Ilaçe kontrabandë në kohën e COVID/ Bien në pranga 4 administratorë farmacish !

Policia ka publikuar pamjet e operacionit “Përfitimi” ku 6 persona përfunduan në prangat e policisë pasi shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. Mesohet se janë arrestuar administratorë të farmacive, Blerim Bitri, Florian Marku, Florian Lila, Bashkim Osmani. Në pranga ka rënë edhe dërguesja e mallrave kontrabandë Margarita Xhaxhiu, si dhe punonjësi Jani Papuli.

Njoftimi i Policisë :


Tiranë

Finalizohet pas një hetimi 10-mujor operacioni policor i koduar “Përfitimi”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë periudhes së Covid-19,vihen në pranga 6 shtetas.

Sekuestrohen barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arrestimi i shtetasve:

  1. B, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
  2. M, 39 vjeç, administrator i një farmacie;
  3. Xh, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
  4. P, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh;
  5. L, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
  6. O, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: