Protesta të forta? Arian Çani: “Kemi ardhur në një epokë ku është one man show…

Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se vetëm sindikatat në vend mund të ndezin një valë të fortë protestash. por gazetari Arian Çani mendon të kundërtën.Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, ai tha se epoka e sindikatave ka mbaruar dhe më shumë se kudo kjo u pa në Francë, në protestën e jelekverdhëve. ”A keni parë ndonjëherë prezencën e sindikatave? Pse nuk janë? Ka ndryshuar epoka. Sot gjithçka bëhet në rrjet. Franca dështoi, me jelekverdhët. E kupton sa pak rëndësi ka? Kemi ardhur në një epokë ku është one man show. Vetëm një njeri në skenë. Më nxirr një njeri që të mundë këtë”.


Italia ka një kryeministre/ Deklarata: “Jozefina Topalli mund të jetë e duhura për Shqipërinë…

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, thotë se ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli mund të ishte një Giorgia Meloni në politikën shqiptare.Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Shehu u shpreh se Partia Demokratike pati në udhëheqje figura dhe mosha të reja, por sërish dështoi.Sipas tij, në politikë nuk është e rëndësishme vetëm mosha, por edhe energjitë e idetë.

“Duhet të jem shumë i sinqertë, padyshim që Partia Demokratike kaloi një moment të vështirë, ka rikuperuar shumë, përsëri ka vështirësitë e saj, veçanërisht në nivelin e disa deputetëve. Ne bëmë një trajektore me figura dhe mosha më të reja, por dështuam.

Jozefina Topalli mund të ishte, nuk qëlloi të ishte, por aktiviteti politik është i gjatë, nuk është se mbaron me kaq, as për Jozefinën, as për njeri tjetër. Rëndësi ka në disa momente jo vetëm mosha, por edhe energjitë e idetë”, tha ai.

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare në Itali dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeministrja e parë femër në vend.

Meloni është shprehur se me këtë fitore të së djathtës, në Itali është shkruar historia.


Rrëfimi prekës i vajzës Shqiptare: “Punoja 24 orë ,paratë i fshihnim në thasët e miellit…

Në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV, ishte e ftuar Migena Agaraj për të na rrëfyer jetën e saj, në një kapërcim realitetesh nga Fieri në New York. Migena na tregoi për jetën, punën atje, sakrificat dhe sfidat ku punonte ditë e natë për të ndihmuar familjen.“ Unë 19 vjeçe kam filluar punë në një “dinner”, si tip baresh të vogla ku mund të konsumosh diçka por pa ndonjë sofistikim të madh që i jep edhe çmimin më të lirë. Aty punohet 24 orë ose nga 7 e mëngjesit deri në 12 të natës.

Një mik i familjes, që punonte në kuzhinë, më rekomandon tek menaxheri dhe i kërkon të më ndihmojë. Unë s’kisha as dokumenta, gjuhën nuk e flisja.

Dhe kam filluar punë si hostess, kështu njihen vajzat që rrinë në fillim tek dera dhe ulin klientët. Unë vetëm buzëqeshja dhe qenka armë shumë e fortë kjo. Unë dija vetëm “më ndiqni mua” dhe “një, dy”, kaq! Vetëm “follow me” dija se ma kishin mësuar. Dhe vrisja mendjen pse menaxherja më mori në punë dhe pagesa ishte 7 dollarë në orë. Mbaj mend që edhe ushqimin që na jepnin aty për person, unë e çoja në shtëpi që ta hanim të gjithë bashkë.


Mami qantë kur sillja paratë sepse thoshte: më punon vajza në lule të rinisë. Kërkoja çdo orar bosh që ishte, dhe punoja dhe orarin më të keq, atë të natës. E pranoja këtë sepse e dija që isha e fundit, kisha nevojë dhe s’kisha ndërtuar akoma besimin tek ata. Mbaj mend që rroga e parë që kam marrë aty ka qëne 189 dollarë. Kishim shumë shpenzime dhe duhet të kursenim.

Pronarët e këtij “dinnerit” kishin dhe një biznes tjetër të ngjashëm 20 minuta larg dhe kur nuk kishte punë këtu, shkoja atje, punoja katër orë dhe kthehesha em autobus, e kisha 1 orë e gjysmë larg shtëpinë. U regjistrova në një universitet aty në Bronx më pas për të mësuar gjuhën dhe në tre pasdite që kisha të lira fillova punë dhe një pastiçeri, ku merrja 100 dollarë për ato tre ditë. Çdo gjë e shënoja në një fletore dhe paratë i fshihnim në kovat e miellit që kishim në shtëpi, sepse bukën e bënim vetë.

Nuk hapnim dot llogari në bankë sepse nuk kishim dokumenta.

Ishim vetëm të dyja atëherë, babi erdhi më vonë kur mami morri dokumentat. Mamin nuk e merrnin në punë, mezi i gjeja punë të vogla. Kam punuar për tre vjet pa një ditë pushimi. Kur mora dokumentat, në diiner mu lutën të qëndroja si kamariere. Ishin shumë mbrojtës ndaj meje dhe më donin shumë.”, u shpreh ajo në Dritare TV/M.K/dritare.net

Bordi “bën lëmsh” çmimet e naftës, i rrit kur ulen në bursa dhe i ul kur rriten

Bordi i Transparencës ka rishikuar sërish sot çmimet e naftës në tregun vendas. Nafta është shtrenjtuar me 10 lekë për litër, duke arritur në 229 lekë për litër. Edhe benzina është rritur me 8 lekë, duke kërcyer sërish mbi 200 lekë, në 203 lekë për litër. Bordi i ka justifikuar këto rritje me ecurinë e çmimeve në bursa. Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve tha se lëvizjet e bordit janë krejtësisht pa lidhje me ecurinë e bursës, duke çorientuar si sipërmarrësit ashtu dhe bizneset, pasi çmimet po rriten kur bien në bursa dhe anasjelltas.


“Sot, treguesi Platts, që është referenca me të cilën tregtuesin në vend e blejnë naftës është rritur me 3 dollarë për ton, që nëse bëhen llogaritjet, efekti është plus vetëm 0.28 lekë për litër, ndërkohë që Bordi e rriti çmimin me 10 lekë për litër. Ndërsa në fillim të javës, që bursa ra me 9 dollarë për ton, çmimi në vend nga Bordi u ul me 4 lekë për litër”.

Tregtuesit pohojnë se ata nuk arrijnë që të rakordojnë me çmimet dhe me kostot pas këtyre lëvizjeve të Bordit. Në bursat ndërkombëtare, treguesi Platts ishte 1033 dollarë për ton, ose 3 dollarë më shumë se një ditë më parë.

Ndërsa sipas Financial Times, nafta tregtohet me rreth 90 dollarë për fuçi, në nivelet që ishte përpara fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, dhe kur në vend ishte rreth 185 lekë për litër. /Monitor

E trishtë/ Nuk arriti të mposhte tumorin ,ndahet nga jeta drejtoresha e shkollës “Ali Demi”

Mësuesja dhe njëkohësisht drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi”, Dorina Kuka, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë më sëmundjen e rëndë. Prej kohësh ajo ishte diagnostikuar me kancer në gjoks, që së fundmi ishte shëruar, por masa e tumorit ishte shfaqur në kokë. Më herët Kuka ishte nisur drejt Italisë ku kreu një ndërhyrje të vështirë. 35 vjeçarja, e cila gjithashtu ishte anëtare e Këshillit bashkiak të Tiranës, la pas dy fëmijë. Në një postim në rrjetet sociale, Kuka falenderonte të gjithë ata persona të cilët e ndihmuan në mënyra të ndryshme në ditët më të vështira për të, ndërsa theksonte se dy fëmijët ishin ata që i jepnin forcë për të mposhtur sëmundjen.