U kapën me dy qese canabis / Policia e Korçës arreston 5 adoleshentë, një e shpall në kërkim dhe…

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. B., 17 vjeç; B. M., 15 vjeç; K. S., 16 vjeç; L. S., 17 vjeç dhe R. A., 16 vjeç, banues në Korçë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. H., 18 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 9, Korçë, pranë një banese të braktisur, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 5 shtetasit e mitur, të cilët sapo kanë parë punonjësit e Policisë, kanë hedhur dy qese, brenda të cilave u gjetën një sasi dozash me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 18-vjeçari E. H., u shpall në kërkim, pasi dyshohet të jetë bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.