Babai ka qenë në emigrim/ Gjyshi sakrifikon 10 vite duke udhëtuar çdo ditë për t’u kujdesur për vajzën dhe mbesën e tij

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare ka qenë Kejsi 19 vjeç nga Elbasani e cila ka ftuar gjyshin i cili është 78 vjeç dhe jeton në fshatin Vidhas, 15 minuta larg qytetit. Ajo do ta falenderojë për gjithçka që ka bërë për të sepse e konsideron si baba. Ajo është rritur nga gjyshi pasi i ati ka qenë në emigrim dhe shkonte çdo natë në shtëpinë e tyre në orën 8 të darkës dhe ikte në 6 të mëngjesit.


Kujdesej për ato sepse ishin të dyja vetëm në shtëpi. Bëhet fjalë për gjyshin nga ana e mamit. Kjo zgjati që kur Kejsi ishte 1 vjeç deri në 11 vjeç. Gjyshi i saj jetonte në fshat me gruan dhe djalin e tij. Gjatë ditës rrinte me ta dhe në darkë shkonte tek vajza dhe mbesa për t’u kujdesur.

Sipas Kejsit ai nuk ankohej kurrë nëse ishte sëmurë apo stuhi dhe i shkonte tek shtëpi çdo ditë në orën 8. Tani gjyshi i saj jeton vetëm sepse gjyshja ka 2 vite që është ndarë nga jeta dhe Kejsi do ta falenderojë dhe t’i kërkojë që të rikthehet dhe të jetojë me ta.

Kejsi: Ne bëhemi shumë merak për gjyshin, jeton në një shtëpi të madhe me 8 dhoma dhe është i vetëm. Të tre dajat janë jashtë shtetit dhe gjyshi është vetëm fare. Unë di që ai nuk do pranojë kategorisht që të jetojë dhe ditën, por të paktën dua t’i kërkoj të vijë siç vinte çdo natë. Të paktën natën ta kalojë tek ne. Makinën do e mësoj unë vetë dhe do shkoj ta marrë vetë sa herë të jetë e nevojshme dhe ta dërgoj në shtëpinë e vet sa herë ai të dojë.

Ardit Gjebrea: Gjyshi është familjar me programin tonë?


Kejsi: Po gjyshi e shikon çdo të diel programin tuaj dhe më fal që po ua them, por emrin tuaj nuk e thotë Ardit, por të thotë zoti Adil. Gjithmonë i them gjysh po nuk e ka Adil por Ardit , më bukur Adil thotë.

Ardit Gjebrea: (Qesh) Po e ndryshoj, po bëj një kërkesë.

Kejsi tregon se gjyshi e ka emrin Petrit, por i thërrasin të gjithë baçi dhe jo gjysh. Është një tip i qeshur, mbështetës, dhe nuk kritikon asnjëherë, vetëm jep këshilla. Madje tregon se kur erdhi në jetë Kejsi, e ëma kaloi në vdekje klinike.

Mjekët i dhanë vetëm 7 minuta jetë, por ajo arriti të shpëtonte dhe që atëherë, gjyshi i kishte pikë të dobët të dyja. Ajo ka rrëfyer se deri para dy vitesh kur i shkonin për ta vizituar ai i përcillte duke buzëqeshur, por që dy vite dhe këtej sa herë që ai i përcjell nga shtëpia, i përcjell me lot në sy.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: