“Do të jetë zjarr”/ Analisti Ervin Baku :”Shqipëri – Poloni ,sfide vendimtare për të kapur fazën e “Play Off”

Analisti i njohur i sportit, Ervin Baku ka thënë se “Air Albania” do të jetë “zjarr” me tifozët që do të mbushin “plot e përplot” stadiumin për të mbështetur Kombëtaren shqiptare. I pranishëm në emisionin Dribling në “Fax News”, Ervin Baku tha se Kombëtarja shqiptare do të jetë e avantazhuar me prezencën maksimale të “lojtarit të dymbëdhjetë”.


FIFA ka vendosur një arbitër nga më të mirët për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë. Mund të them me plot gojë që “Air Albania” do të jetë zjarr për këtë ndeshje. Do të jetë një mbështetje spektakolare pasi 22 mijë tifozë do të jetë në shkallët e stadiumit. Është marrë leje e posacme që Kombëtares mos i mungojë mbështetja e tifozëve”, u shpreh Ervin Baku.

Shqipëria ditën e martë në orën 20:45 do përballet me Poloninë në “Air Albania” në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022.
Një ndeshje e cila do të jetë vendimtare për Kombëtaren pasi një rezultat pozitiv i rrit maksimalisht shanset për të kapur fazën e “Play Off”.

Foltorja/ Edmond Spaho : “Të bashkohemi të gjithë në Korçë të premten për një PD më të fortë dhe më të hapur”

Deputeti i Korçës, Edmond Spaho, u ka bërë thirrje demokratëve dhe të gjithë qytetarëve të Korçës, të bashkohen me Foltoren ditën e premte.

“Të nderuar qytetarë dhe anëtarë të PD të Qarkut Korçë,

Ditën e premte, datë 15.10.2021, ora 18.00 në kinema Milenium në Korçë mbahet Foltorja e z. Sali Berisha me qytetarët dhe anëtarësinë e PD të Qarkut.

Jeni të ftuar të merrni pjesë.

Të mblidhemi të gjithë për një PD më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur,” shkruan ai.


Foltorja/ Edmond Spaho : “Të bashkohemi të gjithë në Korçë të premten për një PD më të fortë dhe më të hapur”

Deputeti i Korçës, Edmond Spaho, u ka bërë thirrje demokratëve dhe të gjithë qytetarëve të Korçës, të bashkohen me Foltoren ditën e premte.

“Të nderuar qytetarë dhe anëtarë të PD të Qarkut Korçë,

Ditën e premte, datë 15.10.2021, ora 18.00 në kinema Milenium në Korçë mbahet Foltorja e z. Sali Berisha me qytetarët dhe anëtarësinë e PD të Qarkut.

Jeni të ftuar të merrni pjesë.

Të mblidhemi të gjithë për një PD më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur,” shkruan ai.


Për “krimin” që mund të kryente aktivisti Lapaj

Nga Astrit Patozi

Adriatik Lapaj është një aktivist simpatik i asaj që ka mbetur nga shoqëria jonë civile. Me sa e kam ndjekur, ai i bashkohet kauzave të drejta, por mbi të gjitha bën përpjekje serioze për të ndjekur logjikën dhe argumentet, një dukuri kjo jo fort e shpeshtë në debatin tonë publik.


Sot pashë një reagim të tij, ku i shpjegonte disa të tjerëve, se, ndryshe nga sa thuhej, nuk ishte e vërtetë që ai po përgatitej të krijonte një parti politike.

Të shqetësuarit nga Adriatiku, me sa kuptova, i referoheshin kryesisht një emisioni, ku ai kishte qenë i ftuar së bashku me kryeministrin Rama, të cilin unë nuk e kam parë.

Por më bëri përshtypje përgjigja e aktivistit, i cili bënte shumë kujdes t’i qetësonte ata të tjerët, se ai nuk do ta kryente kurrë atë për të cilën ata po e “akuzonin”. A thua se bëhej fjalë për ndonjë turp shumë të madh, për të mos thënë një krim.

Kjo përgjigje e pafajshme deri në naivitet, në fakt, është treguesi i një mendësie mbytëse se politika në këtë vend është monopol i dy partive, pavarësisht se sa keq i qeverisin apo i përfaqësojnë ato shqiptarët. Se njerëzit as që duhet ta mendojnë, e jo më të zgjedhin dikë tjetër përveç Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, edhe sikur të hanë realisht bar, e jo nga ai i metaforës së zonjës Kim. Maksimumi që mund të lejohet, nëse je i djathtë, është që të bëhesh ushtar ose fan i Lulit ose i Berishës, por edhe kjo deri kur të vijnë zgjedhjet politike. Por deri këtu, sepse për të tjerë nuk ka vend.

Është pikërisht kjo arsyeja që e ka detyruar aktivistin Lapaj të reagojë si ta kishte pickuar gjarpri nga “meraku” i gojëve të liga se ai mund të guxonte të mos e pranonte monopolin e “tokës së xanun” në politikë.


Natyrisht, që ai dhe kushdo tjetër personazh publik i marrin vetë vendimet e tyre se çfarë do të bëjnë me të sotmen dhe me të ardhmen e tyre. Por, sipas meje, në rast se një ditë do t’u shkojë mendja të merren me politikë, për t’i shërbyer vendit, duhet ta bëjnë këtë pikërisht nën siglën e një force tjetër politike dhe jo brenda kënetës së qelbur të 3 bandave të Fatos Lubonjës.

Sepse po u shfaqën në njërën prej frëngjive të kryetarokratëve të famshëm, nuk kanë nevojë fare të shpjegohen, sepse e kuptojnë të gjithë se edhe ata kanë pranuar t’i shërbejnë si gjithë mercenarët e tjerë këtij sistemi të kapur dhe të kalbur politik.

Babai ka qenë në emigrim/ Gjyshi sakrifikon 10 vite duke udhëtuar çdo ditë për t’u kujdesur për vajzën dhe mbesën e tij

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare ka qenë Kejsi 19 vjeç nga Elbasani e cila ka ftuar gjyshin i cili është 78 vjeç dhe jeton në fshatin Vidhas, 15 minuta larg qytetit. Ajo do ta falenderojë për gjithçka që ka bërë për të sepse e konsideron si baba. Ajo është rritur nga gjyshi pasi i ati ka qenë në emigrim dhe shkonte çdo natë në shtëpinë e tyre në orën 8 të darkës dhe ikte në 6 të mëngjesit.


Kujdesej për ato sepse ishin të dyja vetëm në shtëpi. Bëhet fjalë për gjyshin nga ana e mamit. Kjo zgjati që kur Kejsi ishte 1 vjeç deri në 11 vjeç. Gjyshi i saj jetonte në fshat me gruan dhe djalin e tij. Gjatë ditës rrinte me ta dhe në darkë shkonte tek vajza dhe mbesa për t’u kujdesur.

Sipas Kejsit ai nuk ankohej kurrë nëse ishte sëmurë apo stuhi dhe i shkonte tek shtëpi çdo ditë në orën 8. Tani gjyshi i saj jeton vetëm sepse gjyshja ka 2 vite që është ndarë nga jeta dhe Kejsi do ta falenderojë dhe t’i kërkojë që të rikthehet dhe të jetojë me ta.

Kejsi: Ne bëhemi shumë merak për gjyshin, jeton në një shtëpi të madhe me 8 dhoma dhe është i vetëm. Të tre dajat janë jashtë shtetit dhe gjyshi është vetëm fare. Unë di që ai nuk do pranojë kategorisht që të jetojë dhe ditën, por të paktën dua t’i kërkoj të vijë siç vinte çdo natë. Të paktën natën ta kalojë tek ne. Makinën do e mësoj unë vetë dhe do shkoj ta marrë vetë sa herë të jetë e nevojshme dhe ta dërgoj në shtëpinë e vet sa herë ai të dojë.

Ardit Gjebrea: Gjyshi është familjar me programin tonë?


Kejsi: Po gjyshi e shikon çdo të diel programin tuaj dhe më fal që po ua them, por emrin tuaj nuk e thotë Ardit, por të thotë zoti Adil. Gjithmonë i them gjysh po nuk e ka Adil por Ardit , më bukur Adil thotë.

