Eksperti i sigurisë: Baba Mondi dhe Pandeli Majko kanë qenë në shënjestër të Iranit për t’u vrarë

Eksperti i sigurisë dhe kriminalistikës, Ervin Karamuço, duke folur në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka zbuluar dy personalitete e larta shqiptare të cilat kanë qenë shënjestër e Iranit. Duke folur për prishjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit, Karamuço deklaroi se nuk ishte vetëm hakërrimi i institucioneve tona, ajo që shtyu qeverinë shqiptare të marrë këtë vendim drastik, por ka patur edhe raste të tjera.

Sipas tij në shënjestër të frontit revolucionar iranian kanë qenë personalitete të Klerit dhe Politikës shqiptare. I pyetur se kush kanë qenë këta personalitet nga ana e moderatores Xhokaxhi, Karamuço tha se një2ri ka qenë Baba Edmond Brahim Dervishaj, i cili është kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjëve, dhe i dyti PAndeli Majko, i cili ka qenë shpesh herë pjesë e takimeve të MEK.

Xhokaxhi: Kur kemi folur në Korrik ju thatë se dyshimi kryesor është se ky sulm vinte nga Irani, ku i bazonit këto informacione?

Karamuço: Kishte informacione që ishte bërë nga një profilizim jo vetëm nga strukturat tona por dhe ato europiane. Ishte një hetim nga një strukturë që ka bërë dhe hetime të tjera. Madje ne të dy edhe jemi përmendur nga dy kanale të Iranit madje mund të them edhe se jemi kërcënuar. Në fund të gushtit Shqipërisë ju soll e çertifikuar se ky sulm ishte i mbështetur nga qeveria iraniane.

Nuk ishte sulmi kibernetik ai që solli këtë masë kaq të rëndë në aspektin diplomatik, por ka ardhur duke u shtuar, një sërë aktesh të rënda që ne kemi marrë gjithë kohës, duke folur që nga kërcënimi me raketa, na kanë sulmuar në OKB duke thënë se Shqipërië është shtet terrorist, atentate e dështuara në Rinas ndaj zyrtarëve të huaj, atentate ndaj klerikëve tanë si dhe politikanëve tanë.

Xhokaxhi: Atentate ndaj klerit, mund të na zbulosh emrin?

Karamuço: Ka qenë Baba Mondi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjëve.

Xhokaxhi: Kur e dëgjon tha se çfarë kanë patur me Baba Mondin?

Karamuço: Ata kanë rritur rrezikshmërinë, përfaqësuesit e fundit në Ambasadë kanë qenë ushtarakë dhe jo diplomatë. Edhe dekorimi i ish-shefit të Shërbimeve tona Visho Ajzati, nga SHBA është bërë pikërisht se ka parandaluar disa nga këto atentate, ku u janë bërë edhe politikanëve tanë.

Karamuço: Ish-kryeministri jonë ka qenë pjesë aktive e MEK, ku ka marrë pjesë në disa takime me përfaqësues të huaj.

Vdekja e mbretëreshës Elizabeth/ Shtyhen ndeshjet e Premier League…

Vdekja e mbretëreshës Elizabeth sjell reaksione zinxhir në të gjithë Britaninë dhe sigurisht që nga kjo ngjarje do të ndikohet edhe sporti. Disi dhe sipas informacioneve të fundit nga Ishulli do të shtyhen ndeshjet e Premierligës për ndeshjen e ardhshme të 7-të që ishin planifikuar të zhvillohen të shtunën, të dielën dhe të hënën. Megjithatë, lëvizjet e para nëpër sport tashmë kanë filluar të bëjnë homazhe, me lojtarët në Zurich-Arsenal që mbajtën një minutë heshtje, ndërsa lojtarët e Manchester United kundër Sociedad do të garojnë me shirita të zinj.

Pse shqiptarët po lindin më pak? Aktivistja: “Fajin e kanë meshkujt që s’po ngelemi shtatzëna

INSTAT raporton se numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm. Ky fenomen po ndodh për shkaqe të shumta si faktori ekonomik, lëvizjet demografike, planifikimi familjar, ndërgjegjësimi i gruas dhe fokusimi në karrierë përpara familjes. Për aktivisten Zhaklin Lekatari përgjegjës për numrin e ulët të lindjeve janë edhe burrat. Në një intervistë për Euronews Albania, aktivistja tha se është e padrejtë që të gjitha përgjegjësitë t’u lihen grave në një kohë që nuk u sigurohen kushtet e nevojshme për të qenë nëna të mira por edhe gra në karrierë.

“Nuk më pëlqen qasja në dy ndasi dhe gratë duhet të zgjedhin. Pse nuk analizojmë çfarë mund të bëjmë për gruan, që s’ka shërbime të mjaftueshme speciale dhe ekonomike.

Pse vazhdojmë të presim vetëm nga gratë.

A janë burrat përgjegjës për numrin e ulët të lindjeve? Ata duhet të japin kontributin e tyre edhe pas lindjes së fëmijës, edhe gjatë rritjes së tyre. Nuk kemi pse u heqim copëza lirie grace, por duhet t’u jepen më shumë shërbime”, tha Lektari.

Pas 20 vitesh në SHBA,u kthye të pleqëronte në Pogradec …por e vrasin për një rrip toke

Ishte kthyer pas emigrimit 20-vjeçar në Shtetet e Bashkuara për të pleqëruar në fshatin e tij, por një grindje me komshiun i ka marrë jetën 65-vjeçarit Safet Hyskollari në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ndërsa autori i identifikuar si Fatmir Manellari, 63 vjeç, i cili pas krimit është larguar dhe shpallur në kërkim.

Sipas dëshmitarëve okularë, viktima Safet Hyskollari, po bënte rehabilitimin e rrugës nëpërmjet të cilës futej ne banesë dhe kishte vendosur disa tubo shkarkimi për të cilat autori Fatmir Manellari ka pretenduar se ishin futur në tokën e tij.

Kaq ka mjaftuar që të niste një konflikt verbal mes tyre ku në nxehje e sipër autori 63-vjeçar e ka qëlluar katër herë me thikë komshiun e tij, duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja ka qenë shumë e papritur edhe për familjen e autorit, të cilët e kanë marrë vesh lajmin nga gazetarët që kishin shkuar në vendngjarje.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimin për 63-vjeçarin Fatmir Manellari, i cili dyshohet se është larguar në drejtim të pyllit me Gështenja.

Ndërron jetë mbreteresha me jetëgjatë e Britanisë së Madhe, Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, ka vdekur në moshën 96-vjeçare. Lajmi është konfirmuar përmes një deklarate zyrtare nga Pallati Buckingham. Mbretëresha Elizabeth II, ishte nën mbikëqyrje mjekësore pasi mjekët shprehën shqetësime për shëndetin e saj. Familjarët e Mbretëreshës Elizabeth II nxituan për tu gjendur pranë saj pas problemeve shëndetësore.

Rreth kështjellës janë mbledhur mijëra njerëz, të prekur nga lajmi i humbjes së mbretëreshës së tyre. Mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952 dhe dëshmoi ndryshime të mëdha shoqërore.

Pallati Buckingham: “

Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite”. Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, do të udhëheqë vendin si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit. Një ditë më parë, ajo mirëpriti ish-kryeministrin Boris Johnson dhe pasuesen e tij në detyrë, Liz Truss.

Thyen postbllokun e policisë/ Arrestohen me 5 emigrantë në makinë 2 të rinjtë në Pogradec….

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. Vihet në pranga dhe bashkëpunëtori i tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve K. G., 20 vjeç dhe I. B., 21 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.

Pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij në afërsi të fshatit Memëlisht.

Nga kontrolli i ushtruar në automjet u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve shtetasi K. G. dhe shtetasi I. B. iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.

Pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij në afërsi të fshatit Memëlisht.

Nga kontrolli i ushtruar në automjet u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve shtetasi K. G. dhe shtetasi I. B. iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.

Drone, radar dhe dragera/ Policia rrugore “Zhdëp” shoferët në Korçë,vendos 749 gjoba(Video)

Kanë vijuar kontrollet në drejtim të kontrollit dhe verifikimit të targave të mjeteve në qarkullim, dokumentacionit të tyre, mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve, kontrollet për xhama të errësuar, për debitorët e gjobave dhe arkëtimin e masave të palikuiduara.

Gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e Trafikut Urban u arrestua në flagrancë 1 shtetas për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe u proceduan në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë, tre prej të cilëve për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe një për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 749 drejtues mjetesh📝

Nga kontrollet e ushtruara me radar, janë ndëshkuar 294 drejtues mjetesh, për tejkalim të normave të shpejtësisë në rrugë.

16 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 99 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 114 për parakalim të gabuar.

Janë tërhequr gjithsej 5 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 216 masa administrative për shkelje të tjera, të Kodit Rrugor.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë, ka orientuar shërbimet në terren, që në ditët në vijim nëpërmjet pajisjeve teknologjike si droni, radari, dragera, të instaluara në mjete civile por me punonjës me logo, të verifikojnë dhe ndëshkojnë shkeljet e normave të sjelljes në rrugë (parakalime të gabuara, shpejtësi, përdorimi i lëndëve narkotike gjatë drejtimit të mjetit, ecjet agresive të shoqëruara me ndryshimin e mënjehershëm të korsive etj) të cilat janë burim i shtuar aksidenti.

udhëto_me_jetën_në_mendje🛣️🚘 zbato_rregullat✅⚠️ mbro_jetën respekto_këmbësorët🚶🚸 STOP#shpejtësi#alkool#celular

“42 lekë për ata që harxhojnë mbi 800 kw”, Balluku prezanton projektin….

Belinda Balluku ka njoftuar ditën e sotme rritjen e çmimit të energjisë elektrike nisur nga 1 Tetori. Për familjet që shpenzojnë më shumë se 800 kvh do të paguajnë 42 lekë shtesë. Rritja do të vazhdojë deri në Dhjetor të vitit 2023 dhe sipas parashikimeve të qeverisë do t’i kursejë Buxhetit të Shtetit 100 MLN €.

‘Mungesa e reshjeve, është viti i parë që Britania e Madhe dhe Gjermani kanë shpallur emergjencë. Kriza sa po vjen dhe thellohet. Duhet të marrim masa konkrete. Jemi munduar që ta shtyjmë më shpresën që të kishte ulje. Paketa e fashës 800 megavat i përket një grupi shumë të vogël abonentësh.

Mbi 96% e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 kwh.

Duke vendosur fashën 800 kilovat ne do të kursejmë 100 milionë euro deri në dhjetor 2023, dhe presim të ulim me 2% konsumin e energjisë. 35 lekë është çmimi plus 7 lekë tarifa e shpërndarjes dhe në total shkon 42 lekë kilovati. Pra çmimi i energjisë do jetë 42 leke kilovati për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovat.’- tha Balluku.

Aksident i frikshëm në Pogradec/ Makina humbet kontrrollin dhe kthehet me rrota përpjetë…

Një aksident i frikshëm është regjistruar në Pogradec këtë mëngjes. Një mjet ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Udënisht. Fatmirësisht drejtuesi nuk ka lëndime por ka dëme të shumta materiale. Siç shikohet edhe nga pamjet mjeti ka humbur kontrollin duke u përmbysur në anë të rrugës. Ndërkohë që policia është në vendngjarje për zbardhjen e rrethanat e këtij aksidenti.

Tërmeti shkund Greqinë, ja sa ishte magnituda….

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter ka rënë mëngjesin e sotëm në zonën detare mes Zakinthos dhe Kefalonisë , 36 kilometra në jugperëndim të Lixourit. Thellësia fokale u vlerësua në 8.8 kilometra. “Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. “Lëkundjet sizmike janë ndjerë në Nafpaktos, Janinë, Patra dhe Agrinio. Prej orës 11:16 në zonë janë regjistruar shtatë pasgoditje…

Prezantohet iPhone 14/ Apple zëvendëson kartat fizike me “e-SIM”, ja risitë.,.

Apple sapo ka zbuluar gamën e re të iPhone 14 që po mbahet në Kaliforni. iPhone 14 vjen me një ekran 6.1 inç ndërsa iPhone 14 Plus me një ekran më të madh 6.7 inç. iPhone 14 i ri përdor të njëjtin çip si modeli i vitit të kaluar iPhone 13 Pro. Gjithashtu ka një modalitet të ri veprimi që lejon përdoruesit të mbajnë video të qëndrueshme gjatë lëvizjes. iPhone 14 kushton 799 dollarë, ndërsa iPhone 14 Plus vjen me 899 dollarë. Apple njoftoi se modelet e fundit eliminojnë nevojën për një kartë SIM fizike dhe në vend të kësaj përdor një dixhitale, “e-SIM”.

Karakteristikat e iPhone 14 përfshijnë:

– Përmirësim të jetëgjatësisë së baterisë
– Ekrane qeramike që janë më të qëndrueshme
– Performancë më e mirë në dritë të ulët në kamerën e përparme
– Modaliteti i veprimit që stabilizon videon
– Shërbimi i sigurisë i quajtur Emergjencë SOS nëpërmjet Satelitit që mund të lidhet me shërbimet e urgjencës edhe nëse përdoruesi është jashtë gamës celulare ose Wi-fi. Është falas për përdoruesit e iPhone 14 në SHBA dhe Kanada.

iPhone 14 Pro ka shumë veçori të reja:

– Një ekran që nuk fiket kur nuk është në përdorim.
– Apple prezantoi gjithashtu një modalitet të ri për ta bërë baterinë të zgjasë më shumë.
– Ai përdor çipin më të fundit A16 Bionic të Apple, për të cilin Apple thotë se është ndërtuar në një proces 4 nanometër.
– Një kamerë 48 megapikselë falë një sensori më të madh.
– Fotografi më të mira në një dritë të ulët.
– Blic i ridizajnuar.

U kthye nga Amerika,fqinji i merr jetën për vijën/ Flasin banorët: “Sherr për mustaqet e Çelo Picarit…

Safet Yskollari 65 vjeç kishte 20 vite që jetonte e punonte së bashku me bashkëshorten në SHBA. Pas daljes në pension ai ishte rikthyer në fshat së bashku me bashkëshorten e tij që të kalonin aty pleqërinë pas shumë vitesh punë përtej oqeanit. Por 65-vjeçari ka patur mosmarrëveshje të vazhdueshme me fqinjin e tij, Fatmir Manellarin.

Në një deklaratë për mediat një banor tha:

Viktima ka qenë në Amerikë, nuk ka një vit që është kthyer. Jetonte këtu vetëm me gruan se fëmijë një bëri. Ishte njeri shumë shakator, i sjellshëm dhe i edukuar. I njoh të dy palët. Autori ishte njeri negativ, pa shkollë.

Nuk ishte në rregull me trutë, nuk kishte edukatë. Janë zënë për këtë vendin që nuk e ka asnjëri, as tjetri. Mustaqet e Çelo Picarit- tha një prej banorëve.

Oboboo, si moj ka vdekur?/ Ky është reagimi shokues i gruas dhe djalit të autorit që vrau për gardhin komshiun….

63-vjeçari Fatmir Manellari ka vrarë me thikë komshiun e tij 65-vjeçarin Safet Hyskollari, pasi autori pretendonte se viktima kishte ndërtuar gardhin në pronën e tij. Bashkëshortja dhe djali i autorit ka mësuar lajmin e rëndë nga gazetarët në vendngjarje. Ata janë shokuar në momentin kur kanë marrë vesh se komshiu i tyre kishte ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë që djali i autorit dëgjohet teksa thotë në video se ai e ka kërkuar babain e tij në të gjithë zonën por nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Gruaja: Ka vdekur e, ne se dinim ?Obobo c’na gjeti?

Djali: Tani e morëm vesh. Erdhi qëparë policia, na thanë që ishin gjallë. Janë grindur edhe më përpara. Ti rrojnë fëmijët, ça ti bëj unë. Ça ti bëj unë i varfëri, dola po e kërkoja.