit dhe po investojmë gjithashtu në teknologji të lartë”, tha ministri Çuçi.

Policia e Shtetit ka bërë 2 thirrje publike, për 500 punonjës policie të rolit bazë, që do të jenë Patrullë e Përgjithshme, si dhe për 50 oficerë për Hetimin e Krimit, që vijnë nga të rinjtë ekselentë të fushave të ndryshme si shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike. Thirrja për rolin bazë është e hapur për aplikime edhe për 3 ditë, deri në 16 tetor. Deri më tani numri i aplikimeve është inkurajues, rreth 1200 të rinj e të reja. Thirrja e dytë për studentët ekselentë që duan të bëhen pjesë e strukturave të hetimit të krimit është e hapur deri në 27 tetor.

Njëra më sharmante se tjetra/ Si shkëlqyen gazetaret e sportit mbrëmë në “Air Albania” (FOTO LAJM)

Shqipëria nuk ia doli përballë Polonisë ditën e djeshme, edhe pse performanca e “kuqezinjve” na bëri të gjithëve krenarë duke patur parasysh edhe mungesat e rëndësishme. Një humbje që “dhemb”, pasi vendi i dytë tanimë mbetet një ëndërr në sirtar, por me shpresë se ky grup është gati për të bërë mirë në kualifikueset e Evropianit të ardhshëm.


Objektiv ky që ishte caktuar që në fillim të këtyre kualifikueseve.
Stafdiumi “Air Albania” pasi një periudhe kohë të gjatë, u rikthye me kapacitet të plotë, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme që na të gjithëve na kishte munguar.

Patjetër që gazetaret shqiptare të sportit ishin në stadium duke i dhënë një tjetër shkëlqim. Mes vajzave vihet re edhe harmonia që kanë me njëra tjetrën duke mos i lënë vend rivalitet.

Pjesa më e mirë janë veshur në ngjyrat e flamurit duke treguar edhe mbështjetjen për kombëtaren dhe të tjertat kanë qëndruar neutrale, por mjaft bukur, siç i shini në galerinë e mëposhtme./albeu.com/


Ministria e Jashtme njofton KUSHTET E REJA: “Për të hyrë në Kosovë duhet certifikatë e plotë vaksinimi, ose tampon negativ”

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, njofton kushtet e reja për të hyrë në Kosovë nga dita e sotme, 13 tetor. Sipas njoftimit, të gjithë personat që duan të hyjnë në Kosovë, duhet të paraqesin:

Certifikatën e vaksinimit të plotë kundër COVID-19;
– Dëshminë që keni kaluar COVID-19:
– test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më vonë se 180 ditë ose;
– rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, lëshuar jo më shumë se 30 ditë para;
– Testi RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë;
– Test i shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë.


  • Për shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dokumentat e mësipërme, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këto persona duhet të plotësojnë një deklaratë për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.
  • Nga këto rregulla përjashtohen:
  • – Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh;

    Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist, me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

    Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

    Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga territori i Kosovës brenda pesë (5) orësh;

    Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;
    – Personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç.

    “Dua t’ju jap një djalë”/ Modelja ruse i shpreh haptaz dëshirën Don Xhonit

    Modelja ruse dhe Don Xhoni kanë mbushur titujt e portaleve dhe gazetave për një lidhje të mundshme.Ditën e djeshme modelja postoi foto duke zgjedhur fustanin e martesës dhe Don Xhoni i komentoi, gjë e cila ngriti mjaft dyshime. Nga ana tjetër , ditën e sotme, modelja ka marrë vëmendjen me një postim në InstaStory ku shkruan

    Në këmbim të mbiemrit tuaj, unë dua t’ju jap një djalë XH. “


    Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve dhe bëri shumë bujë ishte një status i modeles në gjuhën angleze ku flet për opinionin e saj në publik dhe në fund të shkrimit ka shkruar:

    “Nga Ariana Isufi”, duke i vënë emrit të saj mbiemrin e Don Xhonit, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi.

    Më herët dashuria e saj ndaj reperit shqiptar i tejkaloi kufijtë dhe ajo ka bërë një gjest shumë të veçantë ndaj tij. Modelja ka gdhendur në trupin e saj portretin e Don Xhonit me një kurorë mbreti në kokë e madje ka shkruar poshtë emrin e tij.

    “Në vend të mijëra fjalëve bosh”, ka shkruar ajo përkrah fotos së tatuazhit.

    Këtë imazh e ndau edhe Don Xhoni në Instagram, i cili shprehej shumë i lumtur për këtë dhuratë speciale.

    “Dhurata më e mirë nga personi më i mirë! Të dua Ariana”, ka shkruar reperi.


    Publikohen fotot/ Kush është 22-vjeçari që u gjet mbrëmë i plagosur në makinë te ‘Komuna e Parisit’

    Personi që në foto është Redi Balla, 22-vjeçari që iu bë atentat mbrëmjen e djeshme tek Komuna e Parisit. Siç shihet edhe nga fotot që vetë 22-vjeçari ndante me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, nuk mungojnë pozat pranë makinave luksoze. Në shumë prej tyre ‘shpalosen’ dhe udhëtimet e Ballës ne destinacione turistike. Balla aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.Ai ka marrë dy plumba në kofshën e djathtë. Redi Balla u qëllua teksa qëndronte në makinën e tij të parkuar tek zona “Komuna e Parisit”. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.

    Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, por duket si një skemë e mirëorganizuar nga ana e atentatorëve, të cilët kanë shfrytëzuar një moment kur vëmendja e të gjithëve, përfshirë edhe uniformave blu ka qenë e fokusuar te ndeshja e Shqipërisë. Policia pritet të hetoje pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e populluar ku ka prani të bizneseve të shumta.


    Moti merr kthesën e papritur /Borë në zonat malore,shi në pjesën tjetër të vendit

    Moti në vendin tonë ditën e sotme do nisë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirash, duke rrezikuar reshje shiu, fillimisht në zonat jugore dhe më pas edhe në zonat qendrore.Sipas MeteoAlb, orët e natës do të shtrijnë vranësirat dhe rrebeshet e shiut në të gjithë territorin shqiptar. Në zona të thella malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

    Temperaturat e ajrit do të ulen mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë gjatë ditës me shpejtësi 25 km/h POR forcohet natën duke arritur deri ne 60 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në det dallgëzim të lartë.


    Edi Reja: “Humbëm me Poloninë për shkak të një gabimi…”

    Trajneri Edi Reja mendon qe Shqiperia u penalizua ne ndeshjen ndaj Polonise per shkak te nje gabimi,ndërsa nuk pranoi se mungesat ishin shkak i humbjes.

    Edi Reja tha :


    Nuk flas për dëmtimet, lojtarët janë ata që janë. Më vjen keq sepse bëmë një ndeshje të mirë. Treguam se mund të matemi edhe me Poloninë. Në një moment të pjesës së dytë ra forma, bëra ndryshimet., Por një gabim na dënoi. Më vjen keq sepse barazimin mund ta kishim marrë”.

    Mbajtëm mirë pjesën e parë, por më pas bëmë gabime individuale që nuk duhet t’i bëjmë. Për këtë më vjen keq”. Në pjesën e dytë treguam lodhje. Nuk kisha zëvendësime. Po të mos kishim bërë ato gabime, që nuk duhet të bënim”.

    Përgëzoj tifozerinë sepse vështirë se e gjen në Europë këtë. Dhe djemtë e ndjenë dhe për këtë i falënderoj, të gjithë shqiptarët. Dhe kjo bëri që skuadra të luante me nivel dhe u treguam të barabartë me Poloninë.