E pandalshme/ Distria Krasniqi shpallet kampione e Europës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë, të Kampionatit Europian të xhudos. Kampionia olimpike në finale mposhti xhudisten italiane, Odette Giuffrida me waza-ari. Krasniqi eliminoi kroaten Ana Viktorija në çerekfinale për t’u pozicionouar në mesin e katër më të mirave evropiane në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Më pas, xhudistja e njohur në gjysmëfinale mundi spanjollen Ariane Toro Soler, ndërsa përmbylli më së miri misionin e saj me arritjen e medaljes së artë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.