Zyrtare/ UEFA përjashton Rusinë nga Euro 2024

Shorti për raundet kualifikuese të Euro 2024 do të hidhet më 9 tetor në Frankfurt. Por, ndërkohë, tashmë ka ardhur vendimi i parë. Federata Ruse e Futbollit, përmes një deklarate zyrtare, njoftoi se UEFA ka vendosur të përjashtojë kombëtaren nga turneu, siç ka ndodhur tashmë me Ligën e Kombeve dhe Kupën e Botës. “Kombëtarja ruse nuk do të marrë pjesë në shortin e kualifikueseve për EURO 2024. Arsyeja është vendimi i marrë në shkurt nga UEFA për të përjashtuar të gjitha ekipet ruse nga garat që janë nën mbikëqyrjen e kësaj organizate, deri në një njoftim tjetër”- Shkruan Rusia.


U martova dhe u ndava për një vit”/ Rrëfehet këngëtarja shqiptare: “E lashë në përvjetorin e martesës”

Xheisara Frisku ka rrëfyer së fundmi më shumë detaje rreth jetës personale gjatë një interviste për emisionin “Rudina”. Këngëtarja është komentuar shumë dhe për martesën e saj, e cila tashmë ka marrë fund. Ajo tha se i dha fund martesës me partnerin sapo kishin bërë një vit bashkë.

Pjesë nga biseda:


Rudina Magjistari: Ke thënë që je martuar, nuk e di ka qenë shaka apo e vërtetë, më pas ke thënë që je ndarë, si ka qenë historia?

Xheisara Frisku: Është një gjë që realisht nuk do doja ta flisja fare. Jam martuar dhe jam divorcuar. Ishte një dasëm e lezetshme.

Rudina Magjistari: Sa kohë ka që ka ndodhur dasma?

Xheisara Frisku: Një vit. Për një vit u pendova.

Rudina Magjistari: Domethënë je divorcuar së fundmi.

Xheisara Frisku: Po.


Rudina Magjistari: Domethënë sa kohë qëndrove e martuar gjithsej?

Xheisara Frisku: Një vit.

Rudina Magjistari: E bëre një vit të plotë të paktën.

Xheisara Frisku: Sapo kam bërë një vit thashë unë do të ndahem.

Rudina Magjistari: Ta festosh me një divorc përvjetorin e martesës.

Xheisara Frisku: Në të njëjtën ditë e lashë.

Xheisara Frisku: Realisht nuk do doja të flisja fare për këtë pjesën. Unë jam shpirt i lirë nuk më lidhen kollaj këmbët.

PD në pushtet, Berisha: “Do punohet për të inkurajuar suksesin e vajzave dhe grave

Kryetari i PD-së, Sali Berisha pasditen e kësaj të marte po zhvillon një bashkëbisedim me 15 zonja të shquara në fushat e tyre për të folur për Shqipërinë, të tashmen dhe të ardhmen e saj. Gjatë fjalës së tij në nisje të takimit, Berisha shprehu vlerësimin për të gjithë arritjet e vajzave dhe grave të vendit. Po ashtu Berisha ka premtuar se nëse PD-ja do të vijë në pushtet, do të bëjë gjithçka për të inkurajuar suksesin e vajzave dhe grave të vendit.

Janë vajzat dhe gratë e një kombi, e një shoqërie. Në këtë rrafsh, suksesi është gjithnjë i bukur, por suksesi i grave dhe vajzave është më origjinal dhe askush nuk thotë se prapa një gruaje të suksesshme qëndron një burrë, por të gjithë thonë se pas suksesit të një burri qëndron një grua. Është kënaqësi e veçantë kur sheh sot, krahas problematikeve me të cilat përballet shoqëria shqiptare, përsëri janë të shumta, të pamohueshme arritjet e vajzave dhe grave në të gjitha fushat, kudo.

Ajo që është më domethënëse është dhe një raport tjetër: Në dekada dhe dekada, testi i integjilencës dilte në favor të burrave, por në 10-vjeçarin e fundit, ky test del në favor të vajzave dhe grave në mënyrë të përsëritur. Kjo sepse, edhe intelekti, edhe suksesi, kanë një programim, bazohen mbi një përkushtim të veçantë.

Edhe në traditën tonë ne kemi një fat interesant, ndoshta botën më shumë se me çdo gjë tjetër, ne në botë u bëmë të njohur nga një grua, nga Nënë Tereza”.


Ftesa nga Rama/ Reagojnë pensionistët Gjermanë: “Nuk vijmë në Shqipëri

Duke ditur se të rinjtë shqiptarë po largohen e po braktisin Shqipërinë çdo ditë e më shumë, Edi Rama sot ftoi të moshuarit gjermanë për të pleqërojnë në vendin tonë. Dhe pensionistët gjermanë duhet të vijnë këtu për të kaluar pleqërinë e tyre buzë detit. Sipas një thënieje të vjetër, “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut” tha Rama. Disa prej tyre kanë folur për ”Euronews Albania”, ku deklaruan se nuk kanë ndërmend të largohen nga vendi u tyre, për të ardhur në Shqipëri…

“Unë nuk jam i informuar dhe ende nuk e di se ku është Shqipëria. Jam super i kënaqur në Gjermani dhe dua të jetoj vetëm në Gjermani. Unë jam 73 vjeç dhe nuk kam në plan të ndryshoj diçka. E di që gjithçka do të jetë më e shtrenjtë, por marr një pension të mirë dhe kështu nuk e planifikoj largimin”.

Të tjerë thonë se e dinë, por theksojnë problematikat që ka vendi ynë.

E di ku është Shqipëria dhe i di pak problemet që ekzistojnë aty, por shiko, nuk e di nëse do ta besosh apo jo, por jam 82 vjeç dhe kam një eksperiencë të tillë. Nëse të rinjtë duan të shkojnë atje është gjedhja e tyre, por ne ose unë si gjerman, nuk mund ta imagjinoj”.


Grida Duma: Jam në politikë të influencoj në jetën e shqiptarëve, s’më pëlqejnë politikanët shqiptarë

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është pyetur nëse do të kandidojë për kryetare bashkie në zgjedhjet e ardhshme vendore. Gjatë një interviste për emisionin “Frontline”, Duma u shpreh se nuk e ka menduar asnjëherë një gjë të tillë. Duma tha se ajo nuk është e kënaqur me klasën politike në tërësi në Shqipëri.

Pyetje: Është lakuar shpesh emri juaj për kandidimin si kryetare bashkie. A keni një ambicie të tillë?

Duma: Nuk e dija këtë që është lakuar. Nuk e kam menduar asnjëherë.

Pyetje: Jeni një nga emrat që përfliteni si kandidate?

Pyetje: Jeni e kënaqur me politikën e madhe?

Duma: Unë nuk jam e kënaqur me politikën në Shqipëri, në tërësi flas. Në vende të vogla si këto, politika është jetike.

Kushdo që thotë se politika është njësoj, nuk e pranoj kurrë nëse më thonë se jam si të gjithë. Jam në politikë sepse influencon në jetën e shqiptarëve.


”Shteti i ka lekët por vidhen”/ Rudina Hajdari thirrje pedagogëve dhe studentëve: “Dilni në shesh

Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari këshillon pedagogët dhe studentët që të zgjasin protestat dhe që të takohen jo në auditorë, por në shesh. Përmes një video-mesazhi të postuar në Facebook, Hajdari tha se shteti i ka lekët, por qeveria po i vjedh ato nga qytetarët. Pedagogët e Fakultetit të Shkencave dolën në protestë më 15 shtator pasi kërkojnë rritje të pagave. Ata kanë bërë 9 kërkesa në peticion, ku kërkohet që brenda dy viteve të arrihet niveli i pagave të Universiteteve publike të Kosovës.

“Pedagogët para disa ditësh u ngritën në protestë dhe kërkuan rritje pagash dhe kanë shumë të drejtë. Jetojmë në një vend kur kostot e jetesës rriten përditë, nafta nuk njeh të ulur edhe pse në tregje kombëtare ka rënë. E pra jetesa për pedagogët dhe çdo shqiptarë është bërë shumë e vështirë.

Si mund të një pedagog të jap dije kur ka në mendje ka sesi do ta mbyll muajin. Edhe studentët paralajmëruan protesta për shkak të pamundësisë ekonomike. Një studenti i duhet 150 mijë për qiranë, rreth 300 shtesë për ujë dhe drita nëse ata i kursen fiks ashtu si thotë zonja ministre Balluku, duke mbetur në errësirë e duke u ngrohur me frymë e batanije.


I duhen dhe 300 mijë të tjera që të ushqehet dhe 50 materiale studimore. Një studenti i duhen rreth 530 mijë lekë në muaj. Ku çdo ushqim dhe çmim është rritur në stratosferë. Inceneratorët paguhen çdo ditë 80 mijë, ndonëse nuk ekzistojnë. Si shtet i kemi mundësitë, por duhet të ndalohen vjedhjet.

Lekët janë aty, por vidhen. Studentët e pedagogët nuk duhet të takohen në auditore, por në protesta deri sa tu plotësohen kërkesat. Unë do jem aty me ta. Edhe atyre që thika u ka shkuar në palcë. Koha për tu ngritur në krye e për të kërkuar atë që është e jona forca’‘,-tha Hajdari.

Gazetarja braktis Top Channel/ Zbulon projektin e ri që do bashkojë shqiptarët nëpër botë(Video)

Gazetarja Ilnisa Agolli është rikthyer në ekran me një projekt të ri i cili edhe këtë herë ka në bosht reportazhet që lidhin akoma më shumë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Pas suksesit në Top Channel me emisionet Fshatrat e Shqipërisë” dhe “Balkan Project”, Agolli vjen me një mision të ri i cili do të rrugëtojë në të gjithë shtetet e botës për të përcjellë prej aty madhështinë dhe thjeshtësinë e tyre.


Nën logon e gjigandit mediatik Euronews, gazetarja ka zgjedhur të sjellë ‘’Downtown’’, një program që flet ndryshe, pasqyron ndryshe dhe dokumenton ndryshe jo vetëm bukuritë por edhe kulturat që bashkjetojnë aty.

Duke qenë se shqiptarët përherë e kanë pasur të lidhur ngushtësisht jetën e tyre me emigracionin, autorja ka menduar të bashkojë zërat e tyre kudo ku janë në emisionin që do jetë nga ata dhe për ata.

Agolli ka përcjellë së fundmi promon në rrjetet sociale, teksa të gjithë presim se cila do të jetë surpriza e radhës.


Gjyqësori në Shqipëri vazhdon të kryesojë listën e korrupsionit (Publikohet sondazhi)

Një sondazh i publikuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, i titulluar “Besimi në Qeverisje” për vitin 2021 tregon se shumica e shqiptarëve ndjehen të pasigurtë në jetën e tyre të përditshme, ndërsa 41% e të anketuarve dëshirojnë të largohen nga vendi. Arsyet kryesore të ndjenjës së pasigurisë, sipas sondazhit, janë kriminaliteti, padrejtësia, niveli i papunësisë, problemet me shëndetin si dhe fatkeqësitë natyrore.

Sondazhi i opinionit publik ‘Besimi në qeverisje’ është një ushtrim i përvitshëm që përdoret për të matur besimin e qytetarëve tek institucionet publike; si dhe çështje të tilla si transparenca dhe llogaridhënia institucionale; përhapja e korrupsionit në institucionet shtetërore; niveli i angazhimit të qytetarëve në politikëbërje; kënaqshmëria me ofrimin e shërbimeve publike dhe zbatimi i ligjeve dhe politikave jodiskriminuese.

Sondazhi është realizuar gjatë periudhës kohore 6-21 nëntor 2021 dhe është fokusuar në pjesmarrës nga 61 bashki të Shqipërisë.


Korrupsioni mbetet një ndër problemet madhore të Shqipërisë, ndërkohë që besimi i qytetarëve shqiptarë tek institucionet e ndjekjes penale vazhdon të mbetet i ulët.“83.1% e shqiptarëve e perceptojnë korrupsionin e nivelit të ulët si të përhapur ose shumë të përhapur, ndërkohë që 83.7% e perceptojnë korrupsionin e madh apo të nivelit të lartë me një përhapje të tillë,” thuhet në raport.

Pesë institucionet që u renditën si më të korruptuarat në 2021 ishin gjyqësori, ndjekur nga institucionet e kujdesit shëndetësor, administrata publike, institucionet vendore dhe policia. Lidhur me këtë fenomen duket se pjesa më e madhe e të anketuarve nuk kanë besim tek ndëshkimi apo ndjekja penale e korrupsionit prej organeve ligjzbatuese.

“68.4% e qytetarëve nuk kishin besim te ndjekja penale e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, ndërkohë që 59.3% nuk kishin besim në ndjekjen efektive penale të rasteve të korrupsionit të nivelit të ulët,” shtohet më tej.

Mungesa e transparencës është gjithashtu një nga problemet shqetësuese.

“Më shumë se gjysma e të anketuarve i konsiderojnë qeverinë qendrore (57.4%) dhe bashkitë (58.2%) si jo transparente,” tregojnë rezultatet e sondazhit.

Nga ana tjetër, qytetarët e anketuar shprehen më besimplotë tek organizatat ndërkombëtare në Shqipëri, sesa tek vetë institucionet vendase. Përkatësisht, 77% e të anketuarve besojnë se organizatat ndërkombëtare i kërkojnë llogari qeverisë më tepër se sa institucionet vendase.

“Organizatat si NATO (73.2%), OKB (71.4%), dhe BE (71.3%) e ruajtën renditjen e tyre si institucionet më të besuara në Shqipëri,” shtohet në raport.

Shumica e të anketuarve (72.2%) raportuan se nuk kanë mjaftueshëm mundësi për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes së institucioneve publike, por ata shohin si më efikasë për nxitjen e llogaridhënies në vend institucionin e KLSH-së, ndjekur nga Parlamenti dhe media./ BIRN

Nuk punon sistemi/ Shqiptarët nuk martohen dot në këto qytete të vendit…

Zyrat e gjendjes civile kanë ndaluar së funksionuari në shumë qytete të vendit, duke përfshirë Lezhën, Shkodrën, Durrësin, Elbasanin dhe Vlorën.Në Durrës sistemi online i gjendjes civile është jashtë funksionit. Ndërsa po punohet për rikthimin në punë të sistemit. Në sportelet e gjendjes civile nuk ofrohet shërbim për qytetarët e interesuar për dokumentacion që lidhet me ndarjet, vdekjet, martesat e të tjera shërbime të nevojshme që ofrohen në sportele për qytetarët. Në Lezhë dhe Elbasan gjithashtu ka pasur mungesë të sistemit, ku qytetarët nuk po marrin shërbime. Edhe zyrat e gjendjes civile dhe ALEAT në Shkodër janë jashtë funksioni….


Elisa Spiropali: “Hakerat nuk ia arritën qëllimit, kemi në këmbë shërbimet qeveritare

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali replikoi ditën e sotme me deputetin e PD-së Flamur Noka në lidhje me sulmin kibernetik që ka goditur vendin tonë.“ Me terroristët është e vështirë të diskutosh për përgjegjësi sepse janë aty me një qëllim të caktuar për të dëmtuar shtetin jo mik. Nga analiza që I është bërë që në ditën e parë të sulmit, ka nisur faza e kundërsulmit dhe mbajtjes në këmbë të shërbimeve qeveritare.

Analiza e sulmit nuk është bërë nga ne por nga ekspertët tanë dhe amerikanë. Qëllimi ka qenë ndërprerja e të dhënave qeveritare dhe shtetërore. Kësaj nuk ia kanë arritur. Ne sot kemi në këmbë shërbimet qeveritare. Ne mund të shohim mundësinë e ngritjes së fondeve për këtë çështje.

Shqipëria nuk do jetë e vetme në këtë betejë.

Nuk janë dëmtuar shërbimet. Shqipëria shpenzon shumë më pak se vendet e tjera për sigurinë kibernetike edhe për shkak të traditës së munguar dhe faktit që nuk kemi pasur këtë eksperiencë. Sot situate është më ndryshe. Nuk mund të jap këtu emra kompanish sepse nuk është në kompetencën time”, u shpreh Spiropali.