Imami Tiranës: “Familjet e reja përkëdhelin qen e mace, unë përkëdhel 10 fëmijët e mi

Hoxha Ahmed Kalaja në një intervistë në emisionin në RTV ORA tregoi rreth lidhjes së tij me besimin si dhe për familjen e tij të madhe. Kalaja thotë se ishin pyetjet e moshës që nuk mund t’ju jepte përgjigje ato që e çuan drejt besimit. “Kam 10 fëmijë dhe prindërit. Bashkëshortja është goxha potente në ndihmën e saj në këtë mision që kemi. Gjëja e mirë është që janë rritur dhe fëmijët.

Dhe kur mungojmë në shtëpi nuk vihet shumë re, se një pjesë të punëve e kryejnë ato. Moza në fundjavë është gjithë ditën në xhami. Dhe gjatë javës shumë kohë kështu, dhe në kopsht”, tha ai.

Sipas tij fakti që janë shumë fëmijë nuk e vështirëson por e zbukuro ditën. “Në familjet e reja përkëdhelin qen e mace, unë përkëdhel 10 fëmijët”, tha ai, duke ironizuar faktin se tashmë shqiptarët nuk lindin më.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.