Amnistia/ Sapo doli nga burgu i Drenovës, Pogradecari bën vjedhjen e radhës në Korçë…

Ardian Isufi, pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të Drenovës kërkohet nga policia për vjedhje. I riu pogradecar ka qenë i dënuar për vjedhje ndërkohë ditën e djeshme përfitoi nga aministia e pas pak minutash pasi hyri në qytetin e Korçës ka realizuar vjedhjen e radhës në lagjen 18 të këtij qyteti.

Këtë herë “gjahu” i tij ka qenë një mjet Ford Fiessta i parkuar (i ndezur) në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi” pasi pronari i mjetit ishte pranë një njësie shërbimi.

Isufi ka hyrë në mjetin e parkuar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit, ku policisë nuk i ka ngelur gjë tjetër ku pas denoncimit të pronarit të mjetit të bëjë këqyrjen e kamerave të sigurisë në interenarin që është menduar se ka kaluar i riu.

Nga këqyrja e kamerave është dalluar mjeti tip Ford Fiessta që kalonte në aksin rrugor Korçë – Pogradec deri në fshatin Lumalas më pas grabitësi i mjetit ka humbur çdo gjurmë ,ndërsa sot është arrestuar në Tiranë.

Ardian Isufi

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.