Ardit Gjebrea: (Qesh) Po e ndryshoj, po bëj një kërkesë.

Kejsi tregon se gjyshi e ka emrin Petrit, por i thërrasin të gjithë baçi dhe jo gjysh. Është një tip i qeshur, mbështetës, dhe nuk kritikon asnjëherë, vetëm jep këshilla. Madje tregon se kur erdhi në jetë Kejsi, e ëma kaloi në vdekje klinike.

Mjekët i dhanë vetëm 7 minuta jetë, por ajo arriti të shpëtonte dhe që atëherë, gjyshi i kishte pikë të dobët të dyja. Ajo ka rrëfyer se deri para dy vitesh kur i shkonin për ta vizituar ai i përcillte duke buzëqeshur, por që dy vite dhe këtej sa herë që ai i përcjell nga shtëpia, i përcjell me lot në sy.

Terbohet burri / Nxjerr gruan dhe vajzën 6 vjeç nga shtëpia, Terezina: “Më ka rrahur para syve të nënës”

Të ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela shqiptare, ka qenë Terezina dhe Zefi, të cilët kanë 17 vite të ndarë, por kanë akoma konflikte për pronësinë e shtëpisë.Terezina tregon se Zefi iku në Itali kur vajza e tyre ishte 10 muajsh dhe erdhi kur vajza u bë 2 vjeç. Vendosën të blejnë shtëpi dhe më pas ai iku sërish në Itali. Sipas Terezinës, kunetërit e saj i shkonin tek shtëpia dhe “i bënin ligjin”, madje edhe e rrihnin.


Eni Çobani: Pse nuk i ke denoncuar?

Terezina: Kam shkuar dhe i kam denoncuar. Kunati im i ka thënë kushëririt tim që unë e kam rrahur dhe në qoftë se më padit në polici unë e vras. Këtë gjë që më ka bërë ky njeri nuk ia bëj hallall as ditën e vdekjes.

Terezina ka treguar se në 2002 kanë blerë shtëpinë dhe Zefi e ka vënë vetëm mbi emrin e vetë. Në 2003 ai ka shkuar së bashku me çunin e tezes së vetë dhe e ka nxjerrë Terezinën nga shtëpia para se të divorcoheshin.

Një javë pasi është nxjerrë Terezina nga shtëpia, është futur motra e tij dhe burri i saj që kanë qëndruar deri në vitin 2012 duke lënë në mes të rrugës Terezinën dhe vajzën e tij vetëm 6 vjeç, ku janë detyruar të jetojnë në shtëpi me qira.

Më pas gjykata në vitin 2011 vendosi që këtë shtëpi t’ja japë Terezinës e cila jeton aty prej 10 vitesh. Këtë gjë e kundërshton Zefi i cili thotë që shtëpia është e tij dhe jo e saj./Tv Klan

Mes lotësh, aktorja tropojane tregon se për gjashtë vite u tradhtua nga bashkëshorti

Të radhës që po i parashtrojnë pyetje njëri-tjetrit brenda shtëpisë së Big Brother vip janë balerini Ilir Shaqiri dhe aktorja Arjola Demiri.Mes shumë çështjesh, aktorja me prejardhje nga Tropoja iu rikthye sërish historisë me tashmë ish-bashkëshortin e saj. Nëna e tre fëmijëve ka rrëfyer se ai pëlqente një jetë tjetër, ndërsa theksoi se dashuria e tyre ka qenë tejet e madhe.


“I shijonte jeta që kishte jashtë, se sa ajo brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim për mua. E dorëzova veten time komplet te ai”, u shpreh Demiri.

Arjola më te tregoi se e kishte tradhtuar bashkëshorti dhe se këtë gjë nuk e kishte pasur problem, por personin me të cilin ka ndodhur një gjë e tillë, meqë sipas saj nuk ishte person që e donte më shumë se vetë ajo, dhe nuk ishte person i denjë.

Gjithashtu zbuloi se për gjashtë vite e kishte falur për një gjë të tillë, ndërkohë që tradhtinë e kishte kuptuar nga zona ku jetonin.

“Më treguan banorët e zonës, dhe nuk e besoja, pasi thoja se si mund të tradhtonte një njeri që flet kundër tradhtisë”, vazhdoi më tej ajo.

Arjola ndan tre fëmijë me ish-burrin, të cilin nuk e ka bërë publikë asnjëherë. /Telegrafi/

Ulen shifrat/ 325 raste të reja me Covid ,9 jetë të humbura

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.


Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 2827 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 325 qytetarë, në këto bashki: 158 qytetarë në Tiranë, nga 15 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë, 9 në Kamëz, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Gramsh, Lushnje, Kurbin, nga 6 qytetarë në Gjirokastër, Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Skrapar, Vlorë, Krujë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Belsh, Cerrik, Kolonjë, Pogradec, nga 2 qytetarë në Has, Lezhë, Mirditë, Shijak, Vorë, Patos, Himarë, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetar në Memaliaj, Këlcyrë, Tepelën, Përmet, Finiq, Dibër, Kavajë, Kukës, Vau i Dejës.

Janë 7113 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 3 qytetarë nga Fieri të moshave 51-75 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 72-73 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora të moshave 65-69 vjeç, 1 qytetar nga Lezha 67 vjeç dhe 1 qytetar nga Berati 71 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 563 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,087 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 325
Të shëruar në 24 orë 563
Të shtruar në spitale 164
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2827

Testime totale 1,237,635
Raste pozitive 174,968
Raste të shëruara 165,087
Raste Aktive 7113
Humbje jete 2,768

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3080
Durrës 842
Fier 712
Shkodër 609
Vlorë 379
Elbasan 346
Lezhë 269
Berat 230
Gjirokastër 208
Kukës 156
Korçë 155
Dibër 127

Me shpejtësi skëterrë nëpër rrugë/ Policia ndëshkon shoferët problematikë

Policia Rrugore ka bërë bilancin e shoferëve, që janë ndëshkuar, me masë administrative, për shkak se nuk janë bindur ndaj rregullave të qarkullimit rrugor.Gjatë 24 orëve të fundit, sipas burimeve policore, janë pezulluar 24 leje drejtimi. Gjithashtu gjatë këtij intervali kohor janë vendosur dhe 54 gjoba.

Njoftimi i Policisë Rrugore:


Siguria rrugore, një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit.bNga Rruga e Kombit deri në Sarandë, Policia Rrugore 🚔 me radarë📸 24/7, për të parandaluar aksidentet rrugore. Policia Rrugore, në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë në fundjavë, duke qenë se në shumë akse rrugore ka fluks të lartë të qarkullimit të automjeteve, nisur dhe nga prezenca e lagështirës në rrugë për shkak të motit me shi, ka rritur prezencën e patrullave në rrugë, duke përdorur mjete të loguara dhe të paloguara, kamera, dronë dhe aparate fotografike. Gjithashtu, të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë dhe qendrat kryesore urbane janë të monitoruara me radarë.

Gjatë monitorimit, edhe pse në kushte lagështire, janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë abuzuar me shpejtësinë, që ka variuar deri në 175 km/h në aksin Kavajë-Rrogozhinë, shpejtësi që sjell rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Prej mëngjesit të sotëm deri në orën 16:00 janë pezulluar për shpejtësi në rrugët interurbane, që varionte gati dyfish mbi normën e lejuar, 24 leje drejtimi, me afat pezullimi nga 1 muaj deri në 6 muaj. Për disa prej drejtuesve të mjeteve janë vendosur edhe masa administrative nga 10.000 lekë deri në 25.000 lekë të rinj.

Po gjatë monitorimit janë vendosur 54 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit, por vetëm masa administrative deri në 4.000 lekë të rinj për secilin prej tyre.nPolicia e Shtetit, për shkak edhe të motit të keq me reshje shiu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

#MosUbejStatistikë📉

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj🚔

E papritur /Java nis me shi ndërsa mbi 900 m priten reshje dëborë gjatë mesjavës…

Përshëndetje nga SHMU!
Java e ardhshme do të jetë befasuese në aspektin meteorologjik. Në Mesdhe shihet tendenca e ardhjes së rrymave më të ftohta nga veriu i Europës.
Moti në vend përgjithësisht parashikohet me reshje shiu të cilat do të jenë të herëpashershme. Reshjet në intervale të caktuara kohore gjatë së henës e të enjtes do të marrin karakter rrebeshesh. Po kështu, gjatë së enjtes parashikohen reshje debore në veri e verilindje të vendit që përkojnë më dëborën e parë të këtij sezoni. Ndikuar nga temperaturat në rënie dëbora do të prekë perveç majave të maleve dhe lartësi deri në 900m në këto zona.
Tipar tjetër i rëndësishëm gjatë javës do të jetë dhe era e vrullshme me drejtim juglindje –verilindje. Në brigjet detare, ajo do të jetë e fortë kryesisht ditën e enjte duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit deri 5 ballë.
Temperaturat do të pësojnë rënien kryesisht në mëngjes e në mbrëmje.
Urojmë për ju një javë të mbarë!


Historia e 38 vjeçarit me trupin e një fëmije / Kam dashur shumë një vajzë, por prindërit e saj na ndanë (Video)

“Të shumtë janë ata që më thërrasin Ani dixhej, Ani vogël, Ani xhuxhi, Ani gili-gili. Më thërrasin me emra të ndryshëm. “Antonin Baha, nga Belshi është 38 vjeç, trupi i tij i vogël nuk e ka penguar atë të bëj në jetë normale. Prej 16 vitesh ai punon si kamarier dhe dixhej.

Ani vogël thotë se kur shkonte në gjimnaz pyetja që e mundonte më shumë ishte se përse ai nuk zgjatej si moshatarët. Ndërsa sot, trupi i vogël nuk e pengon atë të jetojë dhe ëndërroj si të gjithë ne.


Je ndjerë i bullizuar për shkak të trupit tënd?

Baha: Dikur po, ndërsa tani jo më. Më vlerësojnë për atë që jam.

Të bëjnë pyetje njerëzit, Ani përse je kaq i shkurtër?

Baha: Po dhe u them: kur ka qenë mamaja ime shtatzënë ka pas një sëmundje të rrallë, për këtë arsye unë jam i shkurtër.

Prindërit i ke të gjatë?

Baha: Në familjen time të gjithë janë të gjatë vetëm unë jam kështu.


Kur ishe në shkollë e kishe kompleks gjatësinë tende?

Baha: Po, e kam ndjerë shumë këtë pjesë sepse shihja njerëzit përse kat të gjatë këta dhe unë pse jam i shkurtër. Deri sa e kuptova që unë nuk do të rritesha kurrë. ”

Ani thotë se brenda trupit të tij të vogël, është njeriu me zemër të madhe, por që fatkeqësisht jo të gjithë e kanë vlerësuar atë.

Sa i gjatë je?

Baha: 130 cm.

Të dashur ke?

Jo.

Cila ka qenë lidhja jote më e gjatë?


Unë kam qënë i lidhur me një vajze që e kam dashur shumë për dy vjet. Ajo ka qenë pak më e gjatë se unë, por prindërit e saj na ndanë.

Mendon se fiziku do të jetë pengesë për të ardhmen?

Baha: Për një moment ka qenë. Tani jo më. Duhet të kuptojnë që jeta të ndahet me një njëri që të dashuron dhe respekton përgjithnjë.

“Ke qenë gjithmonë tullac?”/ Blendi Fevziu nxjerr foton e tij nga celulari që nuk do ta njihnit dot kurrë!

Gazetari Blendi Fevziu është rikthyer pas 40 vitesh në shkollën e tij fillore në Tiranë ku ka kujtuar plot nostalgji dhe emocione momentet e kaluara aty. Blendi ka marrë një dhuratë shumë të veçantë nga emisioni, e cila është një kornizë me karakteristikat dhe notat e Blendit, por sigurisht nuk mund tu shpëtonte as pyetjeve të fëmijëve. Madje një vajzë ka qenë kurioze nëse ai ka qenë gjithmonë tullac, e ndonëse paksa në siklet nuk ka ngurruar të përgjigjet .

Jo, kam qenë me flokë madje kam këtu edhe një foto që ja tregova Fjoralbës, prit t’ja u tregoj”- ka thënë Blendi duke treguar telefonin.


U përfshi sherr duke nxjerrë armën pa treguar që ishte punonjës policie/ Procedohet penalisht 21 vjeçari në Korçë

Një efektiv policie 21-vjeçar me inicialet E.J është përfshirë në një sherr të ndodhur midis një grupi të rinjsh në Korçë, teksa ishte jashtë shërbimit. Ai ka ndërhyrë duke i nxjerrë armën, por nuk i është prezantuar si efektiv personave. I riu nuk ka deklaruar as ngjarjen, gjë që ka çuar në procedimin penal të tij për “shpërdorim detyre”. Është proceduar penalisht po ashtu edhe një prej personave të përfshirë në sherr, A. K., i cili ka dëmtuar me sende të forta E.Sh, 23 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë.

Njoftimi i Plotë:


Në vijim të informacionit paraprak datë 09.10.2021, i cili bën fjalë për një konflikt të ndodhur në lagjen nr. 17, Korçë, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) filluan procedimin penal për veprën “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasin A. K., 22 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll dhe për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasin E. J., 21 vjeç, banues në Korçë (me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit Korçë).

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasi A. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjete të forta shtetasin E. Sh., 23 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa punonjësi i policisë, E. J., duke qenë jashtë shërbimit, është përfshirë në këtë konflikt ku ka nxjerrë armën e shërbimit, pa u prezantuar si punonjës policie dhe gjithashtu nuk ka kryer raportimin e ngjarjes.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

‘Çmëndet moti’/ Rreshje shiu dhe ulje temperaturash në gjithë vëndin….

Kjo e dielë do të vijoj të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak deri në orët e pasdites moti parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar në formë shtrëngatash.Duke nisur nga orët e mbrëmjes, përgjatë vijës bregdetare dhe kryesisht zonën e jugut reshjet fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut me intensitet mesatar.

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore parashikohet edhe erë intensive me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi deri në 15-18m/s, erë e cila mund të jetë problematike në disa zona.


Braçe- Ramës: “Jepi 250 euro bonus qiraje për çdo të ri që të dalë nga shtëpia e prindërve”

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar në rrjetet sociale vendimin që ka marrë qeveria spanjolle për të mbështetur të rinjtë. Qeveria spanjolle ka marrë vendimin që të dhurojë bonues qeraje 250 euro për çdo të ri nën 35 vjeç, në mënyrë që të dalin nga shtëpia e prindërve dhe të jetojnë të pavarur. Gjithashtu do t’i jepet një kupon kulturor prej 400 euro çdo të riu që mbush 18 vjeç, të cilët do të kenë mundësi t’i përdorin në teatër, opera dhe kinema.Braçe thotë se kryeministri Sanchez është një socialist që po na mëson se si t’i përdorim paratë për të rinjtë.

Postimi i plotë:


SOCIALIST!

250 EURO BONUS QIRAJE PER CDO TE RI NEN 35 VJEC PER TE DALE NGA SHTEPIA E PRINDERVE;

400 EURO KUPON KULTUROR PER CDO TE RI QE MBUSH 18 VJEC, PER LIBRA, TEATER, OPERA, KINEMA ETJ.

Po ndodh ne Spanje dhe ky eshte aksioni i se MAJTES per rinine, emancipimin dhe nje hop te ri kulturor per cdo 18 vjecar.

Politika e qirase per cilindo te ri qe punon e ka te ardhura nen nje dysheme prej 22 mije euro ne vit, shkon deri ne 40% te qirase;

Por, politika kulturore per cdo 18 vjecar eshte ajo qe shkelqen;

Nje kupon i plote per libra, teater, opera, kinema etj qe jo vetem ushqen te rinjte por ndihmon edhe nje “industri” te te te artit dhe kultures.


Pedro Sancez eshte nje socialist dhe drejton Spanjen ne mandat te dyte, po e nxjerr nga kriza si i majte.

Te rinjte jane fokusi i cdo te majti ne Evrope sot, cdo qeverie te majte dhe parate per ta gjenden;

Pedro Sancez po na meson modestisht se si ti perdorim parate per te rinjte!