Fatos Lubonja: Duhet refleksion,Basha po e kthen PD në viktimë të sistemit !”

Gjatë bisedës në studio, analisti Fatos Lubonja u ndal tek dy terma, përkatësisht replikë dhe miza nën kësulë, terma të përdorura në komunikimin e kreut të PD-së gjatë fjalimit të tij të mbajtur të shtunën. Lubonja tha se kriza në të cilën është përfshirë PD ka nevojë për refleksion. Po ashtu shtoi se kjo përplasje po kthehet në një meskine dhe të dy personazhet, Berisha dhe Basha kanë përgjegjësi.

Pyetje: Përse mendoni se Basha më në fund foli?


Lubonja tha :

Po i referohem dy termave, replikë dhe miza nën kësulë…Unë mendoj që në këtë krizë që është hapur në PD, në interes jo thjesht të PD por të gjithë shqiptarëve, ne kemi nevojë për refleksion. Refleksion për gjithë çfarë ka ndodhur që na ka sjellë në këtë pikë, PD! Unë do të rekomandoja ulje dhe reflektim të përbashkët se si kemi arritur deri këtu dhe cilat janë përgjegjësitë tona , nëse duhet të ndryshojmë apo të ikim dhe t’ja lëmë disa të tjerëve. Kjo mungon. Unë mendoj që kjo luftë e vogël bëhet meskine, pikërisht sepse kanë përgjegjësi. Pra ky është PD ka humbur sepse në thelbin e vet nuk ka punuar për shqiptarët, por për oligarkët dhe një pakicë dhe këta kanë qenë pjesë e këtij bashkëpunimi dhe ndaj kanë mizën në kësulë dhe nuk qasen dot. Unë mendoj që detyra e parë e Bashës nuk është të thotë, “Unë s’të lejoj”! Por mund të thuash ne nuk të lejojmë… dhe lind pyetja kush jemi ne që nuk të lejojmë? Pra dhe këtu nis problemi… Jemi në një situatë që në vend që të sqarojnë, vazhdojnë përplasjet në distancë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: