Italia kalon zonë e “bardhë”/ Nga 11 tetori: “Hapen teatrot, klubet e natës dhe sallat e sportit”

Nga e hëna e 11 tetorit, qeveria italiane ka vendosur të lehtësojë kufizimet kundër përhapjes së covid. Zbutja e masave parashikon rihapjen e kinemave, teatrove dhe institucioneve të tjera kulturore duke përdorur 100 përqind të kapacitetit. Gjithashtu do të hapen sallat sportive dhe klubet e natës, edhe pse në kapacitet të reduktuar. Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza, deklaroi se vendi po hapet falë përdorimit të kartës jeshile, ndërsa njoftoi se e gjithë Italia ka kaluar në zonën e “bardhë”.


Tani e gjithë Italia është në zonën e bardhë, ne kemi ndërmarrë një tjetër hap përpara “por” askush nuk mund të thotë se lufta kundër virusit ka përfunduar. Nëse sot po shkojmë drejt normalitetit të plotë, kjo ndodh sepse ne kishim guximin t’u shpjegonim italianëve se pasaporta e vaksinimit do të ishte mjeti kryesor përmes të cilit do të mbroheshin qytetarët duke shmangur infeksionet e reja” Autoritetet shëndetësore në Itali miratuan edhe dozën ë tretë përforcuese të vaksinës kundër Covid, për të gjithë personat mbi 60 vjeç.

Ndërkohë edhe Greqia nisi lehtësimin e masave, por për personat e vaksinuar. Ata do të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm, pa përdorimin e maskës në restorante dhe klubet e natës.

Se kam luksin të rri 3 muaj aty…./Ja pse e refuzoi Big Brother Vip Roza Lati..

Roza Lati i është përgjigjur 50 pyetjeve të Prive dhe nxorri shumë të pathëna. Moderatorja e ‘Why Not’ tregoi se ka refuzuar Big Brother Vip për arsye pune. ”Më erdhi keq, pasi e di që ndoshta mund t’i duhesha atij formati, por nuk e kam luksin të rri 3 muaj aty. Kam punë’,- tregoi ajo.


Roza Lati u pyet gjithashtu se në cilin program është ndjerë se ka pasur qasje negative ndaj saj dhe ajo përmendi emisionin “Ftesë në 5”.

Kur isha e ftuar te mbasditja në Top Channel. Moderatorja shfaqi xhelozi të hapur dhe po e them këtë pasi e thonë të gjithë. Pra është akumulim i opninionit publik”.

Moderatorja tregoi gjithashtu se momenti më i bukur i fëmijërisë ka qenë kur pasi ishin ndarë prindërit, Rita Lata, mamaja e Rozës, bleu shtëpi. Roza rrëfeu se nuk merret me politikë dhe nuk i intereson por do donte shumë të kishte Edi Ramën në emision pasi sipas saj është ‘personazh i paparë’. Ajo sqaroi për të disatën herë se nuk ka pasur gjë me Feron dhe se kjo histori duhet të mbyllet.

Plane për dasëm? Rita e do një dasëm, kështu që Roza do ja plotësojë dëshirën.

Suprizë dhe emocione/ Tifozët e Kosovës në mes të Suedisë ,shpalosin flamurin kuqezi !

Një moment tepër emocionues u regjistrua para sfidës mes Suedisë dhe Kosovës e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.Afro 6 mijë tifozë shqiptarë nga Kosova, ishin të pranishëm në stadiumin “Fiends Arena”, për të ndjekur nga shkallët e stadiumit këtë përballja, teksa para startit, të takimit, në tribunën e tifozëve të Kosovës, u shpalos një flamur i madh shqiptar, teksa të gjithë në kor këndonin “O sa mirë më qenë shqiptarë”. Për më tepër iu ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme:


Brune dhe seksi/ Antonia Gjoka,konkurrentja më e re e ‘Përputhen’

Një vajzë e re i është bashkuar vajzave të “Përputhen”. Antonia Gjoka është 24 vjeçarja nga Tirana, e cila aktualisht punon në një kompani Real Estate Agent. Por kjo hyrje solli edhe tension midis vajzës së re dhe Alvisës.


Antonia: Kam dy preferenca. Bashkimin dhe Brunon. Kjo nuk do të thotë që penalizoj meshkujt e tjerë jam për ti njohur të gjithë, Vajzat janë më të bukura live sesa në ekran. Nuk shoh konkurrencë, nuk e ndjej nga vajzat e ndjej më shumë me veten.

Alvisa: E ke problemin me veten?

Antonia: Jo nuk kam probleme me veten.

Antonia: Alvisës i sugjeroj të mos përdorë gurat e fundit se është vetëm fillimi.

Alvisa: Kush janë gurat e mi, mos fol kur nuk e di. Të paktën më thuaj kush janë.

Antonia: Me kalimin e kohës do ta marrësh vesh.