E bujshme/ Italia mbyll kufijtë me Shqipërinë!

Qeveria italiane ka vendosur që të shtrëngojë masat anti-Covid-19 për udhëtarët që duan të hyjnë në territorin e vendin fqinj. Burime për mediat kanë konfirmuar se pas një konfirmimi nga ministria italiane e Shëndetësisë, Italia ka mbyllur kufijtë me vendin tonë si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19. Shqipëria renditet në listën E të vendeve me rrezikshmëri, sipas MSH. Vendimi hyn në fuqi nesër dhe do të ketë një kohëzgjatje deri më 15 Dhjetor. Mësohet se hyrja nga vendi ynë drejt Italisë dhe e personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri do të bëhet vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës.


-motive pune,

-motive shëndeti,

-motive studimi,

-motive urgjence,

-persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,

-familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,

-personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali,

-sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar. 

Ndërkohë që shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se 120 orë do t’i nënshtrohen edhe një vetë izolimi 10-ditor dhe në fund duhet të kryejnë tamponin. Rregullat e reja do të jenë në fuqi deri më datën 15 dhjetor të këtij viti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: